• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VORBULLAT E POLITIKAVE GREKE NDAJ SHQIPËRISË

August 1, 2016 by dgreca

Nga Albert Z. ZHOLI/
   U shkuam marëdhënieve shqiptaro-greke deri në pavarësinë e Shqipërisë. Caktimi i kufijëve nga Konferenca e Ambasadorëve e Londrës në vitin 1913, qënia e shtetit të brishtë shqiptar pa qeverisje, Ismail Qemali do të largohej atë vit për në Itali nga presioni i kundërshtarëve të tij) vendosja në vend i Komisionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë, Caktimi i Princ Vidit si Mbikqyrës i Shqipërisë, e kishin zhytur vendin në kaosin e përgjithshëm. Është shumë e njohur novella e Kadaresë “Viti i mbrapsht”dhe çorientimet e jetës shqiptare në ato kohëra. Kjo krizë, nostalgjia e qarqeve të caktuara për Turqinë e Madhe, lobi Proturk e anadollak, makinacionet diabolike të Esat Pashë Toptanit, etj, bënë që të përhapej idea e një rindarje të re të Shqipërisë edhe në ato pak troje që i kishin dhënë të huajt. I asaj kohe është i famëshmi” Protokoll i Korfuzit”. 75 vjet më vonë “Protokolli” doli përsëri në shesh. Në të vërtetë ai nuk ishte fshirë kurrë. Rënia e sistemit totalitar në Shqipëri, hapja e kufijëve greko-shqiptarë, dëshpërimi shqiptarë për këtë zhgënjim madhor që u kishin bërë politikat komuniste ndaj të ashtëquajturës botë kapitaliste. Lëkundi tek ata deri tek nocioni komb e atdhe. Nga ana tjetër organizatat e shumta që u krijuan në minoritetin grek të jugut, e që do të mblidheshin më pas në “Omonian”, ngritën dallgët e shpresave për një bashkim të mundshëm me Greqinë. Dukej se ishte koha. Por formulimet ndërkombëtare, paprekshmëria e kufijëve në Evropë, etj e reduktuan çështjen deri në kërkesën për autonominë e Vorio-Epirit. Kufijtë e Vorio-Epirit nuk u përcaktuan kurrë saktë. Për priftin e Konicës, Sebastianos, Vorio-Epiri shtrihej deri në Durrës, meqë sipas librit të tij të botuar në vitin 1992, Epidamusi i lashtë ishte koloni greke!Të tjerët e çonin këtë kufi deri në shkumbin, ndërsa vetë ‘Protokolli” përcaktonte si Vorio-Epir krahinat e Korçës, Gjirokastrës, Sarandës e Himarës.Nuk do të hyjmë në analizën e këtyre përcaktimeve, sepse këtë duhet ta bëjnë historianët e jo politikanët grekë e shqiptarë, por këto vorbulla do të përcaktonin në mënyrë të ndjeshme gjithë jetën e emigracionit shqiptar në Greqi, sikundër do ta shohim në faqet e ardhëshme.Por duhet theksuar, se ka pasur edhe një erë të mirë në politikat midis dy vendeve.Kjo i takon qeverisjeve të PASOK-ut kur rivlersuan marëdhëniet diplomatike midis dy vendeve, kur në Kakavijën e padepërtueshme për shqiptarët, ministri i atëkohshëm Papulias dhe homologu i tij shqiptar Rez Malile, kishin pirë nga një gotë për miqësinë e dy popujve. Pas kësajë zoti Papulias do ta kalonte disa herë kufirin. I njohur si mik i shqiptarëve, ngaqë ishte rritur në zonat pranëkufitare me Pagonin, ngaqë qysh në shkollën fillore kishte patur shokë e miq mjaftë shqipëtarë dhe i kishte dashur ata, Papuliasi do ta bënte Shqipërinë një nga preferencat e tij dhe do të luftonte për shumë vjet me radhë për ndryshimin e klimës së mosbesimit. E tijë konsiderohet shprehja se “…Vorio-Epiri është një kontekst gjeografik…”e cila lehtësoi shumë politikat shqiptare ndaj Greqisë. Por rënia e qeverisë së PASOK-ut pikërisht më 1990 dhe ardhja në pushtet e konservatorëve nacionalistë në kulmet e acarimeve politike në Shqipëri, ndërlikoi edhe një herë klimën e ngrohtë politike. Nuk jemi të sigurtë nëse kjo synonte vtëm goditjen përfundimtare të regjimit komunist i cili e kishte konsideruar bukur paprekshmërinë e kufijëve, apo një gjallërim të organizatave ekstremiste greke. Sidoqoftë vet dallga e refugjatëve shqiptarë kishte prishur diçka nga skema. Ajo ishte e papërmbajtëshme. Sado e dobësuar qeveria e Tiranës duhej të bënte edhe ajo diçka për ta ndaluar këtë dallgë. Ishte kjo arësyeja, që kryeministri Miçotaqis do të ndërmerte atë janar të ngrirë udhëtimin e tijë të parë drejt Tiranës. Më 13 janar 1991 ai do të pritej nga Ramiz Alia. Siç ishte Koha, shtypi shqiptar, i përbërë kryesisht nga gazeta proqeveritare i dha aq publicitet kësajë vizite sa jepte zakonisht. Nuk dihen hollësira. Por në dukje, kjo vizitë ngjante si një rritje e prestigjit të rënë të qeverisë së Tiranës. Pra vinte në drejtim të kundërt me situatat evropianolindore. Ai ishte i pari kryeministër grek që vinte në Shqipëri, dhe qeveria shqiptare i bëri shumë propozime. Mjaft I përmbajtur ,Micotaqis, dha disa premtime. Midis tyre ishin shtimi I ndihmave humanitare, të cilat duhet thënë se ishin të shumta por që u shpërdoruan në Shqipëri, sistemimin e refugjatëve shqiptarë me kusht mbrojtjen e kufijëve nga pala shqiptare e greke, fillimin e dhënies së vizave në masë, si edhe akordimi I 20 milion dollarëve ndihmë për Shqipërinë. Nuk u publikuan kurrë parashtrimet e kryeministrit grek në planin politik dhe të partipluralizmit. Koha do të tregonte se kjo trysni duhet të jetë bërë. Megjithë disa masa parandaluese që u morën nga pala shqiptare për të frenuar ikjen drejt Greqisë, vala nuk u shua më kurrë. Tani molepsja ishte totale. Madje edhe ushtarët shqiptarë merrnin rryshfet nga ikanikët nga 500 lekë të vjetra në mënyrë që ata të kthenin shpinën kur kolonat bënin tutje. Të dhëna zyrtare të publikuara disa vjetë më vonë bëjnë fjalë edhe për të vrarë në kufi nga pala shqiptare. Për këtë do të dilnin gjygjeve për genocidë disa drejtues të degëve të brendëshme të rretheve kufitare me Greqinë e do të merrnin dënime të rënda. Më 28 maj 1991 shkoi përsëri në Tiranë zëvendës sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtëme greke Megallokonomi i cili vendosi në qendër të bisedimeve me homologun e tijë, parandalimin e eksodit të shqiptarëve drejt Greqisë. Edhe disa ndihma të reja humanitare u premtuan. Por askush nuk ishte i interesuar të mbante në këmbë regjimin komunist. Atë kohë, ishte ashpërsuar lëvizja sindikaliste antikomuniste dhe shumë shpejt do të binte qeveria Nano e ngritur pas zgjedhjeve të 31 marsit. Vendi do të formonte një qeveri koalicioni, e cila sipas analistëve dhe ngjarjeve që do të rridhnin më pas. Do të ishte qeveria më e kompletuar shqiptare, por që duke pasur në krye një president komunist dhe strukturat e pacënuara të shtetit totalitar, nuk do të pranohej nga perëndimi. Karta e tijë, Sali Berisha, një ish komunist, por që tani ishte vënë në krye të Partisë Demokratike, do ta prishte shpejt këtë qeveri për ta çuar në zgjerdhje të tjera. Por le të kthehemi te fati mijëra vetëve që kishin kapërcyer kufirin grek në fillim të vitit 1991. Pas një periudhe relativisht të shkurtër nëpër kampe, shumica e të ikurve shqiptarë u shtynë thellë në tokën greke.Popullimi me shqiptarë nisi nga zonat fshatare të Epirit e synoi drejt qyteteve të mëdha. Më shumë u vendosën në Janinë, si qyteti më i afërt me Shqipërinë, por edhe në Artë, Prevezë, Trikalla, Igumenicë, etj. E vërteta është se në shumicën e rasteve këtyre njerëzve iu rezervua një pritje e ngrohtë. Shtëpitë greke u hapën kanatë për këta njerëz të drobitur të cilët udhëtonin papushim, ditë e natë, për të mbërritur diku. Shpesh herë nuk dinin ku shkonin. Synimi: një portë e hapur. Të asajë periudhe janë tregimet për njerëz të mrekullueshëm grekë, për pronarë zemërgjërë, për kumbarë të rinj që pagëzonin fëmijtë shqiptarë, madje edhe për martesa të para.Lajmet nga Greqia të mbushnin me entuziazëm. Doza të mëdha gënjeshtrash i shoqëronin ato për një arësye krenarie, apo justifikimi për ikjen. Madje edhe pagat thuhej se ishin fantastike. Kur punëtori i arive merrte dy-tre mijë dhrami në ditë ai shkruante se merte pesë, madje pa punuar fare!. Është i njohur fakti se zonat kufitare midis shteteve janë më të indokrinuara me nacionalizëm. Kështu Epiri grek jo më kot kishte dishepujt e vet të nacionalizmit, sikundër edhe zonat came të Sarandës kishin armiqësi për grekët e përtej kufirit. Kështu ccdo shqiptar mysliman dhe ccdo grek i mirëfilltë shihej nga të dy anët e kufirit gati-gati si armik. Mirëpo, ngaqë në këtë kohë historike shqiptarët ishin të detyruar të lypnin punë e strehim në vendin fqinj, ata ishin më të ekspozuarit ndaj furisë grekomadhe. Kështu nisën të preferoheshin për punë vetëm të krishterët, madje mundësisht minoritarët. Pastaj rrethi u zgjerua:po të ishte vorioepirot, doemos ishte grek dhe njeri i mirë! Të detyruar nga kjo vështirësi e re shumë shqiptarë nisën të mohonin emrat e tyre. Ky nuk ishte një formalitet e aq! Dinakëria e pronarëve grekë nisi të kërkonte dokumenta. Kështu në shtetin e tronditur shqiptar nisi korrupsioni i madh antikombëtar. Mijëra e mijëra letër-njoftime, pasaporta, ccertifikata u shitën falco vetëm për pak dhrami. Nëpunësit e gjendjeve civile u bënë të pasur. Të pasur u bënë edhe policët e Degëve të Brendëshme në tregëtinë e pasaportave për jashtë, tregëti e cila do të arrinte kulmet e veta disa vjet më pas në ndërrimin e këtyre dokumentave nga shteti “demokratik”.Por edhe kjo është një çështje së cilës do t’i futemi më në thellësi ku fenomeni të bëhej tronditës. Lajmet e bujëshme nga Greqia e tronditën më shumë sistemin politik në Shqipëri. Flitej për një mashtrim të madh komunist i cili e kishte përshkruar Greqinë si vend të vuajtjeve të klasës punëtore, madje ekstremistët shkonin më tej. A nuk erdhën grekët në Shqipëri në vitet’40 dhe vuanin për një copë bukë? Ja pra, që në ato vite Shqipëria edhe Greqia kishin të njëjtin nivel jetese, por kështu sistemi komunist e varfëroi popullin shqiptar! Kjo logjikë, megjithë disa të vërteta, ishte shumë naïve. Në vitet ’40 Shqipëria dhe Greqia ndryshonin si nata me ditën. Zhvillimi i gjithanshëm arsimor dhe kulturor i Greqisë kishte nisur fill pas pavarësisë së saj në vitin 1821, ndërsa në Shqipëri fill pas vitit 1920.Në fillim të këtijë shekulli aristrokacia greke organizonte ballo dhe gratë kërcenin me fustane dekolte, ndërsa në Tiranën e viteve ‘50gratë mbanin akoma ferexhe. Në Athinën e viteve 20-30 lëviznin tramet e famëshme, ndërsa në Tiranë arabët me kuaj kockë dalë. Universitetet e Greqisë kishin një histori njëshekullore, kur shkolla e lartë e Tiranës i përkiste fundit të viteve ’50. Industria greke po lulëzonte kur në Tiranë quhej krenari ndërtimi i një fabrike cigaresh. Letërsia dhe arti grek me një trashëgimi botërore zhvilloheshin si në të gjithë Evropën, kur në Shqipëri numëroheshin me gishta librat e parë Emigracioni Grek, nga më të mëdhenjtë në Evropë, sillte të ardhura të tilla sa ndërronte jetën e familjeve, kurëse pesë dollarë të dërguar nga mërgimtarët shqiptarë të Amerikës, apo Argjentinës sa zinin një vrimë muri në shtëpitë përdhese. Natyrisht ishte edhe sistemi I ekonomisë së tregut që përcaktonte prioritete të tjera…Spekullimet nuk ishin aq të sakta !Ishte njësoj si të quaje Serajevën e viteve ’90 një qytet të prapambetur e të uritur vetëm e vetëm se atje plasi lufta dhe njerëzit u larguan për në vende të tjera!. Pavarësisht nga të gjitha këto, një fenomen përvijohej qartë e saktë, Shoqëria moderne greke e pranoi sfidën shqiptare. E pranoi ikjen e tyre masive nga trojet amtare dhe u hapi dyert e shtëpive, të punës e të mirëqenies. Greqia u tregua më zemërgjërë se cdo shtet i Europës. Politikat nisën të zvoglonin peshën e tyre të zymtë para bashkëjetesës së popujve.

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Z. Zholi, E POLITIKAVE GREKE, NDAJ SHQIPËRISË, VORBULLAT

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT