• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

URIME 80 VJETORIN E LINDJES Joseph J. DioGuardi

September 20, 2020 by dgreca

Paragraf i shkëputr nga libri im “Elitat e Mohuara, Krenari Kombëtare”(fq.428-435)

   Risultati immagini per Joseph DioGuardi Me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Zotit Joseph DioGuardi i uroj jetë të gjatë, të lumtur dhe të sukseshme me familjen e tij të bukur!

Shkruan:Vilhelme Vrana Haxhiraj*-

   Bashkë me urimin, e falënderoj për gjithësa ka bërë dhe bën për kombin shqiptar! 

Me konsideratë  të lartë!

                                      Autorja

   Xhozef  DioGuardi lindi më, 20 shtator, 1940, një Elitë politike bashkëkohore. Hon.DioGuardi është një personalitet dhe individualitet i veçantë për ShBA dhe për kombin shqiptar,  për Shqipërinë dhe Kosovën. Është me karrierë politike dhe diplomatike të ndritur, Senator i Kongresit Amerikan, avokat i çështjes shqiptare.  Drejtor Financiar për çdo repart dhe çdo agjenci të qeverisë amerikane dhe aktualisht President i organizatës”Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane”     (Albanian American Civic League). Si specialist  i  zoti shquhet në këto fusha: Kontabilitet, buxhetim, mjaft i aftë në  politikat fiskale, financim, kurse fjalimi( oratoria) është cilësi kryesore e virtytit të tij. Është mbrojtës i të drejtave të njeriut…

  Joseph J. DioGuardi lindi në Nju Jork më, 20 shtator, 1940. Babai i tij kishte lindur në Kalabri, ishte arbëresh, i cili emigroi në ShBA. Vendlindja e të atit ishte Bashkia arbëreshe në provincën e Avellinos,  i vetmi katund arbëresh në Provincën e Campanjës. Gruaja e Dioguardit, Shirley Cloyes Dioguardi – Shirli Kloyes Dioguardi ka qenë konsulente e biznesit dhe bashkëpunëtore e  Lidhja  Shqiptaro-Amerikane. Familja DioGuardi jeton në Nju Jork. Kanë vetëm një vajzë  Cara DioGuardi, kompozitore dhe këngëtare.
  Joseph DioGuardi ka qenë  kongresmen në Kongresin e Shteteve Bashkuara të Amerikës. Aderon në Partinë Republikane. Shqiptarët nga të huajtë njihen si ushtarakë të zotët.  

   Sipas DioGuardit ai vjen nga një familje e ushtarëve të  Skënderbeut të cilët ndihmuan Mbretërinë e Napolit në luftën e vitit 1461. Si shumë ushtarakë të tjerë shqiptarë të kohës së Skënderbeut, edhe të parët e tij ngelën në Itali. Joseph DioGuardi i takon gjeneratës së parë amerikane, është diplomuar në vitin 1958 në shkollën Prepartory të Fordham dhe në vitin 1962 është diplomuar shkëlqyer në Universitetin Fordham. Kurse më 1971 përfundoi një studim trevjeçar për t’u bërë një AQP (Agjencia Qëndrore e Prokurimit),  është organ qëndror, person juridik funksionon e pavarur dhe është jashtë kompetencave të ministrit. AQP në bashkëpunim me organizatat buxhetore cakton kushtet, kërkesat dhe obligimet për ta shpallur tenderin, pra siç shihet asnjë procedurë apo veprim nuk merret dhe nuk kërkohet nga ministri i Financave, qeverisja qëndrore dhe vendore.

    Dioguardi ka arritur statusin e partnerit në moshën 31 vjeç, pasi ka punuar 22 vjet me kompaninë. Ai, si specialist në taksat federale e shtetërore, kishte përgjegjësi të madhe për organizatat jofitimprurëse. Në nëntor 1984, ai u zgjodh në Kongresin Amerikan. U rizgjodh në vitin 1986, duke qenë kështu anëtar i Kongresit në periudhën 1985-1989. Paraardhësi i DioGuardit ishte Richard Ottinger dhe pasardhës i tij ishte Nita Lowey. 

     Joseph DioGuardi, është politikan amerikan me origjinë arbëresheshqiptare. Anëtar i Dhomës së përfaqësuesve – Nju Jork, distrikti nr.20, mandat që e mbajti nga 3 janari vitit 1985, – 3 janar, të vitit 1989. Më 1986, së bashku me Kongresmenin Demokrat Mickey Leland, DioGuardi inicioi legjislacionin për t’i dhënë Medaljen e Nderit heronjve ushtarakë zezakë të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, gjë që u ishte mohuar për arsye raciale. DioGuardi është avokat i çështjes shqiptare. Pasi la Kongresin, në vitin 1989,  Ai ka bërë të paktën 20 vizita në  Shqipëri, Kosovë dhe  Maqedoni, pra në tojt etnike shqiptare. Si president i organizatës  “Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane”  (Albanian American Civic League), Ai dhe Kongresmeni Tom Lantosh në maj 1990 bënë një vizitë historike në Kosovë dhe në Shqipërinë që akoma nuk kishte dalë nga komunizmi. Gjatë takimit me presidentin e atëhershëm Ramiz Alia, i cili i dorëzoi Tom Lantosh-it një dosje të trashë me dokumente që vërtetojnë se shqiptarët shpëtuan qindra hebrenjë gjatë luftës së Dytë Botërore. Tom Lantosh, me origjinë hebraike dhe DioGuardi me origjinë arbëreshe, i dërguan dokumentet në Izrael, ku u çertifikua vërtetësia e tyre. Dhjetëra shqiptarë kanë marrë titullin Righteous Among the Nations (të drejtat e kombeve) nga shteti Izraelit që u jepet atyre që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fal këtyre dokumenteve faktik për shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë është realizuar nga Norman Gershman një film dokumentar. Në gusht, të vitit 1990, DioGuardi ishte iniciatori i vizitës së Bob Doll (Bob Dole), (kandidat për President i SHBA në 1996) dhe gjashtë senatorëve të tjerë të senatit të ShBA në Kosovë. Në qershor  1997, DioGuardi kryesoi një delegacion për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Me kërkesë të Kongresmenit Dana Rohrabacher, në gusht 1998, Joseph  DioGuardi udhëtoi në viset veriore të Shqipërisë për të vlerësuar krizën humanitare, si rezultat i luftës në Kosovë.. DioGuardi, më 1979,  është vlerësuar me Urdhrin “Kalorës i Urdhrit të Maltës”  Joseph J. DioGuardi pas mbarimit të mandatit, ishte dhe vazhdon të jetë president i “Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane”. Karriera politike e Dio Guardit është e ngjeshur: Në nëntor të vitit 1984, DioGuardi u zgjodh në Kongres, i pari i regjistruar në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve. Ka qenë senator (Qarku 20 i Kongresit të Nju Jorkut, Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara (në 3 janar 1985 – janar 1989), 4 vjet e 1 muaj. Joseph DioGuardi, mbërriti në Capitol Hill në vitin 1985, me axhendën e tij të deklaruar personalisht: për Revel( ahengjet apo festat); për të rregulluar praktikat mashtruese financiare të Kongresit; për të rivendosur përgjegjësinë fiskale dhe përgjegjësinë publike ndaj taksapaguesve. Karriera kongresuale e Joseph DioGuardit: Në Kongres, DioGuardi ka pasur detyrën e Drejtorit financiar, i cili ka qenë i ngarkuar me shumë detyra të një CFO (Chief Financial Officer.) Drejtor Financiar për çdo repart dhe çdo agjenci të qeverisë amerikane. Meqë DioGuardi, ishte i vetëm në zyrën e tij për dy vjet radhë, për ta lehtësuar disi atë, çështjen e kaluan në Kongres me aprovimi dhe nënshkrimin nga presidenti Xhorxh H. W. Bush, në vitin 1990. Në vitin 1986, me anëtarin e Kongresit Demokratik Michael Leland, DioGuardi projektoi një legjislacion për të dhënë Medaljen e Nderit, shoqëruar me shpërblim monetar për forcat Militare pjesëmarrëse në Luftën e Dytë Botërore. Pas legjislacionit si Kongresmen në vitin 1989, DioGuardi themeloi një fondacion të quajtur “Verità al Governo”(E vërteta për qeverinë), i cili mbrojti reformat e taksave dhe ato federale. Në të njëjtin vit bashkë me anëtarin e kongresit Tom Lantosh, bëri një vizitë në Shqipëri, duke i dhënë vendit tonë ndihmën e tij kundër komunizmit,që ndërkohë ishte në grahmën e fundit. Në gusht 1990, Dioguardi dhe Bob Dole, pasi përshkuan disa shtete amerikane, më pas e vazhduan udhëtimin për të vizituar disa qytete shqiptare në Kosovë. Në shtator të vitit 1996, u kthye sërish në Shqipëri, së bashku me Ben Gilman, u takua me presidentin shqiptar Sali Berisha për të diskutuar mbi sigurinë dhe të drejtat e qytetarëve grekë të Shqipërisë së Jugut. Në qershor, të vitit 1997, Dioguardi ngriti një delegacion për të shqyrtuar zgjedhjet kombëtare në Shqipëri dhe në muajin gusht, të vitit, 1998 u rikthye përsëri në vendin tonë për të vlerësuar krizën humanitare të shkaktuar nga lufta në Kosovë, me kërkesën e anëtarit të Kongresit Dana Rohrabacher. DioGuardi shërbeu për 22 vjet, nga të cilët 12 vjet si partner me Arthur Andersen LLP (Limited liability partnership (Partneritet me përgjegjësi të kufizuar), i cili ishte vetëm 22 vjeç (1962 – 1984). DioGuardi ishte një nga avokatët e parë publikë të politikës fiskale qeveritare. Në janar 1985, ai solli përvojën e tij të gjerë profesionale dhe vullnetare në Kongres. Ai u bë i pari CPA (Cassa Previdenza Avvocati – Avokat i Parashikimit të çështjeve), pra u zgjodh në krye të dhomës së avokatëve për parashikimin e çështjeve të ndryshme. Detyra e tij ishte një praktikë e vështirë, por me vlerë për të shërbyer në Shtëpinë e Përfaqësuesve të SHBA. DioGuardi mori rolin udhëheqës në thirrjen për të vërtetën në buxhetimin, kontabilitetin dhe raportimin federal dhe në sjelljen e llogaridhënies financiare në Kapitol Hill. Si President për organizatën “E Vërteta në Qeveri”, 1989, – qëndroi 29 vjet. E vërteta në qeverinë e inkorporuar është një organizatë jofitimprurëse që informon qytetarët për nevojën e transparencës dhe praktikave të përmirësuara në buxhetimin dhe shpenzimet në Kongres. 

     Vo:www. truthingovernment.org. Pas mandatit të Kongresit në vitin 1989, DioGuardi krijoi disa organizata jo partiake, duke përfshirë edhe organizatën “E Vërteta në Qeveri”. DioGuardi, është folës(oratori) kryesor i vendit, pasi ka folur në konferencën e Shoqatës për Kontabilistë të Qeverisë në NY, Shoqata Amerikane e Kontabilitetit dhe Instituti i Kontabilistëve të Menaxhimit në Uashington. Joseph DioGuardi gjithashtu është një aktivist i komunitetit dhe i të drejtave të njeriut që formon Ligat Qytetare Amerikane Amerikane, Fondacionin Shqiptar dhe Komitetin Amerikan të Çështjeve Amerikane. Është specialist në këto fusha: Kontabilitet, buxhet, mjaft i aftë në politikat fiskale, financim, kurse fjalimi( oratoria), është cilësi virtyti kryesor i tij. Senatori DioGuardi dhe çështja kombëtare në trojet arbërore, veçanërisht në Kosovë e Maqedoni. Nëse Abdyl Frashhëri ishte një shqiptar me mision kombëtar, DioGuardi pas një shekulli, është një misionar i çështjes kombëtare shqiptare në kohë moderne. 

vo: TV. Iliria, 27.1.2015 “Joseph DioGuardi,misionar i shqiptarisë”, 432 PB Artur Vrekaj, Voal-Zvicër: “Për shqiptarët e Amerikës DioGuardi ngjason me Abdyl Frashërin.” -shprehet autori Vrekaj me të drejtë,pasi për analogji, them: “Rrënjët e Lidhjes së Prizrenit u mbollën në Janinë nga Abdyl Frashëri dhe hodhën shtat në Prizren. Kurse tani, Pavarësia e Kosovës, rrënjët i mbolli Senatori J.DioGuardi në ShBA dhe shtati i lirisë u rrit në Kosovë.” 

      Shqiptarët, kudo që kanë shkuar, anekënd botës, i ka tërhequr aroma e tokës mëmë dhe gjaku i të parëve pallazgo-iliro-arbër. Pikërisht rrënjët e kombit më të lashtë në botë ngjallën interesin e Joseph DioGuardit. Për cilindo Ai është  një misonar i vërtetë i shqiptarisë në Amerikë. Nga viti1986, deri tani, ai jeton mes trevave shqiptare të Ballkanit dhe Amerikës. Për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare, DioGuardi ka shkuar: në Beograd, Stamboll, Australi, Londër, Paris, Luxembourg, Vienë, Prishtinë, Ulqin, Bajram Curri, Tiranë, Tetovë, Toronto e gjetkë. Kur fitoi mandatin e kongresmenit,  është çuditur, sepse nga 535 anëtarë të Kongresit, vetëm 12 prej tyre dinin diçka për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe nuk dinin se shumica e banorëve të kësaj treve ishin autokton shqiptarë. Këtë fakt tronditës ai e dëshmon me shqetësim në një intervistë të vitit 2000 te gaz. “Zëri”.

    Vo: A.Vrekaj:  1-Me DioGuardin anëtar të Kongresit Amerikan fillon një etapë e re e historisë së shqiptarëve të Amerikës për të sensibilizuar qeverinë dhe legjislativin amerikan për të prezantuar, përfaqësuar e ndihmuar në zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.”

   2. Aktiviteti i ngjeshur, i pandërprerë diplomatik, politik dhe humanitar prej Atdhetari e Shqiptari të madh, DioGuardi, krijoi ura miqësie mes kombit shqiptar me atij amerikan. Përkrahja e shqiptarëve në Amerikë, sidomos roli i veçantë në Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, i përket humanizmit të Joseph DioGuardit. Për këtë arsye lobi shqiptar i New Yorkut e përkrahu në elektoratë dhe Dioguardi u rizgjodh Senator për të dytën herë në nëtor,1986. DioGuardi në mandatin e dytë si kongresmen, i dha përparësi të madhe çështjes së Kosovës, se nxiti median amerikane dhe fitoi mbështetje në Kongres e Senat për të dalë e vërteta e shqiptarëve në shesh

 3. Cilido mund të pyes : -Pse?! Le të shohim ç’ka bërë DioGuardi: vo: Admin: 27.01.2015: “Joseph DioGuardi-Misionar i Shqiptarisë! –Qershor, 1986: i paraqiti Kongresit Amerikan rezolutën për mbrojtjen e të drejtave njerëzore të shqiptarëve në Jugosllavi. -Pas një dite, Senatori Bob Dole, prezantoi në Senatin Amerikan rezolutën me të njëjtën Ngritja e çështjes shqiptare në ShBA,ishte një Rilindje e Dytë për shqiptarët e Amerikës. –Qershor, 1987 me 57 Kongresmenë Ai prezantoi Rezolutën(162) me kërkesa më të detajuara për drejtësinë e shqiptarëve në Kosovë. Të njëjtat kërkesa bëri dhe Senatori Bob Dole. -1987, ardhja e Millosheviçit në fuqi, rriti më tepër luftën e mbështetësve të serbëve në Uashington, në Departamentin e shtetit, në Kongres e Senat. Kjo nxiti kunder DioGuardit ish-qeveritarë, Senatorë dhe Kongresmenë, të paguar nga serbë, grekë dhe rusë që mbronin interesat serbe kundër çështjes shqiptare në Kosovë. Milosheviç i quante shqiptarët armiqte e Jugosllavisë –Nëntor 1989, Dioguradi takon Millosheviçin në Beograd ku i kërkon Liri për Kosovën me një letër të firmosur nga 13 senatorë amerikanë. -Intervistoi para Grand Hotel, Prishtinë para tankeve e ushtrise serbe, konfirmoi faktin konkret të pakundërshtueshëm të militaritzmit serb në Kosovë. –Shkurt 1990, DioGuardi dhe Lantosh në Kosovë. Më 1990– Ai solli në Beograd përfaqësinë e Komisionit të të drejtave të Njeriut të Kongresit Amerikan për represionin serb karshi shqiptareve të Kosovës. –Prill 1990, ai mbështet delegacionin e parë nga Kosova për në Amerikë, për të folur në një séancë dëgjimore kundër pushtimit serb të Kosovës, si akt Historik për Kongresin Amerikan. –Shkurt 1991 DioGuradi bën publike kërkesën për Pavaresinë e Kosovës në Senatin Amerikan, ku Millosheviçin e quajti (Hitleri i Ri dhe Sadam i Serbisë… –Janar 1992, Lantos paraqet rezolutën(264) ku kërkohet Njohja e Pavarësisë së Kosovës.   –Shtator 1993, në krye të delegacionit të Kongresit Amerikan shkon në Shqipëri e Maqedoni për të treguar mbështetjen amerikane për anëtarësimin e tyre në NATO. -Nëntor 1993, Tiranë (Konferenca e parë ndërkombëtare për Investime në Shqipëri), ai thekson se potenciali i shqiptarëve nuk janë vetëm resurset natyrore, por milionat e shqiptarëve të Diasporës në botë. -Shkurt 1994, prezanton Rugovën e Bukoshin te presidenti Clinton, për ta bërë të njohur gjendjen e Kosoves nën sundimin serb. –Prill 1994, udhëheq një protestë paqësore para Selisë se Kombeve të Bashkuara ku bën kërkese për dërgimin e trupave amerikane në Kosovë.  -Maj 1994,kongresmeni Gilman paraqet rezolutën(251), për të pyetur presidentin Clinton për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe mundesinë e një bashkëpunimi nd/kombëtar me Këshillin e Sigurimit të OKB dhe BE. –Shkurt 1995, shkon me Shirley Cloyes (gruaja e tij, njëkohësh misionare e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane për problemin e shqiptarëve të Ballkanit).Në Maqedoni ndihmon për hapjen e Univ.të Tetovës si dhe udhëheq protestën ndaj dhunës qeveritare maqedone deri në mbyllje të këtij institucioni të dijes dhe shkencës. –Gusht 1995, me Kongresmanin Gilman vjen në Shqiperi në një vizitë zyrtare në kabinetin qeveritar te Berishës per sigurinë në Ballkan, për Sh.B.A dhe për Shqipërinë. –Janar 1996, Kongresi Amerikan nëpërmjet Gilman prezanton rezoluten (103) që garanton të drejtat e shqiptarëve te Maqedonisë dhe njohjen zyrtare te Universitetit te Tetovës.  –Tetor 1997 Lidhja qytetare shpërndan 10 mijë kopje të një broshure që bënte fjalë për shpëtimin e popullit hebre nga shqiptarët dhe Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore. –Shkurt 1998, me deklaratën,“në mbrojtje të Çështjes Kombëtare Shqiptare mbështet Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”. –Mars 1998, i shpjegon Kongresit Amerikan se UÇK nuk është organizatë terroriste –Mars 1999, Cloyes DioGuardi dëshmon para Kongresit mbështetjen e ndërhyrjes së trupave amerikane në Kosovë. –Gusht 1999, Dioguradi viziton Kosovën e lirë dhe raporton Kongresin Amerikan për gjendjen e pasluftës në Kosovë. –Shkurt 2002, Millosheviçi nga Tribunali i Hagës sulmon Lidhjen Qytetare dhe DioGuardin për mbështetjen që i jep “terrorizmit shqiptar dhe separatizmit” në Kosovë. –Qershor 2003, nëpërmjet Gilman e Lantos, u paraqit rezoluta (467) në Kongresin amerikan në mbështetje të Pavarësisë se Kosovës në ndihmë të statusit final. –Janar 2004, DioGuardi ndikues i riprezantimit të rezolutës (28) që mbështet Pavarësinë e Kosovës në Kongres. -Shkurt 2007,po me këtë përmbajtje Lantos referoi se, “Çështja shqiptare ende e pazgjidhur”. –Korrik 2008, DioGuardi në një Konferencë me Inteligjencën, në Uashington, nënvizon se Sh.B.A-s duhet të sigurojnë kontrollin e plotë te territorit të Kosoves dhe parandalimin e ndarjes në veri të saj.  

   Është fat i madh që kemi përkrahjen e Joseph DioGuardit, një personalitet me gene shqiptar, i cili me vullnet e bëri çështjen kombëtare shqiptare më të dëgjuarën në Amerikë e në botë dhe Lidhjen Qytetare Shqiptaro Amerikane një organizatë të Pavarur, me vlera kombëtare në të mirën e shqiptarisë. Me të drejtë ne krenohemi për një potencial intelektual dhe një individualitet të tillë diplomatik e politik me përmasa botërore.

Filed Under: Featured Tagged With: 80 vjet, Joe DioGuardi, Vilhelme Vrana Haxhiraj

Sikur smira të ishte virus…?!

June 26, 2020 by dgreca

Ese nga Vilhelme Vrana Haxhiraj/

      Dita e parë pas izolimit! Ishte dhënë  “leja e superiorëve” për të dalë në rrugë.

     I armatosur me maskë e me dorashka, ecja kuturu i përhumbur në botën time  apo guaskën e vetmisë të detyruar nga lufta e padukshme mikrobiologjike e “Korona virusit”.  Gjendja e tensionuar më troket si çekan në tru, duke ndikuar në ndërgjegjen time të lodhur prej ankthit, stresit  dhe  trysnisë, ku gëlon vetëm një mendim ogurzi.

    Gjithë kjo politikë për t’u mbrojtur nga vetvetja, më duket diçka e sajuar, një politikë panikndjellëse nga sfera të caktuara botërore. Këta njerëz të pangopur që gjthë botën duan ta kenë në një dorë të vetme që nesër të kontrollojnë jetën, ekonominë dhe privatësinë e shoqërisë dhe të çdo individi. “Po sikur botën ta shtrydhin si limoni, çfarë do t’i ngelet vallë? –pyeta ndërgjegjen.

    -Ç’përgjigje pret nga unë vallë? Mos do të të them se botën pret lumturia?!”-ndieva një nënzërimë.

    Pasi Nevetja ma priti me sëpatë, vazhdova të çaploj përtueshëm…, madje i bezdisur nga qenia ime. Për një çast m’u duk vetja e tepërt në këtë botë të pabesë. “Kujt mund t’i besojë vallë? Kush e thotë të vërtetën për gjendjen e krijuar? Përse gjithçka ka ndalur lëvizjen? Nuk di kush mund të më thotë të vërtetën.”-pyetjet e mia ngelën pa përgjigje, pasi arsyeja ishte shndërruar në një gjendje inerte, e cila duke qenë shterpë dhe memece, nuk mund të më tregojë asgjë.

    Teksa përshkoja bulevardin i zhytur në një botë tjetër të huaj, madje inekzistente, asgjë nuk më hynte në sy nga qyteti im i lindjes, të cilin nuk e ndërroj me asnjë nga mrekullitë e botës. Ky qytet i diellit, i bukur që i bën karshillëk detit të gjerë, duket sikur më pëshpërin në vesh, duke mos më lënë të qetë:

   –O njeri, ti që linde, u rrite dhe po plakesh këtu, në gjirin tim, më thuaj a nuk kam të drejtë të matem me kaltërsinë e detit? –Pa dashur në një çast të vetëm, pa e kontrolluar veten, belba me zë aqsa e dëgjova përgjigjen e nënzëritjes sime:

    -Ai të konkuron me kaltërsinë, bukurinë, freskinë dhe gjithë të mirat që të sjellë ty dhe banorëve të tu. Ju të dy duket sikur keni lindur bashkë, ndaj ai po aq sa lumturi të falë, po aq dhembje e lëndime mund të të shkaktojë. Veçse ki parasysh një gjë:- Kur në këtë tokë  ti hodhe hapin e parë si qendër e banuar, ku u vendos vetëm një gur themeli, mos harro se deti ishte aty dhe priste të të shërbente. Mos u bëj xheloz me detin  tënd të kaltër. Sytë e tij blu të shohin, të admirojnë teksa rritesh , ndryshon dhe zbukurohesh nga dita në ditë. Më mirë se deti askush nuk të njeh, sepse të dy jeni bashkëudhëtarë. Udhëtimi i juaj ka qenë i pandarë si në paqe dhe në luftë, si në ditët me dielll dhe në mot stuhi.Të dy bahkë kni kaluar të mirat dhe të këqijat ekësaj bote…Deti i paanë aprovon  lashtësinë, historinë që ti mbart në shekuj. Ti, qyteti i bukur me klimën e mrekullueshme, qyteti im, të cilin e adhuroj, mos e prish zemrën, mos e mbush shpirtin me mllef, se smira do të të çojë drejt urrejtjes dhe hakmarrjes.”-  kjo kuturi e çmendur më rrëqethi trup e shpirt. Ndala një hop dhe nisa t’i flasë mendjes: “Ç’bëj kështu,? Mos vallë lajthita? Po, po u çmenda. Papritur nisa të prekë çdo gjymtyrë e tipar  të trupit. Zura kokën me të dy duart dhe si i shushatur klitha: “Qenkam në rregull…Kujtova se…por jo!”

    Atëherë nisa të qeshja si budalla dhe i hodha një sy pamjes sime në xhamat  e vitrinës së një dyqani të heshtur. U shtanga në vend me shikim të zgurdulluar. Përballë meje qëndronte një shembëlltyrë e huaj e ngërdheshur. Ajo vitrinë më e heshtur se heshtja më tregoi të vërtetën e transformimit tim gjatë stinës së ripërtëritjes, pranverës. Atje shikoja një njeri të tjetërsuar, të plakur, të mpakur, të rrudhur dhe me një bark të qullët. Çuditërisht në vend të ëmbëlsisë nga shndritja e tipareve që jep buzëqeshja shikoja një tjetër njeri, një të huaj që ngrëdheshej me veten.

  I  kthyer në realitet, pyeta ndërgjegjen:“ Çuditërisht këtë mëngjes qyteti im më duket i tjetërsuar, i shkretë, me rrugë të boshatisura.Vështroj përreth dhe diçka më mundon. Më mungojnë ecejaket e qytetraëve, më tmerron mungesa e përshëndetjeve të zakonshme që u japin bukuri ditëve në qytetin tim. Mungojnë zërat fëmijëror që i japin gjallëri jetës…Eh, sa shumë gjëra po  më mungojnë këtë mëngjes! Ndoshta për këtë arsye nuk më bënte përshtypje si përherë. Mos vallë izolimi brenda katër mureve të shtëpisë më ka zvordhur dëshirën për të shijuar bukurinë e qytetit tim të pakrahasuar? Çuditëisht mendimet vazhdojnë të më gëlojnë në tru të lodhura, të  zvargura, të rraskapitura  deri në kapitje…Gjithsesi truri im nuk ndalet…vazhdon e dhe vazhdon papushim të rrëmojë në labirintet e kujtesës. Memorja është një kasafortë hermetike, apo një arkiv që ruan sekretet dhe të vërtetat e jetës. Sa të thëna e të pathëna ruhen aty të kyçura me fanatizëm, që koha apo njerëzit të mos i ndryshojnë apo shpëdorojnë.Janë e vetmja dëshmi e pamohueshme.Pikërisht për t’i rikujtuar na vlen kujtesa njerëzore…

    “Epokat historike në të cilat njerëzimi ka kaluar 21 qytetërime, kanë ndikuar në botë, ku gjithësia  ka pësuar ndryshime rrënjësore. Çdo njeri, si qenie humane lind nga një qenie tjetër humane, nga nëna. Porse është koha, ajo që e rrit dhe e madhon njerinë. Koha dhe natyra ecin paralel dhe ndikojnë në zhvillimet sociale, ndikojnë në jetën e çdo individi, të një komuniteti, në marrëdhëniet ndërkomunitare dhe individuale. Sa kohë kalon dhe i vetëdijshëm kthehem pas në të shkuarën e largët, sepse është e sotmja që jetojmë, ajo që lidh të djeshmen me të nesërmen. Nëse do të harrojmë të shkuarën, si mund ta mendojmë apo imagjinojmë të ardhmen që po troket?! Me gjithë vështirësitë e rrugës së gjatë të njerëzimit, e cila e ka emrin jetë, i lumtur është ai njeri që i merr kohës më të mirat e saj. Nuk është turp të shfrytëzosh të gjitha mundësitë si qenie humane, për të përballur të përpjetat dhe të tatëpjetat e  jetës. I fituar është ai që i kapërcen…”- nga mendimet më përmendi një zë gruaje, e cila më thirri në emër:- Pellazg! Ktheva kokën ngaqë zëri m’u duk i njohur por personin sikur e shihja për herë të parë. Ishte një zonjë e moshuar tek të shtatëdhjetat.  Ajo frenoi biçikletën. Me një këmbë në tokë, m’u drejtua:

      -Nuk po më njeh?

      -Megjithëse kanë kaluar vite, nga zëri,  po, e njoh këtë zë, kurse si person më dukeni e panjohur.

      -Mesa shoh paske rënë nga vakti…qënke plakur, Pellazg! Apo meqë ke emër të lashtë të ka plakur lashtësia e emrit?- nga romuzet cingëriëse e njoha, por nuk e dhashë veten. Ndërkohë ajo zbriti nga biçikleta.

     Për një çast shtanga dhe më ngeli goja hapur.Më bëri përshtypje veshja e saj moderne, një bluzë dekolte e bardhë dhe pantallona të shkurtra në të njëjtën ngjyrë. me syza të errëta moderne, kurse në flokët ngjyrë bakri me rica kishte lidhur një shallë të hollë që i varej bisht te qafa.  Unë kisha ngelur i shtangur, ndërkohë  më zgjati dorën dhe u prezantua: -Fatmira. Kemi qenë kolegë në të njëjtën shkollë deri në vitin 1994. Unë jepja gjuhën shqipe, kurse ti matematikë.

    -Ti,ti… Fff, Fatmira?! E pabesueshme!  Ti qënke rinuar, moj vajzë! Ç’të ka ndodhur që dukesh e tjetërsuar?

   -Tani jam një nënë dhe gjyshe beqare.  
   -Pse je ndarë me Akilin?!

   -Pse nuk e di ti? I shtrenjti im, Akil nuk jeton më, ka 20 vjet që më ka lënë.

   Megjithëse kishte ndodhur shumë vite më paë, i shpreha ngushëllimet e rastit

   -Nga bëhesh tani, zonja Mira? 

   -Pas ikjes së Akilit shkova në Itali , ku jetoj prej gati njëzetë vitesh.

   -Po thuaje, të shkretën! Ti na qenke bërë italiankë, moj zonjë?! Kështu më thuaj! Tani po, që të jap të drejtë! Si do të shohësh, ashtu do të bësh moj nusezo,-thoshte gjyshja ime e ndierë.

   -A nuk u ngritëm më 1990 për një jetë më të mirë?

   -Thamë që të bëheshim si Evropa, si bota e zhvilluar…por traditën tonë kombëtare duhet ta ruajmë dhe t’ua përciellim brezave.

   -Edhe unë këtë bëra, i nderuar kolegë. U përshtata dhe u integrova në perëndim, veçanërisht në mënyrën e jetesës.

  – Eja të ulemi, të pimë një kafe dhe të bisedojmë për të shkuarën, -papritur u kthyem në barin më të afërt.

   -Kisha vite pa ardhur dhe shoh që qyteti paska pësuar shumë ndryshime. Ka marrë fizionominë e një qyteti perëndimor sidomos shëtitorja gjatë  bregdetit. Kudo nëpër rrugë ka gjelbërim.Duket gjithçka e rilindur.

    Fjalët e saj të akullta më bën përshtypje. Ishte një thënie e ftohtë, që ngjasonte me një etiketë. Një emigrant kur kthehet në atdhe pas disa kohësh, flet me mall për ato që nuk ekzistojnë më, sepse në ato rrugë, në atë ndërtesa të lashta të qytetit janë ngjizur kujtimet, ruhet një pjesëz e  historisë dhe identitetit kombëtar.

     -Me sa shoh ty të pëlqeka, sepse sot je jo si në shtëpinë tënde, por si vizitore e përkohshme. Kurse unë që jam lidhur me qytein tim si mishi me kockën, nuk jam i kënaqur. Të duket i shëndetshëm betonimi i bregut të detit, trotuaret me mbingarkesa betoni? Rrugët automobilistike brenda qytetit janë një kalimshe, shumë të ngushta, ku nuk manovron në raste aksidentesh. Që kjo rrugë është e bukur, nuk e vë në dyshim.Porse përderisa harxhohen miliona e miliona Euro, për gjelbërimin, mos mbill shelgje, mbill agrume dhe palma. Ruaj origjinalitetin e qytetit të dikurshëm.

     -Nuk thua, fal Zotit që është vënë dorë, po i vini nga një bisht pas.

     -Më dëgjo mirë! Ti nuk jeton këtu, ne që jemi të përhershëm do ta ndiejmë mungesën e frymëmarrjes.  Gjithsesi edhe ne do të përshtatemi, siç po mësohemi me shumë gjëra të tjera më të rëndësishme që nuk na pëlqejnë apo të tjera që na janë mohuar.

    Papritur ajo u interesua për kolegët e tjerë. Pasi mësoi në vija të përgjithshme aq sa dija, më ndërpreu fjalën.Veçse mënyra e shprehjes së mimikës më bëri të mendoj se, përsa do më pyeste e kishte me shpoti. “Kjo mendjendritura nuk heq dorë nga cinizmi, jo…Le ta dëgjojë njëherë se ç’do më përrallis…” -hamendësova vetëtimthi.

      -Diku kam lexuar për Astritin që paska bërë një punim shkencor në Gjeodezi.

      -Astriti nuk jeton këtu. I doli llotua dhe shkoi me gjithë familjen në ShBA, ku dhe jeton.

      -Atje merret me studime?

      -Sa mbërriti dhe u sistemua me shtëpi,  mbrojti anglishten, likujdoi provimet për t’ju njohur diploma. Më pas nisi studimet në Universitetin e Harvard. Aty shkëlqeu dhe e emëruan pedagog në një Universitet të Amerikës. Në këtë mënyrë iu krijuan mundësitë për të realizuar ëndrrën. Iu vu studimit.

      -Amerika është vendi i mundësive, sa për Astritin nuk ishte gjë. Madje nuk ishte i aftë  as si mësues. Të tjerë e meritonin këtë fat dhe e mira shkoi dhe gjeti një njeri të rëndomë…si Ai.     

      -Unë kujtoj se Italia të kishte ndryshuar disi, jo vetëm duke përqafuar modernizimin, por edhe mendërisht e shpirtërisht. Më vjen keq, por qenke shumë shpirtvogël dhe akoma më cinike dhe ambicioze se ç’ke qenë në të ri.

       -Të lutem, Pellazg, mos më fyej. Merre më shtruar dhe arsyeto. Të rrimë shtrembër e të flasim drejtë, Astriti është një copë mish me dy sy, që nuk lëviz dot qimen nga qulli.  Si ti edhe unë e njohim, se ishim kolegë për kaq vite. Ai kurrë nuk ka shfaqur inteligjencë. Ta hajë dreqi,  kur na u bë kaq i shquar?! Pse Amerika ia dha mendjen, duke e bërë të ditur? Ishte njeri i mefshtë dhe për këtë nuk ma ndryshon dot mendimin as ti dhe askush tjetër. Kur ndryshoi ky njeri pa kapacitet, pa ndonjë intelekt të veçantë? Ndaj mos e ngri në qiell se nuk është i vetmi që ka bërë diçka ndryshe nga të tjerët. Kushedi si ka arritur. Sot në botën dixhitale ka forma dhe mënyra të ndryshme për të aaritur synimet. Paska humbur Amerika  ,ku janë kokat ebotës për mendjen e Astritit.

        -Jo, nuk jam në një mendje me ty. Kam plotësisht të drejtë që të kundërshtoj. Astriti sot është bër faktor. Më fal, por një njëri pa kulturë, pa intelekt a mund të realizojë arritje të tilla? Kurrë. Sot u kujtove për paaftësinë e Astritit? Apo ngaqë Ai sot është dikushi, ti po i shpërfill vlerazt  e tij. Pse nuk bëhemi edhe ne faktor në një fushë. Sepse as unë dhe as ti  nuk bëjmë dot diçka ndryshe? Aq më tepër kur njeriu udhëhiqet nga fodullëku, që i duket vetja kushedi se çfarë, nuk del dot nga guaska e errët e egoizmit të sëmurë!

   Atë kohë që mos ardhtë kurrë, as për ty nuk kisha dëgjuar që të të lëvdonin si mësuese dhe metodiste. Ti vetëm që mbaheshe më të madh dhe njërin sy e mbyllje përgjysmë, kurse vetullën tjetër e ngrije lart me shpërfillje.

       -Më vjen keq që shprehesh me kaq urrejtje dhe mllef për një njeri të mirë që nuk e harron as vendin dhe as shokët. Mira, nuk i prisja nga ty fjalë të tilla, pasi ju të dy i përkisni një shtrese të mohuar. Veçse me një ndryshim. Kur ty të emëruan mësuese, Astritin e burgosën me grupin e  inxhinierëve të naftës. Ty të transferuan në një nga shkollat më në zë të qytetit , kurse ai i binte varesë në gurore. Kur fëmijët e tu shkuan me studime në Universitet, fëmijët e tij ngrinin kovat me llaç në ndërtim dhe në ullishte. Ti e quaje veten të persekutuar se punoje mësuese në fshat, kurse mbi shpinën e tij dhe të fëmijëve binte shiu, bora, i ftohti apo temperaturat përvëluese të verës.

     -Ndalu Xhek se ka hendek! Të lutem më ngadalë, me zë më të ulët dhe mos u bëj avokat mbrojtës i tij.Nuk është i vetmi që ka vuajtur. Të gjithë e kemi hequr mbi shpinë Luftën e klasave…Në burg ka qenë edhe vëllai im.

   -Ishte, por çulitërisht ty nuk ta mohuan ushtrimin  e profesionit, kurse atij veç lirisë i hoqën edhe bukën e fëmijëve. Zonjë, ka vuajtje dhe vuajtje. Edhe brenda familjes shkalla e vuajtjeve është e ndryshme. Ti jetoje në mes të qytetit, kurse familjen  e tij e internuan. Njerëzve të tij u është bërë një luftë klasore e jashtëzakonshme. Arritën deri aty sa nga urrejtja vranë qenin atë kafshë besnike me mënyra barbare, duke ja shtypur kokën me gurë, duke i bërtitur gjithë mllef, “qen i biri qenit. Nuk bëhesh më i mirë nga yt zot!” I therën pelën që galoponte si një pegaso. Vëllai yt bëri 2-3 vjet burg dhe fitoi lirinë. Kurse nga trupi i vëllait të tij i erdhi nënës në shtëpi vetëm një këmbë që kishte ngecur në yzengji të mushkës. Pse vallë? Sepse ngaqë nuk pranoi të bëhej spiun i Sigurimit, i vunë dy gozhdë në samarin e kafshës, e cila u harbua dhe e mori zvarrë studentin e vitit të fundit të shkollës Tregtare.  Trupin e të vëllait e mblodhën në çarçafë natën me pishtarë bashkëfshatarët e tij, copa-copa si mish për jani.Veç humbjes së jetës të njërit vëlla,vëllai tjetër, i arsimuar në perëndim, me disa gjuhë të huaja, përfundoi në furrat shfarosëse të Mat’auzenit. Dajua i tij ishte dëshmorë se u vra  në Sanxhak të Dardanisë. Megjithatë familja e tij u internua dhe Astriti m dy vëllezërit u burgos.E kupton që ai nuk kishrte dalë nga hiçi.

      Të them të drejtën më ke befasuar. Çfarë të keqe të bëri ty Astriti si studiues? Mos vallë arritjet  e tij janë bërë pengesë për ty?  Koha u ka dhënë mundësi të gjithëve, por ama  jo të gjithë do të bëhen me tituj shkencorë. Nuk mund të bëhen të gjithë të famshëm. Kush të ka ndaluar moj zonjë?  Urdhëro merr lapsin ulu, shkruaj dhe hidhi mendimet në letër. Puna shkencore apo krijuese që të jetë produktive, kërkon palodhshmëri. Maja të pashkelura ka për të gjithë ata që duan të flijohen për shkencën, letërsinë apo artin, ekonominë, mjekësinë apo diplomacinë. Kush është i zoti le të provojë dhe të ngjitet në to sipas aftësive.  Për njerëzit e punës krijuese fjalët janë të tepërta. Konkretisht për Astritin është e huaj mëndjemadhësia, cinizmi, egua, dehja nga suksesi apo smira për sukseset e të tjerëve.

  Mira, më dëgjo me vëmendje.  Mua do të më vinte turp nga vetja nëse do të shprehesha kështu për cilindo dhe aq më tepër për një ish koleg.  Nuk e di se çfarë stomaku ke?! Veç në këtë bisedë që mendova se do të shmalleshim si dy bashkëqytetarë, më forcove dhe përkeqësove akoma më shumë përshtypjet që kam pasur për ty.

     -Bravo, të lumtë zoti Pellazg! Nuk e dija që ruake rezerva brenda qenies sate…

     -Më vjen keq! Nuk kam dashur të t’i kujtoj, por tani po të them mendimin tim për ty. Je egocentriste. Me çdo kusht kërkon që bota të vërtitet rreth teje, kur nuk ke bërë asgjë për të qenë dikushi.

      -Ua edhe këtë ma the?!Me ç’të drejtë po më tjetërson personalitetin?

      -Nëse ti e quan mëndjemadhësinë, fodullëkun, smirën , cinizmin, egoizmin, urrejtjen dhe shvlerësimin e mundit të të tjerëve, këto cilësi që sot i nxore në pah, i quan personalitet, nuk je gjëkundi. Personaliteti i njeriu formohet me dije, kulturë, talent, profesionalizëm, me punë vetëmohuese, vullnet dhe paodhsmëri. Vetëm atëherë quhet një njeri i formuar si individualitet. Ndryshe cilido që flet në erë, urrejtja pathologjike për një tjetër, e çon në hakmarrje. Cilido qoftë ai njeri, quhet llafazan, sharlatan dhe i pamoralshënm që merret me punët e të tjerëve, të cilëve u shkon uji në arë, kurse ai thotë pse u tha ara ime për ujë?!

      -Tani e kuptoj gabimin tim. Nuk ia fal vetes që të fola… Kurrë, kurrë s’kam për ta falur veten…

      -Unë të falënderoj që u takuam, sepse mes kësaj bisede ti zbulove anët e errëta dhe të panjohur të qenies tënde. Edhe diçka dhe do ta mbyllim bisedën. Gjithë fjalët e tua më bën të mendoj ose më mirë të bindem se ti ke brenda vetes shumë urrejtje dhe smirë, e cila i ngjet Korona virusit që po përjeton dhembshëm njerëzimi.  Pastroje shpirtin, kthjello ndërgjegjen se smira nuk të çon askund, veç në vetëshkatërrim. Kujtoja se në fjalët e tua do të gjeja mirësi dhe adhurim për një njeri që gjeti veten pas vuajtjeve të pashembullta.  Për fat të keq ndër ne mirësia e ka harruar rrugën e Zotit, pasi është zëvendësuar nga shpirtligësia,- teksa i flisja ia kisha ngulur vështrimin thellë në bebet e syve të saj.Vura re gjendjen e një njeriu të mjerë, që turfullonte nga zemërimi, pasi kishte humbur betejën. Nga paraqitja fodulle e kryeneçe,  tani mezi kapërditej sikur i zvargej një kockë në fyt…

     -Fatmira, mblidhe veten. Zonjë, ende nuk i ka ardhur fundi i botës.

     -Përse mendon kështu, Pellazg?

    -Këtë përshtypje më la mimika  jote, pas bisedës. Mira, mbai mend këto që po të them:  Sikur smira të kishte qenë virus, do të kishte infektuar dhe gjysmuar njerëzimin.

      Si këshillë po të jap një thënie të Sokratit: “Ai që dëshiron ta ndryshojë botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij!”Pse nuk kemi arritur të njohim vetëveten, labirintet më të errëta të shpirtit, ndaj ky komb nuk është në gjendje të mbrojë idenitetin e tij, as autoktoninë  dhe as gjuhën më të lashtë shqipe, gjuha e fillimit në Evropë. Po nuk deshëm veten nuk ka se si të na duan të tjerët. Respekto veten që të të respektojnë!

     U ndava me të duke më lënë një shije të hidhur dhe pa dashje nënzërita: “Zot përse ke lënë mbi tokë njerëz të tillë shpirtkazëm që udhëhiqen nga smira?!”

  Ktheva kokën pas dhe vura re se ajo me biçikletën për dore ishte mbështetur tek një shtyllë, si duket nuk e gëlltiste dot vesin, i cili lind me njeriun dhe vdes me të. 

Filed Under: ESSE Tagged With: Smira, Vilhelme Vrana Haxhiraj, Virus

“Pa Koment” i autores Vilhelme Vrana Haxhiraj

February 21, 2017 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
 Para pak ditësh doli nga botimi vëllimi  me titull “Pa Koment”, libri I dytë me ese-publicistikë i  autores Vilhelme Vrana Haxhiraj. Ky libër ibotuar nga ShB, “Nacional” ,me redaktor Mujo Buçpapën, me kopertinën e kompozuar nga autorja e u punua mjeshtërisht nga Jorgo Saqellari, me fotot e menaxher Fitim Haxhiraj dhe me parathënien nga Gëzim Llojdia. Në këtë libër me larmi temash autorja Vranari ka vënë në dukje problemet social-politike që shqetësojnë komunitetin familjen dhe kombin.Libri “pa Koment”me tematikë të gjerë, përfshirë në 368faqe, duket si vazhdimësie librit të parë me ese publicistikë “ Pa Titull” me 320 faqe,që u botua më 2011. Janë dy libra që flasin për aktualitetin shqiptar, marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe zhvillimet demokratike në vendin tonë, “…ku mesazhet  përbëjnë pjesën më të lexueshme. Janë spontanë dhe magjikë për t’u lexuar me një frymë. Mbartin mjaftë ngarkesë emocionale, atdhetare e përcjellin mall të zhuritur emigrimi. Publicistika e autores Haxhiraj në këto dy botime tregoi se kjo gjini nuk është thjeshtë një kronikë ngjarjesh, por art më vete. Publicistika eVilhelma Haxhiraj tregoi me këtë botim mjeshtërinë, si dhe format e pasqyrimit e të mjeteve shprehëse që karakterizojnë esenë dhe publicistikën  e saj, e cila në themel ka parimet estetike të ndërtimit tënjë vepre letrare, që e dallojnë atë nga gjithë format e tjera tëkrijimtarisë fjalore. Në literaturën teorike është pranuar lidhja midis poetikës së letërsisë dhe poetikës së publicistikës letrare. Kjo vlen për të njohur si ngjashmëritë, ashtu edhe tiparet dalluese midis tyre;për të patur përfytyrime të sakta mbi strukturën përmbajtësore dhe estetiketë llojeve të publicistikës letrare dhe për ta afruar atë me letërsinë,brenda dimensioneve që nuk cënojnë identitetin e saj, por gjithashtu, edhe thelbin social, mënyrën specifike të shprehjes së mendimit në këto lloje publicistike sa moderne dhe po aq e adhurueshme  për një lexim të këndshëm,ku, edhe ke se çfarë mëson.Dhe tani para lexuesit autorja Vilhelme Vrana Haxhiraj vjen me botimin e saj më të ri me ese-publicistikë me titull „ Pa Koment“, jo më pak intrigues dhe po aq i bukur si libri i parë. Në të janë përfshirë 103 tituj me ese dhepublicistikë, ku autorja trajton sa e sa probleme sociale-politike e juridike që shqetësojnë atë dhe gjithë shoqërinë. Leximi i këtij libri përcilindo do të jetë jo vetëm kënaqësi dhe shlodhje , por temat e përfshiranë këtë libër, të bëjnë të mendohesh dhe të pyesësh ndërgjegjen:„Përse ndodh kështu vallë?! „
Për ju lexues…Të vërtetat lakuriqe!
Këtë libër eseistik e publicistikë, ua kushtoj gjithë bashkëpunëtorëve të mi, atyre që kanë ndihmuar për daljen në dritë jo vetëm të këtijlibri, por gjithë krijimtarisë sime 20 vjeçare, ku përfshihen që nga familja ime e deri te botuesit, redaktorët, recensuesit,kritikët dheanalistërt e shumtë,piktorët , fotografët, menaxherët, pa lënë mënjanë lexuesit dhe dashamirësitë e letërsisë.Gjatë gjithë jetës sime jam munduar që të kërkoj, të udhëtoj  e të gjej rrugën drejt së vërtetës. Për fat të keq sado e pranishme që është kjo e vërtetë, me gjithë lakuriqësinë e saj është e vështirë të pranohet nga cilido. Ne jetojmë me kohën, edhe pse është abstrakte, ajo ecën me ne, na shoqëron në bëmat tona, në ngjitjet e zbritjet, në rrokopujat, në të përpjetat dhe tatëpjetat e jetës. Pra ne jemi pjesë e pandashme e kohës, e cila na shoqëron në çdo hap tonin e në çdo sekondë. Është koha ajo që edhe kundër vullnetit tonë, na ngre sipër në stratosferë si me krahë engjëlli, kurse më pas na ul poshtë deri në gjunjëzim. Por ështëpikërisht koha ajo që nuk na lë të përbaltemi, por na mëson se si të ringrihemi të rilindur. Gjatë këtyre oshilacioneve që quhen dallgët e jetës, njeriu fiton një përvojë jetike, e cila e mëson atë të ecë nërrugën e duhur. Ndërkohë  hyn në skutat më të errëta të jetës, si dhe në labirintet e padukshme të qenies së tij. Në këtë mënyrë secili nga ne arrin të njohë veten në njëfarë mase. Njeriu sa më shumë të njohë anëne padukshme të tij, aq më shpejt njeh realitetin dhe është në gjendje ta analizojë atë. Natyrisht së pari njeh anët pozitive dhe ato negative të vetes. Gjë që njeriu bën të mundur që të  krijojë një këndvështrim të ri ndryshe për jetën. Atëherë individi del nga vetja e duke zbuluar të mirat dhe dobësitë e shoqërisë, fillon e i vë në dukje ato, jo me tendencë por me qëllimpozitiv që ato të shndërrohen në udhërrëfyes të njerëzimit. Kjo është detyra e krijuesit, artistit, e eseisti, publicistit apo gazetarit profesional. Sa më shumë vërtetësi të ketë në këtë gjini krijimtarie, aq më shpejt integron individi dhe si pasojë edhe kombi shkon drejt zhvillimit me hapa galopante.Porse kur ndodh kjo? Vetëm kur publicistika, gazetaria , letërsia dhe arti udhëhiqen nga pozitiviteti, kur nuk u mungon etika, estetika, trajtuar përmes një fjalori të pasur, pa huazime pompoze që po dëmtojnë gjuhën shqipe. Kujdesi për të mos lënduar teleshikuesit apo lexuesit, duhet domosdoshmërisht të hiqet dorë, që në përballjen e parë me komunitetin.Nuk duhet të reklamohen të parat fenomenet negative. Përballja e çdo njeriu me të keqen sa hap sytë në mëngjes , e vret atë shpirtërisht, e ligështon mendërisht dhe frenon vullnetin e cilit do, sepse media është epushtetshme m dhe ndikon pozitivisht apo negativisht tek dëgjuesi apo lexuesi.. Sa nis emisioni i lajmeve në ekran të TV, apo në titrat e gjithë mediave me kronikë të zezë, përballja me të keqen, nuk i bënë mirë askujt, sepse as dita, as puna, as ekonomia dhe as gjendja ndërgjegjësore e shpirtërore  nukshkojnë mbarë. Dita duhet të nis me një lajm të bukur  e të gëzueshëm. Ka ardhur koha që të paraqesim një publicistikë apo gazetari ndryshe, pa fjalor fyes apo vulgar. Duhet të kemi parasysh se çfarë po u mësojmë brezave? Pikërisht duke u ndalur këtu, na dalin pyetje të tilla që e vënë median para provës, para përgjegjësisë  se ç’rol luajnë dhe cili është misioni tyre. Autori që shkruan po qe se ka parasysh këto dilema, duhet të matet shumë para se të shkruajë për një problem shqetësues, sepse në vend që të edukojë, apo ndihmojë, artikulli i tij ç’edukon dhe shkatërron. Jo më kot Media është quajtur Pushteti i Katërt, ndaj për misionin madhor që ka, duhet të paraqesë të vërtetat lakuriqe, pa hiperbolizime, pa nxitje dhe mllefe, por vetëm të arrijë që përmes saj, të edukojë mirësinë si kusht për mbarëvajtjen e Kombit. Për të qenë i/e suksesshme, lexuesi ka nevojë për një media të pavaruar nga politika, një media që pasqyron realitetin dhe të vërtetën. Për këtë fushë të komunikimit është e domosdoshme .Liria e Medias, prej së cilës në marrëdhëniet shtyp-lexues kërkohet të vendoset drejtësi. Në qoftë se do të kthehemi pas në kohë, sepse ajo na
shërben si udhërrëfyes, do të shohim se liria e shtypit ka nisur të vlerësohet në Angli qysh në shek e XVII. Ndaj çdo krijuesi të gjinisë ese-publicistikë, i duhet të lexojë Xhon Milton,të parin që kërkoi shtypin epavarur përmes librit ”Aeropagjitika” në vitin 1643, i cili i parashtroip arlamentit kërkesën për për këtë të drejtë, që është një nga kushtet themelore të zhvillimit social të demokracive. Shpreh mirënjohjen time për: Redaktorin e librit, z. Mujo Buçpapaj, z.Gëzim Llojdia i cili e ka qëndisur parathënien e librit, disenjatorin e mrekullueshëm Jorgo Saqellari për kopertinën,  Shtëpinë Botuese Nacional në bashkëpunim me shtypshkronjën Europrint dhe veçanërisht falenderoj znj. Blerina Ndreu për punën ekujdesshme gjatë shtypjes! Falenderoj familjen time, sidomos bashkëshortin tim Fitim Haxhiraj për fotot në çastet më pikante dhe punën tij si menaxher! Konsiderata të vacanta kam për lexuesin tim si kritik i paanshëm, si dhe për miqtë e mi kudo që janë në botë! I përshëndes të gjithë përmes këtijlibri modest me ese dhe publicistikë!E juaja Vivra

Filed Under: ESSE Tagged With: "Pa Koment”, Gezim Llojdia, Vilhelme Vrana Haxhiraj

Fal familjes Kapiti, Drenica frymon edhe në Dyrrahun antik

July 18, 2016 by dgreca

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj./

Opinion rreth librit të Bedri Tahirit “Atdhetarizmi jeton në përjetësi”/

Me  rastin e 60 vjetorit të lindjes, i uroj zotit Bedri Tahiri, Jetë të gjatë lumturi në familje, suksese në rrugën e vështirë , por të ndritur të krijimtarisë dhe studimit!Me respekt të veçantë! Vilhelme, Fitim  dhe Familja Haxhiraj

Në fillimmuajin qershor 2016  z.Bedri Tahiri pati mirësinë të më dërgonte librin e tij të fundit, me titull ”Atdhetarizmi jeton në përjetësi”, një vepër kushtuar Sadri Kapitit dhe familjes së tij për vlerat e pamohueshme që kanë dhënë në dobi të çështjes kombëtare.

Ndërkohë që bashkëshorti im, Fitim Haxhiraj pati një takim në qytetin e Durrsit me z. Vladimir Muça, poet,shkrimtar,studiues  dhe kritik letrar, si dhe me z.Skënder Kapiti, shkrimtar dhe publicist me vlera të rralla atdhetare, takoi edhe miqtë e letrave, poetët e Durrsit si Agim Bajrami, Kadri Tarelli, Xhevahir Cirongu, Skënder Kapiti, Bedri Tahiri dhe Naim Kapiti.Poetët dhe shkrimtarët durrsakë e kanë bërë zakon që mblidhen rreth tavolinës, në një Bar të qytetit apo në bregun e detit, jo vetëm për një kafe, por edhe thjesht për t’u përshëndetur,  për të këmbyer mendimet rreth problematikës së gjerë që shqetëson gjithë komunitetin. Duke shijuar kafenë, nën joshjen e brizës përkëdhelëse detare të Adriatikut, këmbejnë libra, artikuj publicistikë, rrahin mendime dhe ajo që i bashkon është shqetësimi për arritjet në letërsi dhe vlerat që ajo mbart.

Një përurim ndryshe

  Pikërisht më 7 qershor aty në Plazhin e Durrësit këta miq nga Thesprotia- Prishtina e Drenica, nga Korça e Skrapari, nga Vlora e Durrësi, të cilët i bashkoi rastësia, promovuan disi ndryshe dy libra  të të dy autorëve. Botimi i fundit  i vlonjates Vilhelme Vrana Haxhiraj është libri me titull “Dashuria plagoset, por nuk burgoset”, një përmbledhje letrash dashurie të pamundur, ose ndryshe autorja i ka quajtur “Letra nga Ferri”. Libri tjetër ishte i Bedri Tahirit me titull “Atdhetarizmi jeton në përjetësi”. Ishte si bekim i Zotit që bashkohej Vushtrria e Drenica e Atdhetarit të Madh, Hasan Prishtina dhe heroit legjendar Adem Jashari me Vlorën dhe Kaninën e Gjergj Arianitit,të Ismail Qemalit e të Osman Haxhiut. Një urë lidhëse  me vena e kapilarë  gjaku të pastër ilir (thesprot- kaon e dardan), ai që i bashkonte , ishte flamuri i Skënderbeut. Në këtë tryezë me miq e vëllezër të një gjaku pellazgo-ilir, e kishte marrë fjalën Kanina dhe i përgjigjej Drenica.  Në këtë mënyrë krej të natyrshme ishin bashkuar zemrat  bujare  për të folur me gjuhën e letrave të shpirtit mëmëdhetar. Por ajo që i shqetëson më shumë ata, janë problemet social –politike që mbart shteti më i ri shqiptar në  hartën gjeopolitike të Evropës dhe të  botës, Republika e Kosovës.

Si bijë të Dardanisë hyjnore, ata kërkojnë të ecin në gjurmët e të parëve të tyre. Ashtu si gjithë kombi, edhe ata nuk ia falin politikës së të Mëdhenjëve padrejtësinë që i kanë bërë kombit më të lashtë në botë, “Dekanes së Racave”,Shqipërisë, duke e copëzuar mes vendeve fqinjë. Nga trungu mëmë më 1945 shkëputën  Thesprotinë që shtrihet buzë detit Jon, Çamërinë duke ia aneksuar Greqisë, përmes një genocidi të paparë. Më 1948 Treva shqiptare e Kosovës iu bashkua Jugosllavisë. Kurse në veriperëndim pjesa dërrmuese e malësisë së Madhe, Plava- Gucia, Shën Stefani dhe Uliqini i Kaluan Malit të Zi. Shqipëria jugëlindore si, Shkupi, Ohri, Gostivari, Manastiri, Tetova i kaluan Maqedonisë. Ndarja dhe copëzimi i trungut mëmë të Shqipërisë ndodhi në kohën që drejtonte Partia Komuniste Shqiptare, ndërkohë që deklamonte se “mbronte me fanatizëm integritetin tokësor të vendit”, mes luftës më të egër të klasave Diktatura Komuniste ndoqi genocid ndaj gjysmës së shqiptarëve. Shqiptarët kanë qenë nën një trysni e luftë të dyfishtë, luftë brenda llojit  dhe luftë nga të huajt- shovinistët serbo –grek.

Gjithsesi lufta kundër asimilimit kombëtar dhe çkombëtarizimit  apo për largimin nga trojet e të parëve

pellazgo-iliro-daradanë të popullsisë shqiptare të Kosovës, ka qenë e gjatë dhe e pandërprerë. Pikërisht ka qenë kjo arsyeja që Kosova i qëndroi besnike ruajtjes së identitetit shqiptar.  Duke i ruajtur me fanatizëm gjuhën shqipe dhe zakonet,  shqiptarët e kësaj treve, trima e të paepur, kurrë nuk e ndalën kërkesën dhe luftën për liri, ndaj nuk u asimiluan as gjuha dhe as traditat dhe nuk u çkombëtarizuan. Serbia herëpashere zhvendoste nga trojet e etërve familje shqiptare përmes një genocidi shfarrosës ndaj të pafajëve, u mohoi të drejtat dhe i denigroi si shqiptar. Dhe kush e bëri këtë? Kush këlthet për nacionalizëm? Ardhacakët e Ballkanit, sllavët që kërkonin të zhduknin zemrën e shqiptarizmit. Kjo i detyroi shqiptarët të merrnin rrugët e kurbetit, duke e lënë të ndezur vatrën e zjarrit të luftës për liri. Emigrimi dhe mungesa e lirisë,  u bënë burimi kryesor për rritjen e kërkesave për pavarësi. Bota dhe Evropa i kanë shumë borxhe Shqipërisë.

Çdo familje kosovare u bë vatër qëndrese kundër pushtuesit në emër të atyre që dhanë jetën për liri, në emër të të drejtave të mohuara, në emër të varreve masive, të varreve pa emër, që ende këlthasin e kërkojnë drejtësinë e Hagës.   Një vatër e tillë, edhe pse jeton në Dyrrahun e lashtë është familja Kapiti.

Pikërisht për sa fola më sipër dhe për patriotizmin  e qëndresën e Sadri Kapitit bën fjalë libri më i ri i Bedri Tahirit me titull “Atdhetarizmi jeton në Përjetësi”.

Një libër për një të vërtetë të madhe

 Puna që ka bërë autori Tahiri është një përmbledhje me mendime e vlerësime të bashkëkohësve jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria. Në këtë libër çdo njeri që e lexon mëson të vërtetën e madhe historike për një familje që u sakrifikua, ku spikat portreti i Sadri Kapitit me djemtë e tij që e lartësuan emrin e të parëve, e ngritën veten në piedestal të kombit të tyre të shumëvuajtur e të larë në gjak. Kombi për ta ishte gjithçka. Kemi të bëjmë me një libër që flet për të vërtetën e pamohueshme historike, pasi historia e një kombi nuk është ideale, por janë ndodhi, ngjarje me vlera kombëtare, vendngjarjet, koha e zhvillimit të tyre, njerëzit që marrin pjesë në to dhe dokumentat që janë fakte të pamohueshme. Libri i zotit Tahiri është shkruajtur me kujdes, ku është përdorur standardi i shqipes letrare. Mendimet janë dhënë nga njerëz të kualifikuar si z. Shpend Topallaj-shkrimtar, Skënder Muçaj-arkeolog,Ilir Malindi (avokat) e Tomorr Çama etje…Për rëndësinë që ka për çdo shqiptar Pavarësia e Kosovës , unë për lexuesin po vendos këtë poezi të krijuar ditën e Pavarësisë së Kosovës ora 16…

 Krahët e Shqipes

                        (Kosovës së pavarur)

Dy krahët Shqipes ia prenë barbarisht,

pamëshirë në copa,copa  e ndanë

dhe e përçanë…

E trupi i të shenjtës “Mëmë”

 u la në gjak,

Kaoni, Thesproti, Dardani dhe sa e sa…

thirrën njëherësh fisnikët ilir anembanë:

-Ngrehuni o burra, kudo që jeni,

Sot Shqipja mëmë, e plagosur na thërret:

“- Ndër shekuj plagë të rënda kam marrë,

as vet s’e di si kam ngelur ende gjallë.

Nuk dua hakmarrje,

urrejtje dhe mëri.

 

 Shqipja të fluturojë,

 kërkon vetëm liri,

ndaj edhe sot nuk dua të merrni hak.

Mjaft me luftë,

 me mllefe dhe kërbaç,

Në Kosovë s’ ka prag të mos jetë larë me gjak 

një foshnjë të dëlirë,

një djalë a një vajzë e vranë,

apo  një vatër e shuan pa nam dhe nishan.

 

Vdekja për liri për ta ishte me mjaltë,

edhe pse mbyllën një derë,

shuan një vatër,

ku nuk ndizet më zjarr

dhe s’del më tym në oxhak.

Vëllezër, mos harroni të parët tuaj krenar,

atdhetari dhe vëllazërim kishin në plan të parë.

Kosovë martire!

Hidhi sytë nga flamuri kuq e zi,

me gjak ilir është endur,

mes territ ka dashur të flladitej në liri

                                                       Vivra -Vlorë më 17-2-2008

 

Duke shfletuar faqet e librit , u njoha me mendimet e vyera për vlerat atdhetare të familjes Kapiti. Z.Skënder Kapiti e kam njohur mes mediave ku ka shpalosur idetë e tij nacionaliste dhe për bashkim kombëtar, përmes artikujve të panumërt publicistikë edhe përmes librit “Triumfi i Kombit” Po perifrazoj disa nga këto vlerësime :

Shpendi Topallaj ka cituar për librin: “Personazhet e  Bedri Tahirit janë figurat tona legjendare si Azem Bejtë Galica, Ahmet Delia, Hasan Prishtina, Adem Jashari, Hys Popova, Abdyl Krasniqi, Ramadan Zymer Bajraktari e shumë e shumë të tjerë nga ata që mbajtën ndezur “Flakadanët e lirisë”. Por shtjellohen aty edhe ngjarje kuptimplota, nga ato që me epikën e tyre e hijeshojnë biografinë e kombit tonë, na e shtojnë krenarinë dhe na bëjnë të ndihemi dinjitozë para syve të gjithë botës.”

Meqë mu dha rasti edhe unë kujtoj se kultura dhe reputacioni që ky bir i Drenicës, ky mësues i gjimnazit “Eqrem Çabej”, ky veprimtar i UÇK-së, ky gazetar dhe shkrimtar i palodhur, gëzon në Durrës respektin e të gjithë atyre që e njohin fizikisht apo përmes veprave të tij që hedhin dritë mbi luftën legjendare të Kosovës martire.

Natyrisht të gjithë e  kemi të qartë se  me punë njeriu arrin gjithçka sidomos  atëherë kur jep shembullin e mirë.  Gjatë leximit të librit çdo lexues mendon se familja e nderuar Kapiti ka nevojë për përkrahjen ose vëmendjen e pushtetit dhe të politikës si në Shqipëri edhe në Kosovë.

Sadri Kapiti nga Zallqi i Istogut, me prejardhje nga Medvegja e urrente shtypjen, ndërsa dëshira e ethshme për liri dhe dinjitet njerëzor e detyruan të largohet dy herë drejt Shqipërisë, pa ditur se edhe këtu, drejtonte Moska me Beogradin. Sadriu luftoi trimërisht krahas 4000 luftëtarëve të antifashistit Shaban Polluzha nga Drenica, i cili njëkohësisht ishte edhe kundërshtar i shovinizmit sllav. Ndaj u vra nga ushtria jugosllave në vitin 1945.

Sadri Kapiti pasi i vranë nipin, u plagos në këmbë dhe në dorë dhe u shtrua në spitalin e Tiranës. Ai mori një plagë të madhe në zemër kur pa me sytë e tij se ligjin edhe në Shqipëri e bënin emisarët e kuq jugosllavë. I tillë ishte Sadriu,i paepur që nuk falte tradhtinë dhe bashkëpunimin me armikun e kombit të tij.  Me edukatën dhe atdhedashurinë që u dha  djemve, ua la amanet vazhdimin e rrugës së tij, të cilët ecën në gjurmët e babait. Nga ky libër mëson shumë. Sugjeroj se ky libër dhe “Triumfi i Kombit” duhet të shërbejnë si pasaportë për brezat e rinj që nuk e dinë se ç’është sakrifica sublime.

*Është kënaqësi kur lexon se si shprehet Tomorr Çama tek Zemra Shqiptare më 13-10 2015 në shkrimin : “Si i njoha Kapitët e Durrësit”:“Libri i Skënder Sadri Kapitit  “Triumfi i Kombit”që sipas mendimit tim është një thesar e një kryevepër me rëndësi kombëtare, është ashtu siç e ka përcaktuar dhe dikush tjetër si një nevojë që ta ketë çdo familje shqiptare këtë libër në shtëpi. Do të ishte e mjaftueshme sikur vetëm ta lexosh hyrjen e atij libri për të kuptuar vizionin e autorit për prosperitetin, për integrimin ndër shqiptar dhe për atë europian dhe të bashkimit kombëtar.” 

*Ilir Malindi, po te Zemra Shqiptare reagon me zë të mprehtë e therës:“… sipas Skënder Sadri Kapitit patriotizmi kombëtar dhe demokracia e vërtetë janë ilaçet që e kurojnë politikën po që, po sipas tij patriotizmi dhe demokracia  janë dy moralet apo dy virtyte deficitare të mëdha për thuajse tërë politikën kudo shqiptare.” Në një shkrim publicistik të S.Kapitit me titull “Politika është korrupsion” ai citon të ketë thënë për të se : “Politika jonë e keqe përzgjedh, seleksionon, heton dhe vigjëlon për të përjashtuar prej vetes, prej punëve të shtetit dhe prej pushtetit profesionalizmin, moralin , ndershmërinë dhe patriotizmin si dhe atë pjesë të shoqërisë me individë të  këtillë pasi ajo xhelozon për ta , dhe ajo ,pra , politika e keqe ruan dhe mbron ndytësinë, injorancën, hajdutërinë , korrupsionin dhe tradhtinë e vet duke i bërë dëme të mëdha kombit, integrimit dhe prosperitetit të shoqërisë”.

Një mesazh për bashkim

  Një vlerë të madhe ka  libri i z. Tahiri  me kapitullin e veçantë me dokumente të faktuara kërkesa apo vlerësime drejtuar politikës dhe shtetit për vlerësimin e Hotel “Drenica” që ushndërrua në pike referimi i qëndresës së  palëkundur të familjes Drenica çpër çështjen kombëtare. Ai hotel u bë streha e gjithë  vullnetarëve që shkonin për t’u bashkuar me UÇK për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Nga ai hotel zinin fill peticionet, kërkesat, deklaratat  dhe thirrjet për të ndihmuar Kosovën. Edhe pa bërë asnjë shtatore nderimi, ajo godinë e Kapitëve duhet të quhet ” Faltorja e shqiptarëve “, Meka e atdhedashurisë”, “Drenica e Dyrrahut”. Kështu njerëzit do të kuptojnë dhe do ta nderojnë si një vend të shenjtë atë  tempull që hedh dritë mbi luftën legjendare të Kosovës, pasi nga aty niseshin  dhe vinin lajmet nga fushëbeteja e shqiptarëve . Ky tempull i shqiptarizmës i ndërtuar në token e Familjes patriote Kapiti, duhej respektuar edhe nga politika dhe nga shteti duke mos e cënuar por duke e shndërruar në një monument historik, sepse historia e përgjakur e Kosovës është pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Po kështu është edhe historia e Çamërisë dhe e tokave shqiptare në Mal të Zi apo Maqedoni.  Diplomacia evropiane na cënoi  duke miratuar një pavarësi të cunguar me një komb të gjysmuar, ndërsa ne nuk duhet të lejojmë që shqiptarët të rishkruajnë një histori të ndarë e të pëçarë në 5 shtete. Por ne duhet të kujdesemi që të shkruhet një dhe vetëm një histori e përbashkët kombëtare e Shqipërisë!

Pikërisht këtë mesazh dhe shumë të tjerë jep libri i z. Bedri Tahiri!

Urime z.Bedri për këtë dhuratë të çmuar që na ke dhuruar! Iu madhoftë emri Kosovës, trimave të saj dhe familjes së patriotit Sadri Kapiti që meriton vëmendjen  e të gjithëve nga të dy anët e kufirit!

Vlorë, më 17-7-2016

Filed Under: ESSE Tagged With: Drenica, Dyrrahu antik, Familja Kapiti, Vilhelme Vrana Haxhiraj

ELITA, Laura Mersini Houghton

May 6, 2016 by dgreca

Elitës së mohuar i shtohet edhe emri i shkencëtares Laura Mersini Houghton/

Mendja e ndritur e shqiptarit thotë:” Bëmë baba. të të ngjaj! Ose…”Dardha…, bie nën dardhë”/

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj/

E kujt mund t’ia merrte mendja se kokat e shkencës botërore do t’i ftonte dhe do t’i mblidhte në Stokholm  një grua e re, një shqiptare e lindur, e rritur dhe e arsimuar në Shqipëri, një gjeni në fizikë dhe astronomi për të ballafaquar zbulimet më të reja shkencore. Kjo e re, kjo vajzë bio- shqiptare, ku në gene trashëgon fisnikërinë, është Laura Nexhat Mersini, vlonjatja me rrënjë  si nga babai dhe nga nëna. Buçasin mediat e huaja për zbulimin e saj astronomik, e përgëzojnë, e dëgjojnë me vëmendje e i miratojnë arritjet e saj shkencore, fizikanët, astronomët e shkencëtarët më në zë të botës, kurse vendi i saj hesht. Heshtin institucionet e kulturës në Shqipëri, ka mbyllur veshët Akademia e Shkencave, ka mbyllur sytë politika shqiptare ashtu siç kanë bërë me dhjetëra e qindra figura të ndritura me të cilat çdo komb tjetër do të mburrej e do të krenohej.  E si mund t’i bëjnë popullaritet Laura Mersinit?! Si mund të vlerësojnë mbesën e një beu, një familjeje të deklasuar, vajzën e një të persekutuari, i cili edhe pas vdekjes nuk e ka zënë vendin e merituar mes njerëzve të shquar të kombit?  Jo më kot gojarti popull ka thënë: “Bëmë baba të të ngjaj!”

Cili ishte i ati i  Laura Mersinit, në gjurmët e të cilit ajo eci me hapa galopante?

Me të drejtë Laura Mersini pohon:“babai, edhe pse në internim, më mësoi rrugën e lumturisë”. Cili fëmijë nuk do të ishte krenar për një baba si Nexhat Mersini, matematicieni i shquar i vendit, i pari që në kushtet e vështira të diktaturës aplikoi matematikën lineare, shkencëtari dhe bashkëpunëtor i katedrave shkencore më në zë të kohës. I vlerësuar nga universiteti Oksfordit, nga universitete të Francës, Bukureshtit apo Kanadasë për punën e tij shkencore, i cili shpesh herë binte ndesh me teoritë e Ajnshtajnit.

Vuajtjet, lufta e klasave e denigrimi i familjes dhe fisit të tij, nuk ia zbehën djaloshit Mersini trashëgiminë  kulturore  të familjes, as dëshirën e tij të ethshme për të njohur botën e pafundme të numrave dhe kalkulimeve. Ai nuk u step as nga shiu e as nga bora , herë i ngrënë, herë i pangrënë, herë i mbathur e herë i zbathur, përditë me çantën në sup duke zgjidhur me mendje ekuacione me shumë të panjohura, ecte më tepër se një orë në këmbë nga Çeprati në Vlorë. Aty kreu shkollën tetëvjeçare dhe gjimnazin “Ali Demi”.  Në shkollën e mesme  shkëlqeu talenti i tij i rrallë, duke qenë fitues i disa olimpiadave të matematikës në shkallë vendi. Në këtë mënyrë rriti e madhoi emrin, autoritetin dhe famën e gjimnazit “Ali Demi”, që u rendit një ndër shkollat e mesme më të shquara të vendit. Arritjet e tij prej gjeniu ishin pasojë e studimit sistematik. Ai i ri  i papërtuar, me shumë vullnet, edhe pse i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit, përkthente gjithë arritjet shkencore të kohës, nga rusishtja dhe anglishtja.  Paralel me aplikimet e reja shkencore në fushën e matematikës dhe statistikës edhe jashtë vendit, ai ishte i pari matematicuien apo ekonomist në vendin tonë që përfundoi studimin për aplikimin e matematikës lineare në prerjen e materialeve për të fituar ndërmarrja apo shteti edhe nga mbeturinat ose hedhjet.  Pas kryerjes së studimeve me rezultate të shkëlqyera, ai meritonte të ishte graduat akademik, pedagog statistike a matematike në Universitet.  Gjithsesi nuk duhet harruar që ishte një i persekutuar  dhe vetëm  për aftësitë e rralla që kishte, e emëruan Shef Plani në Kombinatin e Konservave “Ernest Telman” në Vlorë, ku punoi deri në vitin 1968. Aty vuri në jetë arritjet e para të susksesshme për zbatimin e matematikës lineare, një zbulim që e transferoi atë në Ministrinë e Financave, e cila  ishte qëndra studjuese e ekonomisë dhe financës në vend, ku punoi me passion në vitet 1968- 1970. Metodat racionale të tij, Ministria i vuri në përdorim  në të gjithë vendin,  si në Uzinën Mekanike të Gjirokastrës dhe më pas ky aplikim gjeti zbatim në të gjithë sektoret e ekonomisë si në rrjetin ujor në Portin e Durrësit,si dhe në  shfrytëzimin optimal të burimeve ujore dhe energjetike të lumit Drin. Nga Ministria e Financës dërgohet për specializim në Rumani, ku kishte institucione shkencore të konsoliduara. Përdorimi i matematikës lineare nga Nexhat Mersini solli rritjen e vlerave financiare dhe njëkohësisht u bë burim të ardhurash për ekonominë e rrënuar shqiptare. Më pas Nexhat Mersini i dha vlerat e tij shkencore në Akademinë e Shkencave, pikërisht  në Institutin e Studimeve Ekonomike. Ndërkohë ai ka qenë bashk’autor në shumë libra universitarë për financimin e ekonomisë dhe futjen e metodave matematikore në ekonomi.

Por lufta e klasave i qëndronte mbi kokë si sopata e Liktorit, ndaj e degdisën në Përmet dhe më pas në Dukat të Vlorës. Edhe pse larg familjes, ai vazhdoi studimet shkencore. Pas botimit të 3 librave për metodat matematikore të aplikuara në ekonomi, paralelisht punonte me një libër për Krizën Ekonomike Botërore, ku pikërisht në këtë studim ra ndesh me teoritë e Ajnshtajnit. Me ndarjen nga jeta në një moshë dhënieje vlerash shkencore, ai la shumë projekte në mesrrugë. Megjithatë ai baba i palodhur, që punoi në shërbim të së mirës, i dhuroi së bijës dashurinë për numrat, vullnetin për të njohur të fshehtat e botës që na rrethon dhe dëshirën për të kërkuar më shumë nga vetja.

 

Laura Mersini duke realizuar veten, plotësoi edhe  dëshirën e të Atit për të qenë “Dikushi”

 

Nuk thonë kot: “Dardha bie nën dardhë!”  Jo gjithmonë nga prindër të mirë dalin fëmijë të mirë, nga prindër artistë  nuk mund të bëhen fëmijë artistë, as nga prindër shkencëtarë nuk do të lindin  fëmijë shkencëtarë. Gjithsesi geni trashëgohet. Dhe këtë e dëshmon shkencëtarja e re Laura Mersini Houghton.

Fillimet e shekullit të XX-të dhe të shek XXI-e bënë opinionin të ulen me nderim para dy grave dijetare, pothuaj të së njëjtës moshë për kohën që jetuan dhe që bënë epokë në shkencë.

Në fillim të shek. XX-të polakja Marie Kyri që kishte studiuar për matematikë e fizikë, duke punuar dhe studiuar në Universitetin e Sorbonës në Paris, zbuloi vlerën e energjisë së Uraniumit dhe përdorimin e kësaj energjie në dobi të njerëzimit. Ishte e para grua që më 1911 mori çmimin Nobel.

Kurse sot Laura Nexhat Mersini nga Vlora, pretendente për çmimin Nobel, po provon se Teoria e Big Bang-ut dhe e ekzistencës së ‘vrimës së zezë’ është e pamundur.

Dr. Laura Mersini-Houghton, Profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, mbështetet në teorinë e saj frymëzuese në një matematikë brilante.

Një grua shqiptare, një  gjeni, Mari Kyri e sotme e fizikës së kozmosit, jo vetëm që është më e mprehta nga të gjithë fizikantët e sotëm atje, por ka edhe kurajon të demonstrojë zbulimin e saj shkencor . Pikërisht për këtë arsye, fundgushtin e  kaluar (24-29 gusht )ajo mblodhi në Suedi 32  shkencëtarë nga e gjithë bota për të deklamuar  se Teoria e shpërthimit të Big Bang- ut  është e papranueshme për shkak të energjisë së jashtëzakonshme që i duhet një shpërthimi të tillë. Gjë të cilën ajo e vërtetoi para shkencëtarëve me kalkulime matematikore brilante,  mbështetur në ligjet e Fizikës dhe Astronomisë. Madje në atë javë të takimit në Suedi ishte edhe shkencëtari më i madh i këtij shekulli në këtë fushë Stephen William Hawking , i cili sot  është fizikani, matematicieni, kozmologu dhe astro fizikani britanik më i rëndësishmi dhe më i njohuri në fizikën teorike.

Albert Ainshtaini dhe Stephen Howking, ia kanë kushtuar gjithë karrierën e tyre shkencore, ekzistencës së vrimës së zezë në univers, gjë që Laura Mersini e kundërshton. Këmbëngulja e saj për të arritur aty ku është sot, ka nisur qysh me shkollimin e saj. Prindërit duke parë prirjet dhe inteligjencën e lartë të vajzës, e mbështetën të ndiqte rrugën 5 vjeçare të fizikës, një fushë ku e kanë dominuar vetëm burra. Laura Mersini kreu studimet pasuniversitare në SHBA, fillimisht si studente ‘Fulbright’ në janar 1994. Më pas u specializua dhe u pajis me M.Sc.në Universitetin e Marylandit dhe në vitin 2000 mori doktoraturën në Universitetin Wiskconsin-Milwaukee. Ajo punoi si shkencëtare dhe vazhdon të thellohet për origjinën e universit dhe të materies në fiziko-kozmologji;  për misterin e energjisë së  erës, që përbën 75% të energjisë së universit; për “teorinë e fijes” në fizikë; për gravitetin dhe teorinë kuantike në hapësirën e lakuar. Tashmë ajo po kalon tej fizikës së 100 viteve, teori që kishte arritur se, një yll kur vdes shkakton në vetvete,  apo shndërrohet në një vrimë të zezë. Ajo pretendon se është e pamundur që vrimat e zeza të ekzistojnë. Dhe ajo mbështetet në matematikë për ta provuar këtë.

Laura Mersini-Houghton me të gjitha mjetet e shkrimit (edhe matematikën e re të fizikës), ajo deklaron se Teoria e kuanteve gjithmonë ka thënë se informacioni nga universi asnjëherë nuk mund të humbasë , nuk mund të zhduket. Teoria e re matematike e fizikës së Dr.Mersini-Houghton, një teori që  rrëzon të tjerat,  shpjegon pse vrimat e zeza – ashtu si na kanë mësuar të besojmë -nuk mund të ekzistojnë! Shumica e fizikanëve besojnë se universi shpërtheu nga një njësi që filloi të zgjerohej me Big Bang-un 13.8 miliardë vite më parë. Nëse është e pamundur për këto njësi (singularitete) të ekzistojnë, atëherë edhe teoria e Big Beng-ut vihet në pikëpyetje, së bashku me vrimat e zeza. Cili ishte entuziazmi i saj mbi zbulimin? “Ende nuk jam e shokuar” ,- thotë ajo . Çuditërisht të njëjtën gjë tha edhe Mari Kyri kur fitoi çmimin Nobel.

Sipas Dr Laura Mersini-Houghton, “Fizikantët janë përpjekur të ndërthurin këto dy teori – teorinë e Ajnshtajnit mbi gravitetin dhe mekanikën kuantike –për dekada, por ky skenar i sjell këto dy teori në harmoni dhe kjo është vërtet një punë e madhe”.Fizikantja gjeniale shqiptare thotë: “Harmoni!”,  Sipas saj ndoshta universi është shumë më harmonik sesa shpërthimet dhe kolapset siç është folur. Madje ajo pohon se sot shkenca astro-fizike nuk bënë fjalë për univers, por për multivers

 

Si e priti  Shqipëria këtë arritje të suksesshme të shkencëtares Laura Mersini Houngton?

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përjetojnë kulmin e saj shkencor, një astronome shqiptare, që quhet Laura Mersini (Houngton nga i shoqi).

Shkencëtarja nga Vlora, e bija e një shkencëtari, me origjinë fisnike, bijë enjë familjeje të deklasuar, është e njohur gjërësisht në rrethet akademike botërore dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave më të rëndësishme në botë, por në Shqipëri nuk e ka marrë një vëmëndje të tillë as nga mediat. Sepse politika shqiptare merret me “punë të mëdha”. Moskushtimi i vëmendjes ndaj këtij personaliteti botëror , ndaj një intelekti që lind vetëm një herë në shekull, që aq më tepër është grua, është një nënë, është një bijë shqiptare, është treguesi më i mirë i luftës së klasave që vazhdon edhe me brezin e katërt të të mohuarëve. Babë e bijë të shpërfillur. Çfarë mëkati?

Me të drejtë pyes :a do të zhduket ndonjëherë difrencimi klasor në Shqipëri? Përgjigjen e kësaj pyetje ma dha i madhi Prof.Dr. Isuf Luzaj, i cili rrëfen: “Teksa shoqëroja Filozofin e madh Zhan Pol Sartri, gjatë një vizite akademike 18 ditore në SHBA,i ftuar erdhi edhe në Universitetin ku unë jepja në disa kurse, filozofinë e tij mbi ekzistencilizmin, ky më tha:” Sa më shumë i sinqertë, i vendosur, i zgjuar, trim të jetë, një komunist-kryetar shteti, aq më shumë gabime, aq më të pakoregjueshme gabime, aq më të tmerrshme gabime do të bëjë, pa pasur tjetër alternativë veçse krimit, për të vazhduar në udhën e tij të gabuar, i udhëhequr nga filozofia e gabuar marksiste-engeliste-leniniste”- thënie, të cilën Filozofi Isuf Luzaj e quan “Epitaf Lapidar”  (I.Luzi- Filozofia e Bukurisë, fq-196).

E bindur nga thënia e Sartrit të madh, them se ashtu siç janë mohuar, shpërfillur apo harruar mjaft vlera kombëtare, emblena të kulturës sonë, ashtu do të ngelen, në harresë sa e sa potenciale  vlerash të tjerë që kanë prejardhje fisnike apo bijë nga prindër intelektualë me kulturë perëndimore.  Kjo mungesë interesimi nga media apo poltika shqiptare, nuk e pengojnë Laurën që të bëjë e të thotë gjënë e duhur, në kohën dhe vendin e duhur. Sepse Bota nuk do t’ia dijë se nga vjen, ç’kombësi ka, nga cila klasë shoqërore rrjedh, apo çfarë gjuhe flet?  Bota vlerëson dijet dhe trurin e avancuar të saj.

Ndaj me gjithë shpirt i uroj Laurës jetë të gjatë, suksese në shkencën e bukur të kozmogjisë dhe së shpejti me çmimin “Nobel”, sepse është krenari për të gjithë ata që vlerësojnë suksesin !Urime zonja shkencëtare!

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Vlorë 1 maj 2016

Filed Under: ESSE Tagged With: elita, Laura Mersini Houghton, Vilhelme Vrana Haxhiraj

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT