Julia Gjika |
Në kujtim të viktimave nga aksidenti në Bullgari ku ndruan jetën përmes flakëve në autobuzin që kthehej nga Turqia, 46 persona mes tyre edhe fëmijë. Qofshin të Parajsës!
Ne lindëm dhe do të jemi këtu,
për aq kohë sa të plotësohet ajo
që është shkruar në ballin tonë.
Me lotin e parë përqafuam jetën,
mund të jetonim vetëm një stinë,
mund të jetonim disa orë, ose vetëm një ditë.
Ndoshta shumë vite, më shumë se njëqind.
Ka nëntëdhjet e nëntë të rrojtura,
vuajtje ka, mundimi është i gjatë.
S’ka rëndësi, jeta më perqafoi mua edhe ty.
Në ujra të pastra lëshuam barkat e shpresës,
në thellësi oqeanesh u zhytëm,
pafundësinë zbuluam, një botë tjetër.
Vallzuam me jetën. Muzika e saj na ngriti lart.
Asnjë nuk është në gjëndje të numurojë,
kokrizat e rërës në shkretëtirën e Saharës!
Të deklarojë sa frymë nuk erdhën në këtë botë,
dhe jeta t’u jepej dhuratë!
Ky shekull që jetojmë, paska hyrë ters,
Njeriu, është bërë një e keqe e madhe, për dreq!
pa nisur të bëlbëzojë foshnja, krimi e vret!
Në këtë shekull të XXI njeriu nxiton, për ku?
Më mirë mos kishim lindur në këtë shekull!
Për të mos takuar njeriun të shndruar në djall
lakmine e tij te mos e kishim pare, fëmijë jetime duke qarë,
trupa që digjen së gjalli në aksidente, apo ne luftra,
gra që lindin rrugëve të botës si ne Avganistan
Ligjin e bëjnë bijtë e djallit!
Dhimbje në palcë, kur gruas i djegin fytyrën,
në tokë bien qiejt!
Dhimbje në kockë, ligjit nuk i dihet ngjyra.
Zhurmon hapur korrupsioni,
urrejtja, krimi, varfëria!
Hëna flet mes ftohtësirash :
Korrjet, s’paskan “stinë”!
Kjo jetë e pagjumë për njerëzimin,
sjell pamje të papara, ku verbohet drita.
Xhelatë, shëtisin të lirë, ngado
vrasin jetën nga primitivja kazmë, lopatë, apo thike!
Ditët vijnë të c’veshura nga mirësitë,
jetën e vret plumbi, hanxhari, shkopinjtë,
lahen hesape pa e njohur vdekjen si rit!
“Ti budalla gjakatar”! artikulon Ripper, rosaku australian.
Bota e ka humbur fillin, banditi zgjohet me urrejtje në sy
dhe një thikë të fshehur në brez a nën mëngë.
Bota u bë pengu i lakmise, ndërsa varfëria
ulëret për fatin gërmadhë në sytë e saj.
Të vërtetat fshihen, shpirti e ka lënë trupin
trupi të zit e ullirit heq, hesht kur duhet te ulerase!
“Une ju kam bere dhe une do t’ju perkrah – thote Zoti
qe kur lindet u mbajtet tek une.
U kujdesa qekur ishit ne bark te nenes,
fshehur ne hijen e dores sime u kam
kur te ecni neper zjarre, nuk do te digjeni,
mjere lakmitaret, me bollekun qe kane e nuk u ngopen
si nje re e dendur jane mekatet e tyre
shenjterine time perbuzin”.
Le të bien rrufetë, le ta shuajnë këtë farë,
që ngrys e gdhihet jetën për të vrarë!
11/25/2021