Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në SHBA, u prit në takim nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions. Zyrtari i lartë amerikan garantoi kryeparlamentarin Meta se, Trump do të bashkëpunojë për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.
Sessions: Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.Jam i bindur se 2017-ta do të jetë një vit i suksesshëm.Kongresmeni Sessions vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi dhe vendosmërinë e z.Meta për konsensus të plotë.
Sessions: SHBA mbështet angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë. SHBA është e bindur se bashkëpunimi me shqiptarët forcon Shqipërinë dhe rajonin.Ndihem krenar që jeni sërish për vizitë në SHBA për të riafirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe për t’i çuar ato më përpara, theksoi z.Sessens.Nga ana e tij, kryeparlamentari Ilir Meta tha se Shqipëria është e vendosur të zbatojë reformën në drejtësi.
Meta: Shqipëria e vendosur në implementimin e reformës në drejtësi përmes Vetting-ut.Ne mbështetemi te SHBA-të dhe do të punojmë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona.Vizita juaj e ardhshme në Shqipëri do të shërbejë për të përforcuar partneritetin strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë.