-Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci ministri Avdullah Hoti është pritur nga ministri i Financave i Republikës së Kroacisë, Zdravko Marie/
PRISHTINË, 6 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Kosova dhe Kroacia nënshkruaan sot Marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë. Kjo bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga Zagrebi, ku ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.
Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci ministri Avdullah Hoti është pritur nga ministri i Financave i Republikës së Kroacisë, Zdravko Marie, me të cilin diskutuan në lidhje me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën e tatimeve, luftën e ekonomisë joformale, fushën e fiskalizimit, si dhe në fusha tjera.Me këtë rast, ministri Hoti dhe homologu i tij Marie kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e fiskalizimit ministri kroat Zdravko Marie njoftoi ministrin Avdullah Hoti për gatishmërinë e shtetit kroat që të ofrojë përvojën e tyre për shtetin e Kosovës në fiskalizimin e bizneseve.Ministri Hoti gjatë vizitës në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar edhe nga homologu i tij kroat Zdravko Marie vizitoi Administratën Tatimore të Kroacisë, ku panë për së afërmi funksionimin e kësaj Administrate, si dhe u njoftuan nga stafi i saj me sistemin fiskal të shtetit të Kroacisë./b.j/