Shkruan: arch. Ylber Vokshi -Ylli/
Me vite të tëra,me të drejtë është kërkuar nga vendimmarrësit kosovar të trajtohet seriozisht problematika e Planifikimit Hapësinorë në tërë territorin e Kosovës. Ajo është nënçmuar,neglizhuar,është shpërfillur në ekstrem,edhe se ishte formuar një Ministri (MMPH) e cila si veprimtari parësore,pos mjedisit,duhej të merrej me planifikimin e territorit të Kosovës,si një nga objektivat ma të rëndësishme në funksionimin normal të një shteti. Zhvillimi hapësinor i territorit duhej të vazhdonte me krijimin e Politikave hapësinore të cilat duhej materializuar me Planifikimin Hapësinor, dhe me instrumentet e tija të definuar me përpilimin e Dokumenteve Hapësinore.
Niveli lokal (Komunat) e kanë vendin e vetë të definuar,përgjegjësitë dhe obligimet shumë mirë të precizuara në ligjet aktuale që e mbulojnë këtë fushë (Ligji nr. 04/l-174 për Planifikimin Hapësinor).E si u veprua në këto gjashtëmbëdhjetë (16) vite tregon realiteti i zymtë i Kosovës. Nga ana jonë,me fajin tonë u sabotu-neglizhua funksionimi i tërë territorit të Kosovës në aspektin hapësinor dhe urban,përfshirë edhe veriun ku MMPH e kishte zyrën regjionale me përfaqësimin e minoritetit serb. E sot bëjmë marrëveshje për fushën e “planifikimit urban dhe rural” edhe se është evidente, me pasoja afatgjate për një jetë të dinjitetshme urbane dhe rurale,që kjo popullatë e ka merituar pos shumë shekujve trusni.
Kështu nuk u veprua në vitet e pas luftës,u bënë keqpërdorime të mëdha me hapësirën e saj në zonat urbane dhe rurale,posaçërisht sot janë evidente veprimet e pa kontrolluara në zonat urbane të vendbanimeve kryesore, me Prishtinën si prijësëtare të degradimeve të mëdha. Sot po merremi me sanimin-korrigjimin e një pjese të pasojave të mëdha të ndërlidhura me legalizimin e ndërtimeve pa leje,proces të cilin disa po dëshirojnë ta tregojnë si “sukses” të tyre. Ku ishte zhvillimi urban dhe rural i vendbanimeve tona,të cilat askush nga vendimmarrësit kosovar nuk e përfillën me vite të tëra,gjatë tërë këtyre viteve u punua me inercion,duke plotësuar vetëm interesat regjionale,partiake,klanore apo individuale. Pasojat e veprimeve të tilla me hapësirën tonë janë shumë ma komplekse dhe do ta përcjellin ketë shoqëri në dekadat e ardhshme. Veprimeve tona të pa kontrolluara do ta paguajnë gjeneratat e ardhshme, si është edhe rasti i fundit me Marrëveshjen për Asociacionin/ Bashkësinë e komunave me shumicë serbe të Kosovës,që është fryt-rezultat i mos punës tonë kronike,në fushën e planifikimit urban dhe rural.
Ka shumë çështje kontestuese dhe të rrezikshme në ketë dokument kompleks. Por unë do të parashtroi disa pyetje-dilema që lindin vetvetiu nga formulimet nga kjo marrëveshje,vetëm për fushën e Planifikimit Hapësinor të cekura në pikën e). Çka do të thotë formulimi i çuditshëm dhe i pa qartë në Marrëveshjen … i apostrofuar në pikën rendore 4 të objektivave nën e) “ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rurale”,apo në versionin anglisht “e) “Exercise full overview to coordinate urban and rural planning”. Cilin qëllim e ka kjo terminologji që ka mundësi të interpretohet sipas dëshirës së palëve në marrëveshje. Përse nuk është përdorur terminologjia e cila është e përfshirë në ligjet dhe dokumentet hapësinore aktuale të Kosovës,ku këto komuna janë pjesë e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës. Përse në fushën e planifikimit urban dhe rural,mbikëqyrja i delegohet Asociacionit kur ato përgjegjësi i kanë Komunat me Ministrin e Planifikimit Hapësinor,çka po fshihet pas kësaj,se shpejti do të vërehet kur do të fillon implementimi i kësaj marrëveshje në teren,pas hartimit të Statutit të saj.
Ç’kuptim ka pika l) ku theksohet së” bën monitorimin kur kërkohet për zbatimin e objektivave të tij”. Kjo është kompetencë ekskluzive e nivelit qendror (MMPH) e cila një-herit garanton dhe siguron funksionimin e tërë tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës.
Apo në fazat e ardhshme të zhvillimeve politike,gjegjësisht të hartimit të Statutit të Asociacionit/Bashkësisë si dhe zbatimit të tij,do të definohen këto “pa qartësi” të qëllimshme. Do të jetë kjo një sfidë e madhe për Qeverinë dhe Gjykatën Kushtetuese të shtetit të Kosovës. Tek atëherë do të shpalosën të gjitha prapaskenat e një marrëveshje të tillë,e cila në këtë fushë as që ka pasur nevojë të potencohet në ketë dokument. Ligjeslacioni aktual i përfshin të gjitha elementet qenësore,të bazuara në normat dhe standardet ndërkombëtare,ku pushteti lokal ka autorizime të mëdha në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Urban në tërë territorin e komunës përkatëse.
Për profesionistët e vërtetë pika e) e objektivave qartë shihet si një çështje me prapavijë tërësisht politike,me mundësi interpretimesh të ndryshme e të dyshimta, pa marr në konsideratë konsekuencat e pritura,të mundshme dhe reale! Do të kenë pasoja të pa riparueshme në ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.
E para herë në jetën time profesionale,do të kisha dëshirë të gaboi në qëndrimet e mija lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin/ Bashkësinë e komunave me shumicë serbe të Kosovës,por… Koha së shpejti do ta vërtetoi këtë.
Prishtinë
arch. Ylber Vokshi -Ylli
31.08.2015 arkitekt i pavarur
ylberv@gmail.com
Ndërtimet pa leje në Shqipëri dhe Kosovë,ana tjetër e medaljes
Nga arch.Ylber Vokshi-Ylli/Prishtine/
I lejuam banorët me dekada të ndërtojnë pa leje ndërtimi,ato ndërtime shiheshin,prekeshin,bëheshin haptas,pengonin. Ku ishin organet shtetërore e të dy niveleve,që lejuan që kualiteti i jetës urbane në qytetet tona të degradohet të varfërohet në masë të madhe. Tani me disa ligje pretendojmë të vendosin rend dhe rregull në sferën e ndërtimeve,si pjesë integrale të Planifikimit hapësinorë dhe atij urban-rural të territorit,që qeverisën në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës. Dilema ma e madhe është se si të veprohet me këto ndërtime në këto vitet e “tranzicionit” si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,që po zgjat pak si bukur shumë,si pjesë e ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike në të dy anët e kufirit shqiptaro – shqiptar.
Është evidente se kjo situatë urbane është bërë e pa durueshme,që moti ka kaluar koha që duhej ndërmarrë hapa konkrete me e ndryshuar atë. Mos të kemi iluzione se atë çka e kemi toleruar me dekada mundemi ta ndryshojmë shpejtë me ndonjë “shkop magjik”. Jemi të gjithë ne fajtorë,sipas nivelit të përgjegjësisë,që lejuam të krijohet kjo anarki me ndërtime apo fashizëm urban,të cilin duhemi sanuar !
Të detyruar nga presionet e ”miqve”ndërkombëtar për të pasur rend dhe ligjshmëri në shtet,u aprovuan ligjet për “Legalizimin,urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” në Shqipëri,gjegjësisht në Kosovë “Ligj për trajtimin e ndërtimeve pa leje” në vitin 2013. Për hire të vërtetës ky ligj në Shqipëri është aprovuar dhe ka filluar me u zbatuar që në vitin 2006,kurse në Kosovë është funksionalizuar pas pesëmbëdhjetë (15) vite,tek në muajin korrik të vitit 2014,edhe se versionet e para të ligjit ishin të gatshme para dhjetë vite (2004),por nuk kishte “gatishmëri politike” pasi interesat klanore dhe përfituese dominonin.
Ekziston bindja se mos të ishte ultimatumi i bashkësisë ndërkombëtare, për ti plotësuar disa kushte elementare,këto ndërtime pa leje do të vazhdonin si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Ashtu iu konvenonte qarqeve të caktuara pasi sfera e ndërtimit sjellke përfitime marramendëse materiale,fare pa u brengosur për atë se çka po ndodhë në hapësirën e tyre që e qeverisnin. Kjo mënyrë e ndërtimeve pa Planifikim Hapësinor dhe Urban,sot ka filluar të iu hakmerret edhe ndërtuesve pasi ka filluar të shfaqët NGOPJA e tregut,posaçërisht në sferën e banimit. Më duhet të theksoi se humbësit ma të mëdhenj jemi të gjithë ne që jemi të detyruar të jetojmë në këto hapësira.
Duhet theksuar se në maj 2014 në Kuvendin e Shqipërisë është aprovuar një ligj për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit ekzistues të vitit 2013. Ka këtu ca ndryshime dhe plotësime LIBERALE dhe shumë ma realiste për tu aplikuar legalizimi i objekteve. Duke marrë parasysh specifikat dhe mentalitetin e shqiptarëve të Kosovës,paksa dyshoi në suksesin e zbatimit të legalizimeve,në formën se si është paraparë të bëhet. Domosdo duhen pësuar ndryshime dhe plotësime të ligjit aktual ashtu si ka ngjarë në Shqipëri,
Se do të ketë reagime të ndryshme të kontrolluara dhe të pa kontrolluara po vërehet nga tereni këto ditë në Shqipëri, pasi ka ri-filluar të zbatohet ligji i legalizimeve të objekteve të ndërtuara pa leje,si dhe fillimi i legalizimit në Kosovë. Rrënimet e objekteve të ndryshme jo-banimi pos që kanë koston e vetë financiare e kanë edhe humbjen e vendeve të punës,në kohën kur papunësia është shumë e madhe.
Një dukuri tepër shqetësuese është prezent në Shqipëri këto ditë pasi ka filluar aksioni i rrënimeve,ai është politizimi i skajshëm i procesit i cili kurrsesi nuk duhet të vazhdoi. Nuk duhet lejuar që ky proces të kthehet në hakmarrje tipike ballkanike,ku dominojnë pasionet e ulëta klanore apo partiake,edhe përdorimi dy standardeve, për shembjen e ndërtimeve pa leje është i dëmshëm. Një herë e përgjithmonë duhet me u udhëhequr me interesin e përgjithshëm,që ma në fund të ketë rend dhe ligjshmëri për të gjithë në fushën e ndërtimit. Në Kosovë ende nuk ka filluar kjo fazë,uroi që të mos ndodhe ky fenomen e te mbushemi mend nga ndodhitë në Shqipëri.
Në rregull ligjet e legalizimit u aprovuan ashtu si deshën vendimmarrësit,në Kosovë munguan grupet punuese me profesionistë,edhe diskutimet publike me qytetarë,por nuk do të kthehemi pas,kryesore është se si do të zbatohen këto ligje. Në Shqipëri u vërejt se vetëm zbatimi i verbër i ligjit është shumë i dëmshëm,duhemi të iu përshtatemi rrethanave ekzistuese në teren. Qasja REALISTE ndaj situatës të cilën vetë ne e kemi lejuar të krijohet me vite dhe dekada,mekanikisht nuk mundet të zgjidhet duke u thirrur në disa ligje që janë kopjuar nga ekspertizat e shteteve tjera,që nuk kanë asgjë të përbashkët me mentalitetin dhe filozofinë jetësore të shqiptarëve. Ky është gabimi ma i madh që është duke ndodhur në Shqipëri e shpresoi se nuk do të përsëritët në Kosovë.
Shkaktarin kryesor të ndërtimeve pa leje nuk duhet kërkuar vetëm në kushtet e vështira të jetës, për të siguruar “kulmit mbi kokë”, por në paraqitjen e një kategorie njerëzish të ashtuquajtur “profiterë ndërtimi” të cilët për interes të tyre material, në mungesën e funksionimit të shtetit ligjor kanë vepruar haptas. Shkaktarët tjerë të kësaj dukurie,pos atyre objektive,duhet kërkuar edhe në filozofinë jetësore të popullit shqiptar, i cili ende nuk po din të iu nënshtrohet rregullave urbane të jetuarit në qytete,edhe tendencave fataliste për të imponuar mënyrën e jetës nga mjediset e tyre provinciale janë për çdo kritikë. Ajo çka është e domosdoshme është përshtatja e mënyrës së jetës në mjediset urbane (qytetet) çka është “thembër e Akilit” për ata, jo se nuk munden por nuk iu lejon ajo egoja primitive e kultivuar tek ata me shekuj. Pa dyshim se ky është proces shumë i vështirë i cili kërkon vullnet dhe angazhim të mirëfilltë profesional dhe gjithëpërfshirës e të gjitha faktorëve vendimmarrës në të dy nivelet shtetërore,atë lokal dhe qendrorë.
Tek tani po vërehen pasojat e këtyre ndërtimeve,pasi qytetarë me metoda korruptive janë “detyruar” të ndërtojnë në ketë mënyrë. Askush nuk është i marrë që të humb kapitalin e vetë nëse do të iu ishte mundësuar të ndërtojnë me leje,duke i paguar të gjitha detyrimet ligjore (taksat),të cilat në shumicën e rasteve edhe i kanë paguar,por jo në arkën e shtetit por në xhepat e sekserëve të ndryshëm që u shfaqen si ndërmjetësues apo “përfaqësues” të organeve vendimmarrëse.
Çka është ma turpëruese të gjitha këto ndërtime kanë zgjatur me vite dhe dekada,e zëri i arsyes i manifestuar me reagime publike me protesta dhe demonstrata paqësore mungoi. Profesionistët e ndryshëm,intelektualët e pastaj edhe shoqëria civile,është dashur të ndikojnë tek vendimmarrësit,që lejimi i këtyre ndërtimeve do të jetë i dëmshëm për tërë shoqërinë. Për fatin e keq të të gjithë neve këto reagime,pos rasteve të rralla pa ndikim,kanë munguar,jemi pajtuar të jetojmë jetën urbane të varfër të krijuar në të dy shtetet.
Procesi i legalizimit nuk do të duhej të ishte obligim ose privilegj e ndonjë grupi të interesit apo e ndonjë partie politike,ky është problem i tërë shoqërisë tonë. Qëllimi përfundimtar nuk duhet me qenë rrënimet masive të objekteve pa leje,e posaçërisht të atyre të banimit të cilat janë të mbrojtura me konventa ndërkombëtare. Kjo dukuri e shëmtuar,jemi të vetëdijshëm,do të ketë pasoja të rënda në proceset socio-demografike,mbrojtjen e mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore,për atë është i domosdoshëm çrrënjosja e fenomenit me metoda demokratike,pa dhunë,me punë dhe vetëm me punë profesionale.
Disa metoda të legalizimeve u treguan efektive në botë në kohëra të ndryshme,ato u anashkaluan në të dy shtetet tona,përse nuk u bënë hulumtime ma detale ? Rrënimet nuk janë zgjidhje,ato duhet të bëhen vetëm në rastet ekstreme. Duhet të pajtohemi me fatin tonë,duhet me iu treguar gjeneratave të ardhshme se si kemi jetuar,vepruar e besa edhe toleruar shumë çështje urbane që nuk duhej bërë. Nuk duhet lejuar që shoqëria jonë (shteti) të pësojë edhe ma shumë materialisht me rrënime. Jam i bindur se gradualisht do të vinte vetë te ndërrimi i titullarit të pronës, e në një mënyrë do të ndëshkoheshin të gjithë ata që nuk i respektuan ligjet e ndërtimit të kohës.
Uroi që kjo formë,e papranueshme nga aspekti profesional,të zgjidhjes së problemeve të ndërtimeve pa leje,bazuar në ligjet e legalizimit,të jenë të fundit. Kjo shoqëri duhet të frymoi dhe respektoi të gjitha ligjet aktuale të fushës Planifikimit Hapësinor (të territorit) dhe Urban, dhe së në të ardhmen të ndërtoi sipas normave dhe standardeve të ndërtimit,ashtu si vepron e tërë bota e civilizuar.
Prishtinë arch.Ylber Vokshi-Ylli
09.12.2014 arkitekt i pavarur ylberv1@yahoo.com,
ylberv@gmail.com,
Degradimi urban i një qyteti..
Shkruan: arch. Ylber Vokshi –Ylli/Prishtine/
Qyteti i Gjakovës ka pasur një traditë në zhvillimet urbane. Nga një qytezë mesjetare e shekullit XV u zhvillua në një qendër administrative të kohës. Në shekullin e XX,në vazhdimësi të kritereve të ashpra të kësaj treve,dhe në aftësitë specifike dhe kolektive të gjakovarëve,me anën e arsimimit të ekspertëve të kësaj fushe,ky mjedis u zhvillua në një qendër urbane për lakmi. Ajo çka është tentuar me dekada që pjesa e qendrës së qytetit të ri të fitoi identitetin urban,që është proces shumë i vështirë urban u arrit të degradohet pas luftës nga vet ne.
Reagimet i mija për të cilat kamë shkruar para shumë vite,për atë se çka është duke ngjarë në qytetin e Gjakovës,në fushën e planifikimit hapësinor,urban dhe të ndërtimit,datojnë shumë vite më parë,duke u nisur nga ajo se kamë qenë pjesë e atyre profesionistëve që kamë kontribuar shume vite në ekipin e udhëhequr nga arkitekti i nderuar gjakovar Skender Këpuska,i cili është “pensionuar”,e sot jeton i izoluar nga problematika urbane e qytetit të ti që aq shumë i dha.
Ne ishim ata që vazhduam rrugën e baballarëve tanë,që duke respektuar traditën dhe disa principe të një jete të dëshiruar urbane. Edhe se të pa shkolluar,por me një dell perfektë për hapësirën që na rrethon,ata kishin ditur të harmonizojnë,unifikojnë të vjetrën me të renë. Një arritje të tillë në Gjakovë duhej respektuar të gjithë ne si pasardhësit e një mjedisi urban (qyteti),të cilin e kanë respektuar me shekuj paraardhësit tonë. Është për tu admiruar se si një qytezë e vogël,kur ka pasur “presione” ekonomike dhe demografike për tu zgjeruar (është rasti pas luftës së dytë botërore),ka arritur të zgjidhe me dinjitet ato presione urbane të kohës.
Edhe principet e sotme të zhvillimit POLICENTRIK të territorit të komunës së Gjakovës në ato kohëra janë zbatuar,kur nuk ishin aktuale në Evropë. Krijimi i zonave satelite nëpër fshatra,tregonte vizionet e qarta të strukturave udhëheqëse komunale, dhe urbanistëve të asaj kohe. Kapacitetet prodhuese u ndërtuan në Ponoshec (elektromotorët),Junik (fabrika e tekstilit),Rugovë (kapacitetet përpunuese bujqësore) dhe në shumë fshatra të tjera të komunës. Le të gjykon dikush për ndasitë fshat qytet pas këtyre argumenteve të qëndrueshme të kohës. Këto zhvillime hapësinore ishin për admirim jo vetëm në nivelin Kosovar por edhe ma gjerë në regjion dhe në Evropë.
Pak kush në Gjakovë e din se me cilat akuza janë ballafaquar vendimmarrësit gjakovarë në vitet tetëdhjetë,lidhur me konceptin e ri të zhvillimit urban të qytetit të tyre,të aprovuar pas një konkursi urbanistik ndërkombëtar. Ishte fjala për bulevardin këmbësor që kishte filluar të realizohet nga qendra e qytetit (sheshi i “Fontanës”),pallati i kulturës,rruga e “dibranëve” e do të përfundonte në Orize. Ishte ky një koncept i ri i urban i fundshekullit XX që kishte filluar të aplikohej në tërë botë e civilizuar. Në ndërkohe pësuan ndryshime të mëdha politike,struktura politike të Gjakovës kishin presione të pa imagjinuara politike nga Serbia me qëllim që të “bllokohet” ai plan pasi “rruga këmbësore”kalonte nëpër rrugën e “shkijeve”. Pas shumë takimeve dhe argumentimeve profesionale strukturat e atëhershme serbe të nivelit të lartë shtetëror u “binden”në atë si kishin vepruar profesionistët gjakovar dhe u tërhoqën.
E pas vitit 1999,kur kishim aq shumë kuadro të profileve të ndryshme,kur ishin vendosur themelet e një zhvillimi të mirëfilltë hapësinor dhe urban,filluan degradimet e shumta në të gjitha anët e qytetit dhe komunës. Se pari u sulmua qendra e qytetit që me aq mund e krijoi IDENTITETIN urban pas disa dekadave ekzistencë,e pastaj edhe pjesët e tjera të qytetit duke e përfshirë edhe Çarshinë e Madhe,të cilën gjeneratat e kaluara e kanë ruajtur me shekuj. E kanë kultivuar me xhelozi,si një rast i veçantë i një kompleksi me vlera të rralla urbane që funksionon edhe sot,që tregon lashtësinë dhe vazhdimësinë e ekzistencës së popullit Shqiptar në këto troje.
Në një konkurs ndërkombëtar para shumë viteve,ishte përvetësuar zgjidhja urbanistike e qendrës së qytetit e përthekuar me objektet kryesore të një qendre bashkëkohore të asaj kohe. Realizimi i saj u përcoll me shumë peripeci të dhimbshme të ndërlidhura me ç-vendosjen e banorëve të vjetër të qendrës së qytetit si atyre fetare (Teqja e Bektashive). Qëllimi i pushtetit të asaj kohe ishte që qyteti i tyre të fitonte një qendër me atribute që do të mbështeteshin në të arriturat e urbanizmit bashkëkohor, ishte kjo një ndërmarrje shumë e vështirë në atë kohë. Këtë e arritën falë përkrahjes të pa rezervë të qytetarëve të vjetër të Gjakovës,fjalët përkrahëse të babait Qazim Bakalli janë të njohura për të gjithë ata të cilët ishin të kyçur në procesin e shpronësimit (ekspropijimit).
U punua me përkushtim me vite të tëra për të jetësuar këtë projekt me ndërtimin e Postës,Shtëpisë të mallrave,objekteve administrative,objekteve të banimi,hotelit të qytetit,për një jetë ma të mirë të banorëve të saj. Pas luftës së vitit 1999 në fillim u vazhduar me sanimin e gjendjes së krijuar dhunshëm nga regjimi serb (kisha dhe një objekt banimi në rrugën e këmbësorëve),si dhe me objekte të reja gjithnjë duke e respektuar zgjidhjen urbanistike të aprovuar para shumë viteve.
Kulminacioni i mos respektimit të rregullave urbane ishte ndërtimi i një objekti afarist-banesor mu në “sheshin e Fontanes”,në anën veriore të qendrës,në mes të objektit të ish “Bankkosit” dhe shtëpisë së mallrave “Agimi”,pa u respektuar asnjë rregull urbane,morale apo kanunore. Është uzurpuar edhe prona e huaj,një çmenduri të tillë urbane as që e kamë imagjinuar ndonjëherë,pasi kishte mundësi të ndërtohej një objekt i tillë afarist-banesor mu në pjesën qendrore të qytetit. Ndërtimi i një objekti në lokacionin e qendrës së ngushtë të qytetit,aty ku ishte ndërtuar pjesa ma e madhe e sheshit të “Fontanës”,i cili ishte fillimi i rrugës këmbësore që duhej të përfundonte në “Orize”,e që do ti jepte kualitet të ri jetës urbane në Gjakovë,nuk ka asnjë shpjegim urbanistik. Ide të ngjashme kishin edhe pushtetarët serb por nuk vepruan,pasi kishte kundërshtime të mëdha nga arkitektët gjakovar dhe ishte kundër ligjeve të urbanistikës të cilat i frikësonin.
Kjo i hapi rrugë mos respektimit të rregullave elementare urbane të definuar për qendrën e qytetit,filluan ndërtime çoroditëse të disa objekteve “surrogate”,që qendrën e ngushtë të qytetit e kthyen në një “burg urban”,të pa shembull për një qytet i cili i kishte definuar më parë kriteret urbane për qendrën e qytetit,duke i mbrojtur vizuarat ndaj Çabratit, jetike për gjakovarët. Kjo po vazhdon me zhdukjen e identitetit urban të krijuar me vështirësi të mëdha që konsiston me ndryshimin e pamjes (fasadës) së shtëpisë së mallrave “Agimi”,e shumë veprimeve të pa kontrolluara me ndërtime në zonat tjera të qytetit si në “Orize. Aq ma tragjike është edhe pjesëmarrja e disa “arkitektëve” gjakovar në këtë krime urbane që ia dhuruan qytetit të tyre. Athua a do të turpërohen për atë që kanë bërë,e që për momentin po “mburren”.
Natyrisht përshtatjen kushteve të reja të jetesës që i kërkon koha duhet marrë në konsideratë,për atë ekzistojnë planet e renovimeve,regjenerimeve,rindërtimeve urbanë që në mënyrë institucionale do të duhej ndërmarrë,e jo me lejuar këso veprime që janë lejuar vitet e fundit. Ajo çka ka ngjarë me veprimet e pas vitit 1999 nuk do të ju falët askujt dhe do të ketë pasoja afatgjate. Është përdhunuar i tërë një qytet me kulturë të lashtë.
Është qeverisja e Komunës që ka lejuar këto degradime urbane,për të cilat Gjakova nuk ka pasur nevojë pasi i kishte të definuar me kohë. As në kohen e masave të dhunshme,serbët me “mashat” e tyre shqiptare,nuk kanë guxua të bëjnë ndërhyrje urbane në qendrën e qytetit,pasi iu kanë frikuar organeve të veta shtetërore.
Uroj se kaluan vitet e çmendurisë urbane në qytetin e Gjakovës,besoi që këto procese degraduese hapësinore dhe urbane do të ndërpriten,pasi askujt nuk i shkon për nderë. Nga qeverisja e re që premton ndryshime,presim të ndërmarrë hapa konkrete progresive me vizion për të ardhmen,së paku në fillim për të sanuar atë që ka ngjarë në këto vitet e “ferrit urban” në qytetin e Gjakovës, që pak kush,pos profesionistëve të rrallë i vëren dhe i përjeton rëndë. Të shohim,mbesim me shpresë ! .
Prishtinë, arch. Ylber Vokshi -Ylli, arkitekt i pavarur- ylberv@yahoo.com
Arkitektëve në Kosovë,tentimet për ndasi dhe procesi i Licencimit
Nga arkitekt Ylber Vokshi-Ylli/Prishtine/
E çuditshme mu duk komunikata për opinion se me 4 korrik u mbajt Kuvendi i jashtëzakonshëm i Asociacionit te Arkitekteve te Kosovës,u shkarkua kryesia aktuale e AsAK dhe u zgjodh kryesia e punës. Nga një foto e postuar në internet shoh disa njerëz (arkitekt) se si po rrinin në këmbë,pas disave të ulur e qe mbanin një tubim,kjo foto tmerrësisht më irritoi,ajo më kujtoi se si bëheshin “grusht-shtetet” në Amerikën Latine në vitet shtatëdhjeta të shekulli të kaluar. Athua në cilat kohëra jemi duke jetuar,a po kthehemi në kohen kur janë lejuar këto “puqe”,apo po e rrejmë vetveten se jemi duke jetuar në demokracinë e proklamuar të shekullit 21. Këto “Komunikata “ më kujtojnë kohërat e kaluara të rinis time kur kemi qenë të detyruar të jetojmë,ku partia ka vendosur gjithçka për mirëqenien tonë.
Një grup i arkitektëve organizon një “mbledhje” dhe e vet shpall in-ekzistentë një institucion i cili u zgjodh në mënyrë legjitime nga shumica prej neve arkitekteve prezent në atë Kuvend të tetorit 2008. Kryesia e re ato vite kishte potenciale pozitive për punë në kushte të vështira,pa financim institucional,pa lokale etj. Kërkohej punë në baza vullnetare,por ata arritën së paku të fillojnë të afirmojnë profesionin e Arkitektit në shoqërinë tonë,gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë. U angazhuan që zëri ynë të dëgjohet edhe jashtë Kosovës,me anëtarësim në Unionin ndërkombëtar të Arkitektëve (UIA) dhe disa organizata tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.
A e dinë këta zotëri se çka donë me thanë “u shkarkua Kryesia e Asociacionit te Arkitekteve te Kosovës”,në cilat argumente u bazua ky veprim,në cilën bazë ligjore u bazua ky veprim,a po llogarisin ata se kjo e qon tërë komunitetin e arkitektëve në ANARKI,ndoshta pas një kohe i teket edhe ndonjë grupi tjetër të vet-shpall veten, si vepruan këta me 04 Korrik,kur e mbajtën “Kuvendin e jashtëzakonshëm të asociacionit te arkitekteve te Kosovës”. Kush po iu jep instruksione këtyre,si po i kanë llogaritë,si pa njohuri elementare në rregullat ekzistuese juridike veprojnë kështu,ku është qëllimi përfundimtar i tyre,cilat teori të konspiracionit (që vet i sajojnë) ata po donë me na servu…
Vepruan kështu duke harruar se vizioni dhe misioni i ynë si arkitekt është fisnik,i bazuar në artin dhe teknikën e ndërtimi dhe organizimit sa ma të mirë të territorit dhe jetës së një shoqërie. Ashtu ka qenë me shekuj,hulumtoni dhe kuptoni së paku historinë e njerëzimit. Këto veprime nuk i shkojnë për nder të profesionit të Arkitektit,i cili duhej të ishte Avangard e një shoqërie,ashtu është trajtuar gjithnjë,dyshoi se kjo vlen për shumicën e arkitektëve kosovar. Mos harroni se profesioni i Arkitektit duhet të mbes i shenjët,i pa ndikuar nga politikat aktuale pasi ne duhet të jem në shërbim të njerëzimit.
Nuk e përjashtoi mundësinë se AsAK aktual legjitim ka bërë gabime,një fjalë e urtë popullore thotë “kush punon gabon”. Por assesi nuk duhej të ishte shkas për të organizuar “puq” institucional. Ku është pushteti qendror Qeveria dhe MMPH me MAP, të cilat kanë fuqi ligjore të parandalojnë dhe të ndalojnë këto veprime destruktive të një grupi të arkitektëve kosovar në stilin revolucionar të shekullit XIX. Nuk i Nevojitën Kosovës këso ndasi në mes të “ekspertëve” me titull Arkitekt të cilët janë çmuar në të gjitha shoqëritë e civilizuar,ashtu edhe ka qenë në Kosovën e para vitit 1999 përkundër numrit simbolik të tyre. Së fundmi sjelljet e tyre në profesion dhe shoqëri i obligon edhe KODI Etik i tyre,të cilin shumë pak arkitekt të Kosovës e njohin dhe e respektojnë.
Si një nga arkitektët e pakët të gjeneratave të “vjetra” i cili me kujdes kam marr pjesë dhe i kamë përcjell të gjitha zhvillimet në asociacion nga viti 1978,(që 35 vite),mundem të them lirisht se tërë kohën është punuar në baza vullnetare,prandaj efektet e punës së arkitektëve kosovarë dhe ndikimi i tyre në shoqërinë me dekada ka qenë i margjinalizuar. Ashtu është duke ndodhur edhe në vitet e pas luftës. Kishte kërkesa realiste,nga ana e shumicës së arkitektëve,që të zhvillohet shoqëria kosovare ashtu si e kërkojnë rregullat ndërkombëtare në fushën e arkitekturës,urbanizmit dhe planifikimit hapësinor,aty ku arkitektët janë të thirrur të kontribuojnë ma së shumti pasi për atë duhej të ishin të kualifikuar,por ata u injoruan !.
Por çka ngjet pas vitit 1999,arkitektët u dirigjuan dhe u nënshtruan nga politik-bërja,vendimmarrësit kosovar dhe grupet e ndryshme të interesit, u “dhunuan” që ketë profesion të shenjët dikur,ta degradojnë në ekstrem të pa para në shekujt e kaluara në këto territore. Kthehuni kah realiteti,korrigjohuni,në demokraci problemet zgjidhen me dialog. Sa unë jam në dijeni,AsAK gjithnjë ka qenë i gatshëm që çështjet e hapura te debatohen,mospajtimet të shqyrtohen dhe të zgjidhen në mënyrë transparente së bashku,në frymën e ligjeve ekzistuese,në kuadër të institucioneve shtetërore,në mënyrë që të mos kemi këso veprimesh të pa kontrolluara si ka ngjarë në kohën e fundit.
Tërë ky “konflikt”filloi me fillimin e fazës përfundimtare të procesit të LICENCIMIT,atëherë kur MMPH ishte këmbëngulëse që të fillon procesin e licencimit, dhe njëkohësisht kontrollimin profesional të ndërtimit në Kosovë. Është për të përshëndetur ketë hap të Ministrisë,që pas shumë vite kërkohet rend dhe rregull dhe respektim i rregullave ligjore dhe teknike në ndërtim,nga ana e arkitektëve si dhe pjesëmarrësve tjerë. Ishin bërë përgatitje të mëdha me ndihmën e donatorëve të ndryshëm ndërkombëtar që e përkrahën procesin e licencimit.
Rrol të rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës e kishte AsAK aktual,i cili në tre vitet e fundit kishte rrol aktiv të cilin nuk duhet harruar,si po tentojnë disa. Me një përkushtim profesional të tyre filluan përgatitjet e domosdoshme dhe transparente për tërë procesin që duhet inkurajuar,e tërë kjo punë ishte bërë në baza vullnetare,pa pagesa.
E tani kur afati i parë i Licencimit ishte në fazën përfundimtare,kishte mbetur të realizohet vetëm faza e fundit e pyetjes së kandidatëve,të cilët kishin kaluar tërë procesin e vështirë të përzgjedhjes (selektimit),po lindin ndasitë! Duhet theksua si një nga pjesëmarrësi aktiv në proces,e kam çmuar punën e bërë në procesin e filluar të mundimshme të Licencimit,e kamë vlerësuar si hap të rëndësishëm të Ministrisë (MMPH) për të filluar me stabilizuar situatën kaotike me ndërtime në Kosovë. Ky procesi si asnjë herë më parë u përcoll me një profesionalizëm dhe transparencë të plotë,të pa parë në Kosovën e pas luftës.
Nga dikush u arrit të “bllokohet” përkohësisht procesi i licencimit,duke tentuar të anashkalohet vija institucionale,të cilën MMPH-ja uroj se do ta tejkaloi sa ma parë,duke ndërprerë tentimet për të vazhduar “loja”14 vjeçare me ndërtime,që është duke e shkatërruar sistematikisht dhe me qellim shtetin e ri të Kosovës.
Në fund më duhet edhe një herë të përsëriti mendimin e një arkitekti të madh se: ”Sistemet e ndryshme politike shkojnë e vijnë por profesioni i arkitektit mbetet si prijësetar (AVANGARDË) e të gjitha shoqërive të civilizuara. Arkitektin e vërtetë e dallon pos tjerash trimëria dhe sakrifica e jo ngarendja e verbër pas dikujt që punon keq”,ajo shumë arkitektëve në Kosovë ju mungon.
Ka edhe shumë çështje të hapura për tu diskutuar,si u theksuan në ndasitë–polemikat e këtyre ditëve,por këto duhet diskutuar së bashku ne arkitektët,duke respektuar vetëm rrugën institucionale,nëse dëshirojmë të kemi shtet funksional,edhe pse si duket disave nuk po iu përshtatet kjo rrugë por që është e vetmja alternativë, tjetër nuk ka.
Prishtinë, Gusht 2013, arch. Ylber Vokshi-Ylli, arkitekt i pavarur-ylberv1@yahoo.com