• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“URA E BASHKIMIT” NË LEGNANO, VLERË ATDHETARIE

December 25, 2014 by dgreca

Në ditët e fundnëntorit 2014, u ndodha në Itali, në qyetin Legnano ku banon dhe punon një komunitet mjaft i madh shqiptarësh. Rastësia mbret i jetës, siç e thotë populli. Në bisedë me miqtë dhe të njohurit, mësova se në këtë qytet vepron shoqata atdhetare kulturore me emrin simbolik “Ura e bashkimit”. Për mua ishte një lajm i lakmuar, ndaj më erdhi mirë që pas kaq kohësh, shqiptarët e atij rajoni të gjërë kanë krijuar një shoqatë. Vetë ky emër i gjetur me dy fjalë, flet shumë. “Urë bashkimi” e mërgimtarëve me mëmëdheun, “Urë bashkimi” me popullin e vendit mikpritës. Për krijimin dhe veprimtarinë e shoqatës, në dëshirë dhe në të shkruar gjithçka është e lehtë dhe e bukur, ndërsa realiteti është i mbushur me plot vështirësi dhe të papritura, të cilat duan mendim e punë të përbashkët, mundim, mençuri, harxhim kohe dhe shpenzime, të cilat edhe sado të vogla qofshin, të bëjnë t`i grisësh xhepat duke rrëmuar qindarkat.
Si fillim u tkova me Dom Antonio Giovannini, prift Italian, i cili me një shqipe të kulluar ulet në bisedë: kam pak kohë që jam kthyer nga Shqipëria, ku shërbeva për gati 15 vjet në kishat e zonës së Shkodrës, Pukës dhe Tropojës. Tani jam këtu në Legnano dhe jam shumë i kënaqur që po vazhdoj traditën e vendosur këtu e dhjetë vjet të shkuara, që një herë në muaj mesha të jepet në shqip. Veç kësaj, duke e ndjerë se fëmijët shqiptarë e kanë problem mësimin e gjuhës shqipe, bëmë të mundur që në oratorio (mjediset pranë kishës), t`u lirojmë një dhomë (klasë), ku të zhvillojnë mësim. Po hallet e mërgimtarëve nuk kënë të sosur, kështu nëpërmjet “Karitas”-it të Legnanos, përpiqemi që të ndihmojmë familje shqiptare me nevoja ekonomike. Jam i kënaqur që shqiptarët kanë krijuar shoqatën e tyre. Kështu mund të zgjidhin shumë punë e të ndihmojnë njëri-tjetrin. Sa për mua, unë i dua dhe i nderoj shqiptarët. Këtu në zyrë mbaj flamurin e kombit tuaj dhe jam i pranishëm në shumë veprimtari që organizohen këtu në Legnano dhe rrethinat e tij.
Më pas takohem me Petrit Gjinaj, kryetar i shoqatës, një djalë energjik, i qeshur dhe mjaft i afrueshëm, i cili ka dëshirë të tregojë: Shoqata është krijuar me qëllim që shqiprarët të kenë një organizëm ku të përfaqësohen dhe të gjithë së bashku të përpiqen të mbajnë lidhje me mëmëdhenë, njëkohësisht, sa të jet e mundur të ruajnë gjuhën dhe traditat atdhetare, sidomos te brezi i ri. Në çdo takim e bisedë me shokët e miqtë, ndjehet i njëjti shqetësim i përbashkët: po humbasim lidhjet me njëri-tjetrin dhe si pa u ndjerë po humbasim identitetin tonë kombëtar. Fëmijët tanë që kanë lindur këtu në Itali, çdo ditë e më pak po flasin shqip. Nuk po them gjë të re, po shumë punë këtu në dhe të huaj nuk mund t`i zgjidhë individi, ndaj duhet një institucion që ta ngrerë zërin për ta. Është një përvojë e vyer, që shqiptarët e kan krijuar me kohë edhe në vende të tjera. Shoqata jonë është tërësisht vullnetare dhe pa as më të voglin financim. Kështu që gjithëçka po realizohet në kohën e lirë, pas pune.
Pa më lënë shteg për pyetje Petriti vazhdon: Jemi munduar të veprojmë në disa drejtime:
Së pari: kemi krijuar marëdhënie të mira me drejtuesit e komunës, kur dihet se sa të ftohtë janë lombardezët ndaj emigrantëve. Me këtë rast po përmend se, vitin e shkuar komuna dha 119 çertifikata mirënjohje për fëmijët shqiptarë të lindur në Itali. Kam përshtypjen se është rast i rallë.
Në vazhdim, me ndihmën e priftit Italian dom Antonios, kemi siguruar një klasë ku zhvillohet mësimi i fëmijëve tanë në gjuhën shqipe. Këtu vullnetarisht japin mësim tre mësues, Xhevahire Gjonaj, Ludovik Vulaj dhe Lulzim Hysaj. Po mundohemi të tërheqim sa më shumë fëmijë, megjithëse e pranojmë se kemi shumë vështirësi.
Veç këtyre, po organizojmë veprimtari ku të mblidhen sa më shumë shqiptarë. Një detyrë sa e bukur, aq edhe atdhetare. Deri tani kemi festuar 100-vjetorin e pavarsisë dhe së fundit festat e Nëntorit, ku siç e vutë re, në sallë kishe mbi 350 vetë. Nuk qahemi nga vështirësitë. Për ta bërë më të gëzueshme festën, veç grupit të fëmijëve tanë që kënduan, vallzuan dhe recituan në shqip, ftuam edhe këngëtarët Pëllumb Vrinca, Greta Koçi dhe Donika Vuçinaj .
Së fundi, dua të shtoj se punët e shoqatës nuk kanë të sosur. Po mundohemi që shqetësimet dhe problemet tona t`i publikojmë edhe më shtypin lokal. Aleks Vulaj, anëtar i shoqatës, ka publikuar dy shkrime me mjaft interes.
Me këtë rast ju falëndroj për interesimin. Kemi nevojë të shkëmbejmë përvojë. Njëkohësisht ju falënderoj që pranuat ftesën dhe na nderuat me fjalën tuaj në këtë tubim festiv. Ishte mjaft e bukur tema: “Historia e shiptarëve e lavdishme. Historia e Shqipërisë ka shumë dhimbje”. Na preke aty ku shpirti na dhemb më shumë, tek krenaria kombëtare.
Përgatiti
Kadri Tarelli
Durrës

Filed Under: Mergata Tagged With: Kadri Tarelli, VLERË ATDHETARIE.

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT