• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në muajin e Ramazanit Hapet ekspozita “Besa” në xhaminë shqiptare në Staten Island- NY

June 8, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA – New York/
STATEN ISLAND NY : Në sajë të një bashkëpunimi mes udhëheqesve fetar nga Hebrew Union College dhe udhëheqsve shpirtëror  të Qendrës Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island janë formuar dy grupe të përbashkëta, të cilat bënë edhe transferimin të një koleksioni të fotografive të quajtur BESA, dhe materialeve të tjera, të mbledhura nga fotografi i njohur hebre, Norman H. Gershman, përfshirë fotoalbumin e librit të tij BESA.
Javën e kaluar Instituti Hebraik Religion Museum, dhe kolegji, Hebrew Union College transferuan Koleksion Besa në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island – një Koleksion ky që dokumenton rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në shpëtimin e komunitetit Hebre gjatë Holokaustit, thuhet në një njoftim për media nga Xhamia në Staten Island.
Trasferimi zyrtar i këtyre dokumentave, të nxjerra nga  Hebrew Union College – Jewish Institute of Religion (HUC-JIR) Museum, është bërë më 31 maj, 2016, pohon njoftimi zyrtar, duke e konsideruar këtë një ngjarje historike. 
 Për këtë arsye Hebrew Union College dhe Instituti Hebre i Fesë (HUC-Jir) , lëshoi një dekleratë, ku thotë se “është mjaft i kënaqur, që zyrtarisht Koleksioni Besa, gjatë këtij muaji do të jetë  edhe në xhaminë e shqiptarërve, në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island, në partneritet me Këshillin e Komuniteti Hebre dhe Wagner College. 
  Ndërkohë, Dr. Imam Tahir Kukaj, nga Qendra Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island – vuri në dukje, me këtë rast se “Shqiptarët, dhe hebrenjtë, kanë shumë atribute të ngjashme, të dy vendet janë shumë krenarë për historinë dhe trashëgiminë e tyre. Është, një nder i madh dhe privilegj për Qendrën Kulturore Islame Shqiptare, që të jetë një shtëpi e përhershme e këtyre dokumenteve dhe fotografive të asaj periudhe së Luftës së Dytë Botërore, ku tani çdo njeri nga ne mund të tregojë nëpërmjet këtij koleksioni aktin e madh të popullit shqiptarë Besën, dhe të frymëzojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e shpëtimit të jetës së Hebrenjëve, nëpërmjet virtyteve të popullit shqiptarëve, të guximit, sakrificës dhe mirënjohjes”.
   Në njoftim thuhet gjithashtu se Koleksioni “Besa: Muslimanët Shqiptarë të cilët shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”, është një set i gjatë i fotografive nga Norman Gershman që tregon historinë e muslimanëve shqiptarë, që kan strehuar hebrenjtë, të ikur persekutimit nazist. 
Jean Bloch Rosensaft, Drejtor, i Muzeut Hebraik, dhe Instituti Hebre i Fesë (HUC-Jir) në New York, ka deklaruar se:”Ky koleksion i fotografive, është një përkujtes e fuqishëme sot, për të treguar atë se si dhe çfarë bënë shqiptarët, e të gjitha besimeve fetare, për të shpëtuar jetë njerëzish, dhe na mëson se ne duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar një botë të mirëkuptimit, të drejtësisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe paqes”.
Kjo veprimtari e mbajtur në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island  thotë njoftimi do të shoqërohet edhe me një ekspozitë të çelur në muajin e madhërishëm, që përkon me kohën më të shenjtë në kalendarin islamik, muajin e Ramazanit. 
Kurse, në bashkëpunim me Kolegjin Wagner, Qendra për Studime të Holokaustit do të ketë në partneritet, zhvillimin e një programi i projektuar për të qenë për mbledhjen e dokumenteve dhe fotografive të Luftës së Dytë Botërore, për tua treguar studentëve të universitetit “ Se cili ishte akti i guximit dhe humanizmit të muslimanëve shqiptarë gjatë Holokaustit, Besa e shqiptarëve, kapur kaq bukur në këtë ekspozitë, ajo do të frymëzojë brezin e ardhshëm për të ndërmarrë veprime pozitive ndaj paragjykimeve, anti-semitizmit dhe racizmit. Ne shohim përpara për të punuar së bashku për të edukuar të rinjtë e të gjitha besimeve”, vuri në dukje Prof. Lori Weintrob, Drejtor, Qendra për Arsim e Holokaustit,  në Wagner College
Ndërsa, Rabbi Bob Kaplan i Qendrës për Arsim e Holokaustit, në Manhattan New York, vuri në dukje se “Është ky lloj partneriteti që e bën qytetin tonë aq emocionuese. Ne mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndajnë historitë tona të thella mes njeri tjerit dhe se si komunitetet e qytetit tonë janë duke krijuar rrugët e paqes dhe të bashkëpunimit përtej atyre që kërkojnë të na ndajnë “ thotë Rabbi Bob Kaplan i Qendrës për Arsim e Holokaustit.
 
Rreth ekspozitës:
 
Besa: Myslimanët që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, fillon me udhëtimin e fotografit të njohur hebre Norman Gershman në Shqipëri dhe Kosovë, në vitin 2004, kur ai u “ hipnotizua” nga fragmentet të tregimeve rreth hebrenjve që mbijetuan ,nga lufta, ngaqë u mbajtën të fshehur nga shqiptarët, në Shqipëri  e Kosovë e viset shqiptare. Ai më pas bëri udhëtime të shumta në Shqipëri së bashku me një përkthyes dhe u mirëpritë nga populli shqiptar, i cili ishte i etur për të treguar dhe ndarë historitë e tyre, me pjesën tjetër të botës, pas rrëzimit të rregjimit komunistë të Enver Hoxhës. Lufta e Dytë Botërore e pati shkatërruar Europën, edhe nga humbja e popullsisë së hebreje, por do të gjendej një vend shpëtimtar, që ishte Shqipëria , dhe populli i saj i cili ishte i vetmi vend që doli pas luftës të tregojë se një numër i para Holokaustit ishte më i madh i hebrenjve, rreth 2000 që ishin të pasluftës së Dytë Botërore. 
Mbi 2,000 hebrenj në Shqipëri, që shkuan më pas në Greqi, Austri dhe Itali ishin nga ata që u strehuan në shtëpitë e familjeve shqiptare. Përgjigja mbizotëruese në pyetjen e diferencës së qëndrimit në Shqipëri ka qenë gjithmonë e njëjtë … sepse ishte BESA, ai kodi nderi i Shqiptarëve që mbrojti me konceptin e respektit, altruizmit dhe besimit, Besës për të mbajtur një premtim, për të ofruar ndihma, për mikun dhe të huajin.
 BESA  ka zbuluar nga takimet me miqt e tij shqiptarë fotgrafi i njohur hebre Gershman është :” Mbajtja e premtimit është thelbi i këtij kodi madhështore të sjelljes njerëzore. Besa tij ose të asaj — është besim dhe nderim – dhe është virtyt shqiptarë i cili vjen si burim i guximit personal, sidomos në shpëtimin popullin hebre, gjatëHolokaustit. Portretet individuale të familjeve shqiptare që shpëtuan çdo jews, në atë kohë janë në dokumentat zyrtare Muzeum Kombëtar Yad Vashem në Jeruzalem, Izrael, dhe janë ekspozuar, më pas edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York City.
Libri fotoalbum i hebreut Norman H. Gershman që u botua në vitin 2008 nga “Syracuse University Press” në gjuhën angleze, është si rrjedhojë e ekspozitave të mbajtura në fillim në Jerusalem duke u bartë deri në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ,me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit.
Libri është i ilustruar me përplot fotografi të cilat përcjellën me deklaratat e protagonistëve që kanë sakrifikua veten dhe familjet e tyre vetëm me një qëllim-ti shpëtojnë me aq forcë dhe guxim sa kanë pas familjet apo individët të përkatësisë fetare të hebrenjve të cilët ndiqeshin nga nazistët gjerman çdo vend ku kishte shkel këmba naziste gjermane, e me këtë rast në Kosovë dhe Shqipëri.
Libri është botuar nga një material i lartë kualitativ dhe ka gjithsejtë 119 faqe. Libri BESA i Norman Gershman, dhe ekspozita e Holokasustit se si shqiptarët shpëtuan Hebrenjët janë nderuar edhe nga Dhoma e Lordëve në Londër në vitin 2011.

Filed Under: Komente Tagged With: Ekspoziat Besa, Muaji i Ramazanit, Xhamia Staten Island

Artikujt e fundit

  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT