-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa: Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë lejen që të vijë në Kosovë dhe kjo për mua nuk paraqet asnjë problem/
PRISHTINË, 2 Prill 2016-B.Jashari/ Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbërrin nesër në mëngjes në veri të Kosovës, ku nis vizitën në orën 08:00 flotacionit të Trepçës në Leposaviç.Vizita është paralajmëruar në faqen zyrtare të qeverisë së Serbisë, ndërsa sipas medias në Beograd drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ka deklaruar, se “kryeministri të dielën do të vizitojë veriun e Kosovës dhe disa, siç ka thënë, vende më të rëndësishme në të cilat jetojnë serbët”.Nuk paralajmërohet ndonjë takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili, gjatë një vizite sot në qytetin më të madh jugor të Kosovës, Prizren, sipas raportimeve të medias i është përgjigjur interesimit edhe rreth vizitës së homologut serb, Vuçiç.
“Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë lejen që të vijë në Kosovë dhe kjo për mua nuk paraqet asnjë problem”, citohet kryeministri Mustafa nga media në Prishtinë.
Në dialogun në nivel të lartë kryeministror Kosovë-Serbi, në Bruksel, janë zhvilluar 30 raunde, së fundi në 27 janar 2016, prej tyre 7 të kryeministrave Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç. Takimet e krerëve të qeverive të zgjedhjeve 2014 në të dy shtetet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë, pasojnë 23 raundet e zhvilluara nga kryeministrat e mëparshëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.
Kosova dhe Serbia në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, takimin e parë kryeministror në Bruksel e kanë zhvilluar në 19 tetor 2012.
Bisedimet në nivel kryeministrash kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, po ashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre, tani ministre e Dialogut.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.