• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në kërkim të Europës…

December 29, 2013 by dgreca

Çfarë fituan europianët me “Jo-n ” e 19 Dhjetorit 2013 ?/

Nga Zaim Kuçi  /

Edhe pse nuk është aq bindëse për opinionin e dashuruar shqiptar (si dhe unë) me Europën, unë do të thoja se, vijon ende loja e dyzuar e asaj Europe të vitit 1913, ajo me pak ndryshime ka mbetur në atë fillim shekulli të ndarjes shqiptare. Kanë kaluar 100 vite….dhe, në se do të kisha një zë të fuqishëm do t’i thoja “Europës” se, të mos ketë frikë nga RSH. Ajo duhet të kuptojë se “de facto” ne punojmë e jetojmë në Europë, prej kohësh jemi atje. Aktualisht rreth mbi 50% e popullsisë shqiptare punojnë në kuadrin e emigracionit legal të mirëkontrolluar në disa nga vendet kryesore të botës. Bashkëatdhetarët e mi, jetojnë, punojnë e studiojnë ashtu sikurse çdo banor tjetër i Europës, të integruar me mendësi dhe punë në kontinentin e vjetër.

Po përse ky hezitim europian? Në se sjellim në kujtesën tonë të kaluarën shqiptare, ajo ka qënë gjithmonë viktimë e kësaj Europe, e cila e harron ose e anashkalon atë, ajo është tragjike. Ne vetëshpallemi të pavarur në vitin 1912, ndërkohe që të parët tanë, pellazgët, janë po aq të vjetër sa grekët e lashtë. Ata u vendosën në Europën Juglindore në të njëjtën kohë me grekët, bashkë me kulturën dhe gjuhën e tyre unike: shqipen. Do të ishte viti 1913, ku Europa futi në lojë Shqipërinë për të dalë nga një krizë e brendshme që nuk i dihej fundi. Ajo e pranoi shtetin shqiptar vetëm për interesa të saj për të larguar rreziqet ballkanike.

Fatkeqësisht, në vitet pasuese (pa hyre ne historine e ngjarjeve) patëm të njëjtën pamje indiference europiane, pak ndihma edhe kur përmbysën sistemin komunist, edhe pas 90-ta kur kishim vërtet nevojë për të mbijetuar dora europine ishte qesharake. Ne mbijetuam duke sakrifikuar gjithçka. Shqipëria historikisht e lënë pasdore nga Europa, shumë pak ajo ka hedhur interesin e saj drejt RSH, nga ana tjetër edhe “kolla” greke, Irlandeze, portugeze, spanjolle apo kriza financiare qipriote tronditi Europën duke zbrazur xhepat e qytetarëve të saj.

 

Çfarë priten shqiptarët më 19 Dhjetor 2013?

“Jo-n” hollandeze, e cila me kohë ishte hedhur në kërkim të jo-ve të tjera dhe e realizoi atë. Është e turpshme kjo lëvizje për hollandezët në emër të besimit fetar islamik, të trafiqeve dhe drogës shqiptare apo dhe për korrupsionin shqiptar. A ndjehen të qetë europianët përballë faktit që është kjo Hollandë që stimulon apo mbart stacionin e fundit të kësaj droge dhe trafikun ballkanik? Shqipëria nuk është as fillimi dhe mbarimi i këtyre të keqiave, por janë ato shtete që do të votojnë RSH, ajo u është bashkëngjitur atyre.

Le t’i kthehemi sot Bashkimit Europian i cili është në lëkundje për të mbijetuar për dakordësi vendimmarrje edhe për vogëlsirat e saj, kjo të mbipopulluara edhe nga forcat ekstremiste nacionaliste të shteteve të plakura elitë; duke shtuar ringjalljen e nacionalistëve tradicional në vendet e europës lindore dhe në shtete të tjera si rasti i Serbisë, Ukrainës, Greqisë, Qipro që nxituan tolerancën europine në gjeopolitikë dhe në ekonomi.

Do të definoja: në Europë ndjehet ndarja e shteteve elitë nga shtetet evropiane në nevojë dhe frika nga një gjeopolitike e re gjithnjë në rritje Rusisë. Sipas meje ishte kjo situatë që RSH u sakrifikua dhe do të sakrifikohet për të forcuar sado pak unitetin, kjo ndodhi edhe me Hollandën kryesueses së “jo-s”. Fatkeqësisht kemi të njëjtën pamje si “Po-ja ” dhe “Jo-ja ” e kohës së frikshme e marrjes së vizave ku europa na rrjeshtoi në rrjeshtin e fundit, pakëz më të preferuar se Bosnja-Hercegovina edhe pse ne shqiptarët më shumë se 10 vjet kontribuuam me një kompani këmbësorie në këtë vend të trazuar të rajonit tonë.

 

 

Çfarë do t’i kujtoj Europës post të padëshirueshmes “Jo”?

A është vlerë uniteti i gjithë popullit dhe spektrit të saj politik për të mbështetur çdo lloj operacioni, kur ai kërkohet për të mbrojtur lirinë e popujve, vlerë që në situata krize si vendet e rajonit, BE dhe vende anëtare të NATO-s nuk kanë dakordësinë e veprimit. A është vlerë që për shqiptarët NATO konsiderohet ideal, edhe pse kjo nuk është për të gjithë vendet e kontinentit tonë? A është vlerë që RSH i propozon rajonit tone te konfliktuar bashkepunim në të gjitha fushat edhe në fushen e mbrojtjes? A është dakordësia  shqiptare unike përballë kërkesës për sigurinë e popujve?

A është vlerë që popullsia shqiptare ka predikuar në harmoni të plotë për shekuj me radhë tre fe : myslimane, ortodoks dhe katolikë dhe në shekuj kurrë nuk janë krijuar organizata të “vëllazërimit mysliman” siç po ndodh sot në botë.

Europa duhet të kuptojë se Republika e Shqipërisë ka vërtet shansin e vendndodhjes, pozicionin e favorshëm gjeostrategjik për rajonin, Evropën dhe më gjerë nga ku ajo vlerësohet në zonën pothuajse të përgjegjësisë së operacioneve të pritshme në këto hapësira, për të kontribuar duke vënë në dispozicion hapësirat e saj detare/ajrore, porte dhe aeroporte që kanë vlera dhe kontribute ushtarake më shumë se njësi të mëdha e mjete luftarake moderne.

Në se shtërngesat europiane do të vazhdojnë ritualin e tyre, përse jo, ky shans mund t’i drejtohet dhe gjeostrategjisë të aleatëve të dikurshëm strategjik….(Rusi/Kinë); por kjo nuk do të ndodh. RSh nuk mund të bëjë presione me aleatët e saj të vjetër për plasdarmën ballkanike të shumë kërkuar prej tyre siç nuk hezituan ta bënin fqinjët e saj Greqia apo Qipro (per 850 mijë qipriot, BE zgjidhi kuleten me 12 miliard euro) si shpërblim për mos t’iu bashkuar Rusisë. Ç’ndodh në Ukrainë dhe përse qarqet europine janë në alert për një kurs të ri ukrainas drejt rusisë? A mos vallë Serbia vërtet ka krijuar vlera në rritje demokratike, të vlerësueshme që po tërheq gjithnjë në rritje kujdesin evropian, disi dhe me servilizëm prej saj?

 

E dyshimta – Hollanda.

Vitet 50-të e kujtojnë këtë shtet si iniciator dhe themelues i Bashkimit Europian dhe më datë 19 dhjetor kjo Hollandë u ndodh kundër këtij zgjerimi me shqiptarët. Asgjë nuk duket principale, edhe pse RSH duhet të bëjë një përmbysje në vetvete, që shpresojmë që do ta bëjmë, por ajo që duket madhore për hollandezët ndoshta do të jetë keqinformimi i myslimanizmit shqiptar duke harruar se ne u konvertuam pesë shekuj më parë në islam nga perandoria turke. Ishim edhe ne, shqiptarët e barrikadës kundër kësaj perandorie që të mos konvertonte dhe hollandezët në islam. Pra, përsëri shqiptarët do të sakrifikohen jo vetëm për tkurjen për zgjerim të Europës por dhe për fenomenin e ri klasik “Islam” të sajuar në kontinentin evropian të dirigjuar nga klani ekstremist hollandez.

Në këtë hamendje islamike për RSH do të ishte mirë që historianët europianë të riktheheshin edhe një herë në vite ku dueli fetar digjte dhe djeg akoma qëniet njerëzore sikur të jenë karkaleca fushe. Do t’ju kujtoja historianëve hollandezë dhe evropianë, a nuk do të ishte RSH një shembull bashkëjetesë fetare për Europën moderne, ku antisemitizmi ishte dhe ende vazhdon nje ideollogji shkatërruese? A nuk duhet kujtuar se Europa moderne ka qënë e preferuara e konflikteve me ngjyrë religjioze?…

 

Europa moderne, a nuk ka nxjerr mësime nga e tmerrshmja histori treqind vjeçare luftarake e Anglisë midis katolikëve dhe të krishterëve, e lagjeve me status “vëllezër”? E dhimbshmja histori europiane ka lënë ngjyra ndarje edhe ndërmjet Protestantësh dhe Katolikësh dhe, a do të kujtojë te dikurshmen histori ndarje te katolikëve që nuk kanë patur të drejta të barabarta me ata ortodoksit? A dini këtë ju të nderuar historianë? Europa moderne, a po shqetësohet me lajmet bajate të historisë Irlandeze në fushën e betejës religjioze?

Ç’po ndodh në Afrikë, Egjypt, Palestinë dhe në tërë botën arabe? Luftë fetare….me përmasa globale. Europa që të lëviz përpara e bashkuar duhet të fshijë nga harta e mendimit këtë të keqe të njerëzimit.

Shqiptarëve ju mungojnë shumë e shumë standarde evropiane por ata shëmbullsish kanë standardin më të arrirë: bashkëjetesën dhe dakordësinë fetare. Edhe për këtë “keqinformim” europian, Shqipëria do të ishte një model për Europën dhe më gjerë përsa i përket bashkëjetesës dhe tolerancës ndërmjet feve, fenomen që ka marrë përmasa globale dhe po evoluon në konflikte të mundshme midis shtetesh dhe popujsh. Post 19 dhjetori, a do të shtrojë në tavolinën evropiane këtë virtyt të bukur shqiptar?

 

***Shqiptarët janë pjesë e pemës europiane, gjeografikish, politikisht, ekonomikisht po aq dhe e kulturës, civilizimit dhe vlerave të saj madhore. Nuk mund të ndahet Identiteti shqiptar nga ai europian.

19 dhjetori, do të ishte dita që do të ndante ose jo radikalistët evropianë nga qytetarët e vërtetë të saj; do të ishte dita provë që RSH do të jetë ose jo viktima e këtyre zënkave evropiane.

19 dhjetori, a do të vendoste në provë për lobing, si ngahera të “zëmëruarin”, aleatin tonë strategjik- SHBA për plehrat e botës për të mbrojtur kompanitë ruse të naftës siriane? Shqiptarët dinë mirë të sakrifikohen për aleatin e tyre në se kërkesa do të ishte për interesa kombëtare të SHBA dhe jo ato globale. Do dëshiroja që kjo zëmëratë të jetë retorikë gazetarësh dhe jo politikë amerikane…!

Post 19 dhjetori, …. për të papranueshmen “Jo” europiane, e shumëlodhura Shqipëri, a do të reflektojë dhe do të kthehet përfundimisht tek superfuqia e botës, tek e sinqerta Amerikë?; Perse jo….ndoshta RSH përfundimisht do të fshijë të kaluarën lëkundëse historike europiane dhe do të realizojë ëndrrën e shqiptareve të pas viteve 90-të: “duaje shqipërinë si shqiptarët duan amerikën” duke hequr dorë nga politika: me shumë aleatë strategjikë. A do të kuptojnë ata që drejtojnë RSH se ka një aleat strategjik dhe ajo është: SHBA?

19 dhjetori, ishte dita ku u skenua loja e turpshme – Europa e “krishterë” dhe Shqipëria “myslimane”- … lojë të cilën e luajtën për lëmoshë politikanët endacakë shqiptarë të viteve pas 90 –të duke nënshkruar futjen e RSH në “Ligën Islamike”; ata nxituan duke ndërtuar si kioska kaq shumë kulte fetare, shumë të vleshme dhe të pavleshme sa…duke gënjyer me bujën islamike edhe “zotin” për vlerat fetare të një populli të asaj kohe, të ardhur nga diktatura dhe i konvertuar – Ateist. Më datë 19 dhjetor Bashkimi Europian e kishte forcën e shkopit, me të drejtën për të kërkuar nga shqiptarët standarde europiane të sjelljes, shtet ligjor, të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve, drogës, etj. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian e ka për detyrë gjithashtu të ndihmojë këtë vend të vogël për t’u bërë pjesë e kësaj europe.

Duke pranuar Shqipërinë me statusin e vendit kandidat, Europa ka pranuar në rreth 7.5 milion shqiptarë të rajonit, ka pranuar më tepër ekonomi dhe civilizim të shoqërisë shqiptare dhe ate rajonale. Po sa kushtoi “Jo-ja ” për Bashkimin Europian….?

RSH me kohë është futur thellë në këtë Europë. Ajo është prezente në jetën ekonomike, politike, familjare të këtyre shteteve me të mirat dhe të këqiat e saj.

Kjo është dhe do të jetë Shqipëria e pas 19 dhjetorit 2013.

Filed Under: Opinion Tagged With: cfare fituan europianet, nga Jo-ja shqiptare, Zamir Kuci

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT