NE VEND TE FALËNDERIMIT PËR MJEKUN E FAMILJES DR. KARDIOLOG ANDRE SPINDLER/Në ditë e para të dhjetorit në një mëngjes befasisht më goditi një kollë e pandërprerë që gjëmonte si bubullimat e vetëtimat e shtërngatave natyrore. Megjithëse e kisha bërë vaksinën kundër gripit,dyshova se më sulmoi gripi dimrit, Nata arë ishte pa gjumë. Edhe pse kam dy mjekë në familjen time,vajzën e dhëndërin mjek kirurg, ata njoftuan mjekun e familjes sonë Andre Spindler,dr cardiolog, i cili me njëherë pranoj të shkonim në klinikën e familjes afër shtëpisë sonë të banimit.Në mesditën e 5 dhjetorit u nisa tek klinika duke qetësuar kollën me një karamele zbutëse kundër zhurmës së kollës. Kur shkova te dera e klinikës ,doja të trokisja për të hyrë,por dera u hap automatikisht.Në hyrje të klinikës ishte dhoma e dokumentacionit,kartoteka. Dy punonjëse na përshëndetën me një buzëqeshje humane njerëzore. Na dhanë një formularë për të plotësuar identitetin,adresën e banimit dhe listën e ilaçeve që përdor për trasplantin e zemrës. Me mirësjellje të kulturuar njëra nga punonjset na drejtoi të uleshim te salloni pritjes, i cili me kolltuqe komode, me një tavolin në mes me revista të ftonte të lexoje deri sa të vinte radha për vizitën tek doktori familjes. Në sallon ishin vendosur paketa me kartopeceta për hundët,ena me ujë të higjenizuar dhe piktura në muret.
Ndërkohë që prisja radhën për vizitë kujtova klinikën e mjekes të familjes sime në Tiranë tek njësia bashkiake 5 Tirana e Re, në të cilën kur shkoja duhej të qëndroja me orë në këmbë te dera, deri sa të dilte një infermiere me fytyrë të ngrysur dhe shumë e ashpër në shikim, e cila të fuste te dhoma e doktoreshës. Ishte një dhomë e vogël ku në një raftë ishin dokumentat ,kartoteka. Klinika e familjes në Tiranë i ngjante një garazhi makine dhe pasi të vizitonte të jepte recetën që të shkoje te farmacia e miqve të saj, të cilat ishin të pa sigurta, edhe kur i pije të shtonin sëmundjen. Kjo që shkruaj është e dhimbshme,sepse duke ecur rrugës në Tiranë u tondita nga vjelljet e stomakut dhe shkova tek ambulanca e lagjes Tirana e re duke kërkuar shërbimin mjeksor. Mjeku shërbimit nuk kontrolloi tensionin,por urdhëroj të më bënin një serum kundër helmimit. Më këshilluan të shkoja në shtëpi për regjim shtrati. Pas tre ditësh në shtëpi kisha kaluar në gjendje kome. Më kishin çuar vajzat në spitalin “Nënë Tereza”, të cilët kishin deklaruar se isha pa shpëtim,dhe kishin rekomanduar të vdisja në shtëpi. Familja ime më kishte shtruar në spitalin gjerman Tiranë.Kur u zgjova nga koma kuptova se isha në spitalin gjerman Tiranë, të cilët me mjekuan me përkushtim të përballoja udhëtimin për në Milano Itali. E shkruajta këtë faktë se mjekët në Shqipëri sapo marrin diplomën nuk pasurohen me dituri të reja mjeksore. Në klinikën e ambulancës te Tirana e re kisha mjek të njohur,ku disa ishin prindërit e nxënësve të mi te gjimnazi “Ismail Qemali!”,Tiranë që vazhdimisht kur shkoja për ti takuar do ti gjeja nëpër lokale,ndërsa mjekët amerikanë i gjen pran tavolinës së punës në compjuter duke pasuruar mendjen me të rejat shkencore.
Në momentin që po kujtoja klinikën e mjekjes së familjes Tirana e re, një punonjëse e shërbimit më ftoi të shkoja tek doktori familjes sime Andre Spindler, i cili sapo hyra në zyrën e tij u çua në këmbë duke më takuar me shumë humanizëm.Ishte hera e parë që e shikoja. Pasi më pyeti ,unë i thashë se më ka zënë gripi, e kolla më ka mbërthyer keq duke më lënë pagjumë. Ai, qeshi dhe më tha: “Do të bëjmë një kontroll të hollsishëm dhe pastaj do të kuptojmë në se është gripi,apo ndonjë infeksion.
Ai menjëherë thirri specialisten e laboratorit për të bërë analizat e përgjithshme. Specialistja me kujdes më kontrolli tensionin, temperaturën me një aparat kontaktues te veshi. Bëri me kujdes elektrocardiogramën e zemës së trasplantuar dhe me buzëqeshje na përcolli te labortori ekos së zemrës. Kur hyra te dhoma e ekos,specialsti një burrë shtatëlartë më mirëpriti me shumë humanizëm. Me kujdes më ekzaminonte duke fotografuar rrahjet e zemrës sime amerikane. Pasi mbaruan ekzanimet na thanë të prisnim pak te salloni klinikës,që të klasifikonin rezultatet e analizave.Duke shfletuar disa revista te tavolina e sallonit të klinikës u mrekullova me mjedisin e klinikës së mjekut të familjes, me disa dhoma laboratori dhe mbi të gjitha nga kultura humane e shërbimit mjeksor.
Pasi kishin përfunduar konsultën e analizave, na priti me shumë buzëqeshje në zyrën e tij dr cardiolog Andre Spindler, i cili fjalën e parë e kishte me shumë gëzim,duke deklaruar se trasplanti zemrës është shumë mirë dhe nuk keni gripin që dyshonim edhe ne si mjekë. Analizat tregojnë se keni një infeksion akut në rrugët e sipërme të frymarjes, për të cilin do ju japin një antibiotikë dhe do qetësoheni shpejtë. Duke buzëqeshur na pyeti se në cilën adresë farmacie e keni suguracionin e ilaçeve. U fut në compjuter duke shkruar recetën elektronike të antibiotikut. Na përcolli me shumë mirësjellje. Tek farmacia mora ilaçet falas nga siguracioni shëndetsor. Pasi piva tabletat e para të antibiotikut prita se si do të kaloja natën me kollën e bezdishme,sepse shqetësoja edhe të tjerët me gjëmimet e kollës së ashpër.
Nata kaloi me një zbutje të kollës, e cila afër mëngjesit pothuajse ishte ndërprerë. Në mesditë duke ndjerë përmirësimin e shëndetit tim, shkova përsëri te klinika e dr.Andre Spindler, nuk shkova për vizitë mjeksore,por për ta falënderuar se kisha fjetur gjumë. Kur shkova dhe hyra te salla e pritjes,punonjëset e dokumentacionit u shqetësuan,sepse kujtuan se isha keqësuar. Vajza ime Anita që më shoqëronte i sqaroi se kisha ardhur për të falënderuar dr.Andre Spindler dhe gjithë personelin e klinikës. Ato kur mësuan se isha përmirësuar buzëqeshën me shumë dashamirësi dhe rrezatonin kulturën e mirënjohjes për falënderimin e pacientit. Falënderimi vlerësohet shumë në këtë vend të bekuar. Jo më kot këtu 23 nëntori është dita e falënderimeve. Është intersant se unë për herë të parë kam ardhur në Nju Jork ditën e falënderimeve në 23 nëntor 2005.Kur shkela në tokën amerikane, kujtova vitet kur na jepnin të studionim librin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, të diktatorit komunist stalinist dhe ndjeva fajësinë e dyzimit, të depersonalizimit të ndrëgjegjes sime që kisha pranuar me detyrim të propangandoja në orët e mësimit ideologjinë orgurzezë komuniste staliniste,sepse rreziku real Shqipërisë është armiqësia midis shqiptarëve dhe sidomos armiqësia e egër midis politikanëve, të cilët luajnë teatër me një popull duke e varfëruar e duke e detyruar të largohet nga atdheu.
Në atdheun tim punova 45 vite mësues dhe kur do të shijoja daljen në pension, paaftësia e mjekve të spitalit shtetëror në Tiranë më rrezikoj jetën me vdekje të sigurtë. Sigurisht atdheu që linda dhe u rrita është i shtrenjtë për mua,por edhe atdheu tjetër USA që më dha shansin e jetës së dytë është i shtrenjtë për jetën time. Nuk kam punuar asnjë ditë në këtë vend të bekuar të lirive njerëzore dhe spitali Nju Jorkt më bëri dy operacione falas në vitet 2013 -2014 duke më trasplantuar një zemrë amerikane. Siguracioni amerikane ka shpenzuar mbi dy miljon dollarë me shërbimet e pandërprera mjeksore dhe në këto pesë vite edhe ilaçet mi dërgojnë falas në shtëpi duke u kujdesur me përkushtim për jetën time. Ndonëse ndjehemi krenar për emrin shqiptar që e tarshëgojmë nga atdheu, por nuk duhet të ndjehemi krenarë me realitetin e hidhur të populit tonë që është keqëqeverisur duke pasuruar politikanët e pangopur. Ndjej krenari e mirënjohje pakufi për atdheun tjetër USA që është atdheu jetë sime të dytë.
Falënderoj nga zemra mjekun e familjes Andre Spindler për aftësitë shkencore dhe përkushtimin e shërbimit mjeksor. Mirënjohje për siguracionet shëndetsore amerikane që kanë mbuluar e mbulojnë shërbimet falas mjeksore për jetën time si shqiptar,pa qenë akoma nënshtetas amerikan.
Qatip Mara
Nju Jork 6 dhjetor 2017