• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vizita e Vuçiqit ne Kosove, fyerje e shqetesim- jo pajtim

September 10, 2018 by dgreca

2Sadik-ElshaniNga Sadik ELSHANI/*Kete fundjave, 8 e 9 shtator, Ne Kosove beri nje vizite Aleksander Vuçiq, kryetari (presidenti) i Serbise. Si zakonisht keto jane vizita kunderthenese (kontraverzale), provokuese, teper shqetesuese qe nuk ndikojne ne zbutjen e marredhenieve ne mes Kosoves dhe Serbise.

1 vuciQellimet e Serbise kurre nuk kane qene ne interesin e permiresimit te ketyre marredhenieve dhe hapjes se kapitujve te pajtimit e bashkepunimit. 2 vuciE tille ishte edhe kjo vizite. Aleksander Vuçiq nuk erdhi me qellime te mira, me nje dege ulliri ne dore: t’i pranoje krimet serbe ndaj popullsise shqiptare e te kerkoj falje per keto krime. Por, ai erdhi qe t’i provoje ujerat e Ujmanit, te ngul kembe per pronesine e Trepçes dhe te mase pulsin e politikes shqiptare, qe per fat te keq, ne kete çast eshte ne gjendje te vdekjes klinike. 1 vuci sadVuçiq beri nje bresheri kercenimesh, duke e lartesuar figuren e kriminelit Sllobodan Millosheviq, Neronit te Ballkanit dhe per te theksuar edhe nje here se Serbia kurre nuk do ta njohe shtetin e pavarur te Kosoves.

Udheheqesit tane ende nuk jane mbushur mend

Sjellje te tilla nuk duhet te jene te papritura. Por, udheheqesit politike te Kosoves ende nuk jane mbushur mend me sjelljet e Serbise dhe udheheqesve te saj. Prandaj, ata perseri i perserisin te njejtat gabime, duke pritur qe kete radhe politikanet e Serbise do te sillen ndryshe. Ministri i puneve te Jashtme dhe zevendeskryeministri i Kosoves, Bexhet Pacolli u shpreh: “Ne kemi derguar mesazhe presidentit te Serbise se ai eshte i mireseardhur ne Kosove, çdohere kur te doje mundet me ardhe ne Kosove. Kosova eshte vend i hapur, demokratik, ne jemi nikoqir te mire dhe ai, eshte pergatitur dhe pritja per zoteri Vuçiq, por pritja vizita ne Ujman pak na u duk e pakuptimte…” Ndersa zevendeskryeministri tjeter, Enver Hoxhaj, u shpreh se BE-ja duhet ta denoje viziten e Vuçiqit. Nuk di çka te thote njeriu kur degjon deklarata te tilla, qe dikush tjeter duhet te kujdest per ne se kush hyne e kush del ne Kosova, thua se ky vend nuk ka zot. Eshte pikerisht kjo BE-ja qe permes zedheneses se saj, Maja Kocijançiq e denoi ndaljen e Vuçiqit ne Drenice. Kjo tregon naivitetin, shkeputjen nga realiteti te udheheqesve te Kosoves. Po, shqiptaret jane te njohur per mikpritjen e tyre, por behet fjale per pritjen e mikut, e atij njeriu qe te vjen me qellime te mira. Me veprimet, sjelljet e tij, zoti Vuçiq po tregon se nuk eshte mik i shqiptareve, mik i Kosoves, prandaj atij i duhet rezervuar nje “pritje” tjeter, apo edhe me mire, t’i ndalohet fare hyrja ne Kosove. Te shpresojme se udheheqesit tane do te mbushen mend nje dite. Kemi nje histori te hidhur shumeshekullore me Serbine dhe politikanet tane duhet t’i parashohin disa gjera. Por, si mund t’i parashikojne situatat keta driteshkurter qe nuk shohin se çka po ndodh para syve te tyre. Kur vete e fton ujkun ne vathe, duhet ta dishe mire se çka mund te ndodhe.

Vuçiqi te shkoje ne Prekaz, te kerkoje falje e te perkulet me nderim per te gjitha viktimat

Kete radhe Vuçiqi u mundua te beje edhe nje provokim tjeter, te kaloje mespermes Drenices qe te vizitoje ne nje fshat te Skenderajt te banuar me popullsi serbe, por qytetaret e ndaluan, ia ndane kufirin te thana, siç thote nje fjale e jona. Ate qe nuk e beri shteti e beri populli dhe i tregoi qarte Vuçiqit se ky vend ka zot dhe ai eshte populli dhe jo politikanet e shitur. Madje kryetari Thaçi mori guxim dhe i quajti te pakulturuar keta qytetare qe po e ndalonin nje kriminel, partnerin (ortakun) e tij. Kete veprim Vuçiqi e ka bere me vetedije te plote, sepse ai e di fare mire se çka paraqet e çka perfaqeson Drenica ne historine e Kosoves dhe çka ka ndodhur ne Prekaz e ne fshatrat e tjere te Drenices dhe anembane Kosoves. Zoti Vuçiq mund te vije ne Drenice, por te shkoje te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” e te perkulet perpara viktimave e te kerkoje falje ne emer te popullit dhe shtetit serb. Keshtu sillen ata qe duan ta harrojne te kaluaren e te lidhin ura miqesie, por politika dhe politikanet e Serbise jane shume larg ketyre veprimeve fisnike. Kur po mendoj per konfliktin ne mes te serbeve e shqiptareve, kur jam duke i shkruaj keto radhe mendja po me shkon te kancelari i Gjermanise Perendimore, Willy Brandt (1913 – 1992).

Gjunjezimi i Willy Brandit perpara monumentit te kryengritjes se Getos se Varshaves

Me 7 dhjetor te vitit 1970 gjate vizites qe i beri Polonise kancelari i Gjermanise Perendimore, Willy Brandt, ai e vizitoi edhe Monumentin e Kruengritjes se Getos se Varshaves. Sipas protokollit ai e vendosi nje kurore me lule ne emer te shtetit te Gjermanise Perendimore, por ajo qe ishte e papritura dhe qe i befasoi te gjithe ishte ai gjunjezimi i famshem i peruljes dhe pendeses per te gjitha ato miliona viktima te nazizmit. Ky eshte ai gjesti fisnik, human i nje njeriu te madh me zemer te madhe e shpirt te paster, pendimi i sinqerte per te gjitha ato krime qe kane kryer bashkekombesit e tij. Willy Brandt gjate kohes se nazizmit eshte larguar nga Gjermania si kundershtar i atij regjimi çnjerezor dhe ka qendruar larg luftes, ndersa per dallim nga ai, Vuçiq ka qene bashkepunetor i krimineleve serbe, posacerisht Sheshelit. Per kete shpesh e kane pyetur Brandtin se perse e beri kete veprim, ndersa ai eshte pergjigjur: “Nen peshen e historise me te re, une e bera ate qe njerezit e bejne kur fjalet u mungojne. Ne kete menyre une kam perkujtuar miliona njerez te vrare.” Keshtu veprojne njerezit qe kane ndergjegje, ndiejne dhimbje per krimet e luftes, ndersa njerezit si Vuçiqi dhe shumica e bashkekombesve te tij, veprojne ne menyren e tyre me te shemtuar dhe jonjerezore.

Kjo ngjarje e fundit dhe shume te tjera para saj deshmojne se udheheqesit tane jane te paafte, te padenje per te drejtuar shtetin e Kosoves, per t’i dale zot asaj, per te kerkuar drejtesi per te gjitha ato viktima, per te gjitha ato krime e shkaterrime. Udheheqesit e shantazhuar, te korruptuar i japin nje pamje, nje emer te keq vendit te vet dhe askush nuk mund t’i marre seriozisht. Me kete klase politike Kosova dhe imazhi i saj, ashtu – ashtu jo fort i mire, kane rene ne nivelin me te ulet ne keto 20 vitet e fundit. Keto dobesi tetyre jane duke I shfrytezuar mire kundershtaret tane. Prandaj, eshte koha qe kjo klase sunduese e deshtuarte largohet sa me pare nga jeta politike e Kosoves. Me mire sot se neser – me mire me te mire se me zor.

Filadelfia, 9 – 10 shtator 2018

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Politike Tagged With: Sadik Elshani, urrejtje, Vizita e Vucic

Vuçiç viziton komunitetin serb në Kosovë, Policia kundërshton median serbe

January 20, 2018 by dgreca

-POLICIA E KOSOVËS KUNDERSHTON MEDIAN SERBE/

1 flet Vucic-Komuniteti serb përbën 1.47 % të banorëve në Kosovë, ku sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011 u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë, prej tyre  92.93 % shqiptarë, pa përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit/1 Vucic kosve-Në 17 janar  njoftohej se, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Serbisë,  Aleksander Vuçiç/1 Manastir PRISHTINË, 20 Janar 2018-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç  mbërriti sot në Kosovë, ku fillimisht do vizitojë manastirin e Banjskës, komuna e Zveçanit, në veriun e banuar me shumicë serbe.Në mesditë do takohet me zyrtarët serbë nga Kosova, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën Veriore, ndërsa pasdite do takohet dhe do bisedojë me qytetarët në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë, komuna e Graçanicës, afër Prishtinës.

Axhenda është njoftuar nga Presidenca e Serbisë, ndërsa media serbe raporton se presidentin Vuçiç sapo ka mbërritur në Banjskë i pritur nga një numër i madh i banorëve dhe se në Mitrovicën veriore, ku  poashtu qëndroi, ka masa të forta sigurie që nga mëngjesi. Presidenti i Serbisë vendosi kurorë në vendin ku ditë më parë u vra politikani serb Oliver Ivanoviç në veri të Mitrovicës, ndërsa ka theksuar angazhimet për zbardhjen e këtij rasti.

Në Kosovë Vuçiç po vijon vizitën në lokalitete të banuara me shumicë nga komuniteti serb.

Komuniteti serb përbën 1.47 % të banorëve në Kosovë, ku sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011 u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë, prej tyre  92.93 % shqiptarë, pa përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.

Në zgjedhjet lokale 2017 në Kosovë numri i votuesve në këto katër komuna veriore me shumicë serbe, sipas regjistrit të KQZ-së, ishte: Mitrovicë e Veriut – 21.797,  Leposaviç – 17.747,  Zveçan – 9.069 e Zubin Potok – 8.400.

Në zgjedhjet lokale Lista Serbe ka fituar në të 10 komunat me shumicë serbe, ndërsa Kosova ka gjithësej 38 komuna.

Komuniteti serb në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh përfaqësohet me 10 deputetë, ndërsa në qeverinë ksovare ka 1 zëvendëskryeministër e tre ministra.

Nga10 komunat me shumicë serbe në Kosovë  5  janë të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special tëOKB-së.

Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Në Kosovën e pavarur prej 10 vitesh, nga 17 shkurti 2008, gjuha serbe është një nga gjuhët zyrtare. Serbia është shteti i vetëm fqinj që ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërsa në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së zhvillohen bisedime drejt nomalizimit të marrëdhënieve.

Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 ishte element konstituiv me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës dolën 7 shtete, një nga të cilat edhe Serbia.

Në 17 janar  njoftohej se, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Serbisë,  Aleksander Vuçiç.

Në këtë bisedë telefonike, të dy presidentët trajtuan çështjet e ndryshme të interesit të përbashkët, duke u fokusuar në domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore, forcimin e paqes në rajon dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

Një çështje e veçantë, e cila u diskutua ndërmjet të dy presidentëve, ishte edhe vrasja  një ditë më parë e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviç në veri të Mitrovicës. Lidhur me këtë çështje presidenti Thaçi ka siguruar presidentin Vuçiç se organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të atyre që e kanë bërë këtë vrasje.

Presidenti Thaçi gjithashtu theksoi se, organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshëm që në përputhje me legjislacionin në fuqi të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çfarëdo ndihme, e cila mund të çojë drejt zbardhjes së kësaj vrasjeje.

Të dy presidentët theksuan domosdoshmërinë që t’u jepet kohë e mjaftueshme që organet kompetente të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Ajo çfarë është kryesore në gjithë këtë çështje, është zbulimi i kryesve të kësaj vrasjeje, theksuan të dy presidentët, bëhej e ditur në faqen zyrtare ‘facebook’ të presidentit kosovar.

***

 

Vuçiq: Do të shkëmbejmë informacione për vrasjen e Ivanoviqit/

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka porositur në Kosovë se Serbia do të japë gjithçka nga vetja për ta ruajtur paqen, se do të bëjë gjithçka që mospajtimet shumëshekullore me shqiptarët të zgjidhen, që të sigurohet paqe dhe siguri e qëndrueshme për të gjitha familjet serbe dhe shqiptare.

Ai e ka bërë këtë deklaratë para Manastirit në Banjska, ku edhe e ka nisur vizitën e tij në Kosovë.

Vuçiq i ka porositur serbët e Kosovës se duhet të mbesin dhe mbijetojnë në vatrat e tyre, duke thënë se për këtë do t’i ndihmojë shteti i Serbisë.

“Nuk guxohet që të jemi më pak në territorin, në vendin ku kemi jetuar gjithmonë dhe për këtë arsye, si shtet, do të luftojmë në të gjitha mënyrat”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë është që të bisedojë me serbët edhe për sigurinë, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, si dhe për atë se cilat organe ua garantojnë sigurinë.

“Të shohim se si dhe në cilën mënyrë do t’i zhvillojnë hetimet. Ne do të shkëmbejmë informacione, sepse po shoh që po flasin për shkëmbim të informacioneve, edhe pse kemi kërkuar që të marrim pjesë në hetime. Por, do të presim, jo rrëfimet për gazeta, por rezultatet përfundimtare të hetimeve. Të shohim se a do të sjellin hetimet deri te kryerësit e krimit të neveritshëm në Mitrovicë ose jo. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë mjaft gjëra do t’i kemi të qarta”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se është e nevojshme gjetja e moduseve të reja që ruajtja e sigurisë dhe paqes së serbëve të bëhet më e qartë.Vuçiq theksoi se është e rëndësishme edhe gjetja e mekanizmave të rinj në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit në radhët e veta.Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë ka investuar mjaft në renovimin e kishave në Kosovë dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe më tej. Gjithashtu, ai e ka cilësuar të rëndësishme që të përfundojë projekti i vendbanimit banesor “Lugina e diellit’.Peshkopi Teodosije, me këtë rast, ka thënë se vizita e Vuçiqit është mjaft e rëndësishme dhe se për serbët në Kosovë është e pamundur mbijetesa pa shtetin e Serbisë.Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë po qëndron për vizitë njëditore. Presidenti serb, me eskortën e tij, ka hyrë në Kosovë, përmes pikës kufitare në Jarinë.

Vizita e Vuçiqit në Kosovë pason katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, siç ka paralajmëruar ai, për të biseduar me serbët.Pas vizitës në Manastirin në Banjska, Vuçiq ka udhëtuar për në Mitrovicën veriore.Ai ka vendosur kurorë para zyrës së Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, aty ku është vrarë lideri i këtij subjekti politik, Oliver Ivanoviq.Siç është paralajmëruar, në Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicën e veriut, Vuçiq aktualisht është duke mbajtur takim të mbyllur me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të Kosovës.Ndonëse shumica e qytetarëve serbë në veri nuk kanë qenë të vullnetshëm që ta komentojnë vizitën e presidentit Vuçiq në Kosovë, megjithatë, dy prej tyre, kanë thënë se kjo vizitë është e nevojshme për popullin serb që jeton në Kosovë.Miodrag Dragosavac nga Mitrovica e veriut ka thënë se përshendet ardhjen e Vuçiqit në Kosovë.

“Është për t’u përshëndetur ardhja e tij për ta ndarë me ne këtë situatë të rëndë, e cila na ka gjetur pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, njërit prej politikanëve më të mirë në këtë hapësirë”, ka thënë Dragosavac.

Miodrag Nedeljkoviq, po ashtu nga Mitrovica veriore, ka thënë se ardhja e Vuçiqit në Kosovë ka qenë e nevojshme.

“Ne i bëjmë thirrje presidentit Aleksandar Vuçiq që të na vizitojë vazhdimisht. Populli është i gëzuar kur dikush i viziton nga Beogradi, nga Qeveria. Këtu, populli jeton shumë rëndë”, ka thënë Nedeljkoviq.

Më pas, është paraparë që Vuçiq të udhëtojë për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët lokalë.

Siç ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë shefi i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zheljko Bojiq, policia do të zbatojë planin operativ të veçantë, me rastin e vizitës së presidentit serb.

Me urdhër të Drejtorisë kryesore të Policisë, policia rajonale e veriut ka hartuar planin operativ për këtë vizitë, për zbatimin e të cilit është paraparë angazhimi i një numri të madh të pjesëtarëve të policisë, ka thënë Bojiq.

Ndonëse më herët ishte paralajmëruar që Vuçiq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, ai do ta përfundojë vizitën të shtunën, pas takimit me qytetarët lokalë në Llapna Sellë.Kjo është vizita e shtatë e Vuçiqit në Kosovë në pesë vitet e fundit, ndërkaq e para në cilësinë e presidentit të Serbisë.(RFL)

***

POLICIA E KOSOVËS KUNDERSHTON MEDIAN SERBE/

SQARIM I POLICISË SË KOSOVËS LIDHUR ME DISA SHKRIME TË PUBLIKUARA NË DISA MEDIA SERBE/

-Policia e Kosovës  dërgoi sot këtë informacion:/

Prishtinë, 20 janar 2018, ora 14:25/

Policia e Kosovës (PK), e adreson këtë informacion zyrtar për media me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, lidhur me disa shkrime të publikuar sot në disa media/portale kryesisht serbe, ku shkruhet se në Llapna Sellë janë shoqëruar (ndaluar) shqiptar të cilëve iu janë marrë (gjetur) armë,  dhe lidhur me këtë sqaron me sa vijon:

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet vepron konform autorizimeve ligjore që ka, ashtu siç ka vepruar edhe në rastin e ndalimit të një automjeti civil i cili ka penguar qarkullimin e delegacionit.

Rreth 13.05 min, njësia në lëvizje e cila ka qenë në para përcjellje të përfaqësuesve nga delegacioni i Serbisë, i cili ka qenë duke shkuar në drejtim të Graçanicës, saktësisht në dalje të autostradës në Veternik, kanë ndaluar një veturë civile e cila ka penguar qarkullimin e automjeteve zyrtare.Vozitësi i automjetit është ndaluar nga zyrtarët policor, përderisa automjetet zyrtare me delegacionin e përfaqësuesve nga Serbia kanë vazhduar sipas agjendës pa incidente dhe nuk bëhet fjalë për gjetje të ndonjë arme.

Vlen të potencohet se nuk ka qenë eskorta e presidentit të Serbisë pasi që e njëjta deri në këtë kohë gjendet në rajonin e Mitrovicës Veri.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale me qëllim të ofrimit të sigurisë ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, policia, Vizita e Vucic

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT