Nga Besim NDREGJONI/
Kryeministri Edi Rama ka filluar një ofensivë ideologjike e propogandistike ndaj antikomunistëve shqiptarë dhe familjeve të tyre që përballuan me stocizëm të paparë diktaturën më të egër e kriminale të Partise Komuniste . Ofensiva e radhës së Kryeministrit janë ish të përndjekurit politike antikomunistët shqiptare dhe familjet e tyre. Dje në qytetin antikomuniste të Shkodrës, Kryeministri deklaroi në aktivin e PS se ishte një gabim dekorimi i torturuesit At Zef Pellumbit, dhe i Prof Sami Repishtit, nga qeveria e tije…Hipokrizia dhe abuzimi i paskrupull i një Kryemistri, i cili ka 25 vite që nuk i kërkon falje familjes së Poetit Havzi Nela.. ka 25 vite që mijera familjeve te përndjekura politike u tregon mëllefin e tij duke promovuar xhelatet në pushtet e përbuzur viktimat. Në rolin e një sunduesi dhe aspak të qeverisjes vazhdonte hipokrizine e tije në një qytet të martirve dhe rezymeja e tije urretje ishte para trashgimtareve të persekutorve, se antikomunistët shkodran ka 25 vite që i tregojnë vendin. Falja e tijë për dekorimet e torturuesit Shyqiri Coku do të qetsonin shpirtrat e dy ish te burgosur politike të ndjerit At Zef Pëllumin, dhe ikonës Prof. Repishti duke i ndare këto nga mijera të burgosur dhe të përndjekurit e tjere. Nuk besoi se shpirti i Zef Pllumbit, dhe ndërgjegjja e ikonës Repishti do të jene të qeta me këtë falje pa u kërkuar falje bashkevuajtëve të tjerë. Urrejta e këtij Kryeministri ndaj familjeve fisnike shqiptare ish të përndjekura politike që përballuan diktaturën nuk po njeh kufi dhe tani mbas 25 vitesh. Ishte qesharake dhe tragjike për këtë sundimtare i cili ne rolin e nje shpifsi te rëndomt më sulmoi mua si Kryetar i Unionit te Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike të Shqipërise i mandatuar nga shumica e të burgosurve dhe të përndjekurve politike për thirrjen time njerzore e morale për të shkulur bunkerin e tij simbolin e diktaturës.. aq abuziv ishte sa me bëri Kryetar të bashkimeve profesionale e poet të Enverit.. të meshiroi Kryeministër .Po të kisha qënë Kryetar i Bashkimeve Profesionale do të isha deputet i partisë tënde me sekretarin e rinise Fatmir Xhafen… po të kisha pasur dellin për poezi dhe të i kisha thurur poezi Enverit tënd të dashur do të isha antar i partise tënde, me Taulant Ballen. Abuzimi i juaj me thashe e theme e shpifje me detyron të ju mëshiroi..Pse more zoti Kryeminister, ti djali i antarit të komitetit qendror të partisë komuniste , dhe Presidjumit të kuvendit popullor , profesor i artit të realizmit socialistë që ke përbuzur me qindra artistë me shkarravinat tuaja në mbrotje të ideologjise që denonte artin borgjez, paske të drejte të bëhesh Kryeminister dhe të qeverisish Shqipërine, kurse une biri i një të burgosuri politike nip i tre të pushkatuarve politike , dhe dy të vdekurve në hetusi , nuk paskam të drejte të mbroj të drejtat dhe lirite e mia e të familjeve të përndjekura politike. Ne mijra djem e vajza të të ekzekutuarve dhe të burgosurish politike nuk paskemi të drejte të jemi pjese e politikebërjes.. Statusin tim si i përndjekur politike e përcakton ligji zoti Rama dhe jo ju. Mos harro se përsekutimin ndaj familjes time për 50 vite të diktaturës ka prekur 7 breza… kurse ju si pinjoll i udhëheqjes diktatoriale me pushtetin politike të korruptuar keni krijuar pasuri maramamendse për 7 breza..e ka kontroluar dosjen time cdo pushtet politike dhe e kan parë certifikaten e pastërtise morale.. për akuzat që bëre ndaj meje trego dokumentacionin ose kërko falje përpara se të përballesh me drejtsine si shpifse . Une e dua Shqiperine atdheun tim , ti e ke përbuzur në France duke e paraqitur atë një bukner me lecka.. Dje kur ishe ne opozite dhe të ftonja në aktivitetet e mia si në ekspoziten shkrimtareve të vrarë nga diktatura isha i përndjekur sot që je në pushtet dhe denoncoi projektetet tuaja urretjse ndaj shtresës time.. paskam qëne i priviligjuar. Ne jemi në pozicjone të ndryshme zoti Rama ..Ty të trondit zëri im në mbrotje të lirisë, pse mbroj të drejtat e antikomunisteve ish të përndjekur politike, ti mbron kriminelët që ekzekutuan këto krime në emër të partisë që përfaqesonit. E quajte thirrrjen time dhune ndaj bunkerit..dhe smban pergjegjesi për dhunën që u ke shkaktuar klasës të përndjekurve politike për 25 vite, ke caktuar ditë çlirimi 29 nëndorin që është dita e pushtimit diktatorial ndaj shqiptareve.. ke refuzuar ligjin e hapjes së dosjeve duke mos lejuar lustracionin dhe drejtsinë të denoi krimet monsturoze të komunizmit. Partia që drejtoni ju ka ik nga parlamenti dhe nuk ka qënë dakorte me rezolutën e asamblesë së Këshillit të Europës për denimin e krimeve të komunizmit.. e ke mbushur paralamentin me hetues dhe operativa sigurimi. duke përbuzur vuatjet dhe pushkatime tona.Për dy vjet të qeverisjes tuaj e ke mbushur administraten me kriminele të diktaturës , ty të qan zemra për të burgosurit politike… dhe ke emruar në ministrinë e mbrendshme zv-ministrin që i ka torturuar të burgosurit e Spacit Qani Sadikun e Skënder Halucën etj.. Genjen kur thua kam dëmshpërblyer të përndjekurit politike me 5 këste.. kur realisht kë dhënë 3 këste për 300 të burgosur politike e PD ka dhënë 24 mije qytetarve 2 këste…shëtit në çdo manifestim qeveritar ,me fotot e diktatorit , detyron femitë të nderojne me grusht në cermonitë e datave simbol të diktaturës , sëbashku me ministrat e tu nderon vrasit e shqiptarve të pafajshëm me shallat e bolshevizmit.. projekton bukere mbi dhomat e nëndheshme ku jane kryer krime e jane akoma pa u thare gjaku i shqiptarëve të vrarë, dhe ti mbi atë gjak don të vendosish fotot e diktatorit, me qënse dështove tek bukearti i parë.. Nuk ke lejuar që të bëhet një muze për krimet e komunizmit. Ne sot po përbaltemi nga ata që dje kryen krime ndaj nesh, ata sot në vend që të kërkojnë falje e të i vrasi ndërgjegjja për krimet , marrin guximin dhe fyejn ata djem, nipër e mbesa , të cilët të detyruar nga masakrimi i partise tënde u priviligjuan nga çdo e drejtë njerzore, duke ju mohuar të gjitha të drejtat e liritë e tyre. Sot familjet tona po ndeshen me një padrejtësi të madhe , keqtrajtimin e viktimave të komunizmit nga bijt e etërve të djeshëm, Sakrificat , qëndrimin heroik që nuk ju nënshtruam “luftës së klasave “ fenomeni më negativ i shekullit 20. Familjet tona me fitoren morale kunder shnjerimit komunist ka fituar të drejtën e “kapitalit moral” të shoqërise shqiptare. Këtë të drejt e konfirmon pafajsia e jonë që është stigma ma pozitive e zhvillimit politik në Shqipëri. I kujtojmë Edvin Ramës se kur ju duarttrokishtshi masakrën komuniste ndaj nesh ne kishim guximin dhe i thamë: JO diktaurës, Pra spiunimin gjejeni tek vetvetja që i shërbenit diktaturës dhe jo tek ne fisnikët që e përbuznim pushtetin diktatorial. Sot ne kemi të drejtën me ju akuzue mospërfilljen e pushtetit të mazhorancës në vendin tonë., sepse ne jemi të pafjshëm. Pafajsia asht thelbi i sakrificave tona i rezistencës tonë antikomuniste. Ne sot ju kërkojmë të kërkoni falje për akuzën dhe urretjen që tregoni ndaj familjeve antikomuniste ish të përndjekur politike si Kryeministër i këtij vendi. Ju në vitet 80 bashkëpunonit me revistën e sigurimi të shtetit “ Në shërbim të popullit” Nr. 11 nëndor 1983…Cdo referncë e juaj anti morale, po përballet me moralin tonë të padiskutueshëm për të ndërtuar një Shqipëri njerzore. Mashtrimi në politikë është gënjeshtër që ka rrjedhime. Dhe mashtrimi i radhës është Projekt i bunkerit tuaj të paligjshëm. e dyta me këtë projekt ju i riktheni shoqerise jo masakrat e krimit por në ato tre dhoma torturash doni ta mbushni me fotot e udhehëqesit shpirteror, në ato dhoma ku paraardhsit tuaj i kan mbushur me gjak te pafajshem të shqiptarve antikomuniste. Ju synoni të fshini të gjith ata që e kan stausin ligjor të përndjekjes politike, dhe qellimi dihet të zvoglojnë nr, e të përndjekurve dhe të fshijnë nga kujtesa krimet monsturoze komuniste. Dhe me eleminimin e klasës së të përndjekurve, Kryeministri aktual dhe kjo mazhorancë që është e mbushur me individë të inkriminuar në krimet ndaj familjeve tona kryen misionin e saj në mbrotje të diktaturës pa e nxjerrë para drejtsisë krimet që u kan ndodhur familjeve tona për 45 vite diktaturë . Poshtrimi i kundërshtarit politik nuk është fitore , por shkatrimi i gjysmës shqiptare që mendon ndryshe.
I ftojmë ambasadorët e akredituar në Tirane, në respekt të misionit të tyre . në respekt të lirive dhe të drejtatave të njeriut, të mos jenë indiferent ndaj dhunës kryeministrore ndaj klasës antikomuniste shqiptare që është pjesa më fisnike e qëndrestare dhe miqësore e vendeve që ata përfaqësojnë. Të mos jenë indiferent ndaj urrejtjes dhe përbaltjes e papërgjeshmërisë së një Kryeministri që për moto ka pushtetin e tij personal dhe jo demokracinë. Pushteti është mjet në demokraci , asht qellim në diktaturë! Qëllimi i pushtetit është forcimi i kohezionit social shqiptar, e jo “luftë klasash” Në rastin tonë kohezioni social kërkon pastrimin e krimit dhe të kriminelit komunistë ,në një proces të mbështetur në drejtësi , është rikthimi i plot në liri në dinjitet për të gjithë . Një shtet dhe shoqëri e këtill nuk mund të ndërtohet mbi padrejtsinë. Zeri im nuk hesht si gjate ketyre 25 viteve në mbrotje të lirise dhe në denoncimin e krimeve të partise tuaj dhe ndaj shpifjeve të tuaja zoti Kryeministër.
Të jeni i bindur se ne bijte e të martirizuarve të diktatures komuniste do të denocojmë krimet e partisë tuaj kriminale dhe nuk do të ju lejojme të fshini memorien e këtij kombi se doni të rivritni ndërgjegjen e një shoqerie me pushtet politikë.
Fritz Radovani says
Ju pershndes me gjithe zemer per qendrimin Tuej Burrnor e Fisnik! Halabaket e bunkereve keshtu e lypin pergjegjen!
Zani i Juej do te triumfoje mbi krimin dhe kriminelet e sotem dhe te djeshem! Me shume respekt!
besimndregjoni says
Ju faliminderit Fritz Radovani, kenaqesi kur të inkurajon nje mik bashkevuajtse dhe qendrestar ndaj krimeve te komunizmit. Mirnjohje e respekt per ju dhe familjen tuaj!