Nga Xhevdet Vuçetaj/
Të shtunën me 22 shtator 2018 u mbajt një takim i shoqatave Alpine në trekëndëshin Shqipëri, Mali i Zi dhe Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte që të punohet sa më shume në ruajtjen e natyrës dhe ndërtimin e raporteve të ndërsjella të shoqatave Alpine të Shqipërisë Kosovës dhe Malit të Zi.
Ne mesin e shoqatave vendore pjesëmarrëse ishte edhe shoqata Evropiane për ruajtjen e natyrës Europian Greenbelt. Në këtë takim në natyrën e përkryer të Bjeshkëve të Nemuna muaren pjesë Grupi alpin Era nga Shqipëria, Grupi alpin Gjeravica nga Peja dhe Grupi alpin Hrid nga Plava.
Shoqatat u zotuan që kësi lloj takimesh do të ketë edhe në të ardhmen dhe njëkohësisht u shpreh dëshira që këto takime në të ardhmen të bëhen tradicionale , dhe kështu të punohet sëbashku në ruajtjen e ambientit të natyrës së bukur që na rrethon.
* E dergoi per Diellin:Esad Gjonbalaj