• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KONSULLI I KOSOVËS NË SHKUP VIZITOI VATRËN

March 17, 2017 by dgreca

1 Dila Tav

Të Enjten(16 mars, 2017) në mesditë në Selinë e Vatrës ishte për vizitë diplomati Agim Krasniqi, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Shkup.

1 Dalipi ne kembe

Krasniqi u prit në Vatër nga Kryetari dr. Gjon Buçaj me zonjën Nikoleta, zv.Kryetari Asllan Bushati, anëtari i kryesisë dhe arkëtar i Vatrës Marjan Cubi me zonjën Dilë, anëtarët e Këshillit Drejtues të Vatrës Zef Balaj dhe Idriz Lamaj, si dhe Editori i Diellit, Dalip Greca.

1 Ne tav MithatiKryetari Buçaj i uroi mirëseardhjen mysafirit dhe e informoi me veprimtaritë dhe qëndrimet e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”.

Dr. Buçaj shprehu shqetësimin për zhvillimet jo të favorshme në trojet Kombëtare, si ; situata e ngarkuar me tensione në Shqipëri, ku 25 vjet pas rrëzimit të diktaturës, ende është në dyshim liria dhe pasiguria e votës, është në pikëpyetje Reforma në Drejtësi, korrupsioni në nivelet e larta, krimi është ulur në Parlament dhe në pushtet,Shqipëria është kthyer në Kolumbia e Ballkanit për kultivimin dhe trafikimin e drogës,  dhe në këto kushte vetë Demokracia është në pikëpyetje e shoqëria në krizë. Po ashtu në Kosovë janë shqetësuese zhvillimet e fundit, marrdhëniet me Serbinë, arrestimi i Haradinajt, mosmarrveshjet për demarkacionit, komunat me shumicë serbe, që vënë në pikëpyetje pavarësinë e shtetit, problemet për Ushtrinë e Kosovës , korrupsioni etj.

1 Dera ok

Edhe në Maqedoni, për Kryetarin e Vatrës, gjendja paszgjedhore, ka krijuar tensione , duke i ushqyer ato në mënyrë të panevojshme me ngarkesa etnike, duke shpallë Gjuhën shqipe-rrezik për shtetin etj. Për të gjitha këto kryetari Buçaj shfaqi qëndrimete  Vatrës, që tashmë janë bërë publike.

Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Shkup, falenderoi Kryetarin e  Vatrës për mikpritjen dhe përgëzoi Federatën Vatra për punën e palodhur në drejtim të Çështjes Kombëtare. Një shekull histori e Vatrës, nuk është vetëm histori vatarnësh apo një organizate, tha mysafiri, por histori Kombëtare këtu në Shtetet e Bashkuara. Ai shtoi se çdo kush në Kosovë e di se ç’është dhe çfarë ka bë Vatra për Kombin shqiptar. Jini krenar që përfaqësoni një qëndresën shqiptare këtu në vendin e Demokracisë. Aifalenderoi Diasporën Shqiptare të Amerikës për kontributin e madh që ka dhënë për Kosovën, gjatë dhe pas luftës.

Më pas mysafiri iu përgjigj interesimit për zhvillimet e fundit në Maqedoni, për faktorin shqiptar atje, për Platformën dhe për qëndrimet paszgjedhore dhe mundësitë e daljes nga kriza maqedonase.Gjatë bashkëbisedimit e morën fjalën edhe zv.Kryetari Asllan Bushati, Zef Balaj, Idriz Lamaj, Marjan Cubi dhe editori Dalip Greca.

2 Tav edhe une

***

Agim Krasniqi ka qenë një nga këshilltarët dhe miqtë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. Ai ka kryer detyra të ndryshme dhe ka pasur funksione si anëtar  i kryesisë së LDK, sekretar organizativ si dhe dy mandate deputet në Kuvendin e Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: Agim Krasniqi, dalip greca, KONSULLI I KOSOVËS, në Shkup, vizitoi Vatren

IMZOT RROK GJONLLESHAJ, KRYIPESHKËV I TIVARIT, VIZITOI VATRËN

February 20, 2017 by dgreca

1 IpeshkeviTë Hënën në mesditë, me 20 Shkurt 2017, Imzot Rrok Gjonlleshaj, Kryeipeshkvi i Tivarit, vizitoi Selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Ai shoqërohej nga Pater Pashko Gojcaj, famullitar në Kishën e Shën Ndout në Tuz, nga Fran Cotaj, Anton Raja, Gjeto Dushaj,dhe Isa Brijaj. Mysafirët u pritën nga zv/Kryetari i Vatrës z. Asllan Bushati dhe anëtari i Këshillit të Vatrës Zef Balaj, e editori Dalip Greca.

1 Ipeshkevi zefi katershe1 priftat tavol flam1 asllani em 2 prifat1 Zefi me 2 priftat ok1 antoni me 2 priftat ok1 Dera PriftatZv/Kryetari Asllan Bushati u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe i prezantoi me veprimtaritë dhe jetëgjatësinë 105 vjecare të Vatrës.Ai u ndal në bashkëpunimin për më shumë se një shekull të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra me bashkësitë fetare në SHBA. Vatra e ka të shenjtë harmoninë fetare, që vjen që nga bashkëpunimi i Imzot Nolit me dom Zef Oroshin, Imam Vehbi Ismailin e Baba Rexhepin. Për më më shumë se 100 vite Vatra ne festimet e saj ka të pranishëm udhëheqësit fetarë. Bushati i prezantoi mysafirët edhe me qëndrimet e Vatrës për zhvillimet në trojet Kombëtare dhe kërkoi që të luftohet për qëndrushmëri për mosasimilim në trojet e rrezikuara nga ky fenomen.

Imzot Rrok Gjonlleshaj falenderoi për mikpritjen dhe vlerësoi veprimtarinë shekullore të Vatrës. Ai vecoi kontributin e shqiptarëve të Amerikës dhe Vatrës në drejtim të Kosovës dhe trojeve të tjera kombëtare. Shqiptarët e Amerikës tha Imzot Rrok Gjonlleshaj, Kryeipeshkëv i Tivarit, e kanë treguar veten për kontributin e madh që kanë dhënë për fe’ dhe Atdhe. Kontributi i tyre për Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është i jashtzakonshëm. Po ashtu ai vlerësoi dhe mbështetjen që po japin në këto momente shqiptarët e Amerikës edhe për Katedralen e Tivarit.

Editori i Diellit përshkroi shkurtazi rrugëtimin e Vatrës dhe kontributin e saj për cështjen Kombëtare. Ai u ndal në katër momente historike të veprimtarisë së Vatrës: 1- Fushata e madhe “Të shpëtojmë Shqipërinë” e 3 Qershorit 1917, ku Vatra mblodhi 150 mijë dollarë për të shpëtuar Pavarësinë e Shqipërisë(Më shumë se 2 milionë dollarë me kursin e  sotëm) 2-  Aksioni për Huanë Kombëtare të Vatrës për shtetin shqiptar  më 1921,ku u grumbulluan 198 mijë dollarë(Me kursin e sotëm rreth 3,5 milionë dollarë) 3- Stërvitja dhe dërgimi i Trupave vullnetare në Shqipëri më 1920 për të mbrojtë kufijtë jugorë të Shqipërisë, si dhe i Bandës Muzikore”Vatra”-pjesmarrëse në Luftën e Vlorës( e cila kreu rolin e Bandës së Shtetit Shqiptar)  4-Manifetsimi i madh me  20-30 Nëntor 1969,me ratsin e 60 vjetorin e Gazetës”Dielli”, manifetsim që nisi me 20 Nëntor në Boston dhe përfundoi me 30 nëntor në Nju Jork, ku Vatra bashkoi shqiptarët e Italisë, arbëreshët me ata të Amerikës.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, IMZOT RROK GJONLLESHAJ, KRYIPESHKËV I TIVARIT, vizitoi Vatren

KESHILLA-TESTAMENT QE LA NENE TEREZA

October 19, 2016 by dgreca

*DON LUSH GJERGJI: JU TREGOJ KESHILLEN TESTAMENT QE ME LA NENE TEREZA/

1-takimi-ne-vater

*NJE TAKIM I NGOHTE I DON LUSH GJERGJIT NE VATER/

1-flet-don-lushi

Takimi i së Hënës (17 Shtator 2016) me Don Lush Gjergjin në VATËR ishte një takim i ngohtë me vatranët. Bibliografit të shquar i Shën Terezës, Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, ia ka uruar mirëseardhjen dr. Gjon Buçaj, kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Dr. Buçaj e përshkroi veprimtarinë e Don Lush Gjergjit në Washington si shumë të suksesshme dhe të dobishme, jo vetëm në përcjelljen e mesazheve për Shën Terezën, por edhe për Kombin Shqiptar.Ai foli për interesimin e madh që u tregua si për bisedën që u zhvillua në Bibliotekën e Kongresit, por edhe gjatë Meshës si dhe në takimin me komunitetin shqiptar, që shtroi drekë për nder të Tij. Kryetari i Vatrës e vlerësoi veprimtarinë e degës së Vatrës në Uashington, të Kryetares Merita B McCormack, dhe të gjithë kryesisë, të cilët edhe familjet i përfshinë në këto veprimtari. Po ashtu Komuniteti i atjeshëm dha mbështetje të pakursyer. Kryetari i Vatrës shtoi se në këto veprimtari ishte e pranishme dhe ambasadorja e Shqipërisë në Washiongton, zonja Floreta Faber.

Më pas kryetari,që e shoqëroi mysafirin edhe në Uashington edhe në Nju Jork,  tregoi për veprimtaritë e don Lush Gjergjit në Nju Jork, ku veçoi takimin në Konsullatën e Kosvës si dhe tek Kisha Katolike”Zoja e Shkodrës” e veprimtari të tjera.
Më pas kanë përshëndetur dhe kanë shfaqur opinionet e tyre zv/Kryetarët e Vatrës Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, Nazo Veliu, Marjan Cubi,Pashko Camaj, Zef Përndocaj, Fran Marku, Simon Simolacaj, Adem Belliu, Ilir Cubi, Pjetër Mrnaçaj, Dalip Greca, Mhill Gjuraj etj.
Don Lush Gjergji falenderoi Vatrën për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që i ka dhënë gjatë kësaj vizite, ku e kreu më së miri misionin që kishte marrë mbi vete. Don Lush Gjergji e pat takuar Misionaren e shquar, Shën Terezën e Kalkutës në vjeshtë të vitit 1968 në Romë, kohë kur nisi miqësia e tyre e pandashme. Don Lush Gjergji, biografi i Shën Terezës ka shkruar 16 libra rreth jetës së saj dhe vazhdon të kontribuojë në sjelljen e mesazheve të fuqishme dhe veprimtarisë së saj fetare e të bamirësisë.
Biliografi i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji, tregoi copëza nga jeta me Nënë Terezën, veçanërisht u ndal gjatë në momentet e takimeve me të, në vizitën në Kalkutë, apo takimet e tjera. Ai përcolli filozofinë dhe mençurinë e Nënë Terezës, e cila, në Kalkutë, veçanërisht atje, shihej si e Shenjtë që në gjallje të saj. Qytetarët e thjeshtë e vinin Nënë Terezën mbi Gandin dhe figurat e tjera të shquara të Indisë. Ai tregoi edhe fragmente bisedash kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel për Paqe, kur Kryetari i Komisionit i kishte thënë don Lush Gjergjit: Kurrrë nuk kemi patur një rast kaq unanim si në rastin e Nënë Terezës.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëbisedimit.Don Lush Gjergji iu përgjigj pyetjeve dhe përmes fakteve nga Jeta e Nënë Terezës, uli tonet e debatit.
Psh, kur vatrani i vjetër, Zef Përndocaj, pyeti: Si ka mundësi që Nënë Tereza, vendosi lule tek Varri i Enver Hoxhës, edhe pse ai nuk e lejoi që të shihte nënën e sëmurë apo motrën në gjallje, madje as kur nënë Drania ndërroi jetë, ai prapë nuk i dha leje?! Unë për vete, tha Përndocaj, kurrë nuk do t’ia falje atij gjaksori që më mori 16 jetë të pjestarëve ët familjes.
– Pikërisht, prandaj është e veçantë Nënë Tereza…Ajo ishet mbi ne….tha don Lush Gjergji dhe me urtësi zbërtheu filozofinë e saj për faljen.
Don Lush Gjergji e ka përmbyllë bisedën me fjalën mbyllse të ligjëratës së tij në Bibliotekën e Kongresit, duke sjellë në kujtesë një këshillë që i kishte dhënë dikur Shën Tereza. Ajo i kishte thënë:
“-Është një porosi dhe testament të cilin ta dhuroj ty, dhe ti do t’ua dhurosh të tjerëve.
– Kqyre dorën tënde!
I thashë ‘e kqyr çdo ditë, është dora ime, e njoh’.
-“Jo, jo, kqyre mirë.”!
Pastaj më tha: – ‘Kqyri pesë gishtërinjtë e tu, dhe çdo mëngjes, pasi të zgjohesh pyete vetveten: çdo të bëj sot për Zotin? (Çdo gisht një fjalë)…
Dhe Zoti të ka dhënë edhe një dorë tjetër, dhe pesë gishtërinj të tjerë. Dhe pyete veten ‘çdo t’bëj sot për njeriun?’ Dhe vazhdoje jetën. Në fund të ditës, pyete vetveten: ‘Ç’kam bërë sot për Zotin?’ dhe ‘Ç’kam bërë sot për njeriun?…
Në fund të takimit Don Lush Gjergji i ka dhuruar Vatrës me nënshkrim për Bibliotekën e saj librin album:”Jeta, Dashuria, Dëshmia”- Përshpirtëria e Nënës Tereze.
Më pas ai ka vizituar edhe Bibliotekën e Vatrës, ku editori e njohu me punën që po bëhet për ta sistemuar atë në raftete e reja.
Për nder të mysafirit vatranët kanë shtruar një darkë.Të nesërmen Don Lush Gjergji, i përcjellë në aeroport nga Marjan Cubi, udhëtoi drejt Michiganit.

1-une-ne-kembe

(Korresp i Diellit)

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: dalip greca, don Lush Gjergji, vizitoi Vatren

AMBASADORJA TEUTA SAHATÇIJA, KONSULLE E PËRGJITHSHME E KOSOVËS NË NJU JORK, VIZITOI VATRËN

August 10, 2016 by dgreca

Bronks, NY, e Mërkurë, 10 Gusht 2016- Sot në mesditë ambsadorja Teuta Sahatçija, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, e shoqëruar nga Konsulli Fatmir Zajmi, ishte mysafire në Vatër. Diplomatja e re  u pritë nga Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj i shoqëruar nga zonja  Nikoleta, anëtarët e Kryesisë së Vatrës z. Marjan Cubi i shoqëruar nga zonja Dila, Mithat Gashi, nga anëtari i Këshillit të Vatrës Zef Balja, Zef Përndocaj, Kryetari i të Rinjëve të Vatrës Saimir Dashi, anëtar i Këshillit të Vatrës,  si dhe nga editori i Gazetës Dielli, anëtar i Kryesisë së Vatrës, Dalip Greca. Takimin e ndoqi dhe gazetari i Komunitetit Beqir Sina.

Në fjalën e mirëseardhjes Kryetari Buçaj, tha se ishte kënaqësi dhe privilegj që e priste Konsullen e përgjithshme të Republikës së Kosovës , ambasadoren Teuta Sahatçija në Selinë e Vatrës. Ai tha se Vatra ndjehet mirë që ka marrdhënie të ngushta  me diplomatët e shtetit të Kosovës, të cilët pa përjashtim, ndër vite e kanë vizituar Vatrën dhe kanë bashkëpunuar me të. Më pas dr. Buçaj i njohu mysafirët me ecurinë e veprimtarive të Vatrës, qëndrimet e saj dhe fokusimin në Çështjen Kombëtare. Ai tha se brezi i tanishëm që drejton Vatrën e ka obligim që ta ruaj këtë thesar Kombëtar, dhe të mos ia prishë imazhin historik . Ne, theksoi z. Buçaj, e kemi për detyrë që ta përciellim misionin e Vtarës tek brezi i ri. Është kjo arsyeja që po i kushtojmë kujdes aletrnimit të moshave në radhëte  Vatrës; po ruajmë frymën tradicionale përmes vatranëve të vjetër, dhe po anëtarësojmë edhe të rinj. Sot kemi këtu edhe përfaqësuesion e të rinjëve të Vatrës, z. Saimir Dashi. Për Vatrën, ka rëndësi Çështja Kombëtare. Prandaj u kemi bërë apel dhe partive politike në Shqipëri dhe Kosovë që për çështjet madhore kombëtare dhe ato që kanë të bëjnë me demokracinë,forcimin e saj, të bashkëpunojnë.

Më pas dr. Buçaj trajtoi me detaje bashkëpunimin e Vatrës me Konsullatën e  Kosovës, veçanërisht për shkollat shqipe, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës Kombëtare.

Ambasadorja Teuta Sahatçija , tha se ndjehej e emocionuar në këtë sallë, ku historia e shqiptarëve të Amerikës, të dikton respekt për Vatrën e vatranët dhe për të gjithë shqiptarët e Amerikës. Ju, tha ajo, keni luftuar për një shekull për të mbrojtur Kombin, veçanërisht në vitet ’20 për mbrojtjen e territoreve shqiptare, bëtë për vete Amerikën, që me presidentin Wilson,Klinton. Bush,  dhe vazhduat te kontribuoni po kështu edhe kur ishit të izoluar nga Atdheu, luftuat pa kompromis edhe kur ra komunizmi, siç luftuat edhe për Lirinë e Kosovës. Që këndej nga Amerika erdhën ndihmat, erdhën djemtë luftëtarë,erdhën aeroplanët e NATO-s,  erdhën armë, por sot ne nuk presim nga ju që të na dërgoni armë, por kemi nevojë që së bashku të luftojmë fort, të bashkuar, për të përcjellë imazhin real të Kosovës, jo atë imazh që turbullojnë bombat tymuse dhe gazi, që e turbullojnë pamjen, por për pamjen reale, atë vitale të Kosovës. Së bashku ne duhet t’i kundërvihemi propagandës ofensive denigruse dhe dezinformuse që bën shteti i Serbisë  me aleatët e saj, kundër shtetit më të ri. Është “sukses” i politikës dezinformuse të Serbisë ndalja e njohjeve të reja të shtetit tonë, siç ishte edhe ofensiva agresive kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Përcjellja e imazhit real të Kosovës me arritjet e saj tek kongresmenët, senatorët, tek të gjitha nivelet e politikës dhe ekzekutivit amerikan, nga ato lokale deri në Washington, mbetet detyrë e jona e përbashkët. Duke u ndalë tek suksesi që arriti Majlinda Kelemndi në Lojërat Olimpike Rio 2016, e emocinuar, ambasadorja tha: Majlinda na nderoi duke e ngritur Flamurin e  Kosovës mbi të tjerët, ç’ka tregon se ky vend i vogël, ka me çfarë të krenohet. Po ne duhet ta shfrytëzojmë më mirë shembullin e Majlindës, ashtu siç duhet të shfrytëzojmë edhe famën e artsiëtve tanë si: Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, apo tenorët e talentuar që pushtojnë sallat moderne të muzikës amerikane e botërore. Ne, tha ambasadorja Sahtçija, duhet ta ngremë imazhin e Kosovës edhe me këtë rast.

Duhet të jemi të bashkuar, porositi ambasadorja. Kundër Kosovës punohet shumë, veçanërisht duke e identifikuar atë me terrorizmin dhe islamin radikal, me ISIS-in. Tendenca për ta barazuar Kosovën me Sirinë për rrezikshmërinë e terrorizmit, është dashakeqase. Duke i amplifikuar rastet e përfshirjes të qytetarëve të Kosovës në shtetin Islamik, dhe duke bërë krahasime me numrin e popullsisë, tentohet të përmbyset imazhi pozitiv dhe demokratik i Kosovës. Nga njëra anë Kosova anatemohet dhe sulmohet nga qarqe të caktuara, nga ana tjetër nuk pranohet anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL! Kjo është e papranushme. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, do ta bënte më të lehët luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Megjithatë, tha ajo, duhet të ndajë me ju lajmin e mirë, se- që nga Shtatori, nuk ka as edhe një rast të përfshirjes të qytetarëve kosovarë në ISIS.

Më pas u diskutua edhe për problemet për të vërtetat e demarkacionit dhe për tymnajën që endet nga segmente ta caktaura radikale, që amplifikojnë të pavërteta.

Gjatë takimit e morën fjalën edhe Konsulli Fatmir Zajmi, anëtari i kryesisë së Vatrës Mithat Gashi, Zef Balaj, Marjan Cubi, Zef Përndocaj,Dalip Greca etj.

Në fund të takimit ambasadorja Teuta Sahatçija shkroi në librin e vizitorëve në VATER :”U ndjeva shumë e emocionuar, e lumtur, që sot pata privilegjin të jemë në zyrat e këtij Institucioni Mbarëkombëtar, që ka dhënë aq shumë për shqiptarët me punën e vet shembullore në ndihmë të Kombit.

Falenderoj z. Buçaj dhe ët gjithë bashkëpunëtorët e tij në këtë takim, të cilët e bënë aq të veçantë  këtë vizitë dhe më mbushën me shpresë për punën që do të bëjmë në të ardhmen, duke u mbështetë edhe tek kaluara e lavdishme.”

Ambasadore Teuta Satçija

Konsulle e Përgjithshmee Republikës së Kosovës në Nju Jork

NY, 10 Gusht 2016.

(Korresp. i Diellit)

Filed Under: Vatra Tagged With: AMBASADORJA TEUTA SAHATÇIJA, KONSULLE E PËRGJITHSHME E KOSOVËS NË NJU JORK, vizitoi Vatren

KRYEBASHKIAKU I TROPOJËS VIZITOI VATRËN

April 18, 2016 by dgreca

Të Hënën, 18 Prill 2016, kryebashkiaku i Tropojës, z. Besnik Dushaj, vizitoi selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Ai shoqërohej nga bashkavëndas të tij që jetojnë në SHBA. Z. Dushaj dhe shoqëruesit e tij u priitën nga Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, zv/Kryetari Asllan Bushati, anëtari i këshillit të Vatrës Lek Mirakaj dhe Editori i Diellit, Dalip Greca.

Mirëseardhjen mysafirit ia uroi dr. Gjon Buçaj, i cili i bëri një ekspoze të shkurtër rreth Vatrës dhe veprimtarive të saj, e njohu mysafirin me qëndrimet aktuale të Vatrës dhe me frymën e  saj Kombëtare, me shtrirjen e degëve në SHBA dhe Kanada si dhe veprimtarinë e tyre. Çështja Kombtare për Vatrën është mbi gjithçka, tha kryetari i Vatres .

Editori i Diellit e njohu mysafirin me historinë 104 vjeçare të Vatrës( e cila me 28 Prill 2016 feston ditëlindjen e 104) dhe historinë e Gazetës Dielli, që me 15 Shkurt 2016 festoi 107 vjetorin e numrit të parë.

Kryebashkiaku i Tropojës falenderoi për mikpritjen e Vatrës dhe shprehu kënaqësinë që për të parën herë shkelte në këtë tempull të Historisë Kombëtare, që ka bërë aq shumë punë për kombin. Më pas ai tregoi qëllimin e vizitës së tij në SHBA dhe takimet e  frytshme që ka pasë më bashkatdhetarët.

Zv/Kryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati, duke e falenderuar për vizitën, i uroi Kryebashkiakut detyrën e tij si qytetar i parë i Tropojës dhe i kërkoi, që të luftojë shumë për Tropojën, ta mbajë larg adminiitratën nga korrupsioni, si dhe të mos bëhet palë me ata që duan ta shkatërrojnë atë ç’ka natyra i ka dhënë, Valbonën.

Në fund Kryetari i bashkisë shkroi në librin e vizitorëve: Me shumë kënaqësi sot vizitova Vatrën dhe u takova me vatranët. Ndjehem krenar që preka këtë tempull të Historisë kombëtare, veprimtaria dhe puna shekullore e Vatrës janë të lidhura pazgjidhshmërisht me egzistencën e Shtetit Shqiptar. Nderim dhe respekt për Vatrën dhe Vatranët!

Besnik Dushaj

Kryetar i bashkisë së Tropojës.

Nju Jork, 18 Prill 2016

Filed Under: Vatra Tagged With: KRYEBASHKIAKU I TROPOJËS, vizitoi Vatren

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT