( Filmi- dokumentar “Zois” prej Bujar Alimani)/
Violeta Mirakaj/
Grupi i të rinjve të talentuar me regjisor Bujar Alimani , producer Damian Prevezi , Dritan Haxhia dhe Sabir Kanaqi drejtor fotografie, Elvis Ikonomi, Erjeta Cufaj si dhe muzika Fatrin Krajka, sollën filmin dokumentar “Zois” në 51 vjetorin e arratisjes nga Shqipëria të artistit,piktorit,skulptorit dhe poetit Zoi Shyti ,apo Zois Shuttie ne Producer Club Theater ne New York.
Pjesa më e madhe e filmimeve ishin bërë në shtëpine galeri te piktorit. Në çdo kënd dhe hapësirë të kësaj galerie arti ishte vendosur puna krijuese artistike, e cila më së miri tregon sevullneti është shpirti i punës, frymëzimi është shpërblimi i një pune të rëndëtë artistit të madh, Zois Shuttie. Nga kjo galeri shohim se njeriu di ta ngrejë dashurinë dhe fisnikërinë e artit dhe të kënaqet me të dhe të rrëmbehet në ndikimin hyjnor nga i cili jo vetëm trupi por dhe shpirti ndihet i lumtur.
Piktori ZoisShuttie është larguar nga Shqipëria në vitin 1964 dhe kthehet në atdhe, të takoj nënën dhe familjen ,vetëm pas 28 vitesh, me rënien e regjimit komunist. Pikturat e tij ne vecanti si dhe gjithë krijimtaria e tij artistike janë ndikuar nga kjo ekzistencë dhe i ka dhënë asaj një dimension kritik dhe human, dhe duket sikur na thotë -në punët e mia artistike, unë nuk kërkoj krijimin e tjetrit, karrigen e tjetrit por vendin tim, karrigen time, atë që më përket mua, aftësinë time. Unë jam piktor dhe dua atë ta pikturoj.
Se çfarë e shtyn regjisorin Bujar Alimani për të realizuar këtë film- dokumentar, e jep bisedimi me të , ku shprehet:-“Një të dielë në fillim të prillit të kaluar ne u gjendëm te shtëpia e Piktorit Zois Shuttie për të nisur xhirimet..Si zakonisht ndodhte që përpara xhirimeve të kordinoheshim që cdo gjë ditën e nesërme të niste mbarë…Elvis Ikonomi ishte nisur herët nga Filadelfia që në orën 9-të të mëngjesit ,të ishte në Nju Jork. Pimë një kafe dhe diskutuam edhe një herë se si mund ta fillonim…Dritani kontrollonte për herë të fundit bashkë me Sabirin kamerat, lentet dritat dhe kartat ngarkuese të kamerave.Damiani me telefon në dorë komunikonte njëherësh me të gjithë dhe një çast shtypëm butonin 155 të apartamentit të tij dhe dera u hap.U ngjitëm në katin e sipërm të shtëpisë galeri ku Zois jetonte prej shumë vitesh.
Hyrja në atë shtëpi gjithnjë me ngjante me hyrjet në muze ose galeri artesh ..Në një kënd të kuzhinës një radio shumë e vjetër luante si çdo here, muzikë klasike e vetmja pothuaj që ai dëgjonte orët e qetësisë ose të punës në telajo..
Na bëri kafe të gjithëve dhe ne nisëm ngadalë të xhironim rrëfimin e tij. Sa herë e dëgjoja kisha përshtypjen se po bëhesha serish pjesë e asaj jete të këtij njeriu ,i cili nga 1964 kishte lënë Shqipërine për t’ju përkushtuar pikturës si njeri i lirë …Vetmia e kishte bërë më monumental , mosha i shkonte dhe ai fliste here – herë me një urtësi profetike për jetën dhe artin…Habitesha sesi ai merrte frymë këtu dhe askush nuk kishte mundur ose të bënte përpjekjen për ta fiksuar në pavdekshmëri këtë Artist që kaq shumë kishte ç’tu ofronte shqiptarëve.
Dhe natyrisht sa kohë që kamerat me pikën e kuqe të ndezur xhironin, aq më shumë ndjeja që më shumë se po xhiroja një dokumentar, po kryeja një akt human dhe kombëtar…
Ne e mbaruam dokumentarin…e projektuam… dhe Zois sërish endet mes pikturave e librave të tij, shënimeve të pambaruara akoma dhe shija e kafesë në shtëpinë e tij, mbetur ndër ne ato ditë qëxhiruam , është e pakrahasueshme me asnjë shije tjetër.
DamianPrevezi, njeri nga djemtë e talentuar thotë: -Vendosa të bashkëpunoj me Bujar Alimanin për realizimin këtijdokumentar/film për dy arsye kryesore:
Pikësëpari të ndihmoj një artist të talentuar si Bujari ,i cili ka ardhur ketu në USA (ka rrezikuar karrierën e tij në Evropën ku njihet mirë tashmë) të provoj talentin dhe eksperiencën e tij në ambientin kaq me konkurrencë si ai amerikani. Kjo ishte një gjë që më bëri ta respektoj Bujarin me njëherë (shume pak shqiptare do të kishin guximin të lenin gjithçka mbrapa e të provonin fatin në këtë ambient agresiv , i cili është show business në USA) Në të njejtën kohë edhe se nuk kisha shumë eksperiencë në fushën e realizimit (production) vendosa të rrezikoj në mënyrën time … kohën time dhe disa të ardhura dispozitive në mënyrë që jo vetëm të ndihmoj, por edhe të mësoja diçka që gjithmonë më ka pëlqyer. Artist ndoshta edhe nuk jam, por aspiracione artistike gjithmonë i kam pasë. Për mua kjo nuk ka qenë dhe aq shumë punë,sa një hobi, një argëtim; edhe pse shumë herë me ekipin kemi qëndruar me orë të tëra deri vonë pa gjumë, të lodhur etj.
Nuk ka çmim dhe nuk ka vlerë monetare që mund ta zevëndësojë këtë kenaqësi.
– Se dyti sapo patamundësinë të njoh Zois dhe punët e tij ,nuk ishte e nevojshme ta mendoja dy herë. Ishte një oportunitet i papërseritshëm, të vinim në pah një artist kaq të talentuar shqiptar për më tepër nga rrethi i Lushnjes ku jetova gati 14 vite. Zois nuk njihet aq shumë në diasporën shqiptare dhe sigurisht shumë pak në Shqipëri. Arsyeja është e thjeshtë,shqiptarët në pergjithësi nuk marrin parasysh aq shume artin dhe pothuajse nuk i honepsin artistat (shkrimtarë, poetët muzikantët piktorët etj.) Mentaliteti shqiptar si duket nuk ka aftësi dhe interes të përgëzoj gjëra abstrakte si arti dhe letërsia. Një fjalë e urtë popullore kineze më vjen në mendje ” Shoqëria njerëzore pa art dhe letersi nuk mund të vazhdoj të egzistojë” Biznesi dhe paraja nuk mund të mbajë një kulturë sëbashku pa intelektualët, artistat ,etj..shkatërrohet dhe katandiset në një gjendje siç është Shqipëria sot. Pra është një detyrë e jona që nuk duhet tëndikohemi nga ai ambient i mykur; të sjellim ca jetë kulturës shqiptare që ështënënjë gjendje kaq anemike. Artistat dhe intelektualët si Zois me punët e tyre,me jetën dhe sakrificat personale duhet të jenë shembuj dhe inspirim (frymëzim) i pashtershëm për brezin e ri shqiptar (brenda ose jashtë vendit).
Kështu që neve na takon të vazhdojmë të sjellim në pah figura frymëzues si Zois dhe të tjerë. Është një ndjenjë a pa përshkrueshme të kem fatin e mirë të jem pjesë këtij grupi dhe të ndërrmar projekte të tilla.
Producentja e disa filmave ne Shqiperi dhe Greqi Tefta Bejko ja si shprehet : “ Njohja me Zoin kishte ardhur nëpërmjet rrefimeve të miqve të mi. Kureshtja ishte e madhe. Ftesa për ta vizituar në banesën e tij ishte në një mbrëmje të nxehtë Gushti. M’u duk vetja sikur u zhyta në akuariumin e ngjyrave të shpirtit, ku po zhbiroja botën krijuese te 51 ( pesedhjetë e një) viteve në Amerikë. Ajo që më bëri përshtypje në krijimet e tij, ishte që autoportretet e errëta ekuilibroheshin kaq këndshëm ndërmjet portreteve të femrave; të femrës “mëkat” dhe të femrës “Shenjtore”. Të dukej sikur ky artist kërkonte një fole të sigurtë dhe të ngrohtë,ku do të gjente paqe shpirti i tij i trazuar.
Klara Buda shkruan -“Pas tablove të mrekullueshme të femrave sensuale në shtrat një asociacion tanimë i përdorur hershme në pikturë dhe më gjerë në art. Fotoja e gruas së përqëndruar në lexim, që ilustron këtë mbresë shkruar me një frymë – Stream of conscioushes – të takimit me pikturën e Zois Shuttie, në dokumentarin e Bujar Alimanit është provë se piktori e ka tejkaluar përceptimin e gruas objekt, megjithëse shpesh në tema mbi femren ai arrin të bëj shaka edhe batuta të kripura…”Bashkebisedimi i ngrohtë pas gati 55 min të filmit dokumentar “Zois” midis spektatoreve dhe piktorit Zois Shottie,dhe regjisorit Bujar Alimani, tregoi dhe njëherë se brenda artit të pikturës, skulpturës,artit në përgjithësi rrjedh historia e një kombi, ngjallet gjeneza dhe origjina e tij. Vetë krijimtaria artistike e artistit Zois, pikturat e tij në veçanti flasin se artistët janë gjithmonë të rinj dhe se me gjuhën e tyre të artit pasqyrojnë shpirtin njerëzor.
Veprat artistike gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë vlera për shoqërinë.
New York, 19 Gusht 2015