• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hypo-Thyroidizmi me origjinë Auto-Imune (Hashimoto Thyroiditis)

October 8, 2022 by s p

Dr. Zekri Palushi, (MD)/

Tiroidja eshte nje gjender endokrine, ne formen e flutures, e vendosur ne pjesen e perparme te qafes, pak nen “Mollen e Adamit” – hormonet e se ciles, (T4/T3), kontrollojnë metabolizmin. Pra kjo gjenderr kontrollon rrugen e perdorimit te energjise nga trupi jonë, e po keshtu, merr pjese edhe ne rregullimin dhe funksionimin e disa proceseve vitale si: *Frymëmarrjen, *rrahjet e zemrës, *sistemin nervor central, e peripheral, *peshën e trupit, *forcën muskulare, *nivelin e kolesterolit, etj….

Hypothyroidizmi i Hashimotos, konsiderohet si nje problem i sistemit imunitar, -ku, si ne te gjitha semundjet e tjera auto-imune, ky system konfuzohet, dhe gabimisht godet nje pjese te trupit te tije, -pra ne kete rast, godet pikerisht gjendrren  tiroide, ndersa, kemi te bejme me nje problem te vete gjendres se tiroides, (hypothyroidism primar), atehere kur ajo nuk prodhon ne sasi te mjaftueshem hormonet e saje, (T4/T3). Gjithmone, nje rritje e nivelit te TSH ne gjak, flet per HYPOTHYROIDIZEM, -por tashma dihet se rreth 90%, e t’diagnoztikuarve me hypothyroidizem, ne fakt vuajn nga thyroiditi i Hashimotos.

Zakonisht ne semundjen e Hashimotos, sistemi imunitar prodhon nje anti-trup kundra TPO (Thyroid Peroxidase). Prandaj, per te gjykuar nese nje hypothyroidizem ka si shkak Hashimoton, duhet te kerkojme nje analize gjaku per te matur TPO, -nje protein, qe luan rrol mjaft te rendesishem ne prodhimin e hormoneve te tiroides. Tashma dihet se ne gjakun e shumices  se te semureve me Hashimoto, gjenden anti-trupat TPO (TPO antibodies). Tyroidit i Hashimotos zakonisht nuk preke moshat e adoleshencës, dhe as fëmijët, por, megjithate duhet ta konsiderojme në te gjith ata raste kur ky grup- moshe,  ndjehen të lodhur, apo jane mbi-peshë. Ndërsa RIEDEL Struma, është një formë tjetër e Hashimotos. Në këtë sub-tip, gusha është shumë e madhe, dhe për shkak të një fibrose massive( që shifet në ultrasound dhe biopsy), -ajo merr një konsistencë druri në prekje.

Shenjat klinike: 

Shumica e pacienteve mund t’mos kenë shenja klinike, përpos një zmadhimi lokal (gushe), t’pa-dhimbëshme, qe nganjëherë, mund te shoqërohet me disa shenja klinike, që me se shumti lidhen me volumin e sajë, si dhe proceset inflamatore që e shoqërojnë. Ne kete rast, i sëmuri mund të këtë dhimbje qafe, dhimbje veshi, dhe veshtërsite në gëlltitje, -(per te cilat, i semuri mund te marre mjekim me një nga anti-inflamatorët, (brufen, voltaren,…), si dhe, hormonit sintetik, (L-T4). Zhvillimi i sëmundjes, dhe koha e diagnostikimit, ndryshon nga një pacjent, tek tjetri, e po kështu, ndryshon edhe koha e shfaqjes së shenjave klinike, -ku më tipiket mund të jenë: një ndenjë lodhje e vazhdueshme, pa-mundësia për të humbur, apo për të shtuar në peshë, dhe mos-toleranca e të ftohtit. Me progresimin e sëmundjes, lëukra bëhet më e thatë, bien flokët, trashet zëri, dhe rritet konfuzioni mendor, -e po keshtu, behet si problem, edhe konstipacioni, (kapsllëku). Nnëse pacjenti nuk trajtohet, atëhere zhvillohet enjtja e përgjithëshme e trupit, (MYXOEDEMA), që shoqërohet edhe me një memorje të varfër, dhe puls të ngadaltë. Duhet të shtojmë se rreth 25% e pacjenteve zhvillojnë edhe shenja të lehta në sytë, – ku veçanërisht kapakët e sipërm të syve, (palpebrat) tërhiqen, (rrudhen), sytë lotojnë, dhe kruhen, me një ndjenjë sikur ka kokrriza rane në to. Në këto raste, të sëmurit i rekomandohet që të përdore lot artificial, me pika në sy, -si, SYSTANE, …

A shoqërohet Hashimotoja me ndonjë sëmundje tjetër auto-imune?

Vetë Hashimotoja është e shpeshtë, -megjithate, shumica e pacjentve s’kanë sëmundje të tjera auto-imune, -por 14% e tyre mund të sëmuren edhe me VITILIGO, dhe thinje flokesh të para-kohëshme.

Diagnostikimi

Fillimisht duhet te dime se TSH (Thyroid Stimulating Hormone), prodhohet nga gjendrra Pituitare, qe ndodhet ne tru. Nese kjo gjenderr dikton se ne gjakun qarkullues ka pak hormone te tiroides (T4/T3), atehere dergon hormonin e saje, (pra TSH), tek tiroidja, me qellim qe ta stimuloje ate, per te prodhuar T4/T3. Ndersa T4, eshte hormoni kryesore qe prodhon tiroidja. Nese, nje analize gjaku tregon nivel te ulte te T4, -atehere, kjo na ben te gjykojme se problemi eshte ne tiroide.  Ndersa kur niveli i TSH eshte i rritur, dhe T4 e ulur, -atehere kemi te bejme me nje hypothyroidizem primar.  Në shumicën e rasteve, -(kur  pacjentët s’paraqesin shenja klinike, por vetëm kanë të ngritur TSH, (me fT4, dhe fT3 normal), -kemi të bëjmë me një gjendje hypo-thyroidizmi SUB-Klinik. Këto pacjent shpesh kanë një histori familjare për një sëmundje të tillë, ose histori për sëmundje të tjera auto-imune, kështu që gjatë ekzaminimit, mund të palpojmë një gushë multi-nodulare, me konsistencë të forte.

Thyroid auto-antibodies. 

Perfshinë Thyroid Peroxidase (TPO), dhe Thyroglobulin antibodies. Pacjentet qe kane pozitiv anti-trupat e tiroides, edhe pse, TSH, dhe T4/T3 mund t’I kene normale, ose jo, -dhe pa shenja klinike, -janë në rrezik për të zhvillue një hypothyroidizëm, në rraport me nivelin e antitrupave.  Nga një here, Hashimoto Thyroiditis (HT), -nëpërmjet një studimi ultra-sonografik, klasifikohet në atë që quhet “me gushë”-(që flet për stadet e reja të sëmundjes), -dhe tyroiditit atrofik, (që reprezenton stadet e fundit të ksaj sëmundje). Duhet të dime se Hashimotoja, mund të shkaktohet edhe nga mjekimi që merret për Hep C,-(si Interferon-alpha), si dhe, nga disa mjekimet e reja, si Monoclonal Anti-bodies, që përdoren për mjekimin e melanomës, sëmundjet malignante të gjakut, apo sëmundje të tjera auto-imune serioze, që modifikojnë aspektet normale, të përgjigjes immune, dhe rregullat e sajë. Ne praktiken time, te gjith të sëmurët me Hashimoto duhet të investigohen për semundje CELIAKE (coeliac disease), Anemi Pernicioze (pernicious anaemia), dhe t’ju maten anti-nuclear antibodies. Po kështu, nëse i sëmuri ka histori familjare për Diabet të tipit 1, -atëhere rekomandohet që ti maten në gjak GAD, IA2, dhe Insulin anti-bodies. Nqs. niveli i Vit B12 është i ultë, atëherë kontrollohen edhe Gastric Parietal Cell, dhe Intrinsic Factor anti-bodies, për të konfirmuar diagnozën e Anemisë Pernicioze.
Ndërsa, kur gjenden titre signifikante të anti-trupave celiake, (coeliac antibodies), -atëherë rekomandohet një biopsy e zorrës së hollë (small bowel biopsy), -dhe këshillohet që t’marrë një diet pa-GLUTEN, (gluten-free).    

TRAJTIMI:
Vendimi për ta trajtuar një ç’rregullim të tillë mvaret në disa factor, -ku përfshihen shenjat, dhe ankesat e të sëmurit, -pra, sa të rënda ata janë, ndryshimet laboratorike të tyroides, (TFT), si dhe të dhënat Ultra-sonografike, (real time thyroid ultrasonography). Ne një studim te kohëve të fundit, sygjeron që të sëmurët me Hypotyroidizëm sub-klinikal, duhet të trajtohen, edhe nëse s’kan shenja sëmundje, në këtë rast, mjekimi jepet për të paksuar kolesterolin, dhe minimizuar risqet kardio-vaskulare që shoqërojnë hypotyroidizmin.

*Anti-inflamatorët mund të përdoren për dhimbje, apo kur gusha është shumë e madhe, dhe shoqërohet me dhimbje qafe, dhimbje veshi, apo veshtërsi në gëlltitje. 

Nuk është shumë e qartë nëse pacjentët që janë asymptomatic, dhe kane fT4, dhe fT3 normal, por kanë pozitiv antitrupat e tyroides, duhet të trajtohen. Megjithatë, shumica e endokrinologëve, i trajtojnë pacjentët e tyre, kur TSH  është rreth 10, pavaresisht shenjave të tjera klinike. 

Për mjekim jepet L-T4, (THYROXIN), -që në pacjentët me një hypotyroidizëm të hershëm fillohet me një doze të vogël, 50-75 centigram në ditë. Kjo doze mund rritet, deri sa arrihet në zevendësimin e plotë hormonal, -ku jepet ne dozen 1.7 centigram/kg. Pra, ne ato stade, kur niveli i TSH vazhdon te rritet, dhe ultrasonographia tregon stadet e fundit. Thyroxina zakonisht merret në mëngjez, të paktën 30 minuta para buke, -megjithatë, studimet e fundit sygjerojnë marrjen e thyroxinës para-gjumit, sepse në këtë mënyre kontrollohen më mirë, si nivelet hormonale, dhe shenjat e sëmundjes. Megjithatë, edhe pse pacjentët mund të ndigjohen më mirë, përsa i përket energjive, -duhet të kemi kujdes sepse një mjekim me doza të larta mund të jape Fibrilacion atrial, dhe osteoporosis. Është me rëndësi të dihet se disa ilaçe si: amiodarone, cholestyramine, hekuri, proton pump inhibitors, (Nexium, …), dhe calcium, – e dëmtojnë thithjen e thyroxinës.  Vlen te permendet se ne protokollin e dietes se semundjeve auto-imune rekomandohet shmangia e ketyre produkteve: orizi, gruri, thekra, elbi, e dritherat e tjere, si dhe legume, patllixhanet, piperin, vezet, kafen, pijet alkoholike, sheqernat, dhe prodhimet e qumshtit. 

Filed Under: Sociale Tagged With: Zekri Palushi

Lija e maimunëve, (monkeypox), -një panik krejt i pa-nevojshëm

May 23, 2022 by s p

Dr. Zekri Palushi (MD)

Gold Coast, Australia/

Që nga viti 1970, -dimë se nga lija e maimunëve, -me shkaktarë një prej viruseve të familjes së Orthopoxvirus-eve, -mund të infektohen edhe njerëzit. Pra, monkeypox, -një sëmundje infektive zoonotice, është një nga rrelativët e smallpox-it, -një infeksion tjetër, që shkaktohet nga Variola virus, -(në Shqipëri njifet si lija e vërtetë, (Variola Vera), -me origjinë nga Afrika Qëndrore, dhe Perendimore, -që rrallë, mund të infektojë edhe ata njerëz që kanë kontakte me kafshë, apo me materjale të kontaminuara, . Prandaj, -(në krahasim me viruset e gripit, apo influenzës), -infeksioziteti/ngjitshmëria e sajë konsiderohet të jetë e kufizuar.Nuk dihet se pse, -raste me infeksione monkeypox-i, kanë ardhur në Europë. Megjithatë, dihet se virusi ka qenë duke qarkulluar më aktivisht në Afrikën qëndrore, dhe Perendimore prej dekadash, sepse imuniteti ndaj poxviruseve, (që ka qenë krijuar prej vaksinës kundër smallpox-it), është duke u venitur. Kanë kaluar mbi 40-50 vjet, -qysh-kur vaksinimi masiv ndaj smallpox-it ka ndaluar.E them këtë sepse të dhënat e mëparëshme nga Afrika tregojnë se vaksinat kundra smallpox-it, -në 85% të rasteve, i mbronin njerëzit edhe ndaj monkeypox-it. Rastet e tanishme, të gjetura jashtë Afrikës, janë raste tipike të importuara nga udhëtarët e infektuar jashtë shteteve ku jetojnë, (ose, edhe prej njerëzve të infektuar nga kafshët e sjella në vendet e tyre). Por, këto raste njerëzore, shumë rrallë mund të infektojnë njerëzit e tjerë.Të Shtunen, -OBSH, (Organizata Botrore e Shëndetësisë),-rraportoj 92 raste të konfirmuara, në 12 vende të ndryshme, si Angli, Itali, Suedi, Portugali, Begjikë, Gjermani, Francë, Spain, Australi, Kanada, Zvicërr, Izrail, dhe USA.Megjithatë, duhet të dime se, -në 2021, Amerika ka pasë konfirmuar dy raste me monkeypox, një në Maryland, dhe një në Teksas. Të dy rastet ishin persona që kishin udhëtuar, dhe ishin kthyer nga NIGERIA, -ku monkeypox-i, është endemic.Shenjat e sëmundjes:*Fillon me shenjat e një gripi, si: temperature, dhimbje koke, dhimbje shpine, proctitis, (inflamacion i mukozës së rektumit, që mundë të shkaktojë dhimbje rektale, diarre, rrjedhje gjaku, apo mukusi), -si dhe lodhje gjatë përjudhës prodromale 2-3 ditore. Pastaj, brenda pak ditësh, pas temperaturës shfaqet një rash/puçrra me gunga në fytyrë, dhe trup, e që mund t’përfshij edhe zonat gjenitale, e peri-anale. Pra është një rash i shpërndarë, që zgjat deri më 4 javë, e që mund të lërë shenja të përherëshme.Përjudha e inkubacionit, (prej ditës së infektimit, deri tek shfaqja e shenjave të sëmundjes), mundë të jetë nga 5 deri më 21 ditë.Përgjithësisht, është një sëmundje vet-sheruese, që zgjatë nga 2 deri më 4 javë. Megjithatë, -(si shumë sëmundje të tjera), edhe ky infeksion mund të komplikohet deri në fatalitet, (deri në 4%), por shumë rrallë, -bile duhet thënë se është më pak i rrezikshëm se smallpox-i, (Variola Vera). Zyrtarët Anglez dhe Belg, kanë deklaruar se ndër të infektuarit, -numërin më të madh e zënë homoseksualët meshkuj. Trajtimi i kësaj sëmundje: Në përgjithësi, -siq thamë edhe më sipër, monkeypox ikën vet-vetiu, -megjithatë, ekzistojnë edhe anti-viral, por duhet të jepen nga mjeku, pas një analize klinike. Po kështu, -tashmë dimë se vaksinat kundra smallpox-it, mund të mbrojnë edhe kundra monkeypox-it.Megjithatë, -sipas departamentit Amerikan, -FDA, (Food and Drug Administration), -në Shtatorë 2021, është aprovuar një vaksinë, -që quhet Jynneos, -kjo përmbanë një formë të modifikuar, (Modified Vaccinia Ankara), që nuk shkakton sëmundje në njerëzit, dhe se s’mund të riprodhohet në qëlizat njerëzore. -Pra, përbëhet nga një vaccina virus, -që është shumë i afërt me, -por më pak i dëmshëm se sa viruset variola apo monkeypox, -dhe mund të na mbrojë prej të dyja këtyre sëmundjeve.Edhe CDC, (Centers for Disease Control and Prevention), -konfirmon se, -mqs virusi monkeypox, rrelatohet me virusin që shkakton smallpox, -atëherë, -kjo vaksinë do ti mbrojë njerëzit, -(nëse u jepet para se ata të ekspozohen ndaj monkeypox-it).Në këtë kontekst, -Administrata e Biden, me 18 Maj 2022, ka porositur miliona doza nga kjo vaksinë, -që prodhohet nga Bavarian Nordic, me bazë në DANIMARKË, dhe do t’ju jepet atyre që janë më në rrisk.Në përfundim mund të themi se, -infeksionet me monkeypox njifen që më pare, -por janë shumë të rralla, dhe jo-lehtësisht të shpërndashme në mes njerëzve. Infektohen kryesisht ata njerëz që shkojnë për t’vizituar Afrikën Qendrore, dhe Perendimore, -ku ky infeksion është ENDEMIC. Prandaj le të shpresojmë se Marrveshja e Re Globale për Pandeminë, (The New GLOBAL Pandemic Treaty), -nuk do të vendosë për LOCKDOWNS të vazhdueshme. Sipas Dr. David Bell, -ish shkencëtar, me detyra të ndryshme, dhe shumë të rëndësishme në OBSHs, (Organizata Botërore e Shëndetësisë), -kjo marrveshje globale, -edhe pse duket sikur nuk ndryshon direkt sovranitetin, -në fakt e ndryshon atë. Kjo do ti privojë popullit të një vendi, mundësinë për të marrë vendimet e veta, -dhe më e rëndësishmja është se këto propozime do të krijojnë nje burrokraci, -ekzistenca e së cilës do të mvaret në pandemitë. -Ai vazhdon duke thënë se, -do të jetë në interesin e këtyre burrokratve që të gjejnë/krijojnë raste/outbreacks, e ti deklarojnë si pandemic potenciale/të mundëshme, e pastaj ti përgjigjen me masa. -Kjo është rruga që ata mund të mbijetojnë. Dhe siq duke tata do të bëjnë mbyllje/lockdowns, -një tiparë i përherëshëm përgjigje ndaj një pandemie“.Quditërisht, Belgjika është vendi i parë në botë, që ka aplikuar një karantinë të detyrueshme, 21 ditore për rastet me monkeypox, -ku njerëzit e infektuar me monkeypox duhet të vet-izolohen, -ndërsa njerëzit që kanë pasur kontakte, por s’janë infektuar, duhet të qëndrojnë vigjilent!Të lutemi që shembullin e Belgjikës të mos e ndjekë as edhe një shtet tjetër.Dr. Zekri Palushi (MD)Gold Coast, Australia

Filed Under: Sociale Tagged With: Zekri Palushi

Nëse besojmë në OBSH (Organizatën Botërore të Shëndetësisë)

October 5, 2021 by s p

Dr. Zekri Palushi (MD)

Nuk due që të shkruj vazhdimisht rreth COVID-it, -por skandalet e lidhura me c’far na sërviret rreth këtij problemi janë duke u rritur vazhdimisht.

Autoritetet internacionale, media, dhe politikanët tonë, po na gënjejnë vazhdimisht. Fakti që versioni zyrtar i këtij eventi ngelet ‘tabu’, dhe i pa-diskutueshëm, -tregon se dicka s’është në rregull. Është një shenjë, që tregon se ka gjëra që ne, -populli i thjeshte, s’duhet ti dimë.

Të njëjtën strategji shofim të ndiqet, edhe në lidhje me fabrikimin e shkencës që i vishet “Ngrohjes Globale (Global Warming). Gënjeshtra ma e madhe në këtë drejtim, ngelet deklarata e tyre ku thuhet se: “97% e shkencëtarve pajtohen me atë që ndryshimi i klimes,(Climate Change), shktohet prej njerëzve”.

 Ndërkohë, në vitin 2010, -në Konferencën e Klimës në Cancun te Meksikës, (organizuar prej OKBs), -gjermani Ottmar Edenhofer, një nga ekspertet-aktivist më të njoftun në botë, ka thanë se: “Nuk është një Konferencë Klime, por është një nga konferencat ma të mëdha ekonomike, qysh prej Luftës së Dytë Botrore, -ne duhet të ç’lirohemi prej iluzionit se strategjia internacionale e klimës është një strategji environmentale, (pra e lidhur me ambjentin), -tashma Samiti i Klimës s’ka te beje pothuaj hiqfare, me strategji environmentale, por me transformimin e pasurise”.

Ndërsa, në lidhje po me kete teme, ish-ministrja e Ambientit të Kanadase, Christine Stewart, ka thëne se: “S’ka rëndësi, nëse shkenca rreth Ngrohjes Globale, është e gjitha fallc (jo e vërtetë), -Ndryshimi i Klimës na jep oportunitetin ma të madh, për të sjellë barazi dhe drejtësi ne botë”.

Një tjetër personalitet, – Maurice Strong, -ish zevenës-sekretar i përgjithshëm i OKBS, -(miliarder Kanadez), -ne vitin 1992 ka deklarue se: “Ne, ndoshta mund të shkojmë në atë pikë kur e vetmja rrugë për të shpëtuar botën, do të jetë që cilivizimi industrial të shkatrrohet plotësisht.“

Ndërsa shkencëtari i njohur dhe activist, -biologu Daniel Botkin, ka deklarue se: “Rruga e vetme për të ba njerezimin të ndryshojë vërtetë, është friksimi i tyre me një katastrofe të mundëshme”.

Rëndesinë dhe vertetësinë “shkencore” te “Ndryshimit të Klimës” e kuptojmë më së miri, -kur shofim se ndër “ekspertët” kryesor në kto konferenca, mbetet suedezia autistike 18 vjecare, -Greta Thunberg, -një nxënese shkolle, që megjithse pa asnjë kualifikim formal, -ftohet të japë leksione ne forumet ma t’larta organizative,(përfshi dhe OKBn), për problemet e  “Ndryshimit të Klimës”, dhe të COVID-19.

Po ky grup elitist, – do të mblithet me 31 Tetor, në Skoci (COP26), -nga ku do t’vazhdohet me gënjeshtra e kërcnime t’mëtejshme,-duke perdore COVID-19, si pretkst për ti dhënë një shtytje t’fuqishme, e përfundimtare, strategjise së “Ndryshimit të Klimës”.

Është pre-llogaritur që perfundimi i këtij plani, -do ti mundësoj ksaj elite, që të grumbulloje 300 miliard, e deri në 50 trilion dollar, -vetëm Australisë do ti kushtojë rreth 100 miliard dollar në vit.

Fatkeqësisht, shumë njerez dhe shtete mendojnë që pa-tjetër do te kenë pjesë në kto triliona, -në të vërtetë, ata gabohen rëndë. Unë mundë t’ju garantoj se nga kto triliona, as njerezimi, dhe as “Ndryshimi i Klimës”, nuk do të përfitojnë as edhe një cent. Premtimi i tyre për një ri-shpërndarje, do të mbetet si një nga premtimet e dikurshme të komunistëve shqipëtar,- se do të hanim me “lugë t’florinjta”.

Le të ri-kthehemi tek strategjia covidjane,-ku siq thashe, ndeshemi me të njëjtat gënjeshtra,-si në lidhje me vaksinat, ashtuedhe me mjekimin alternative. Guxo psh. t’përmendësh ivermectinen, dhe ju do ta shifni se social media do t’ju bllokojë menjëherë, -ndërsa Elita politike dhe media tradiconale (mainstream media), do t’ju etiketojnë me emra nga ma poshtruesit.

Ndërkohë, faktet tregojnë se ivermectina ka qenë në përdorim për ma teper se 30 vjet, -4 miliard doza janë përdorur me rrezultate të shkëlqyera, është në listën e ilaceve esenciale të OBSHs, dhe një nga ilacet ma t’përdorshme, dhe toleruse në botë. Zbulimi i invermectines i dedikohet professor Satoshi Omura, dhe biologut William Campbell, që në vitin 2015, moren çmimin Nobël. Ndërkohë, “elita mjekësore” -(s’mundet ta prononcoj as emrin e ktij ilaci), -porper te friksuar njerzit, i referohet si: “ilac krymbash per kuaj”.

Kjo tingëllon tepër qesharake,-sidomos kur mendon se gënjeshtrat e tyre, dhe/ose injoranca e tyre, rreth ivermectinës, -me dashje ose pa-dashje, është duke u ekspozuar nga vete Organizata Botërore e Shëndetesise, (OBSH).

Kohët e fundit, ne website-in e kësaj organizate thuhet se janë në Uttar Pradesh te Indise, – nje shtet me 210 milion banore.

Aty, ç’do mëngjes, nje grup/team prej dy vetësh, shkojnë ne fshatra te largeta të këtij shteti, duke trokitur derë-më-derë, për të testuar me Rapid Antigen Test Kits, ç’do njeri me shenja covidi. At’herë, t’gjithë ato që dalin positiv, izolohen menjëherë, dhe pastaj, së bashku me këshillat e tjera mjekësore, u jepet edhe një ‘Paketë Iaçesh’.

Por ç’farë ka në këtë paketë?

Quditërisht, -aty sëbashku me paracetamolin, Vitaminën C, Multivitaminën, Zinc, Vitaminën D3,-përfshihen edhe DOXYCYCLINA 100 mg, (10 tableta), dhe IVERMECTIN 12 mg, (10 tableta).

Si rrezultat i këtij mjekimi, Uttar Pradesh, -(pamvarësisht përqindjes së ultë të vaksinimit) praktikisht ka eleminuar infeksionet e COVID-19. Kjo mund të verifikohet fare lehtë, nëse krahasojmë këtë shtet, me një shtet tjeter Indian, -Karala, me një popullsi prej 35 milon banorësh, -ku megjithse 25% e popullsisë është e vaksinuar, -rraporton c’do ditë afërsisht 31,445 raste te reja infektimi, -arsyja? nuk lejojnë përdorimin e kësaj Paketë Mjekimi! Ndersa, Uttar Pradesh, -(që e perdorë këtë Paketë Mjekimi), megjithse ka një përqindje shumë ma të ultë vaksinimi, rraporton ç’do ditë rreth 22 raste të reja infektimi. (keni para-syshë dhe ndryshimin e madh të numërit të popullsisë, në mes dy shteteve).

Pra, vetëm nga ky shembull, gjithkush mund ta gjykojë vetë efektivitetin e lartë të këtij ilaçi, që vazhdon të jetë nën persekutimin e elitës, -kuptohet, – per interesat e sajë.

Prap-se-prap, -pavarësisht ktij konkluzioni tepër llogjik, -kjo Paketë Ilaçesh, nuk lejohet të përdoret as në Australi, e as në shumë vende të tjera të botës.Po pse ? -Ne dimë që globalistët, dhe big-farma, kane shume perfitime prej angazhimit me vaksinat. Janë qindra milliard dollar, (‘free money’), për ti ndarë n’mes tyre. Po kështu, ata jo vetëm që janë të ç’veshur nga çdo përgjegjësi ligjore, por kanë fituar edhe kredibilitet politik, duke friksuar njerëzit, në emër të “mbrojtjes së tyre” nga covidi.

Dhe për sa-kohë covidi do t’vazhdojë të jetë n’mes nesh, (përgjithmonë), -ata do t’vazhdojnë të pasurohen. Ne kete rast ja vlen t’përmendi edhe një anti-viral me emrin MOLNUPIRAVIR, që megjithëse mund të vijë vitin tjetër në qarkullim, -propagandimi i tij ka filluar që tani, -një kuro e tij, konsiston në 10 tableta, -(1tab, dy herë në ditë, për 5 ditë), -kushton 700 dollar Amerikan,-ndërsa një kuro me Monoclonal antibodies, (Sotrovimab), kushton rreth 2.100 dollar. -Në kontrast me kto ilaçe, qëndrojnë ivermectina dhe hydroxychloroquina, qe s’janë aspak inferjor, dhe kushtojnë jo ma shumë se 50-60 dollar per kuro. Mos harroni se fabrika ma e madhe, (e dyta ne bote), për prodhime farmaceutike, (ndër to, Hydroxychloroquine), në Tajvan, mori zjarr, dhe u dogj krejt, në Dhjetorin e shkuar!!!

Nga ana tjetër, -qytetarve ju ofrohen stimuj tëndryshem në nxitje të bërjes së vaksinave, -një stimul të tillë e shofim edhe në Australi, -ku organizata “Milion Dollar Vaccine Alliance” -ofron 1.000.000 dollar -llotary, që mund të fitohet nga t’vaksinuarit. Kjo taktikë na detyron të ri-perserisim fjalet e Mark Twain, “Mijtë bien në kurthin e mijëve, mbasi s’arrijnë të kuptojne pse aty djathi është falas”.   

Me këtë, une s’dua të them se covidi s’është rreal. S’kam asnjë dyshim se covidi është një virus,-natyrisht i rrezikshëm. Rrezikshmëria e tijë mund të krahasohet me një gjëndje gripale të rendë,(influenza), -veçanërisht për ato të sëmurë me rrisqe të ndryshme. Për të ilustruar këtë, po permendi të dhëna statistikore të freskta, të Byrosë Australiane të Statisikave, -ku analizohen vdekjet, dhe shkaqet e tyre për vitin 2020. Aty thuhet se: vitin e shkuar, në Australi kanë vdekur nga shkaqe të ndryshme 161.300 njerez, -nuk po ndalem në detaje te numrit të vdekjeve sipas shkaqeve, -por, nga COVIDI rraportohen vetem 898 vdekje, (ndersa nga Influenza/gripi i zakonshem, rraportohen 2.287 vdekje, -dhe nga rrëximet aksidentale rraportohen 3.395 vdekje, -e kështu vazhdohet me rradhë),….ku del se vdekjet nga COVID-19, rrjeshtohen në vendin e 38.

Ndërkohë ja vlen t’permendim Melburnin, (me një qeverisje tepër te majte,-të tipit socialist), që sot, (4 tetor), “festoon” shpalljen e kampionit botëror për lockdowns, (246 dite, dhe prap vazhdojnë të jete në lockdown), -ktu kanë ndodhur 89% të vdekjeve nga covidi. 

Një lajm optimistik vjen prej zv.presidentit të Komisionit të Barazisë/të së drejtës në Punë, (Fair Work Commision),- Lyndall Dean, -i cili me 27 Shtator 2021, -ndër të tjera thotë se: “Australiant duhet të kundershtojnë me vigorozitet censorizimin e vazhdueshëm të c’do pikpamje që vë në pik-pyetje strategjitë e deri-tanishme në lidhje me covidin. Shkenca s’ështe ma shkencë, nqs njerezit s’lejohen ta diskutojnë atë”.

Situatat e krijuara deri m’tani, -si për “Ndryshimin e Klimës”, ashtu dhe për “Pandeminë Covidjane”, duhet t’na zgjojnë ndërgjegjen tonë, -vecanërisht në dritën e thënjes së Bertolt Brecht, (1898-1956) -i cili, edhe pse ishte me ide komuniste, formuloj shumë mirë thënjen e tijë: “Kush nuk e dinë të vërtetën, është thjeshtë një budalla, por kush e dinë të vërtetën dhe e quan atë gënjeshter, është një kriminel”, -kjo një thënje tepër aktuale për ditët e sotme, -kur njerëzit e kanë shumë të vështire të dallojnë t’vërtetën nga gënjeshtra.

Dr. Zekri Palushi (MD)

Bashkpunëtor i gazetës Dielli, për rubrikën Këshilla Mjekësore

Australi, 4 Tetor 2021

Filed Under: Komunitet Tagged With: Vatra, Zekri Palushi

Rreth sfidave dhe menaxhimit të COVID-19

September 18, 2021 by s p

Dr. Zekri Palushi (MD)

Tashmë që politikanët japin informacione të bollshme “mjekësore” për Covidin, unë si mjek, me besim në Betimin Hipokratik, “së pari mos dëmto”,  e ndjej si detyrim moral e professional, që të analizoj disa aspekte të situatës së krijuar “në emër të mbrojtjes së popullit nga covidi”. Fatkeqësisht Kina, përveç virusit, i dha botës edhe metodat “mbrojtëse” kundër tij. Besoj se ju kujtohen skenat televizive, kur zyrtarët komunist saldonin dyert e apartamenteve të qytetarve të saj për t’i mbyllur brënda, sigurisht që t’i “mbronte” nga covidi. Pra ky qe një nga shembujt konkret të mbylljes së njerëzve nëpër shtëpia, (arrest shtëpie/lockups), si dhe mbylljes së vetë vendit, (lockdowns), që Kina donte që t’ja mësonte krejt botës, dhe në të vërtetë, kështu ndodhi, bota jo vetëm që e mësoj, por edhe e perfeksionoi, e praktikoi, bile me një zell, me të madh se vetë Kina. Shqiptarët nga eksperienca, tashmë e dinë mirë se totalitarizmi, së pari të heq lirinë e fjalës, dhe të mendimit, së dyti, të heq lirinë e levizjes së lirë, së treti të rracionalizon çdo gjëje të nevojshme jetësore, dhe pastaj vazhdon me heqje të tjera të njëpasnjëshme, përfshi edhe heqjen e vetë jetës. Pra a s’mendoni se, që në fillim të kësaj pandemie, bota po qeveriset nga këto “rregulla”,  me pretendimin se “janë duke na mbrojtur nga Covidi”, dhe se vendimet e tyre i mbështesin në “këshilla mjekësore”. Të gjithë jemi në dieni që në Nëntor të 2020-s, 850,000 doktorë të fushave të ndryshme mjekësore, kryesisht specialistë të fushës së epidemiologjisë, dhe sëmundjeve infektive, si dhe specialistë të shëndetit publik, kanë firmosur Deklaratën e Madhe të Barrington-it, (The Great Barrington Declaration), ku shprehin shqetësimet e tyre të medha, rreth dëmtimit fizik dhe mendor që metodat ekzistuese kundra covid-19, janë duke i shkaktuar njerëzimit. Ndër këto specialistë, po veçoj  katër prej tyre, që njihen si epidemiologjistët më të mirë në botë, dhe që janë edhe inisiatorët kryesorë të kësaj deklarate. Pra, këto janë: – Martin Kulldorf, (profesor në Universitetin Mjekesor të Harvard, USA), -Sunetra Gupta, profesor i epidemiologjisë në Universtetin e Oxfordit), -Jay Bhattacharya, (profesor i mjeksisë në Universitetin Stanford), dhe -Stefan Baral, (profesor në Universitetin e Shëndetit Publik të Johns Hopkins). Këto kapacitete shkencore, jo vetëm që kanë argumentuar me hollësi arsyet kundra ‘lockdoëns’, por për të sqaruar edhe më mirë opinionin,  i kanë dhënë një intervistë dy orëshe, gazetarit independent të Neë York Times, David Zëeing ku në këtë intervistë, më një durim të madh, ato bëjnë një shpjegim të kujdesshëm, nga ku del në shesh se ‘agenda e lockdoën’ është një pseudo-shkencë dhimbjeprurëse, dhe mizore, me një efekt shkatërrues shëndetësor, shoqëror, ekonomik, kultural, tek gjithëkush, por veçanërisht tek ato që luftojnë me mish-e-me shpirtë për të siguruar jetesën.

Vaksinimi

Një studim sapo i publikuar, nxjerr në pah se një infeksion nga Covid-19, jep  mbrojtje shumë më të mirë kundra variantit Delta, se sa vaksinat, pra është fjala për imunitetin natyral). Ndërsa  një studim tjetër, nga Izraeli, i publikuar nga “The Scientific American”, tregon se, imuniteti natyral që krijohet pas një infeksioni covidjan, -ofron një mbrojtje ma të konsiderueshme kundra variantit Delta, se sa dy doza vaksine Pfizer-BioNTech. Po kështu, të dhanat më të reja tregojnë se, njerëzit që kanë kaluar një infeksion covidjan, janë shumë ma pak të rrezikuar nga infeksioni me variant Delta, se sa ato të vaksinuarit. Thonë se të vaksinuarit janë 27 here ma në rezik për tu infektuar, se sa ato me imunitet natyral. Këto të dhënë shkencore vijnë në këtë kohë, kur shumë prej qeverive rreth botës, janë duke u kërkuar qytetarëve që të paisen me një “pasaportë vaksinimi,” në mënyrë që të lejohen për të rrugëtuar, për të shkuar në restorante, për të frekuentuar dyqanet, apo për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Në lidhje me këtë, professor Kulldorff  thote se:  bazuar në të dhënat më të reja, të ardhura nga Izraeli, dhe Anglia, konfirmoj se Imuniteti Natyral, ofron një mbrojtje të nevojshme kundra Covid-19. Prandaj kërkimi me forcë, i vaksinimit, si kusht për t’iu kthyer jetës publike, nuk është vetëm diskreminues, por edhe pa asnjë bazë shkencore. Në vazhdim të këtij problemi, profesor Kulldroff, së bashku me professor Jay Bhattacharya, kanë shkruar një op-ed, (shkrim përballë faqes editoriale), për ‘The Ëall Street journal’, kundra pasaportave të vaksinimit.  Ata argumentojnë se masat kundër Covid-19, duhet të përqëndrohen vetëm tek njerëzit më të prekshëm. Ndërsa të tjerët, duhet të lihen të lirë. Vaksinat, megjithse të dobishme, ato nuk i zgjidhin të gjitha problemet mjekësore. Le të konsiderojmë Izraelin, ku 80%, janë të vaksinuar me dy doza, dhe mbi 26%, kanë marrë edhe dozën e tretë. Megjithatë, në fillim të këtij muaj infeksionet ditore kanë arritur shifrat mbi 16.000. Ky është numri më madh i infeksioneve ditore, që Izraeli ka pas gjatë gjithë kohës, duke përfshirë edhe valën e parë të fillimit të pandemisë. Ndërsa numri i hospitalizimeve është ulur, por, prapë se prapë, në rreth 1.100 pacientë të shtruar në spitale, 60% e tyre, kanë marrë dy doza Pfizer. Një rast tjetër, është edhe Anglia,-megjithëse një vend me perqindje vaksinimi të lartë, ka raportuar mesatarisht 200.000 infeksione të reja në javë. Pra këto fakte, nuk justifikojnë frazën “Pandemia e të pa-vaksinuarve”, që  shumë nga qeveritarët, kanë filluar ta përdorin. Këtë frazë, profesorët e Shëndetit Publik Amerikan, Robert Blendon dhe Richard L. Menchel, e kanë quajtur provocative, duke shtuar se: “Të pa-vaksinuarit shprehin një kundërshtim ndaj Ëashingtonit, dhe sa më shumë që ju e ngacmoni këtë opozitë, aq më shumë ju i bindni ato, në kundërshtimin e tyre. Kjo është një ‘Gjuhë Politike’, dhe aspak shkencore, kjo gjuhë ka si qëllim, portretizimin e të pa vaksinuarve si njerëz të këqinj, dhe më e keqja është se me këtë gjuhë, (me shpresën se do ti detyrojnë ato tëvaksinohen), zyrtarët qeveritarë, i kanë kthyer familjet kundra njëra-tjetrës, shokët dhe miqtë kundra njëri-tjetrit, bile edhe ato që nuk njihen fare, janë kthyer kundra njëri-tjetrit. Motoja ekzistuese,  “Ose bëje vaksinën, ose humb ç’do gjë të rëndësishme të jetës tënde”, tingëllon tepër urdhëruese, dhe jo bindëse, veçanërisht kur dimë se po detyrohemi të marrim një vaksinë që s’është provue siç duhet, dhe çuditërisht, si prodhesit e këtyre vaksinave, ashtu dhe shpërndaresit e tyre, s’mbajnë asnjë përgjegjësi ligjore, për këtë, ato janë përjashtuar me ligj. Ndërkohë, autoritetet përgjegjëse për aprovimin e tyre, kanë pranuar vetë se, s’mund të ketë garanci për efektet e pa dëshiruara të këtyre vaksinave, nga të cilat, mund të ketë edhe vdekje.

Maskat

Dr Russell Blaylock, neurokirurg, lektor, dhe shkrimtar, ka deklaruar se: nuk mund të gjendet një evidencë shkencore e mjaftueshme që të sygjerojë përdorimin e maskave, si mjet për të prevenuar përhapjen e këtij virusi. Nga ana tjetër, askush nuk flet rreth problemeve serioze që maskat mund t’iu shkaktojnë njerëzve, sidomos moshave të vjetra, të semurëve me sëmundje të mushkërive, (si COPD, emphysema, apo fibrose pulmonare, kancer pulmonar), etj, përdorimi i maskave në këtë grup njerëzish, keqëson hypoxinë (ulë më tepër nivelin e O2 në gjak), dhe hypercapninë, (rritë nivelin e CO2 në gjak). Ndërsa përdorimi i maskave, veçanërisht nga të sëmurët nga virusi, favorizon rithithjen e virusit të nxjerrur jashtë nëpërmjet frymëmarrjes, kjo bën që të rritet koncentrimi i viruseve në mushkri, dhe në hapsirat nazale, kur tashmë , ne dime se sa më i lartë të jetë ky koncentrim, aq më rëndë, dhe në rrezik, është i sëmuri. Kjo çon drejtë të së ashtquajtures “Cytokine Storm”, që mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Po kështu, një evidencë e re tregon se, në disa raste virusi, nëpërmjet nervave të nuhatjes, që lidhen direkt me zonën e memorjes së trurit, mund të shkojnë  në tru, e të demtojnë memorien.

Imunitetit natyral (Herd Immunity)

Megjithëse e përmendëm kalimthi pak më lart, ja vlen të përqëndrohemi pak më shumë. Çuditërish, rreth këtij imuniteti, dhe rëndësisë së tij, nuk ndigjojmë asgjë. Por në fakt ky lloj imuniteti është tepër i rëndësishëm, dhe falë tij, njerëzimi gjatë historisë së tij, u ka mbijetuar shumë pandemive. Përdorimi i maskave, ulë nivelin e O2, -pra shkakton hypoxinë, e cila në vetvete shoqërohet me dëmtim të imunitetit. Hypoxia frënon CD4+T-lymphocite, që është një nga tipet kryesore të qelizave imunitare, që trupi i përdor për të luftuar infeksionet virale. Pra, një virus pathogen, pasi infekton individ të ndryshëm, shpërndahet tek të tjerët, të cilët pas shërimit, krijojnë immunitet ndaj atij virusi, dhe pas kësaj, ai komunitet, arrin atë që shkenca e quan ‘HERD IMMUNITY’, term që se për çfarë arësyesh , është  demonizue gjatë gjithë skenarit të Covid-it, nuk e përmend askush në konferencat ditore të informimit dhe çuditërisht asnjë gazetar nuk bën pyetje rreth këtij imuniteti. Në të vërtetë verifikimi i imunitetit natyral duhet të ishte një prioritet për qeveritarët, dhe testet për matjen e tij, janë më të besueshme, dhe shumë më pak të kushtueshme se sa testi PCR, (me rreth 70% false positive). Në lidhje me këtë, ekspertët thonë se: Strategjia e Imunitetit Natyral, është një strategji e pranuar gjatë shekujve, si një metodë përballuese me viruset dhe pandemitë, por çuditërisht, në rastin e Covid-19, kjo lloj strategjie u abandonueshme komplet, në favor të ‘lockdoën dhe contact tracing’. Askush s’flet për rastin e Suedisë, një vend që se ndoqi këtë strategji “kinezjane”, e që në fakt i doli shumë here më mirë. Fakti qe ky virus është relativisht nje infeksion i pa-rëndësishëm, për pjesën më të madhe të popullsisë, dhe fakti që shumica e atyre me-rrisk gjithashtu mbijetojnë prej këtij infeksioni, atëherë, sipas ekspertve, do të kishte qenë shumë më mirë që ky virus, të lihej për tu shpërndarë në popullsinë e shëndetshme, kështu që shumë shpejt, do të siguronim një nivel të mirë të imunitetit natyral e si rezultat, kjo pandemi jo vetem që do të përfundonte shpejt, por edhe do t’a parandalonte kthimin e saj në dimrin e ardhshëm. Unë nuk jam një person “anti-vaksinë”. Po kështu, s’jam as një ‘teoricien konspirator’,  dhe preferoj të besoj në instinktet e mia njerëzore e profesionale, prandaj edhe në shkrimet e mia të mëparshme kam komentuar, ato çfarë logjika njerëzore mund t’i pranojë, dhe faktet e deri tanishme, kanë provuar se gjatë këtyre 20 muajve, unë s’kam qenë gabim. Albert Einstein ka thane se: “Bota nuk do të shkatërrohet nga ato që bëjnë gjëra të këqija, por nga ato që i shofin ata, dhe s’bëjnë asgjë”. Dyshuese është mungesa e plotë e interesimit të qeverive, për të ndjekur ato këshilla mjekësore, që bazohen në një evidencë të mirëfilltë shkencore ne lidhje me këte, jam i sigurtë se së shpejti do të vijë një ditë që kapacitete të ndryshme, në fushen e ligjeve kushtetuese, apo ato internacionale, do të ndalen tek këto shkelje flagrante, dhe dikush do të vihet para përgjegjësisë, por deri atëherë, nuk dimë se sa do të kemi humbur. Ndërkohë, nuk guxojmë të kundërshtojmë, të bëjmë pyetje, të lexojmë, apo të kërkojmë shpjegime. Nuk guxojmë të dëgjojmë ekspertët me pikëpamje të ndryshme, me përjashtim të atyre që na servirë qeveria, dhe media servile, ndryshe, rrezikohemi të etiketohemi me emrat më monstuoz, ndër to, më popullori ngelet termi “Konspirator”. Në Australi, kjo elitë burokratike na mëson se: Nëse heqim të gjitha kufizimet, apo masat kundër Covid-19, përfshi lëvizjen e lirë Brenda për brenda shteteve të Australisë, dhe fluturimet ajrore me jashtë, kur niveli i vaksinimit të ketë arritur 70%, atëherë, prapë se prapë, ne do të kishim 11 vdekje në ditë, apo 4.000 në vit, me një kalkulim të thjeshtë, del se këto shifra në të vërtetë janë shumë më të ulëta, se ato të vitit 2019, kur në Australi, kanë vdekur çdo ditë 460 njerëz të sëmurë nga gripi dhe pneumonitë e lidhura me të. Për mendimin tim, masat sadistike, që qeveritë e ndryshme kanë aplikuar deri më tani, mund të justifikohen vetëm atëherë, kur këto qeveri na sigurojnë se, me prevenimin e vdekjes kovidjane, do të prevenohen vdekjet përgjithmonë. Po e mbylli këtë shkrim me një pyetje reteorike, që në të vërtetë duhet të na shqetësojë të gjithëve, pra, nëse bota do të vazhdojë të qeveriset nga burokratët, (dhe jo politikanët), atëherë, çfarë rëndësie do të kishin zgjedhjet parlamentare në të ardhmen?

Dr. Zekri Palushi (MD)

Bashkëpunëtor i gazetes Dielli, për Rubrikën Mjekësore. 

Australi, 12 Shtator, 2021  

Filed Under: Opinion Tagged With: COVID-19, Zekri Palushi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT