• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rivarrim i Heroit Zahir Pajaziti dhe Akademi Përkujtimore

January 31, 2017 by dgreca

ZKP- 5U bë rivarrimi i Heroit Zahir Pajaziti dhe u mbajt Akademi Përkujtimore në 20- vjetorin e rënies së Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha/ZKP-1

Prishtinë, 31 janar 2017/ZKP-6Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u organizua ceremonia e rivarrimit të Heroit Kombëtar Zahir Pajaziti dhe u mbajt Akademia Përkujtimore, me rastin e 20-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond  Hoxha.ZKP-11

Rivarrimi i Heroit Kombëtar Zahir Pajaziti u bë në Kompleksin Memorial në Turuqicë të Podujevës, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, ministra, zëvendësministra, deputetë, komandanti i FSK-së, familjarë të familjeve Pajaziti, Zejnullahu e Hoxha, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë të Zahirit, Edmondit e Hakifit, si dhe përfaqësues të tjerë.Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, para të pranishmëve, në ceremoninë e rivarrimit të Heroit Zahir Pajaziti, foli ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.Ministri Demolli, tha se rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, në janarin e vitit 1997, ia shtoi listës së “janarëve të përgjakshëm” të historisë tonë kombëtare edhe tre dëshmorë të devotshëm, të cilët njëherësh u bënë paralajmërues të luftës së lavdishme çlirimtare të UÇK-së, epilogu i të cilës ishte çlirimi përfundimtar i Kosovës nga okupimi serb.

“Andaj, me plotë të drejtë, ne vlerësojmë se gjaku i këtyre tre trimave dhe heronjve të pavdekshëm u derdh dhe njomi themelet e pavarësisë së  shtetit tonë dhe të lirisë  të cilën ne jemi  duke e gëzuar sot”, tha ministri Demolli.

Duke folur për luftën e lavdishme të Zahirit, ministri Demolli tha se Zahiri me shokë u vranë, duke rënë në kurthën e okupatorit serbo-sllav, në një ditë të zymtë të janarit të acartë të vitit 1997,  në  një periudhë  të rëndë të pushtimit të egër të pushtuesit serb,  por që njëherësh ishte periudhë e përgatitjes së patriotëve dhe atdhedashësve kosovarë, në krye me Komandantin legjendar Adem Jasharin, për të filluar luftën e armatosur ndaj pushtuesit shekullor të Kosovës, duke vlerësuar se liria ishte më e shtrenjtë se jeta, andaj duhej luftuar dhe mposhtur okupatori serb njëherë e përgjithmonë.

“Përmbushja e detyrave të luftës me përgjegjësinë më të lartë, puna e palodhshme, gatishmëria për sakrificë, si dhe rënia e tyre e hershme, në kohën kur frontit të luftës i nevojiteshin më së shumti, sikurse Zahiri, Hakifi ashtu edhe Edmondi, i bënë ata që të radhiten përkrah bashkëluftëtarëve dhe heronjve të orëve të para të lirisë, siç janë Adem Jashari, Adrian Krasniqi, Luan Haradinaj, Sali Çekaj, e shumë e shumë trima të tjerë të kombit tonë”, tha ministri Demolli, duke theksuar se gjaku i dëshmorëve të kombit dhe lufta e drejtë çlirimtare, pastaj vrasja, torturimi, masakrimi i popullatës civile nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe, trokitën në ndërgjegjen e botës së civilizuar, e cila e krijoi frontin e përbashkët me aleancën më të madhe ushtarake në botë, me NATO-në, të udhëhequr nga SHBA-të dhe shtetet tjera demokratike të botës, i cili front përfundimisht  solli lirinë e  Kosovës.

Më tej, ministri Demolli tha se çlirimi i Kosovës e bëri realitet ëndrrën e të gjithë  dëshmorëve tonë, e bëri realitet ëndrrën, mundin dhe gjakun e të gjithë heronjve, luftëtarëve, veprimtarëve dhe martirëve të lirisë, i bëri realitet aspiratat dhe dëshirat e shumë brezave të popullit tonë, e bëri realitet projektin e arkitektit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, presidentit Historik Ibrahim Rugova.

Ai tha se ndërtimi i Kompleksit Memorial, me kullën e ngritur, e bënë kujtimin për Zahirin dhe bashkëluftëtarët e tij, jo vetëm historik dhe emocional, por tash  e tutje edhe historiko- monumental.

“Ky kompleks që nga dita e sotme, po pasurohet edhe më shumë, sepse po kompletohet edhe me trupin e Heroit Zahir Pajaziti,  rivarrimi i të cilit po bëhet në hapësirën e Kompleksit, i cili do t’iu mundësojë vizitorëve që krahas vizitave, të mund të shfaqin edhe nderimin dhe respektin  e  merituar,  para varrit të  heroit tonë”, tha ministri Demolli, duke theksuar se sakrifica dhe rënia heroike e Zahirit me shokë, dhe të gjithë heronjve të tjerë të kombit, për të gjithë ne paraqet një obligim,  që të punojmë me nderë e përkushtim në  krijimin dhe ndërtimin e shtetit tonë, i cili do të angazhohet dhe përkujdeset për ngritjen e mirëqenies së  familjeve të dëshmorëve, veteranëve të luftës dhe të gjithë qytetarëve tonë.
“Shtet i cili në vazhdën e angazhimit për konsolidimin e organeve të veta më vitale shtetërore, do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore dhe kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës (FAK). Shtet i cili do të përmbush kriteret dhe standardet për tu anëtarësuar dhe integruar si në Unionin Evropian ashtu edhe në Aleancën Veri Atlantike të NATO-s, si dhe organizmat tjerë relevantë ndërkombëtar. Pikërisht ndërtimi i shtetit të tillë të Kosovës, si një shtet i lirë i pavarur dhe demokratik, do të paraqet  plotësimin më të mirë të amanetit të Zahirit me shokë, si dhe të gjithë, heronjve, dëshmorëve dhe veprimtarëve që sakrifikuan dhe kontribuuan për liri”, tha ministri i MFSK-së, Haki Demolli.

Ndërkaq, në orët e pasdites, me rastin e 20-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond  Hoxha, u mbajt Akademia  Përkujtimor, në të cilën po ashtu morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, kryetar të komunave, familjarë të dëshmorëve dhe shumë personalitete të tjera.

Duke folur në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se 31 janari i vitit 1997 është dita kur tre heronj, tre burra të mëdhenj të Kosovës, Zahir Pajaziti, njëri ndër themeluesit kryesor të UÇK-së dhe dy bashkëluftëtarë të tij të ngushtë, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu, bënë atë që është sakrifica më sublime, dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Puna e tyre e pakursyer dhe e gjatë për liri dhe pavarësi është shembulli më unikal dhe i veçantë i vendosmërisë së popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe sovran. Sot 20 vjet pas, jemi mbledhur sërish në një 31 janar tjetër, të përkujtojmë me pietet të madh këta heronj që ranë në altarin e  lirisë, tre emra të mëdhenj të historisë së Kosovës”, tha ministri Hyseni, duke theksuar se jeta, veprimtaria dhe flijimi i këtyre tre burrave është dëshmi e veçantë, shumë e fuqishme e dashurisë për atdheun dhe e përkushtimit të popullit të Kosovës për të qenë i lirë.

Më tej, ministri Hyseni tha se flijimi i tyre, sikundër e gjitha lufta sublime e popullit të Kosovës është flijim i pastër, ashtu siç ishte lufta e Kosovës për  pavarësi, e mëvetësi, sovranitet e demokraci.

“Ideali për të cilin dhanë jetën këta heronj u kurorëzua përfundimisht më 17 shkurt 2008 me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, tha ministri Hyseni.

Filed Under: Kronike Tagged With: Akademi Perkujtimore, rivarrim, Zahit Pajaziti

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT