-Ministri Hoti priti në takim presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti/
Prishtinë, 25 korrik 2016 – Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, të udhëhequr nga presidenti i kësaj organizate, Suma Chakrabarti.Presidenti Thaçi e uroi presidentin Chakrabarti për rizgjedhjen e tij në postin udhëheqës të EBRD-së dhe u shpreh i kënaqur për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë.
“Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me ju si Kryeministër i Kosovës dhe si Ministër i Jashtëm, kurse tash kam kënaqësinë që të vazhdojë këtë bashkëpunim edhe në detyrën e re”, u shpreh presidenti Thaçi.
Duke folur për punën e EBRD-së, presidenti Thaçi tha se “EBRD ka projekte të rëndësishme për Kosovën” dhe shtoi se janë gati 50 projekte që po zbatohen apo janë zbatuar në Kosovë deri më tani.Presidenti Chakrabarti e uroi gjithashtu presidentin Thaçi për zgjedhjen e tij President i Republikës së Kosovës dhe e njoftoi për angazhimin e organizatës që ai kryeson në Kosovë.“Është koha për strategjinë e re të zhvillimit. Do të përqendrohemi në përkrahjen për sektorin privat, në sektorin e energjisë dhe efiçiencës, si dhe në ndërlidhjen duke investuar në infrastrukturë, hekurudha dhe rrugë”, ka thënë presidenti Chakrabarti.
“Ekonomia e Kosovës po shënon rritje të vazhdueshme, përkundër sfidave”, u shpreh presidenti Chakrabati.Presidenti Thaçi vlerësoi përkrahjen e EBRD-së në zhvillimin e Kosovës dhe përkrahu përpilimin e strategjisë së re zhvillimore.“Roli i juaj në Kosovë është i pazëvendësueshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.“Do të keni përkrahjen time të parezervë si president”, përfundoi ai./b.j/
***
BERZH, për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-Ministri Hoti priti në takim presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti/
-“Dëshira ime është që në Kosovë të shohë biznese private të zhvilluara, sepse zhvillimi i këtij sektori është e vemja rrugë zhvillimore e një vendi”, tha presidenti e BERZH-it/
PRISHTINË, 25 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti. Në këtë takim u bisedua për kontributin, marëdhënie e mira ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it si dhe vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve me theks të veçantë për zbatimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen nga BERZH-i për financimin e projekteve kapitale të qeverisë, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, ujitje dhe për zonat ekonomike si dhe mbështetja e skemës për garantimin e kredive.
Ministri Hoti duke i uruar mirëseardhje në Kosovë presidentit të BERZH-it Chakrabarti falënederoi atë dhe institucionin të cilin ai drejton për gadishmerinë për të ndihmuar Kosovën përmes invesitmeve në projekte të rëndësishme për vendin si dhe shprehi nevojën për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.
Ai gjithashtu e njoftoi për procesin buxhetor, për të hyrat, politikat fiskale, bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme tatimore, për hapat që po merrë qeveria e Kosovë për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për masat të cilat janë marrë për të luftuar ekonominë jo formale të cilat kanë ndikuar dukshëm edhe në rritjen e të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës.
Ministri Hoti gjithashtu tha se Kosova është anëtar i ri në BERZH dhe deri më tani ka marrë mbështetje kreditore në vlerë prej 204 milionë euro për projekte të ndryshme për përmirësimin transportit hekurudhorë, rrugorë dhe trafikun urban.
“Po ashtu jemi duke identifikuar edhe fusha të tjera të cilat përmes projeteve do t’i zbatojmë në bashkëpunim me BERZH-in dhe falenderoj z. Chakrabarti për gadishmërinë e tij për të rritur bashkëpunumin edhe në të ardhmen”, tha ministri kosovar. Ai gjithashtu shprehi bindjen se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it do të vazhdojë sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit në BE.
Presidenti e BERZH-it, Suma Chakrabarti, duke falenderuar ministrin Hoti për pritjen vlerësoi lartë dhe mjaft pozitiv bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it. Ai gjithashtu shprehi gadishmërinë e institucionit të cilin drejton për të rritur edhe më shumë bashkepunimin në fushat të cilat krijojnë një perspektivë integruese të Kosoves në BE si dhe në fushat të cilat ndikojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Kosovë.
“Dëshira ime është që në Kosovë të shohë biznese private të zhvilluara, sepse zhvillimi i këtij sektori është e vemja rrugë zhvillimore e një vendi”, tha presidenti e BERZH-it, Chakrabarti.
Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti mbërriti sot në Kosovë. Ai do pritet, sot pasdite, edhe nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa do zhvilloi edhe takime tjera.
Në gusht të verës së kaluar,kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar në Vjenë presidentin e BERZH, Suma Chakrabarti, i cili ka sigurar për mbështetjen e mëtutjeshme për projektet konkrete në Kosovë.