-Kryeparlamentari Veseli takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan, Hoyt Brian Yee/
WASHINGTON, 2 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e takimeve me personalitete të larta amerikane, sot në Washington ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.Njoftimi i dërguar thekson se, temë qëndrore e takimit ishin marrëdhëniet e afërta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dy vende mike, me raporte të veçanta bashkëpunimi.Zyrtari i lartë amerikan, Yee, ka thënë se Kosova duhet t’i kryej të gjitha obligimet e saj si shtet, pasiqë, siç ka thënë ai, detyrimet e përmbushura e forcojnë shtetësinë e saj.Kryeparlamentari Veseli u zotua se Republika e Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe të vazhdojë konsolidimin e shtetësisë./b.j/