• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndahet nga jeta ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan, Willy Kamsi

January 24, 2017 by dgreca

1 Willi KamsiU nda sot nga jeta ish-ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan, Willy Kamsi. Kamsi ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, në qytetin e Shkodrës. Kamsi u shqua për veprimtarinë e tij në fushën e arsimit, etnografisë, diplomacisë e bibliografisë.Ai u lind në Bari të Italisë në dhjetor të vitit 1926. U rrit në mërgim, nga ku erdhi në Shqipëri në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, në qershor të vitit 1943.Familja e tij u vendos në kryeqytet, por mbarimi i Luftës do të sillte ndryshime të mëdha në jetën e tij. Edhe pse i ati, Gjoni, nuk ishte marrë gjatë Luftës me politikë, familja e tij në qershor të vitit 1953 dëbohet nga Tirana dhe detyrohet të shkojë në Shkodër.

Në vitet e egra të terrorit komunist në Shqipëri, Willy Kamsi, punoi si bibliotekar pranë Institutit të Lartë Pedagogjik në Shkodër, ku u vlerësua për përkushtimin e tij. Krahas punës së bibliotekarit, Kamsi është i njohur dhe për studimet e tij historike dhe bibliograke, duke botuar një seri artikujsh.

Kamsi gjithashtu ka kontribuar në fushën e përkthimit. Pas rënies së komunizmit, në vitin 1993, ai u emërua nga qeveria demokratike ambasadori i parë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Kamsi qëndroi në këtë detyrë deri në dhjetor të vitit 1996, të cilën e kreu me përgjegjshmëri të lartë, duke nderuar Shqipërinë para përfaqësuesve të tjerë diplomatikë dhe para Selisë së Shenjtë.

Si diplomat Willy Kamsi la shembullin e të përkushtuarit, serioz dhe fisnik, mbase pa frakun ceremonial, se ishin vitet e varfërisë, po ai shkëlqeu mes kolegëve për virtytin dhe dinjitetin, duke e nderuar shtetin e tij.

Në vitet e tjera të jetës Willi Kamsi iu përkushtua botimit të disa veprave të rëndësishme, si numrit të plotë të revistave “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Albania” e Konicës, “Shêjzat”, si edhe disa materialeve me rëndësi historike, si “Ditari” historik i Shuk Gurakuqit, “Kujtimet” e Gjon Kamsit, një përmbledhje e studimeve të tij historike, etj.

3 Willi Kamsi***
Telegram Ngushëllimi i Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë Trojet e Arbrit me rastin e ndarjes nga jeta të pinjollit të Engjëllorëve Willy Gjon Kamsi. /
E nderuara Familja Kamsi! /
2 me shoqaten
Të nderuar Ithtarë të Shqipëris Etnike në të gjitha Trojet Shqiptare. 
Shoqata e Intelektualëve gjithshqiptarë Trojet e Arbrit me dhimbje të thellë e mori lajmin e kalimi të në amshim të studiuesit diplomatit dhe atdhetarit Willy Gjon Kamsit. Willy Kamsi për 10 vite të tëra ishte aktiv dhe ka marrë pjesë në shumë sesione shkencore për ndriçimin e Historisë Shqiptare të mbajtura në të gjitha Trojet Shqiptare. Ai me studimet dhe pjesmarrjen e tij i jepte seriozitet shkencor dhe kombëtar sesioneve tona shkencore. Madje i ndjeri Willy së bashku me të ndjerinë Mentor Quku, ishin dy ikona Shkodrane që përfaqësonin Shkodren në kuvendet e Shqipëris Etnike, ku ishin të nderuar, dhe të respektuar nga mbarë Intelektualët nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora e madhe Atdhetare. Familja Kamsi është një familje e nderuar e cila dha intelektualë dhe atdhetarë që bën emër në botën shqiptare.Simbas studiuesit Karlo Kamsi, pinjoll i kësaj familjeje, ai rrëfen historinë e njerëzve që kanë dhën një kontribut të madh në jetën e vendit, që në kohët e hershme. Duke folur për prejardhjen, ai thotë se Drishti ose siç njihet ndryshe Drivastumi ka qenë një ndër qendrat më të zhvilluara që në shekullin XII dhe se Kamsi është mbiemri i njërës prej dy degëve të familjes së sundimtarëve të Drishtit, asaj të Ejllorëve ose Ëngjëllorëve. Kjo familje i ka rrënjët tek Dhimitër Ejlli dhe më pas ajo u nda në dy degë, në atë Kamsi dhe Radovani. Me pushtimin e Drishtit dhe fortesës së saj nga turqit, Ejllorët (Ëngjëllorët) u shpërndanë, ku një pjesë e tyre merr mbiemrin Kamsi dhe zotëron fshatrat mes Cukalit e Drishtit. Më pas ata u shpërndanë në zona të ndryshme të Shkodrës. Vlen të theksohet se përfaqësuesi i kësaj familje atdhetare Pal Engjëlli ishte i pari që e kishte shkruar Formulën e Pagëzimit. Edhe babai i Willy Kamsit, Gjoni kishte dhënë një kontributë të qmuarë atdhetar, dhe ishte krahu i djathtë i Luigj Gurakuqit. Gjon Kamsi ishte intelektuali i cili e kishte bërë publike shpallljen e Pavarsis së Shqipërisë në mediat italiane dhe botërore te asaj kohe. Edhepse i lindur në Mërgim në Bari të Italisë në dhjetor të vitit 1926, e ku jetoj deri në vitin 1943, ku u kthye në Shqiperi së bashku me babain Gjonin, Willy Kamsi dha një kontribut të madhë Intelektual duke e vazhduar traditën e Engjellorëve të mëdhenj. Kur shkendijat e Demokracisë dukeshin në shesh aji më plotë dinjitet e perfaqsoi Shqiperinë si Ambasador i parë i saj në Vatikan. Shoqata e Intelektualëve Trojet e Arbrit ndihet e priviligjuar që Willy Gjon Kamsi mori pjesë për 10 vite me radhë dhe dha një kontribut të çmuar, nëpër sesionet dhe akademitë tona shkencore. Ai gjithmonë fliste pak, por fjala e tij kishte peshë të madhe, për ndriqimin e kulturës, historisë, dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare për një Shqipëri Etnike dhe Demokratike. Willy Kamsi i la Kulturës Shqiptare disa vepra të botuara, si dhe disa studime shumë me vlerë që presin ta shohin dritën e botimit. Aji ishte Intelektuali i cili me forcën e argumentit historik dhe me gjurmimet nëpër arkiva dhe biblioteka të ndryshme, la gjurmët e shkruara që do tju shërbejnë brezave të ardhshëm për orjentimin e drejtë shkencor dhe kulturor të kulturës dhe traditës sonë shqiptare. Shpirti i Willy Gjon Kamsit pushoft në Paqë. Familjes dhe të gjithë përkrahësve të Shqipërisë Etnike ju shprehim ngushllime të thella me rastin e ndarjes nga jeta të studiuesit, atdhetarit, e diplomatit Willy Gjon Kamsi. 
Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë Trojet e Abrit 
Nue Oroshi Kryetar, 
24 Janar 2017.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ndahet nga jeta, Willy Kamsi

Shkodra nderon studjuesin Willy Kamsi

April 23, 2014 by dgreca

Nga Gaspër Marku/ – “Një jetë me librin dhe për librin” ishte aktiviteti që Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës, në bashkëpunim me Biblioteken Universitare dhe Institutin e Studimeve Albanologjike, organizuan në detikim të studiuesit Willy Kamsi, këtij intelektuali të njohur shkodran, i cili punoi gjithë jetën në Bibliotekën e Institutit të Lartë Pedagogjik Shkodër. Aktiviteti u shoqërua me kumtesa të shumta nga pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, si dhe drejtuesit e bibliotekes Universitare dhe asaj “Marin Barleti”, ndërkohë që për pjesëmarrësit u dha edhe një montazh fotografik mbi jetën dhe veprimtarinë e këtij studiuesi.
Drejtorja e Bibliotekës Universitare të Shkodrës, Alida Luka, vlerësoi kontributin e Willy Kamsit si punonjës i bibliotekës sidomos në pasurimin e fondit albanologjik, duke mbetur kështu një pikë e rëndësishme referimi për studiuesit. “Përmes këtij aktiviteti synojmë jo vetëm të shpalosim vlerat e kësaj figure, por edhe t’i shprehim mirënjohjen tonë”, theksoi Luka. Ajo tha se Kamsi është marrë edhe me studime historike dhe bibliografike, ka botuar një seri artikujsh, si dhe ka përkthyer disa vepra. Ndërkohë, me ardhjen e viteve të demokracisë, Willy Kamsi emërohet në vitin 1993 Ambasador i Parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë të Vatikanit, ku e përfaqësoi me shumë dinjitet vendin tonë.
Ne kumtesen “Vepra “Saggi di Letteratura Albanese” e Ernest Koliqit, përmes përkthimit të Willy Kamsit”, Prof. Dr. Fatbardha Hoxha e renditi Willy Kamsin ndër bibliografët më në zë të Shkodrës, krahas J. Kastratit, M. Qukut, T. Osmanit, Nj. Kazazit, P. Kotrrit, M. Geros dhe Gj. Çunit. Ndërsa, Drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti”, Gjovalin Çuni, në kumtesën e tij “Një vështrim mbi studimet filologjike të Willy Kamsit”, theksoi se “Kamsi nuk është thjesht një shfrytëzues literature, por në të njëjtën kohë është edhe krijues i bibliografive tematike, që përbëjnë një bazë të rëndësishme për çdo albanolog”.

Filed Under: Kulture Tagged With: nderon, shkodra, Willy Kamsi

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT