Shoqata Antikomuniste e te Perndjekurve Politike Demokrate te Shqiperise/
Nr. 267 Prot./
Tirane, me 13.02.2015/
DEKLARATË/
Presidentit te Republikes/
Medias se shkruar dhe asaj vizive/
Kryesia e Shoqatës Kombëtare Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë të Republikës së Shqipërisë, në mbledhjen e saj të datës 13./02/2015, mori në shqyrtim diskutimin për emërimin në Shtetin e Vatikanit si Ambasador të Shqipërisë z. Visar Zhiti.
Duke mbajtur parasysh të gjitha diskutimet dhe qëndrimet që po mbahen kundrejt këtij propozimi, madje edhe kundërshtitë e ndryshme të shprehura n’atë drejtim, e quajmë për detyrë të paraqesim edhe ne pikëamjen tonë, me shpresë se do të merret parasysh nga Presidenti i Shqiperise z.Bujar Nishani.
Ju kerkojme ju z.President qe ta cilesoni si nje rast te veçante dekretimin e tij si ambasador, te pa krahasushem me te tjeret. Bindja jonë është se anetari i Shoqatës sonë, ish i dënuari i ndërgjegjes, z. Visar Zhiti, është personi më i përshtatshëm për të përfaqësuar Republikën e Shqiperise në Qendrën Botërore te Krishterimit për këto arsye :
1 – Është një intelektual i shkallës së parë, me një kulturë të thellë e të gjërë, shkrimtar e poet, vepra e të cilit, prej kohësh, ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, i njohur dhe i vlerësuar nga autoritete botërore të letërsisë, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, i komentuar në organet e shtypit ndër më të shquarat në botë, përfaqëson me një dinjitet të rrallë vendin tonë në kulturën botërore.
2 – Është një njeri me një integritet të spikatur moral, me një karakter të palëkundur, të vënë në provë në vite të gjata burgimi të regjimit komunist, një luftëtar i paepur i pohimit dhe mbrojtjes së vlerave të larta njerëzore e qytetare, një atdhetar, ndër të paktet që i jep nder e shkëlqim imazhit të Shqipërisë në botë.
3 – Është një diplomat i hollë e i durueshëm, me një të kaluar të respektueshme e të vlerësuar në mjediset diplomatike të Romës, ku ka shërbyer me zell, kulturë e pasjon për vite të tëra.
4 – Jemi të bindur se nuk ekziston asnjë pengesë, për sa i përket besimit të tij fetar, si jo i krishterë. Poeti që ka bërë të flasë shqip Papën Vojtila dhe Nënën Terezë në poezitë dhe shkrimet e tij, ka të gjithë përkushtimin dhe aftësinë për të fituar besimin e duhur në Selinë e Shenjtë, për të kryer më së miri detyrën e tij me ndërgjegje e kompetencë në mbajtjen e marredhënieve të Shqipërisë me të në nivelet më të larta.
Mendojmë se emërimi i z. Visar Zhiti në detyrën e Ambasadorit të Jashtzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Vatikanit, do të jetë një shërbim i madh që i bëhet diplomacisë shqiptare dhe imazhit të Shqipërisë në botë.
Në këtë kontekst e mbështesim, me të gjitha forcat tona, këtë emërim dhe shpresojmë që autoritetet përkatëse vendim – marrëse do t’a mbajnë parasysh vullnetin tonë, për të parë në selinë e lashtë diplomatike të Arbërit në Vatikan, një ish të dënuar politik të diktaturës komuniste, të vetmin e kësaj kategorie ne atë nivel. Nëse politika shqiptare ka, sado pak, respekt për këtë kategori shoqërore që ne përfaqësojmë, nuk duhet të ketë as më të voglin ngurim në vendimin e emërimit të qytetarit Visar Zhiti në detyrën e re dhe të rëndësishme.
Per Kryesine e Shoqates Antikomuniste te te Perndjekurve Politike
te Shqiperise
Simon Mirakaj Kryetar i Shoqatës
Uran Butka Kryetar i Keshillit Kombetar te Shoqates
Lili Ndoci Sekretare e Pergjithshme
Reshat Kripa Kryetar i Shoqates Dega Tirane
Seit Prishta anetar i Kryesise se Shoqates
Shkelqim Lepenica Anetar i Kryesise se Shoqates
Mehdi Kraja Anetar i Kryesise se Shoqates
Bilbil Cami Anetar i Kryesise se Shoqates
Fenelon Hoxha Anetar i Kryesise se Shoqates
Jace Hysolli Anetar i Kryesise se Shoqates
Artan Murrizi Anetar i Kryesise se Shoqates
Mark Mustafa Anetar i Kryesise se Shoqates
Mark Alia Anetar i Kryesise se Shoqates
Pashk Lala Anetar i Kryesise se Shoqates
SABRI says
isha i bindur qe mesueset mij dhe te te gjith shqiptareve
do ta merrnin edhe njeher mundimin per ceshtjen me nervalgjike te shqiptareve te te gjith kohrave
VATIKANI
Dhe nese do te me jepej nje vot per perfaqesimin e shqiptareve ne te
do votoja
Visar ZHiti
pershendetje
”
sabri xhebexhiu -hysgjokaj”
Eugjen Merlika says
Solidarizohem plotesisht me deklaraten e Shoqates Antikomuniste te ish te Perndjekurve politike te Shqiperise, mbeshtes bindjen e saj per kandidaturen e z. Visar Zhiti, si ajo e njerit prej personaliteteve me te shquar te inteligjences shqiptare, se do te jete nje perfaqesues i denje i Vendit tone ne Seline e Shenjte. Uroj qe vendimi i Presidentit Nishani, pavaresisht nga pohimet e tij te deritashme, te jete ne lartesine e detyres se nje Kryetari te Shtetit shqiptar qe, mbi te gjitha duhet te respektoje e te vleresoje ndershmerine dhe aftesine e meritat vetiake te qytetareve te tij ne caktimin e atyre kuadrove qe do te perfaqesojne Shqiperine ne bote.
Sadik Elshani says
Nje sjellje e tille, nen cdo nivel, nuk i ka hije Kreut te nje shteti. E kam thene edhe me heret, po e perseris edhe nje here: Visar Zhiti eshte vlere kombetare.