Nga Kastriot Aliaj
Fitorja e paimagjinueshme e talebanizmit dhe vendosja e hegjemonisë mbi teritorin Afgan,erdhi si rezultat i papërgjegjshmërisë së perëndimit, që premtuan paqen dhe më në fund u larguan me turp. Tabloidi mbi Afganistan që “dizenjuan”talebanët në të gjithë teritorin, shënon njollën më tragjike në historinë e tij. Lëvzjet e tyre me hapa të qeta pa ju trëmbur syri, flet për dështimin e rezistencës afgane dhe forcave që i trajnuan ato, në këtë luftë pa lavdi për më shumë se dy dekada. Rendi i ri që kërkojnë të modelojnë talebanët, nuk mund të mos jetë kërcënim për demokracinë liberale, pamvarësisht nga premtimet e tyre të paqarta politike. Sot dhimbja afgane është jo vetëm një keqardhje, por edhe një paralajmërim se gjithçka mund të ndodhë, në se premtimet e tyre nuk kanalizohen në të mirë të paqes dhe sigurisë. Në se do të hidhemi larg në histori, disa shëmbuj janë të ngjashëm me ngjarjet që kanë tërhequr vëmëndjen e botës politike jo vetëm në rajon, por edhe në vëndet perëndimore me demokraci liberale. Kështu mund të përmëndim historinë e Tebës, që i dha fund hegjemonisë Lakoniane në shek.e IV p.e r, kur askush nuk e priste një gjë të tillë. Po kështu flet dhe beteja e vogël e Pidnas në Selanik, e cila u bë shkak për shëmbjen e ëndrrës së Aleksandrit të Madh, duke i hapur rrugë lindjes së perandorisë Romake. Por me gjithë rritjen dhe lulëzimin e saj, ishte beteja e Andrianopojës që nisi për shkatërrimin ostrogotëve, duke shënuar rënien e perandorisë famëmadhe të Romës. Por ngjarjet e Afganistanit me një rrjedhë më të herëshme, kanë marrë vëëndjen e politikës por edhe të analizës, për vetë subjektin dhe karakterin e zhvillimeve të tyre. Krisja fillon kur në Kirkuk të Irakut ish.presidenti Donald Trump, braktisi aleatët që ishin kundërshtarë të Amerikës. Ky qëndrim donte të thoshte se SHBA nuk mund të humbnin më njerëz dhe kohë në atë rajon,ku paqa dhe siguria nuk dukeshin në horizont. Po i njëjti skenar u shaplos edhe nga Joe Biden, që njoftoj largimin e trupave deri më 31 Gusht, duke e lënë Afganistanin në mëshirë të fatit dhe kërcënimeve të talebanizmit. Ky vendim tregonte se SHBA nuk kishin nxjerë mësime nga Sajgoni i vitit 1975, kur atëherë ish presidenti Gerard Ford u tërhoq pa lavdi, por të paktën organizoj tërheqjen e mbi 135 mijë vitnamezëve që kishin bashkëpunuar me forcat amerikane. Uashingëtoni dhe aleatët që operuan në Afganistan, duhet të ndihen të përgjegjshëm për gjithçka që nuk shkoj mirë, pa folur për imazhe patetike të tërheqjes nga Kabuli, kur spetakli i turpshëm u mbyll me 13 viktima. Kjo disfatë shkaktoi valë shokuese, që shkuan deri tek kundërshtarët historik të SHBA. Kjo bëri që të buzëqeshë dhe të fërkojë duart Irani, i cili tërheqjen e trupave amerikane e quajti disfatë e Satanajt të Madh. Këtë deklaratë ai e bëri në Korrik të këtij viti,kur dërgoj ministrin e jashtëm Mohamad Javad Zarif,i cili u takua me liderin taleban Mohamad Abbas Stanikzai. Këto valë që pushtuan botën e shokuar nga pandemia, fshinë besimin, solidaritetin dhe besueshmërinë tek kështjella e demokracisë liberale, siç janë SHBA për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë. Po kush janë disa nga kundërshtarët,që u ngazëllyen dhe po argëtohen me këtë dramë tragjike? E para nga kundërshtarët e saj që fërkoj duart ishte Turqia, e cila në bisedimet me presidentin e Rusisë Putin, premtoj një qasje graduale me talebanët. Nga ana tjetër ishte Putini që në një konferencë shtypi me Kancelaren Merkel i quajti amerikanët të papërgjegjshëm për çka ndodhi në Afganistan. Po në këtë korsi po noton edhe Kina komuniste,ku ministri i jashtëm Wang Yi në takimin e 28 Korrikut, me dorën e fortë të talebanëve Abdyl Ghani Barador, që tani është një nga figurat kryesore të regjimit, premtoi se do të ndihmojë qeverinë e talebanëve. Kjo dramë që po luhet në Afganistan i dha frymëmarrje internacionales radikale islamike, e cila duke qënë pas Katarit ka tani në dorë një shtet islamik krejtësisht të formuar. Ky shtet është tashmë më i organizuar se sa ai në Mosul e në disa qëndra të tjera, nga ku mund të shpërndahen materiale propagandistike për sulme ideologjike, apo më keq akoma veprime të karakterit terrorrist, kundër demokracisë liberale. Ardhja e talebanëve në fuqi në Afganistan, ka gjallëruar edhe hijet e zeza të ISIS-it, të cilët nuk janë më të ndryshëm nga ata. Si të tillë dhe me një histori të njohur krimesh, ata mund të bëhen më të rrezikshëm se dje,nga që mund të hakmerren për humbjen e njerzëve të tyre dhe bashkëpuntorëve. Kështu Afganistani me këtë gjëndje konfuze dhe të paqartë, po shënon vijën e ndarjes midis demokracisë liberale dhe kundërshtarëve të saj. Në se talebanët do të pranojnë idetë e guximshme të përendimit për bashkëpunim, mund të mos jetë ai që shohim sot, por këtë do ta vërtetojnë ngjarjet e mëvonëshme. Aktualisht bota po sheh se në atë vënd të lojës së madhe, për më shumë se një cerek shekulli, një rend i ri gjërash po shpalosen me shpejtësi, që vetë koha do konfirmojë saktësisht qëndrimin negativ apo pozitiv të talebanëve. Kjo dramë është tablloja e një paradigme me ndryshim rolesh, që mund të sjellë rritjen e mosbesimit tek aspiruesit e paqes dhe sigurisë në atë rajon. Sot kjo dhimbje që flet për keqardhje, më pas në se ngjarjet nuk marin për mirë në dobi të jetës së afganëve, nesër rreziku për demokracinë liberale mund të jetë akoma edhe më i madh.