• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkrimtari dhe studiuesi Uran Butka vizitoi VATREN

November 26, 2015 by dgreca

Librat e z. Uran Butka”Masakra e Tivarit” dhe “Lufta Civile në Shqipëri” do të promovohen të Shtunën me 28 Nëntor, ora 11.00 AM në Sallën e Vatrës në adresën: VATRA-2437 SOTHERN BLVD-

BRONX-NY 10458/

Nuk është e para herë që shkrimtari dhe studuesi Uran Butka viziton Vatrën. Ai ka promovuar me vatranët vite më parë librin e tij kushtuar figurës më eminente të shqiptarizmës, sic e ka quajtë ai Mithat Frashërin”Gjeniu i Kombit”. Kontaktet me vatranët, z. Butka, nuk i ka shkëputur për asnjë moment. Në gazetën Dielli është përherë i pranishëm me artikuj, promovime, me tregime dhe me gjithcka tjetër rreth aktivitetit të tij krijues. Ai është edhe autor i Monografisë”Kristo Kirka”, një nga bashkëthemeluesit e Vatrës, libër me t cilin fitoi”Penën e Argjendtë”.   Me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar, 103 Vjetorit të pavarësisë së Shqiëprisë, studiuesi është ftuar në Darkën Solemne që organizon Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe bashkësia e Komunitetit, përfshi edhe Bashkësinë Fetare dhe diplomatët shqiptar. Z. Butka do të jetë folësi i nderit në Drakën e Flamurit të Premten, 27 nëntor 2015, në orën 6.00 në MAESTRO’S.

Z.Butka, arriti në Nju Jork, me 24 Nëntor 2015, ndërsa të Mërkurën me 25 Nëntor ai bëri nëj vizitë në Selinë e Vtarës, ku u prit nga Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj dhe Editori i Diellit, Dalip Greca. Krahas bisedës, z. Butka dhuroi për bibliotekën e Vatrës, për Kryetari Bucaj dhe Editorin, kopje të librave të tij”Masakra e Tivarit”, “Lufta Civile në Shqipëri”, “Dritëhije Të Historisë”-Polemikë me Kristo Frashërin- si dhe botimin në gjuhën engleze” – The ‘Bomb’ And the Soviet Embassy In Tirana-

Librat e z. Uran Butka”Masakra e Tivarit” dhe “Lufta Civile në Shqipëri” do të promovohen të Shtunën me 28 Nëntor, ora 11.00 AM në Sallën e Vatrës në adresën:

VATRA

2437 SOTHERN BLVD

BRONX

NY 10458

Veprimtaria promovuese do të drejtohet nga pedagogu Mithat GASHI.

Pjesmarrja është e lirë për publikun( Korresp. Dielli)

Filed Under: Vatra Tagged With: promovimi, Shkrimtari dhe studiuesi Uran Butka, vizitoi Vatren

ZONJA SUZANA ARBNORI VIZITOI VATRËN

September 23, 2015 by dgreca

Të Martën në mbrëmje, me 22 Shtator, zonja Suzana Arbnori, bashkëshortja e të ndjerit Pjetër Arbnori, e shoqëruar nga djali Filip dhe vajza Justina, bënë një vizitë në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”.
Mysfirët u pritën nga kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj me bashkëshorten Nikoleta, nënkryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati,sekretarja Nazo Veliu,  anëtari i kryesisë dhe arkëtari i Vatrës Marjan Cubi, dhe Editori i Diellit Dalip Greca.
Kryetari i Vatrës u uroi mireseardhjen mysafirëve dhe shprehu respekt e nderim për Mandelën e burgjeve Shqiptare, ish kryeparlamentarin, si dhe mikun e Vatrës Pjetër Arbnori.
Konsiderata të larta dhe kujtime nga takimet dhe bashkëpunimi mes Vatrës dhe Pjetër Arbnorit, treguan zv/kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, sekretarja Nazo Veliu, dhe Marjan Cubi.
Editori i Diellit u përshkroi mysafirëve rrugën 103 vjecare të Vatrës përmes fotografive dhe dokumenteve arkivore.
Familja i shkroi mbresat në librin e vizitorëve.
Për nder të mysafirëve Vatra shtroi një darkë ne restorantin Giovanni’s, pronë e bashkatdhetarit Gjergj Dedvukaj në Arthur Avenue.
Zonja Arbnori falenderoi për mikpritjen e ngrohtë .
Me pare zonaj Arbnori ishet prite edhe nga dega e Vatres ne Michigan me kryetar z. Alfons Grishaj.

Filed Under: Vatra Tagged With: vizitoi Vatren, Zonja Suzana Arbnori

Kryetari i Gjilani, Lutfi Haziri, vizitoi VATREN

July 23, 2015 by dgreca

Të Enjten me 23 Korrik, në Shtëpinë e Vatrës ishte për vizitë Kryetari i Komunës së Gjilanit të Republikës së Kosovës. z. Lutfi Haziri. Ai u prit nga zv/kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, z. Asllan Bushati, anëtari i Këshillit të Vatrës z. Zef Bala dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Zv/Kryetari i Vatrës z. Bushati pasi i uroi mirëseardhjen mysafirit, i përshkroi zhvillimet e fundit Vatër, fokusimi në cështjen Kombëtare, Kuvendi i fundit, shtrirja e Vatrës nëpër shtete të ndryshme të Amerikës dhe në Kanada.Ai foli dhe për qëndrimet e Vatrës ndaj klasës politike të korruptuar në Shqiëpri, Kosovë e Maqedoni etj.
Mysafiri Lutfi Haziri, i cili ishte i ftuar në këtë vizitë zyrtare nga “Sister Cities International”, tha se ndjehej i gëzuar dhe i emocionuar që ndodhej në Vatrën historike dhe nuk mund të mos e përfshinte në axhendën e tij Vatrën e Shqiptarëve të Amerikës.Ai tregoi më pas për axhendën e vizitës, takimet, përfshi atë në Departamentin e Shtetit dhe takimet e tjera.
Anëtari i Këshillit të Vatrës z. Zef Balaj, pasi i uroi mirëseardhjen mysafirit, u përqëndrua tek cështja e debatuar e Gjykatës speciale në Kosovë, trysnia e faktorit ndërkombëtar dhe qëndrimi shqiptar.
Editori i Diellit bëri një përshkrim historik të 103 viteve të Vatrës dhe 106 viteve jetë të Gazetës Dielli.
Z. Lutfi Haziri shoqërohej në këtë vizitë nga Faton Bislimi dhe gazetari Xhevat Latifi, drejtor Ekzekutiv ne Qendra e Kosoves për Politikë Publike.
Në fund z. Haziri dha një intervistë për Gazetën “Dielli”

Filed Under: Vatra Tagged With: Kryetari i Gjilani, Lutfi Haziri, vizitoi Vatren

Dr. LORI E. AMY, Profesore ne Georgia Southern University vizitoi Vatrën

August 1, 2014 by dgreca

Të Enjten me 1 gusht 2014, profesorja ne Georgia Southern University, vizitoi Shtëpinë e Vatrës. Ajo u prit nga kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj me bashkëpunëtorët e vet. Dr. Lori E. Amy vizitoi ekspozitën e 100 vjetorit të Vatrës si dhe dokumentete rralla të arkivit të Vatrës. Profesorësh, që është një mike e shqiptarëve dhe e ka vizituiar Shqipërinë. Asaj i bënë shumë përshtypje shkrimet origjinale të rekordeve të Vatrës, që ruhen që nga viti 1912, përfshi edhe dokumete të rekordeve të Shoqërisë bashkëformuse të Federatës, Besa-Besën,rekorde që janë më të hershme, të viteve 1910. Po ashtu ajo shfletoi edhe koleksionet e hershme të Gazetës Dielli, e cila vazhdon të botohet në SHBA prej viti 1909, duke qenë gazeta më jetëgjatë në botën shqiptare, 105 vjeçare..
Qëllimi i vizitës së profesores Lory E. AMY, ishte edhe tërheqja e mendimeve për zhvillimet në Shqipëri, krimete diktaturës komuniste, mosdënimi i tyre,mosdënimi i funksionarëve të lartë që kanë kryer krime, trashëgimia komuniste, etj. Ajo është duke shkruar një libër me këtë subjekt.Vizita zgjati tri orë. Në fund u bënë fotografi në mjediset ë Shtëpisë së Vatrës dhe jashtë saj.
Në takim morën pjesë, përveç kryetarit D. Gjon Buçaj, edhe zv/kryetari Asllan Bushati, presidenti i Fondit të Studentëve Profesor Mithat Gashi, arkëtari Marjan Cubi, editori i Diellit Dalip Greca, si dhe Lek Buçaj, anëtar i kryesisë i degës së Washingtonit.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dr. LORI E. AMY, Profesore ne Georgia Southern University, vizitoi Vatren

VISAR ZHITI: VATRA, METAFORA E ATDHEUT!

February 24, 2013 by dgreca

Shkrimtari i njohur shqiptar, fitues i Çmimit të Madh për Letërsinë për vitin 2011,i dekoruar nga presidenti i Republikës me titullin “ Mjeshtër i Madh”(2012), poeti disident, që u dënua në burgjet e diktaturës komuniste për poezi, përshkruesi mjeshtror i ferrit dantesk të  burgjeve shqiptare, të shtunën me 16 shkurt 2013, vizitoi Shtëpinë e Vatrës. Shkrimtari Zhiti u prit nga kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, i cili i uroi mirësardhjen. Dr. Buçaj, duke iu drejtuar mysafirit të nderuar, tha se ishte kënaqësi, që Vatra priste në shtëpinë e saj, shkrimtarin më të shquar të Letërsisë Shqiptare të pas diktaturës. Në zyrën e kryetarit të Vatrës, Shkrimtari Zhiti, shoqërohej nga bashkvuajtësit e tij, Dine Dine, Lek Mirakaj, Esat Çoku, si dhe z. Zef Balaj, sponsor i udhëtimit. Kishte ardhur në këtë takim edhe këngëtarja Ermira Babliu, e cila ishte e ftuar edhe në festën e Pavarësisë që organizoi Vatra dhe bashkësia shqiptare në New York.(Lexoje te plote ne Diellin e printuar)

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, Visar Zhiti, vizitoi Vatren

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT