Dr. Zekri Palushi, (MD)/
Tiroidja eshte nje gjender endokrine, ne formen e flutures, e vendosur ne pjesen e perparme te qafes, pak nen “Mollen e Adamit” – hormonet e se ciles, (T4/T3), kontrollojnë metabolizmin. Pra kjo gjenderr kontrollon rrugen e perdorimit te energjise nga trupi jonë, e po keshtu, merr pjese edhe ne rregullimin dhe funksionimin e disa proceseve vitale si: *Frymëmarrjen, *rrahjet e zemrës, *sistemin nervor central, e peripheral, *peshën e trupit, *forcën muskulare, *nivelin e kolesterolit, etj….
Hypothyroidizmi i Hashimotos, konsiderohet si nje problem i sistemit imunitar, -ku, si ne te gjitha semundjet e tjera auto-imune, ky system konfuzohet, dhe gabimisht godet nje pjese te trupit te tije, -pra ne kete rast, godet pikerisht gjendrren tiroide, ndersa, kemi te bejme me nje problem te vete gjendres se tiroides, (hypothyroidism primar), atehere kur ajo nuk prodhon ne sasi te mjaftueshem hormonet e saje, (T4/T3). Gjithmone, nje rritje e nivelit te TSH ne gjak, flet per HYPOTHYROIDIZEM, -por tashma dihet se rreth 90%, e t’diagnoztikuarve me hypothyroidizem, ne fakt vuajn nga thyroiditi i Hashimotos.
Zakonisht ne semundjen e Hashimotos, sistemi imunitar prodhon nje anti-trup kundra TPO (Thyroid Peroxidase). Prandaj, per te gjykuar nese nje hypothyroidizem ka si shkak Hashimoton, duhet te kerkojme nje analize gjaku per te matur TPO, -nje protein, qe luan rrol mjaft te rendesishem ne prodhimin e hormoneve te tiroides. Tashma dihet se ne gjakun e shumices se te semureve me Hashimoto, gjenden anti-trupat TPO (TPO antibodies). Tyroidit i Hashimotos zakonisht nuk preke moshat e adoleshencës, dhe as fëmijët, por, megjithate duhet ta konsiderojme në te gjith ata raste kur ky grup- moshe, ndjehen të lodhur, apo jane mbi-peshë. Ndërsa RIEDEL Struma, është një formë tjetër e Hashimotos. Në këtë sub-tip, gusha është shumë e madhe, dhe për shkak të një fibrose massive( që shifet në ultrasound dhe biopsy), -ajo merr një konsistencë druri në prekje.
Shenjat klinike:
Shumica e pacienteve mund t’mos kenë shenja klinike, përpos një zmadhimi lokal (gushe), t’pa-dhimbëshme, qe nganjëherë, mund te shoqërohet me disa shenja klinike, që me se shumti lidhen me volumin e sajë, si dhe proceset inflamatore që e shoqërojnë. Ne kete rast, i sëmuri mund të këtë dhimbje qafe, dhimbje veshi, dhe veshtërsite në gëlltitje, -(per te cilat, i semuri mund te marre mjekim me një nga anti-inflamatorët, (brufen, voltaren,…), si dhe, hormonit sintetik, (L-T4). Zhvillimi i sëmundjes, dhe koha e diagnostikimit, ndryshon nga një pacjent, tek tjetri, e po kështu, ndryshon edhe koha e shfaqjes së shenjave klinike, -ku më tipiket mund të jenë: një ndenjë lodhje e vazhdueshme, pa-mundësia për të humbur, apo për të shtuar në peshë, dhe mos-toleranca e të ftohtit. Me progresimin e sëmundjes, lëukra bëhet më e thatë, bien flokët, trashet zëri, dhe rritet konfuzioni mendor, -e po keshtu, behet si problem, edhe konstipacioni, (kapsllëku). Nnëse pacjenti nuk trajtohet, atëhere zhvillohet enjtja e përgjithëshme e trupit, (MYXOEDEMA), që shoqërohet edhe me një memorje të varfër, dhe puls të ngadaltë. Duhet të shtojmë se rreth 25% e pacjenteve zhvillojnë edhe shenja të lehta në sytë, – ku veçanërisht kapakët e sipërm të syve, (palpebrat) tërhiqen, (rrudhen), sytë lotojnë, dhe kruhen, me një ndjenjë sikur ka kokrriza rane në to. Në këto raste, të sëmurit i rekomandohet që të përdore lot artificial, me pika në sy, -si, SYSTANE, …
A shoqërohet Hashimotoja me ndonjë sëmundje tjetër auto-imune?
Vetë Hashimotoja është e shpeshtë, -megjithate, shumica e pacjentve s’kanë sëmundje të tjera auto-imune, -por 14% e tyre mund të sëmuren edhe me VITILIGO, dhe thinje flokesh të para-kohëshme.
Diagnostikimi
Fillimisht duhet te dime se TSH (Thyroid Stimulating Hormone), prodhohet nga gjendrra Pituitare, qe ndodhet ne tru. Nese kjo gjenderr dikton se ne gjakun qarkullues ka pak hormone te tiroides (T4/T3), atehere dergon hormonin e saje, (pra TSH), tek tiroidja, me qellim qe ta stimuloje ate, per te prodhuar T4/T3. Ndersa T4, eshte hormoni kryesore qe prodhon tiroidja. Nese, nje analize gjaku tregon nivel te ulte te T4, -atehere, kjo na ben te gjykojme se problemi eshte ne tiroide. Ndersa kur niveli i TSH eshte i rritur, dhe T4 e ulur, -atehere kemi te bejme me nje hypothyroidizem primar. Në shumicën e rasteve, -(kur pacjentët s’paraqesin shenja klinike, por vetëm kanë të ngritur TSH, (me fT4, dhe fT3 normal), -kemi të bëjmë me një gjendje hypo-thyroidizmi SUB-Klinik. Këto pacjent shpesh kanë një histori familjare për një sëmundje të tillë, ose histori për sëmundje të tjera auto-imune, kështu që gjatë ekzaminimit, mund të palpojmë një gushë multi-nodulare, me konsistencë të forte.
Thyroid auto-antibodies.
Perfshinë Thyroid Peroxidase (TPO), dhe Thyroglobulin antibodies. Pacjentet qe kane pozitiv anti-trupat e tiroides, edhe pse, TSH, dhe T4/T3 mund t’I kene normale, ose jo, -dhe pa shenja klinike, -janë në rrezik për të zhvillue një hypothyroidizëm, në rraport me nivelin e antitrupave. Nga një here, Hashimoto Thyroiditis (HT), -nëpërmjet një studimi ultra-sonografik, klasifikohet në atë që quhet “me gushë”-(që flet për stadet e reja të sëmundjes), -dhe tyroiditit atrofik, (që reprezenton stadet e fundit të ksaj sëmundje). Duhet të dime se Hashimotoja, mund të shkaktohet edhe nga mjekimi që merret për Hep C,-(si Interferon-alpha), si dhe, nga disa mjekimet e reja, si Monoclonal Anti-bodies, që përdoren për mjekimin e melanomës, sëmundjet malignante të gjakut, apo sëmundje të tjera auto-imune serioze, që modifikojnë aspektet normale, të përgjigjes immune, dhe rregullat e sajë. Ne praktiken time, te gjith të sëmurët me Hashimoto duhet të investigohen për semundje CELIAKE (coeliac disease), Anemi Pernicioze (pernicious anaemia), dhe t’ju maten anti-nuclear antibodies. Po kështu, nëse i sëmuri ka histori familjare për Diabet të tipit 1, -atëhere rekomandohet që ti maten në gjak GAD, IA2, dhe Insulin anti-bodies. Nqs. niveli i Vit B12 është i ultë, atëherë kontrollohen edhe Gastric Parietal Cell, dhe Intrinsic Factor anti-bodies, për të konfirmuar diagnozën e Anemisë Pernicioze.
Ndërsa, kur gjenden titre signifikante të anti-trupave celiake, (coeliac antibodies), -atëherë rekomandohet një biopsy e zorrës së hollë (small bowel biopsy), -dhe këshillohet që t’marrë një diet pa-GLUTEN, (gluten-free).
TRAJTIMI:
Vendimi për ta trajtuar një ç’rregullim të tillë mvaret në disa factor, -ku përfshihen shenjat, dhe ankesat e të sëmurit, -pra, sa të rënda ata janë, ndryshimet laboratorike të tyroides, (TFT), si dhe të dhënat Ultra-sonografike, (real time thyroid ultrasonography). Ne një studim te kohëve të fundit, sygjeron që të sëmurët me Hypotyroidizëm sub-klinikal, duhet të trajtohen, edhe nëse s’kan shenja sëmundje, në këtë rast, mjekimi jepet për të paksuar kolesterolin, dhe minimizuar risqet kardio-vaskulare që shoqërojnë hypotyroidizmin.
*Anti-inflamatorët mund të përdoren për dhimbje, apo kur gusha është shumë e madhe, dhe shoqërohet me dhimbje qafe, dhimbje veshi, apo veshtërsi në gëlltitje.
Nuk është shumë e qartë nëse pacjentët që janë asymptomatic, dhe kane fT4, dhe fT3 normal, por kanë pozitiv antitrupat e tyroides, duhet të trajtohen. Megjithatë, shumica e endokrinologëve, i trajtojnë pacjentët e tyre, kur TSH është rreth 10, pavaresisht shenjave të tjera klinike.
Për mjekim jepet L-T4, (THYROXIN), -që në pacjentët me një hypotyroidizëm të hershëm fillohet me një doze të vogël, 50-75 centigram në ditë. Kjo doze mund rritet, deri sa arrihet në zevendësimin e plotë hormonal, -ku jepet ne dozen 1.7 centigram/kg. Pra, ne ato stade, kur niveli i TSH vazhdon te rritet, dhe ultrasonographia tregon stadet e fundit. Thyroxina zakonisht merret në mëngjez, të paktën 30 minuta para buke, -megjithatë, studimet e fundit sygjerojnë marrjen e thyroxinës para-gjumit, sepse në këtë mënyre kontrollohen më mirë, si nivelet hormonale, dhe shenjat e sëmundjes. Megjithatë, edhe pse pacjentët mund të ndigjohen më mirë, përsa i përket energjive, -duhet të kemi kujdes sepse një mjekim me doza të larta mund të jape Fibrilacion atrial, dhe osteoporosis. Është me rëndësi të dihet se disa ilaçe si: amiodarone, cholestyramine, hekuri, proton pump inhibitors, (Nexium, …), dhe calcium, – e dëmtojnë thithjen e thyroxinës. Vlen te permendet se ne protokollin e dietes se semundjeve auto-imune rekomandohet shmangia e ketyre produkteve: orizi, gruri, thekra, elbi, e dritherat e tjere, si dhe legume, patllixhanet, piperin, vezet, kafen, pijet alkoholike, sheqernat, dhe prodhimet e qumshtit.