• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“SHQIPËRI, TË PAÇA LIGJET“ I AUTORIT PANO HALLKO, LIBËR ME VLERA NJOHËSE HISTORIKE, FILOZOFIKE, SOCIAL-POLITIKE

September 8, 2022 by s p

                                                                  

Qatip Mara

Raleigh North Carolina USA 28 .08. 2022

Udhëtimet e largëta oqeanike të lodhin e të stresojnë kur ndërron disa aeroporte nderkombëtare.Edhe pse isha shumë i lodhur nga udhëtimi 15 orë me ndalesa në aeroportet Rinas -Romë – Atlannta – Durham Raleigh North Carolina USA, nxora nga çanta dhe nisa të lexoja librin “Shqipëri të paça Ligjet” që miku i nderuar Pano Hallko më dhuroi në Tiranë. Sapo fillova ta lexoja harrova lodhjen duke lexuar përshkrime artistike letrare me kulturë gjuhësore amtare që pasqyronin kronikat e ngjarjeve të jetës të viteve 2005 – 2020 të tranzicionit demokratik të mërzitshëm e të hidhur të atdheut tonë e popullit tonë të shumë vuajtur. 

Autori I talentuar Pano Hallko me koncepte shkencore historike, filozofike, sociologjike analizon, gjykon e arsyeton me deduksione jetën politiko shoqërore në të gjitha labirintet e saj, duke dhënë një përvojë të pasur të formimit të karakterit e personalitetit të tij si qytetar, si intelektual i përkushtuar për Atdheun e Kombin Shqiptar. 

Me një penë të artë në faqet e këtij libri ka përshkruar hallet dhe dertet e popullit tonë që është mashtruar në vazhdimësi nga klasa politike e pa përgjegjshme shqiptare. Me vërtetësi ka paraqitur performancën e disa personaliteteve shkencore që rrezatojnë kulturë e atdhedashuri.

Lexuesi në faqet e këtij libri që do quaj enciklopedik shkencor, do të ndjejë rrahjet e zemrës së autorit Pano Hallko, që në çdo qelizë të gjakut të tij pulson dashuria për Atdheun, Kombin e popullin shqiptar. Me realizëm e me intuitën që e karakterizon autori Pano Hallko bën autopsinë e fenomeneve social-ekonomike e politike, duke kritikuar me guxim mashtrimet dhe korrupsionin, varfërimin e shumicës së popullit tonë, ku pakica jeton në një luks të shfrenuar. 

Me të drejtë autori shkruan : “ Në kafe, park, në autobus e kudo, do të dëgjosh njerëz që thonë : -Dua të iki… Pse ndodh kjo? Sepse këta që qeverisin, e molën mirë lopën -shtet, ose thënë më troç-popull: me tenderët që vetëm nder s’kanë mbi vete, me të drejta studimi në shkolla… Ndërruan dhe ndërrojnë parti, se fundja këmbët në zverk të popullit i kanë dhe kërkojnë “të ndryshojnë” e “të mbrojnë” të ardhmen, pa të sotmen! “

Në shkrime autori denoncon me fakte korrupsionin në administratën shtetërore -militante e partive politike, duke theksuar: “Jo se nuk ka ligje për t`i ndëshkuar fajtorët, por nuk zbatohen ligjet”. 

Autori edhe titullin e librit “Shqipëri, të paça ligjet” e ka cilësuar me ironi ku thekson : “ Ky vend nuk ka vuajtur për ligje! As në vitet e errëta zogolliane, pasi u përkthyen ligjet austriake, e as sot në këto 23 vite, të cilat duke gulçuar ne i quajmë “ekonomi tregu”, madje guxojmë t’i quajmë edhe demokraci. As sot nuk mund të shahet legjislacioni shqiptar.

Është përkthyer “mo ta mo”, legjislacioni më i përparuar i Europës……Në këtë kuptim, Shqipërinë e kanë zili deri edhe shtete që janë shumë dhjetëvjeçarësh, anëtarë të BE-së. E këtë na e thanë hapur europianët dhe amerikanët….Ata as më pak e as më shumë na thanë: -“Kapni peshqit e mëdhenj, e i ndëshkoni me ligjet që keni,se ligjet i keni në rregull. ….Mallkimi që kemi ne,mund të formulohet përmbledhtazi : i vetmi ligj në fuqi në Shqipëri , është Ligji që thotë : -Nuk zbatohet asnjë ligj!

Në shkrimin “E majta : -Nga Prometeu, te Sizifi, autori Pano Hallko analizon pozicionin shoqëror të së majtës shqiptare, kritikon lulëzimin e ekonomisë informale, ku bën kërdinë paraja e pistë, ku biznesi gjen mënyra të mos regjistrohet në zyrën e taksave, Ekziston një hendek tmerrësisht i madh ndërmjet ideologjisë dhe praktikave të ndjekura, për të ndërtuar “shtetin social”. 

Në vazhdim, autori analizon shoqërinë e dy të tretave që ëndërron pafund plotësimin e nevojave, për të përballuar kërkesat normale të standartit të jetesës. Me koncepte të qarta ekonomike, autori fshikullon të majtën shqiptare për fryrjen e tmerrshme të shifrave të borxhit shtetëror dhe publik. Autori jep mendime për rolin e shtetit ku thekson: “Prandaj shteti do duhet pajetër që të përfitojë zotësi sistematike vetërefomuese, që të mund të realizojë funksionimin e tij, jo si bisht i tregut, por si prijës e kontrollor dhe rregullator i këtij të fundit. Roli i shtetit e kapërxen fushën ideologjike, ngrihet përmbi to dhe shndërrohet në një tjetër lloj ndryshimi.

Në shkrimin “Një jetë mbi pentagram”, autori përshkruan figurat e shquara të artit muzikor-“Pyllit të lisave të mëdhenj të muzikës shqiptare, që kohët e fundit është rralluar së tepërmi. Nuk ka shqiptar të lindur gjer në fillimvitet ’90-të, që të mos ketë njohur e adhuruar, por edhe të mos jetë ndjerë krenar për emrat Feim Ibrahimit, Çesk Zadesë, Tish Daisë, Panajot Kanaçit, Ferdinand Dedës, Kujtim Laros, e shumë të tjerëve, që tashmë s’i kemi midis nesh.

Autori Pano Hallko analizon me fakte shqetësimin për krimin që ka tronditur shoqërinë shqiptare: “Krimi nuk ka as ngjyrë (rozë e blu), as kombësi. Pikëpamjet që hidhen në tregun mediatik variojnë e ndahen shumë drejtimesh.

Ato rreken të venë gishtin mbi plagë, sajojnë lloj-lloj “diagnozash” me gjuhën e drunjtë të specialistëve dhe ekspertëve, por asnjëherë nuk thonë të vërtetën e kobshme se ndoshta kështu i intereson politikës së të gjithë krahëve. Sado paradoksale të tingëllojë kjo, po të vëresh me sy të lirë dhe pa e vrarë shumë mendjen, ecurinë e politikës sonë në këto vite, del në konkluzionin se ajo (politika) ecën me moton : -Le të hanë njëri-tjetrin, e i fundit veten! Rrënjët e këtij krimi që na ka mbuluar si metastazë janë të hershme, ato zenë fill në fillimvitet ’90-të. Etja e pashuar për fitim të shpejtë të menjëhershëm e mundësisht të lehtë, me shëmbullin e dhënë në mënyrën më të keqe nga politikanët tanë, i dërgoi shqiptarët në dy drejtime të mëdha: rrugëve të botës, por edhe në (ndër)ngrënien e kokave, ata që ngelën brenda”.

Me të drejtë autori kritikon politikanët që janë pasuruar dhe kanë lidhje me krimin dhe thekson: “Klasa e pasur, e cila është politika e të gjithë krahëve, edhe kur janë të bindur se tradhtohen prej bashkshortit/es, i fusin një gotë verë pas buke, e …turpi largohet. Bëjnë secili qejfin e vet me partnerin e vet, por e mbajnë familjen për sytë e botës, e për hir të votës. Sepse kanë motiv për të jetuar, për të shijuar ato të mira që homologët e tyre në Europë e Amerikë i kanë krijuar në 5 breza duke u marrë me biznes. 

Këta tanët ….. a i keni parë sa energjikë janë në karrige? Vetëm shikojini me vërejtje në sy, sepse seç kanë disa damarë të kuq brenda tyre, damarë të cilët shprehin lëndën që marrin”…

Autori Pano Hallko në shkrimin “Drejtësia e munguar, prodhon kriminelë” analizon e kritikon duke theksuar: “Jemi mësuar shpesh të themi e të shkruajmë se varfëria e mjerimi prodhojnë krimin. Por jo rrallë mungojmë të përceptojmë, të shprehemi e të shkruajmë se fabrika më e madhe e prodhimit të krimit, është vetë sistemi i drejtësisë, kur ajo është e munguar, thënë më saktë, kur ajo “i zbardh” vendimet e saj në ….samarin e gomarit! …..Ndër vite e në mënyrë të përsëritur në këtë vend, është folur e pretendohet (për të disatën herë) Reforma në Drejtësi. E megjithatë, prokurorët, avokatët-sekserë dhe gjykatësit ……shtojnë si me magji pasuritë, bëhen çdo ditë më të “fuqishëm”, çdo ditë e më të padrejtë”.

Lexuesi do marrë një informacion të larmishëm shkencor e kulturor në shkrimin “Afganistani, siç nuk e njohim”… 

Autori Pano Hallko me vullnet të hekurt e pasion për të treguar të vërtetat historike, përshkruan bukur udhëtimin me avion në bazën ushtarake në Herat Afganistan. Me dëshirën e tij ishte regjistruar në listën e kontigjentit të ushtarakëve shqiptarë, që shërbenin në Herat-Afganistan. Me penën e tij të artë autori Pano Hallko përshkruan historinë e këtij vendi duke e cilësuar të veçantë në llojin e saj, ku thekson: “Sa i takon mbijetesës së popullit si etni dhe tërësi gjeografike, ai vend përballoi Aleksandrin e Madh, Shashanët, Arabët dhe sovjetikët.Të krijon përshtypjen e një muri të madh, të rrënuar, jo të bukur në pamje, por në fund të fundit qëndron në këmbë”. Duke vazhduar leximet e përshkrimeve interesante të autorit Pano Hallko për Afganistanin, lexuesi mëson historinë e afganëve . “Herati i ka hapur dyert e Universitetit qysh në vitin 1381. Në jug të qytetit të Heratit shtrihen ende rrënojat e Çitadelës së vjetër të Aleksandrit të Madh. Herati ka qenë djepi i kulturës persiane, shtëpia e poetëve, shkrimtarëve, piktorëve dhe e sofizmit. Madje dikur thuhej si me shaka, se… “Në Herat është e pamundur të shtrish këmbët, e të mos shkelmosh prapanicën e një poeti”. Katër shekuj më parë sesa Shekspiri të shkruante “Romeo dhe Xhuljeta”, Nazimi e kishte shkruar të njëjtën vepër në poemën e famshme “Maxhuni dhe Laila”, në dialektin farsi të gjuhës afgane. Herati pat qenë parajsë e jetës, e lulëzimit të artit, të bujqësisë dhe të zejeve. Herati i dëgjuar në kohëra për prodhimin e qilimave dhe të porcelanit”…

Në vazhdim në shkrimin për Afganistanin, autori Pano Hallko pasqyron historinë e mbretërimit në shtetin e Afganistanit, për kulturën fetare, për talebanët dhe shumë zakone të ashpëra të popullit të Afganistanit. Duke bërë përsiatje dhe refleksione për historinë e Afganistanit, autori Pano Hallko përshkruan jetën shoqërore në Afganistan. Duke bërë krahasime e gjykime për mënyrën e jetesës ku thekson: “Nuk do të ishte hiperbolë, nëse do të thuhej se logjika e këtyre njerëzve punonte në drejtim të kundërt të akrepave të sahatit, me të cilin punon njerëzimi. Në mënyrë rrënqethëse përshkruan historinë afgane të turmave të fëmijëve që imitonin baballarët e tyre në arenat e turpit, ose vendin e preferuar për vdekjen me gurë. Populli mbushte stadiumet duke goditur me gurë një thes që kishte brenda trupin e një gruaje. Ata goditnin me egërsi thesin në vrasjen makabër. “ Kjo vetëm një emër kishte: Çmenduri, pse jo, Histeri kolektive”.

Autori Pano Hallko me shumë përkushtim e dashuri atdhetare ka komunikuar duke bërë intervista me shumë personalitete të shkencës, të jetës akademike dhe letrare, duke evidentuar përvojën e tyre si pasuri diturie për Kombin Shqiptar. Në intervistën me akademikun Teki Tartari, autori Pano Hallko vlerëson arritjet e profesorit, që është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, fitues i titullit të Universitetit të Kembrixhit, njëri prej 2000 personaliteteve më të shquara të botës për shekullin e XX-të me motivacion: “Për kontribut të shquar në shkencën e Gjenetikës dhe për përgatitjen e mijëra specialistëve të Bujqësisë, për kryerjen e ndryshimeve shkencore dhe për transformimin e bimëve”.

Pyetjet zhbiruese të drejtuara me aftësi nga autori Pano Hallko marrin informacione të shumta nga përvoja e akademikut të shquar Teki Tartari, të cilat autori me mjeshtëri artistike i ka evidentuar në librin e boturar “Shqipëri ,të paça Ligjet”. Publikimet e intervistave përbëjnë një pasuri kulturore atdhetare Kombëtare që specialistët e rinj të mësojnë nga përvoja e shkëlqyer e akademikëve të shquar. Autori Pano Hallko vlerëson akademikët duke theksuar: “Akademikët janë korifejtë, majat e një vendi.Ata mund të quhen edhe paraprijës të shoqërisë. Akademikët e një vendi, secili nga drejtimi shkencor që ka ai, i hapin horizonte e mundësi të pamata shoqërisë dhe shtetit.”

Në intervistën me Profesor dr Spiro Qirko, autori Pano Hallko e ka titulluar: “Me ritmin e zemrës”në të cilën vlerëson kontributin e shquar të Profesor dr Spiro Qirko, si kardiolog i talentuar dhe i shkëlqyer në stafin e kardiologjisë. Autori thekson: ”Profesor Spiro Qirko gjatë karierës së tij të gjatë profesionale, ka demonstruar së pari të qenët human, ashtu siç e kërkon Betimi i Hipokratit, ashtu sikurse e kërkon një shoqëri civile, qytetare, demokratike. Autori me respekt përshkruan karrierën në mjekësi të profesor dr. Spiro Qirko dhe meritimin e dekorimit me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës.

Në shkrimin “Gënjejmë veten, në emër të Europës”, autori kritikon politikën shqiptare si burim konfliktesh, grindjesh dhe thekson shprehjen e komisioneres europiane: “Do më vinte turp, nëse do isha shqiptare”,-tha me një fymë e pa hezituar aspak, njëra nga komisionerët e Europës, që kishin ardhur të bisedonin me “tanët”. Mua, që nuk e njoh shumë mirë gjuhën e saj, disa herë, m’u desh të (ri)shikoj mimikën e saj, fytyrën dhe gjithë qenien e saj, disa herë në disa kanale nga tonat, që u transmetuan për dy ditë rresht.

Ajo foli me një çiltërsi të tillë që dilte nga një vajzë intelektuale e alarmuar, saqë të linte pa frymë. E ndien veten të turpëruar ajo, për llogari tonë! …Pra, foli açik, jashtë dhëmbëve, me zemër në dorë, sepse këta “tanët”, ia plasën zemrën, në orët e gjata të shkëmbimit të “breshërive” mes tyre. E vërteta është që europianët erdhën e u ulën “pajdash” me komisionerët tanë për të biseduar e ndrequr punë, duke ofruar ndihmën dhe konsulencën e tyre. …Por u ulën mbi “shilte” dhe u ngritën me …gjemba në prapanicë! Sepse ua tha edhe zonja komisionere: “20 vjet që ju njoh, kështu ju mbaj mend, duke ngrënë njëri-tjetrin”!. 

Autori kritikon mungesën e bashkëpunimit midis forcave politike shqiptare për të krijuar shtetin ligjor, një shtet me dinjitet dhe serioz, duke theksuar: 

“ Shteti, edhe prej kartoni në qoftë, të bën gjëmën, -tha dikur Çurçilli. Mirëpo ky shteti ynë është ngritur enkas prej letre, për t’u tallur me të, ca hajdutë e kodoshë, të cilët pa asnjë skrupull kanë rënë si korbat mbi kufomën e hartës (administrative) të Shqipërisë, dhe s’kanë të nginjur! Por Europa përveç kritereve teknike që i kërkon e i vlerëson, kërkon edhe… klasë politike të përgjegjshme, majtas e djathtas, kërkon edhe paralament, edhe shtet.

Në larminë e shumtë të shkrimeve në librin “Shqipëri, të paça ligjet”, autori Pano Hallko vlerëson Historianin e madh Profesor dr Kristo Frashëri, duke përshkruar jetën e tij të pasur në veprimtari e botime të shumta historike. Duke evidentuar vlerat e shumta të personalitetit të shquar Kristo Frashëri në 90 vjetorin e ditëlindjes së tij, autori përshkruan bukur artistikisht portetin fizik të ballit të profesorit të madh Kristo Frashëri. -“Vitet kanë kaluar dhe siç është e natyrshme kanë lënë shenja të dukshme në të gjithë qënien e tij njerëzore. Balli i lartë është pluguar nga brazda të thella, të cilat si në pak raste bëjnë vetëm atë rrugën e zakonshme si te të gjithë njerëzit, pra gjatësinë e “autostradës” së ballit. Përkundrazi, dy nga rrudhat e mëdha, ato më të thellat, ecin ndryshe. Ato marrin rrugë aty ku ndahen vetullat, dhe.. nisen lart, drejt kores së hemisferave të mëdha të trurit, tru i cili në personin e tij punon me një ritëm e intesitet,  që do ta kishin zili të gjithë ata që kanë më pak se gjysmën e viteve të tij, e që janë produktivë në punën e tyre intelektuale. Shikimi tij teksa flet, tretet diku larg , edhe kur ndodhesh vetëm një metër larg tij, zëri i buçet në bisedë e sipër, jo rrallë shpërthen kundër padrejtësive që ka parë e përjetuar në këtë vend gjatë…..plot 90 vitesh.

Autori pasi përshkruan dhomën e punës të Historianit të Madh Kristo Frashëri, e vlerëson si “një përjashtim biologjik kujtesën unikale fenomenale të profesorit Kristo Frashëri, që freskohet vazhdimisht, kushedi se në çfarë mënyre të rigjenerimit të neuroneve, rend në shekuj, në Mesjetën e errët të hershme e deri në lashtësi dhe hedh dritë mbi shumë ngjarje”…

Autori Pano Hallko për disa vite rresht ka bashkëpunuar me Historianin e Madh Kristo Frashëri dhe e njeh shumë mirë “ritmin e jetës në hyrjen modeste të profesorit, pulsin e saj, qysh në mëngjes herët, e deri vonë në mbrëmje”.

Autori e vlerëson Historianin e madh Kristo Frashëri: “Një pasuri kombëtare, një kapital të patundshëm, e pse jo, edhe një pikë reference për krenarinë kombëtare, në të gjithë hapësirën shqiptare..”

Në librin “Shqipëri, të paça ligjet, autori analizon Çështjen Kombëtare Shqiptare konceptet komb, kombësi dhe fatin tragjik të shqiptarëve që jetojnë të ndarë në pesë shtete. Me njohuri të sakta historike e juridike, autori argumenton domosdoshmërinë e bashkimit kombëtar shqiptar, ku thekson : 

-“ Midis kombit de fakto dhe kombit de jure, shtrihet hapësira e veprimit të përbashkët të shqiptarëve. Kjo është vetë alternativa mbarëkombëtare, e cila kur është e programuar konceptualisht, realizon përputhjen e homogjenitetit të pikpamjeve me homogjenitetin e kombit. Ideja e bashkimit kombëtar nuk mund të jetë monopol i kurrkujt që flet në emër të kombit, pasi një mandat i tillë nuk ekziston”.

Në vazhdim të shkrimeve ,autori Pano Hallko vlerëson personalitetin e shquar Profesor Shaban Murati, të cilin e përcakton “Syri i tretë mbi Diplomacinë”, ku thekson: “Për vite të tëra, njerëzit mbamendës në këtë vend, sa herë lexojnë analiza, esse, opininone, por edhe librat e shumtë të diplomatit të mirënjohur Shaban Murati, pasi kanë mbaruar leximin, pyesin veten: -A i lexojnë këto shkrime segmentet përkatëse të shtetit tonë, më së paku nëpunës, diplomatë dhe Drejtoritë përkatëse në Ministrinë e Punëve të jashtme? E nëse i lexojnë, çfarë bëjnë në praktikë? 

Autori Pano Hallko analizon librin e botuar nga profesor Shaban Murati, me titull “Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit”, ku vlerëson kontributin e profesor Shaban Murati, që… “S`ka të dytë në realitetin shqiptar, të një nëpunësi “të vetëpunusuar”–pa të ardhura, madje me botimet ndër vite, të një Syri që nuk bën gjumë për diplomacinë dhe mbi diplomacinë. Është shqetësimi dhe kontributi i një burri shtetbërës dhe intelektuali patriot, shpirti i të cilit trazohet sa herë shikon mosarritje, dështime dhe apati, tek ata që do duhej të ishin struktura e pathyeshme e kësaj kolone jetike të shtetit”.

Një vlerësim të merituar autori Pano Hallko i bën në libër të madhit Moikom Zeqo, ku e cilëson “Letërsi Moikomiane”. Me një dashuri atdhetare të zjarrtë, autori shpreh performancën shembullore të të mirit të të mirëve, të përveçmit Moikom Zeqo. Me ndjenjë dhimbjeje e me një zemërim të ligjshëm, autori kritikon shtetin shqiptar që goditi gjakun e të madhit Moikom Zeqo, duke e pushuar nga puna. Ky është një turp i shtetit shqiptar, i politkës shqiptare, që hakmerret ndaj eruditit të dijes, të madhit Moikom Zeqo. Pena e autorit Pano Hallko pikon lotë në çdo frazë që shkruan tek shkrimi “ ZIJA JONË MË E GJATË”, ku midis të tjerash thekson:

-“Ti, Moikomi ynë i pashoq mbete dhe do të mbetesh në historinë e këtij vendi si i papuni më i famshëm i tij, i papuni që do të vazhdojë të turpërojë shtetin shqiptar në të gjitha kohërat. Edhe kur ai të jetë ndërtuar vërtet si shtet i së drejtës (e doemos atëherë), do t`i skuqet faqja përjetësisht. Pushimi yt nga puna do të bëhet leksion për fakultetet e Drejtësisë dhe të Gazetarisë. Leksioni me temë: “ Si nuk duhet të jetë shteti”. 

Sigurisht, të gjitha shkrimet e botuara në librin “Shqipëri,të paça ligjet”, i lexova me vemendje dhe disa prej tyre i rilexoja. Sepse të gjitha fjalitë e krijuara me mjeshtëri nga autori Pano Hallko, kanë dendësi dhe thellësi mendimi për problemet e jetës në zhvillim. 

Me një gjuhë të pasur letrare autori talentuar Pano Hallko shkruan një prozë poetike, me figura të shumta artistike e stilistike dhe është afirmuar si shkrimtar i vërtetë. Është origjinal në të shkruar, duke derdhur me art mendimet dhe ndjenjat e tij fisnike. Fjala e shkruar është poetizuar artistikisht e në çdo frazë përcillen te lexuesi mesazhe të shumta etike, morale, politike, psikolgjike, për sfidat e jetës individuale dhe shoqërore. 

Njëkohësisht autori në shkrimet e shumta përcjell te lexuesi informacione e njohuri me koncepte historike, filozofike, socilogjike, juridike etj, që e bëjnë librin të lexohet dhe të rilexohet me shumë dëshirë. Ajo që bie në sy është zbatimi me korrektësi i rregullave të drejtshkrimit të gjuhës letrare shqipe, duke përdorur sistematikisht shenjat e pikësimit, të cilat kanë shumë rëndësi për të kuptuar çështjet që trajton autori në libër. Duke përfunduar së lexuari librin “Shqipëri, të paça ligjet”, mësova dhe pasurova dijet e mia. Autori Pano Hallko rrezaton një kulturë demokratike të spikatur në karakterin e tij solid. Personaliteti iautorit të talentuar është krijuar me punë këmbëngulëse, me dije të sakta shkencore në disa fusha të shkencës. 

I lindur në Vranishtin piktoresk të Labërisë në një familje atdhetare, autori Pano Hallko trashëgoi traditat më të mira të popullit duke u edukuar me shumë dashuri nga prindërit, të cilët krenoheshin që biri tyre eci me zotësi si një intelektual me shumë vlera. 

Ky intelektual i talentuar, është krenari e Labërisë dhe e atdheut. Me performancën e tij shembullore rrezaton dritë diturie dhe mirësie. Zemra e tij dashuron atdheun, popullin punëdashës e paqedashës, kombin shqiptar, të cilët aq bukur i paraqet në shkrimet e shumta që boton.

Poeti i mirënjohur Xhevair Spahiu duke biseduar në Vranishtin malor të Lumit të Vlorës me veteranët e luftës të vitit 1920, i ka cilësuar në shkrimin e tij të botuar në një gazetë, me titullin “Kockëfortët e Vranishtit”, duke vlerësuar trimëritë e tyre në luftërat për liri e Pavarësi. 

Edhe intelektuali i talentuar Pano Hallko, është jo vetëm Kockëfortë i Vranishtit, por edhe i atdheut tonë. 

Me penën e tij të artë, ai është farë që duhet mbjellë. I uroj jetë të gjatë me lumturi në familje dhe suksese në krijimtari.

Qatip Mara

Raleigh North Carolina USA 28 .08. 2022

Filed Under: ESSE Tagged With: Qatip Mara

ME INTEKTUALIN E TALENTUAR SHKRIMTARIN,PUBLICISTIN BARDHYL XHAMA –“MËSUES I MERITUAR”

November 10, 2021 by s p

Nga Qatip Mara

C:\Users\HP\Downloads\11017846_1402291733416040_1798726035061105397_n.jpg

                                     Bardhyl  Xhama,   Qatip Mara

     Intelektuali talentuar Bardhyl Xhama me shumë dashamirësi kishte fotografuar promovimin e librit tim të pare “Frashërlliu akademik Stefanaq Pollo “ dhe në një çast të koktejit më ftoi në tavolinë të bënim këtë foto ku më kishte vendosur dy pako me dollar,të cilat nuk i kisha vënë re,por i pashë kur më dërgoi albumin me fotot e promovimit të librit.Kur studjoja në arkivin qëndror të shtetit për jetën e akademikut Frashërli Stefanaq Pollo mësova se mësuesi tij në shkollën fillore në Përmet kishte qenë Lame Xhama- Mësues i Popullit që është babai i intelektualit Bardhy Xhama. 

    Intelektualin e talentuar  Bardhy Xhama e kisha njohur në distancë kur punonte sekretar kolegjumi i gazetës Mësuesi në Ministrinë e arsimit,por nuk isha takuar asnjëherë. Për të marrë informacione e kujtime për jetën e Lame Xhama më duhej të takoja të birin Bardhy Xhama, Miku im i paharruar profesor Murat Gecaj që e kisha konsulent për botimin e librit , kishte biseduar me mikun e tij të ngushtë Bardhyl Xhama të takoheshim në një lokal në qender në Tiranë. Në atë takim njoha nga afër “Mësuesin e merituar dhe shkrimtarin e mirënjohur intelektualin e talentuar Bardhyl Xhama. E kisha lexuar në publikimet e shkrimeve në shtypin periodik e në librat e botuar që shkëlqente me talentin letrar dhe e prita me kureshtje  takimin që kishte organizuar i paharruari profesor Murat Gecaj.

   Kur e takova e qëndroja përballë tij  në tavolinë rrezatonte me shkëqimin diellor mirësia e shpirtit të tij të shprehur në shikimin e tij të sinqertë,dashamirës që është vitrina e ndjenjave të zemrës. Me shumë dashuri atdhetare e vëllazërore më dha informacione për veprimtarinë mësimdhënëse të babait Lame Xhama-Mësues i Popullit. Me shumë përkushtim sikur do të botonte librin e tij interesohej  që librin ta përfundoja me cilësi për ta botuar.

 Takoheshim shpeshë herë dhe mrekullohesha nga zgjuarësia e mençuria e intelektualit të talentuar Bardhyl Xhama që ndriçonte Dritë,Dituri,qytetari të kulturuar me thjeshtësi  komunikimi të ngrohët që mbillte vetëm dashuri. Me bisedat në vazhdimësi njoha jo vetëm vlerat intelektuale krijuese,por edhe vlerat morale njerëzore,ndjeshëmërinë humane për të dhënë ndihëm të pakursyer. Fytyra e tij buzëqeshte duke të fymëzuar me energji mendore e shpirtërore. Bukuria e shpirtit të tij të sinqertë tepër miqësor e vëllazëror të shumëfishonte optimizmin për të jetuar në mynyrë aktive me ndershmëri e krenari. Sa herë që e takoja  e bisedoja orët e takimit kalonin shpejtë  duke mësuar nga kthjelltësia e mendimeve të mençura që shprehte me shumë dashamirësi. I qeshur e me humorin e  hollë të dhuronte dashuri njerëzore pranverore. 

Ditën që do promovohej libri im në sallën e akademisë së shkencave intelektuali talentuar Bardhyl Xhama ishte angazhuar me shumë përkushtim që cermonia të bëhej sa më mirë.Me shumë dashamirësi kishte regjistrurar   foto dhe me camer video seancat e përurimit të librit. Kishte krijuar albume me foto të  bukura që mi dhuroi me shumë bujari e dashamirësi.

Pas promovimit të librit në vazhdimësi u bëra pjesë e tavolinës që intelektuali talentuar Bardhyl Xhama së bashku me  të paharruarin profesor Murat Gecaj e intelektualë të tjerë  e kishin emërtuar “Kompania lëvizëse” sipas lokaleve ku do të takoheshin. Shokët e miqtë e shumtë e vlerësonin duke e epitezuar me respekte “I arti Bardhyl” që ashtu si floriri kudo që ta hedhësh nuk ndryshket por lëshon dritë.

Në personalitetin e intelektualit të talentuar  Bardhyl Xhama shkëlqejnë në harmoni virtytet më të mira njerëzore që me karakerin e tij solid  e krijimtarinë e larmishme letrare  është i mirënjohur në atdheun tonë  dhe është pasuri e kulturës kombëtare shqiptare. 

Në enciklpodinë e lirë pasqyrohet veprimtaria e intelektualit  Bardhyl  Xhama  ku shkruhet :

       “ Bardhyl Lame Xhama  ka qenë arsimtar, shkrimtar për fëmijë dhe pedagog shqiptar. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën 7-vjeçare dhe shkollën e mesme pedagogjike i përfundoi në Gjirokastër në vitin 1953 me rezultate të shkëlqyera. Po këtë vit emërohet mësues matematike në gjimnazin “Asim Zeneli”. Që nga viti 1954 deri në 1959 punon në arsim në Delvinë, si mësues , zëvendësdrejtor e drejtor shkolle tetëvjeçare e gjimnaz. Gjatë kësaj periudhe kryen studimet  në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë. Nga viti 1959 gjer në vitin 1964 punon në Sarandë si inspektor arsimi, nga viti 1964 deri në vitin 1969 është drejtor në gjimnazin “Hoxha Tahsin” të Sarandës. Në vitin 1969 transferohet në Tiranë  si redaktor e më pas Sekretar Kolegjiumi i gazetës “Mësuesi”. Në vitin 1981 emërohet zëvendësdrejtor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe më 1982 fillon punën si Shef Sektori për Gjuhën dhe Letërsinë në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Në vitin 1989 del në pension.Si mësues e kuadër në arsim është shquar për përgatitje të lartë shkencore, metodike e drejtuese. Si gazetar e studiues ka shkruar me qindra shkrime e studime shkencore pedagogjike. Si shkrimtar ka botuar 11 libra artistikë për fëmijë, romane, novela, vëllime me përralla, vëllime me rrëfenja etj.Tetë nga veprat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombëtare të letërsisë për fëmije e të rinj.Ka shkruar mbi njëqind përralla e tregime ne organet e shtypit, pjesë për teatrot e kukullave, radiotregime e teletregime, radionovela, skenarë dokumentarësh televizivë etj.Ka dhënë ndihmesë të veçantë në Shoqatën Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, si nënkryetar i saj për një kohë të gjatë. Mban shumë urdhëra e medalje dhe titullin “Mësues i Merituar”.

C:\Users\HP\Downloads\Foto-Bardhyl-xhama-4.jpg

Sigurisht në formimin e personalitetit e karakterit të intelektualit Bardhy Xhama ka rolin edukues trashëgimia  e babait të tij të nderuar Lame Xhama –Mësues i Popullit,  cili ka qenë një ndër mësuesit më të shquar të Shqipërisë  para e mbas luftës së dytë botërore.Lame Xhama   që në të ri e deri në pleqërinë e vonë,  ishte përkushtuar me ndërgjegje të lartë e me pasion arsimimit të brezit të ri dhe çështjes së Atdheut. Burri i shquar i Fterrës, i Labërisë dhe i gjithë Shqipërisë,  Lame Xhama bën pjesë në atë plejadë mësuesish demokratë e atdhetarë që gjithë jetën e vuri në shërbim të përhapjes së dijes dhe të përparimit, duke vënë një gur të çmuar në themelet e vetëdijes sonë kombëtare.  Mbresat dhe kujtimet për mësuesin  e përkushtuar  Lame  Xhama, janë përshkruar  të gjalla edhe nga ish nxënësi tij Frashërlliu akademik Stefanaq Pollo, i cili në jetëshkrimin e tij përshkruan me dashuri e respekt mbresat e tij  për mësuesin e   klasës së parë Lame Xhama në vitin 1928 , duke theksuar  paraqitjen  e tij elegante  në shkollë, i veshur bukur, gjithmonë me kostum e me gravatë, gjithmonë i pastër, me këpucë të lustruara dhe gjithmonë me fjalën e ëmbël në gojë dhe buzën e qeshur.  

      Në librin e botuar për jetën e mësuesit të shquar Lame Xhama kolegët e tij të shumtë e kujtojnë  duke theksuar  :    “ Mësuesi Lame Xhama ishte gjithnjë gojëmbël, burrë i zgjuar, fjalëmënçur e i përkushtuar për mësuesinë Ai ishte një enciklopedi e gjallë për jetën arsimore, një arkiv i hapur për ngjarjet e së kaluarës, ndaj e dëgjonin me vëmendje fjalën dhe këshillat e tij, që u kanë mbetur në mendje si proverba e aforizma me vlerë  Mësuesi Lame Xhama ishte korrekt e i përpiktë  në punë, kudo ku ushtroi detyrën e shenjtë të mësuesit. E nderonin dhe e respektonin mijëra nxënës , breza të tërë kuadrosh në çdo skaj të atdheut, që kanë mësuar dhe janë edukuar jo vetëm me punën e tij, por edhe me fjalën e shembullin e këtij Mësuesi të Popullit. Dhe s’ka si  të ndodhte ndryshe, sepse ai la pas kudo që jetoi e punoi një emër të mirë, një vepër të vyer, që nuk i përket vetëm familjes së tij, por gjithë shoqërisë, gjithë Shqipërisë .Natyrisht edhe i biri Bardhy Xhama eci me suksese duke u frymëzuar nga shëmbulli babait Lame Xhama-Mësues i Popullit         

     Në medien e shkruar janë publikuar shumë  shkrime vlerësuese  për   performancën shëmbullore dhe krijimtarinë e intelektualit të talentuar Bardhyl Xhama që nëpër vite ka udhëtuar me dinjitet në çdo punë me suksese dhe me një krijimtari të pasur e të larmishme letrare.Në ato shkrime theksohet : “ se intelektuali talentuar  Bardhyl Xhama ka botuar  14 libra artisikë, për fëmijë e të rritur. Tri veprat e tij më të mira,  janë përfshirë  nga MASH në listën e librave për leximet jashtëklase, në shkollat 9-vjeçare..Krijimtaria e tij është sa e gjerë,aq dhe e larmishme.

Përveç librave të plotë ,ai ka shkruar dhe shumë pjesë teatrore, dhjetëra skenarë , teletregime e telenovela për fëmijë ,skenarë filmash dokumentarë për veprimtaritë artistike në shkolla etj

Profesor dr Fatmir Terziu Mjeshtër I Madh, kishte publikuar shkrimin 

‘Ndërtesa’ e krenarisë letrare të shkrimtarit Bardhyl Xhama, në të cilin pasi përshkruante çështjet

 “Ethet që ngjiznin 

“Këndet Letrare”, 

“Arsimtari i dashuruar me letrat shqipe”, 

“Leximi i shkrimtarit Xhama”, 

“Bardhyl Xhama nuk është ‘kryeneç’ folklori”, e në vazhdim  theksonte si konlkuzion:

“Arti i kujtesës së këtij shkrimtari është bazuar mbi prurjet e ardhura në ndjesinë e tij tradicionalisht mes një strukturë të imazheve në një trup të dijes që lind nga arsyeja dhe është gjithmonë në nevojë të (ri)organizimit mes kujtesës. Dihet se deri në kohën e romakëve, kujtesa ishte e njohur gjerësisht si një nga pesë pjesët e retorikës së lashtë. Ciceroni kujton historinë e pallatit Simonides mes kujtesës në De Oratore dhe imazhet e gjërave ndihen vetvetiu teksa shënojmë gjërat vetë, dhe ne riprodhojmë vendet dhe imazhet respektivisht. Kështu është edhe me krijimtarinë e Xhamës, edhe pse nocioni historik është faktor anësor në memorjen kulturore të tij. Kështu tradita gojore e rrëfimit kulturor Kombëtar ndjehet mirë në strehën e një ‘traktati’ të panënshkruar në godinën letrare të shkrimtarit ku alegoria e maturisë portretizon mjaft ndjeshëm.”

  Duke përfunduar këtë shkrim modest për intelektualin e talentuar Bardhyl Xhama shpreh gëzimin për trashëgiminë atdhetare pedagogjike në shërbim të atdheut, të binomit At e bir,Mësuesi Popullit  Lame Xhama- dhe i biri tij Bardhyl Lame Xhama – Mësues i Merituar e krijues i talentuar janë ashtu si e thotë fjala e urtë popullore me vargjet:

“Tek ka rrjedhur ,do pikojë.  Do vejë Soja në Sojë.”

Veprën e mësuesit të përkushtuar Lame Xhama-Mësues i Popullit e ka lartësuar me veprimtarinë e tij i biri ,intelektuali talentuar Bardhyl Lame Xhama.

Nderime kujtimit të ndritur të Mësuesit të Popullit Lame Xhama!

I uroj me respekte e mirënjohje jetë të gjatë me suksese në krijimtari intelektualit të talentuar Bardhyl Xhama.Mësues i Merituar.

Qatip Mara 

Nju Jork  10.11.2021

Filed Under: Komunitet Tagged With: Qatip Mara

108 VJET PAVARËSI:JUG – VERI NJËSH ME PAVARËSI, PREJ KOSOVE E ÇAMËRI

November 27, 2020 by dgreca

Akti i shpalljes së Pavarësisë është një akt madhor që e ndan kohën e re historike të shqiptarëve në dy pjesë : para dhe pas Pavarësisë. Deri para saj, historia jonë kombëtare  pat rrjedhur në një shtrat të ngushtë, ku shpesh rrebeshet dhe cunamet e ardhur nga jashtë, por herë – herë dhe nga brenda, e  dëmtuan dhe pse jo devijuan rrugëtimin natyral çështjes  shqiptare. Pavarësia bëri që ky shtrat të shkonte në normalitetin e vet dhe,me gjithë  sfidat me të cilat ajo do të ndeshej, deviza historike e saj do të mbetej e patjetërsueshme. 

  Pavarësia ishte dhe mbetet kurorëzimi i ideve të gjeniut të lëvizjes sonë kombëtare Gjergj Kastriot Skënderbeu, sendërtimi i vizionit arketip të rilindësve tanë për Shqipërinë, mishërim i platformës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kulmim i gjithë aksionit historik të kombit tonë, për të gjetur vetveten në udhëtimin e tij sa të vështirë e kapriçioz, aq dhe të lavdishëm historik. Në analet e kësaj Pavarësie u shkrinë në një të gjitha viset shqiptare, jugu dhe veriu, mali dhe fusha, Vlora, Dibra, Shkodra, Ulqini, Elbasani, Kosova etj, duke sjellë protagonistë që me bëmat e tyre atdhetare e mbartën atdheun si një peng dashurie të përjetshme, duke na treguar udhët nga mund të kalojë në të gjitha epokat dashuria për trojet stërgjyshore. 

  Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte fitoren e përbashkët të trevave shqiptare prej Rrafshit të Dukagjinit në veri e deri në Çamëri në jug, prej brigjeve të Adriatikut e të Jonit në perëndim e deri në fushat e Kosovës, të Tetovës, në pellgun e Shkupit, në luginën e Preshevës e të Kumanovës, në lindje. Këto treva, duke marrë pjesë gjallërisht me pushkë e me penë në lëvizjen për çlirimin kombëtar, vunë gurë në themelet e pavarësisë shqiptare, i çimentuan ato me gjakun e bijve më të mirë dhe i hapën rrugën, , formimit dhe funksionimit, të shtetit shqiptar.
Kuvendi i Vlorës, duke shpallur Pavarësinë në emër të të gjitha trevave shqiptare që dërguan përfaqësuesit e tyre në të, institucionalizoi një Besëlidhje të Re të shqiptarëve, në gjurmët e Besëlidhjes së Lezhës, të kryer nga Skënderbeu. Ky Kuvend e trajtoi Shqipërinë një e të pandarë, shembi muret dhe muranat e kobshme të ngritura nga fryma e ndasive të gjithfarshme  dhe projektoi bashkimin kombëtar. Në këtë mënyrë, qeveria shqiptare e Ismail Qemalit, e dalë nga ky kuvend me frymë profetike,  u shfaq në rrafshin ndërkombëtar si përfaqësuese e gjithë popullsisë dhe e të gjitha tokave shqiptare, pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme e territoreve të kombit tonë  mbetej e pushtuar nga ushtritë e shteteve ballkanike.  Akti i 28 Nëntorit 1912 sanksiononte të drejtën legjitime historike të kombit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë e i pavarur në trojet e tij, bashkë me popujt e tjerë të Gadishullit të vjetër. Kjo ishte një e drejtë e mohuar nga paragjykimet e të mëdhenjve të kësaj bote, e drejtë që buronte nga qenia e tij si popull me gjuhën, me kulturën, me individualitetin e me historinë e vet, e drejtë e fituar me mundime e sakrifica të panumërta në llogoret e luftës, e drejtë që i takonte për ndihmesën e vyer në dëbimin nga Ballkani të sunduesve të huaj osmanë.

Nëse Kuvendi i Vlorës hodhi themelet e shtetit të ri sovran shqiptar, ne do t’i referohemi atij në të gjitha kohërat dhe brezat që do të vijnë, si një etalon i së drejtës shqiptare, për të pasur një përfaqësim institucional të vullnetit tonë kolektiv, për institucionin e shtetit dhe të drejtën njerëzore e gjithëkombëtare, për t’u vetëqeverisur. Nga ana tjetër, me shpalljen e Pavarësisë, shqiptarët nënshkruan vullnetin e plotë të bashkimit nga skaji më i thellë i Veriut në skajin më të thellë të Jugut, duke hedhur në erë psikozat dashakeqe të çdo përçarje, qoftë krahinore  qoftë politike apo fetare, në emër të unitetit kombëtar, të mishëruar në simbolin e flamurit dhe të lirisë e prosperitetit të bijve të shqipes. 

Për t’u ngritur në lartësinë e këtij mesazhi gjithëkohor, popullit shqiptar iu desh të bënte një luftë të gjatë kundër sundimtarëve osmanë dhe synimeve grabitqare të fuqive të huaja. Një varg rrethanash të brendshme e të jashtme bënë që këto lëvizje të mos arrinin dot objektivin. Por në çdo etapë ato kanë vënë në provë forcat materiale e morale të popullit shqiptar,  duke pasuruar përvojën e traditat  luftarake dhe  premisat për zhvillimin e mëtejshëm të luftës. Në shek. XIX e në fillim të shek. XX kjo luftë u zhvillua mbi baza të reja shoqërore e politike dhe mori karakter të ndërgjegjshëm kombëtar. Ajo mobilizoi vetëdijen kolektive të bashkimit kombëtar në llogoren e një qëndrese të pashembullt, gjatë së cilës u promovua dinjiteti i një kombi që kërkonte me çdo çmim të rilindte si Feniksi, nga hiri i kohëve të këqija dhe paragjykimi i dritëshkurtërve të kontinentit të vjetër. 

  Autonomia e shpallur nga Lidhja e Prizrenit dhe pavarësia e institucionalizuar nga  Kuvendi i Vlorës më 1912 janë dy hallkat themelore në zinxhirin e ngjarjeve të lëvizjes kombëtare, të lidhura organikisht ndërmjet tyre, si shprehje e vullnetit popullor dhe si pasojë e drejtpërdrejtë e përfundim logjik i luftës çlirimtare. Por, shpallja e pavarësisë shqiptare ishte në të njëjtën kohë një etapë më e lartë, e përcaktuar nga zhvillimi progresiv i lëvizjes dhe nga rrethanat ndërkombëtare.

Prapambetja ekonomike e shoqërore e vendit  mund të cilësohet  si një faktor që vonoi rritjen e forcave organizuese e drejtuese të lëvizjes kombëtare . Nga ana tjetër, grindjet dhe përçarjet e vazhdueshme të parësisë, me anë të grupimeve dhe lobimeve të tyre politiko-fisnore e të tjera dukuri penguese, e shtynë për një kohë relativisht të gjatë shpalljen e Pavarësisë. Por, edhe mbi Shqipërinë rëndonte zgjedha e një perandorie të madhe, një faktor themelor që e vonoi për dhjetëra vjet pavarësinë shqiptare ishte ai i jashtëm. Populli shqiptar qëndroi gjatë gjithë lëvizjes për çlirimin kombëtar thuajse i vetëm, pa aleatë të vërtetë, herë-herë me aleatë të çastit, që hynin në lojë jo për hir të ndonjë dashurie për Shqipërinë, por për shkak të konjukturave të kohës. Ajo që e bënte më të trishtë gjendjen, ishte fakti se shtetet ballkanike fqinje, të cilat të parat  e siguruan pavarësinë, luftuan me të gjitha mjetet, duke filluar nga presionet diplomatike e duke mbaruar edhe me ndërhyrje të armatosura, kundër Lëvizjes Kombëtare , e cila për nga qëllimet e saj  i kundërshtonte planet e tyre të skllavërimit ekonomik e politik  në dëm të Shqipërisë. Edhe Fuqitë e Mëdha, të cilat, gjatë gjithë shek. XIX i përkrahën popujt e krishterë të Ballkanit (serbët, grekët, rumunët e bullgarët) të formonin shtetet e tyre të pavarura, për një kohë të gjatë, mbajtën një qëndrim mospërfillës ndaj çështjes shqiptare, duke iu dhënë “alibi” armiqve tanë tradicionalë në aventurën e tyre pushtuese e aneksuese ndaj trojeve historike të vendit. 

Në këtë qëndrim pati ndikimin e vet edhe fakti që shqiptarët, të ndarë në tri fe (edhe pse i bashkonte një ndërgjegje e vetme kombëtare), me një shumicë zotëruese myslimane, shiheshin nga Evropa, e sidomos nga Rusia e krishterë, si një popull i huaj me to dhe më i afërt me turqit myslimanë. Jo vetëm Rusia, por edhe shtetet e tjera evropiane nuk qenë shkëputur ende në atë periudhë nga konceptet e vjetra teokratike për kombin, edhe pse perandorive shumëkombëshe teokratike po iu vinte fundi. Në këto kushte, lufta për Pavarësinë e Shqipërisë nuk mund të mbështetej veçse në forcat e popullit shqiptar dhe mund t’ia arrinte qëllimit vetëm kur të krijohej një koniunkturë e favorshme ndërkombëtare, kur kontradiktat ndërmjet Fuqive të Mëdha mund të shfrytëzoheshin me sukses për një platformë reale për realizimin e saj.
  Pavarësia e Shqipërisë u shpall në kushte të tilla ndërkombëtare. Udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në fazën e fundit të saj, ditën të shfrytëzonin me mjeshtëri koniunkturën politike që u krijua me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, kur në çështjen shqiptare u ndeshën me forcë interesat e kundërt të Fuqive të Mëdha. Është meritë e këtyre patriotëve largpamës dhe, në mënyrë të veçantë, e atdhetarit dhe e diplomatit të shquar Ismail Qemali, që, duke u mbështetur në luftën e popullit shqiptar brenda vendit, zgjodhën drejt çastin e përshtatshëm për të kaluar nga platforma e deriatëhershme politike e lëvizjes për autonominë në atë të pavarësisë. Dhe kjo u realizua pikërisht më 28 Nëntor 1912, kur Turqia po dëbohej nga Ballkani, kur Fuqitë e Mëdha vendosën të hiqnin dorë nga ruajtja e status quo-së në Ballkan dhe kur planet e aleatëve ballkanikë për ta zhdukur Shqipërinë, të përkrahura edhe nga fuqitë e Antantës, u kundërshtuan nga fuqitë e Lidhjes Tripalëshe.
  Vendimi historik i 28 Nëntorit drejtohej, megjithatë, jo vetëm kundër politikës së Fuqive të Antantës dhe të shteteve fqinje të Ballkanit, por edhe kundër planeve të fuqive të Lidhjes Tripalëshe. Këto të fundit, sidomos Austro-Hungaria e Italia, si më të interesuarat për çështjen shqiptare, ishin në atë kohë për autonominë e Shqipërisë, nën sovranitetin e Sulltanit. “Pavarësinë” e saj ato e shihnin si një variant të mundshëm të zgjidhjes së çështjes shqiptare dhe e kuptonin nën prizmin e interesave të veta, si mjetin që do t’u hapte rrugën për të vendosur kontrollin ekonomik e politik mbi Shqipërinë, për ta përdorur popullin shqiptar si gardh kundër shtrirjes së shteteve sllave drejt perëndimit të Shqipërisë, si mbështetje për shtrirjen e tyre në Gadishullin vjetër problematik të Ballkanit.

  Kthesa historike e 28 Nëntorit 1912 u bë  premisa politike themelore për organizimin mbi baza më të përparuara të jetës shtetërore të pavarur të shqiptarëve dhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit. Duke formuar shtetin e pavarur shqiptar, pavarësia objektivisht krijoi gjithashtu premisat dhe atë bazë shtetërore e politike, aq të nevojshme për ta mbajtur të gjallë çështjen e çlirimit dhe të bashkimit të të gjitha trevave shqiptare dhe për zgjidhjen përfundimtare të problemit shqiptar në Ballkan. Epoka aktuale e riformulimit të problemeve të Ballkanit dhe tentativa për zgjidhjen e tyre duke ridimensionuar botën shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve të imponuar politikë, e vërteton më së miri këtë devizë të saj dhe e ilustron aktin e Pavarësisë si një veprim i plotë lirie e sovraniteti i një kombi me vlera dhe kontribute të shpalosura.

Qatip Mara

Nju Jork Nëntor 2020

Filed Under: Featured Tagged With: 28 Vjet Pavaresi, Qatip Mara

MINISTËR I PARË I USHTRISË KOMBËTARE SHQIPTARE

November 25, 2020 by dgreca

108 VITE PAVARËSI /

MEHMET PASHË DERALLA – MINISTËR I PARË I USHTRISË KOMBËTARE SHQIPTARE /  

Nga QATIP MARA/NEW YORK/

Në historinë e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kujtohet  e nderohet  edhe  personaliteti i shquar i  Kabinetit të Parë të Qeverisë së Përkohëshmë të Vlorës, Mehmet Pashë Deralla ,Ministri i  Parë i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Mehmet Pashë Deralla  është një ndër figurat e  shquara të Kombit Shqiptar, i cili lindi në Gradec të Tetovës  në vitin 1843. Arsimin fillor e mori në Tetovë, kurse atë të mesëm në Shkup. Ishin vite kur ndjenja e fortë e lirisë dhe e shpëtimit kombëtar po rritej me shpejtësi në të gjitha trojet shqiptare.     Në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare familja Deralla, ka qenë në çdo kohë në radhët e para të  barrikadës ndaj çdo rrebeshi, të paepur në stoicizmin e tyre, ajo  është  përballur me hordhi armiqësh ,duke mbrojtur me heroizëm trojet shqiptare.. Në familje Mehmet Deralla mësoi shumë për të kaluarën e popullit shqiptar dhe më pas, kjo ndjenjë e kultivuar  do ta bënte  një luftëtar të paepur për lirinë e kombit shqiptar.

         Mehmet Pashë Deralla. njihet në memorien historike si një ndër protagonistët e Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878 dhe ishte një nga nënshkruesit e deklaratës së pavarësisë…   Ishte një nga protagonistët kryesorë të qëndresës shekullore përballë sulmeve serbo-malazeze. Nën komandën e tij, luftëtarët shqiptarë i gozhduan forcat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi. Arsimin fillor e kreu në Tetovë, kurse atë të mesëm në qytetin e Shkupit. Pas shkollimit në vendlindje, studimet e larta i ndoqi në Akademinë Ushtarake të Turqisë. Pas diplomimit, do të shërbente për disa vite në një regjiment këmbësorie në Anadoll dhe njëherazi, atij do t’i jepej e drejta për të ndjekë shkollën e lartë të Shtatmadhorisë në Stamboll, që ishte niveli më i lartë i arsimimit ushtarak në Turqi. Në moshën 35-vjeçare u gradua Pasha (Gjeneral) i Perandorisë Osmane . Gjenerali i ri Mehmet Deralla  u emërua komandant xhandarmërie në Bagdad të Irakut dhe, më vonë, në Halep të Sirisë. Nga Siria u transferua në Selanik, më pas transferohet në vilajetin e Kosovës, ku vendoset me detyrë në kryeqendrën e tij, në Shkup. Në vijim e shohim në funksionin e qeveritarit dhe komandantit të qarkut të Prizrenit që përfshinte edhe Gjakovën, Tetovën dhe Lumën. 

      Gjenerali i ri, Mehmet Deralla, në kulmin e karrierës së tij e hoqi uniformën  osmane të pashait, për të mos e veshur më kurrë gjatë gjithë jetës së tij,sepse ishte vënë në dispozicion të Ushtrisë Vullnetare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai u emërua këshilltar i njërit prej udhëheqësve popullorë të Lidhjes Shqipatre të Prizrenit , Sulejman Vokshit .. Mehmet Deralla së bashku me babanë e tij ishin në vijën e parë të frontit të luftës për liri. Babë e bir treguan gatishmëri të lartë për  të sakrifikuar gjithçka për idealet kombëtare shqiptare.

     Lidhja e Prizrenit u shtyp, por Mehmet Deralla nuk hoqi dorë nga idealet e tij. U aktivizua përsëri  në Lidhjen e Pejës , nën drejtimin e Haxhi Zekës.Mehmet Pashë Derallën e internuan në Bagdad për t’i prerë çdo mundësi kontakti me Shqipërinë

        Në dokumentat e botuara shkruhet : “Kryengritja xhon-turke e vitit 1908, që u pasua nga një amnisti e përgjithshme, i dha mundësi Mehmet Pashë Deralla të rikthehej në funksione të larta në ushtrinë osmane. Në Stamboll mendonin se ai do ta mirëpriste rehabilitimin dhe riveshjen e uniformës së gjeneralit osman. Pas dy dështimesh të hidhura, a nuk ishte rasti që ai të mendonte, më në fund, edhe për veten e familjen e tij, për të ardhmen e tij dhe njëherësh për prosperitetin e të tij, për një jetë të qetë e të lumtur?  

Mirëpo për çudinë e shumë turqve dhe të pak shqiptarëve që nuk e njihnin sa e si duhet, Mehmet Deralla refuzoi duke dhënë përgjigjen e tij befasuese:

 “U jam mirënjohës për bamirësinë, por tani i takoj tjetërkujt”. Ai refuzoi, sepse fatet e Shqipërisë i qenë njësuar në vetëdije me fatet e tij. U kthye në atdhe me po atë vendosmëri të viteve të stuhishme të të dy lidhjeve historike shqiptare që mbetën vetëm si gurë kilometrikë udhërrëfyes drejt pavarësisë. E presin triumfalisht në vendlindje pas një mungese të gjatë gati dhjetëvjeçare. Tashmë ai ishte bërë i njohur edhe në qarqet më të larta të Europës. Emri i tij qe cituar edhe nga ministri i Jashtëm i Austro-Hungarisë, konti Bertoldt, për të cilin:

 “Mehmet Pashë Deralla qe një burrë me kulturë të gjerë dhe ndjenja të pastra kombëtare”.

      Në vitet 1908-1912 shtëpia e Derallave,në Tetovë do të shndrrohej në një çerdhe të shqiptarizmës.Mehmet Pasha dhe i biri Halimi ishin kurdoherë në krye të lëvizjeve të mëdha atdhetare,duke dhënë ndihmesë jo vetëm me trimërinë,guximin,logjikën por edhe me pasurinë e tyre.Të dy sëbashku ata do të prisnin e do të përcillnin në shtëpinë e madhe në Tetovë, trimat patriotë e atdhetarë si Sali Gjukën, Bedri Pejanin, Bajram Currin,Isa Boletinin,Mid’hat Frashërin,Hamdi Ohrin,Hoxhë Vokën dhe dhjetra atdhetarë të tjerë nga krejt viset etnike shqiptare. Ata do të merrnin pjesë në Kuvendin e Junikut e mandej në fillim të viteve 1912,do të komandonin çetën e parë të luftëtarëve tetovarë, e cila rroku armët për t’u bërë ballë sulmeve turke dhe atyre serbo-bullgare    Mehmet Deralla ishte një nga organizatorët më në zë të kryengritjeve të mëdha të Kosovës të viteve 1910, 1911 dhe 1912.

      Lufta  Ballkanike e monarkive të gadishullit kundër Perandorisë Osmane kishte objektiv kryesor pushtimin e trojeve shqiptare. Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia ishin të interesuara të mohonin ekzistencën e kombit shqiptar, për të realizuar aneksimin e  trojeve shqiptare..Në këto ditë të tmerrshme jete ose vdekje për shqiptarët., Mehmet Deralla  përkrah atdhetarëve të  shquar, ishte  ndërmjet radhëve të para që u ngritën në këmbë për mbrojtjen e tokave shqiptare dhe çlirimin e vendit nga robëria 500-vjeçare osmane. Gjenerali  Mehmet Deralla , në luftimet e ashpra me serbët, arriti t’i mbajë trupat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi. Një bllokim i tillë krijoi terrenin  e domosdoshëm, siguroi kushtet historike për ngjarjen e madhe të ngritjes së flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912

         Mbas Shpalljes së Pavarësisë dhe formimit të qeverisë të parë  të Shqipërisë të pavarur, kryeministri  Ismail Qemali , mbështetur në meritat, kapacitetet profesionale dhe atdhedashurinë e zjarrtë të Mehmet Pashë Derallës i ofroi  postin i ministrit të ushtrisë kombëtare Shqiptare.   U formua Ministria e parë e Mbrojtjes që quhej Ministria e Luftës. Ministri i parë i luftës ishte Mehmet Pashë Deralla. Kjo Ministri kishte një efektiv që përbëhej nga disa oficerë shqiptarë të ish ushtrisë turke, nënoficerë dhe  popull të armatosur. Si detyrë kryesore këto forca kishin të organizonin mbrojtjen e qytetit të Vlorës ku ndodhej qeveria e sapo formuar dhe ta mbronte atë nga çdo lloj rreziku. 

         Mehmet Pashë Deralla, u emërua  Ministër i parë i Luftës , në  mbledhjen e pestë të kuvendit Kombëtar të Vlorës,  sipas votave të fituara. “Kjo zgjedhje u verifikua në seancën e pestë, e cila filloi më 3 dhjetor dhe zgjati deri më 4 dhjetor, kur u bë votimi për ministra, ku nga 63 delegatë, të pranishëm ishin vetëm 57, vend i tretë i takoi gjeneralit tetovar me 42 vota, pas Luigj Gurakuqit e Mufid Beut. “

    Dita e  Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, 4 dhjetor 1912,  lidhet dhe me emrin e kontributin e Mehmet Deralla, i cili   u bë organizatori dhe frymëzuesi i qëndresës me armë në dorë kundër të gjitha trupave pushtuese ballkanike që po sulmonin Shqipërinë. Ai reformoi trupat vullnetare dhe siguroi sovranitetin e Qeverisë së Vlorës .

      Populli  e hymnizoi, me këngën:

                     ”O Mehmet Pashë Deralla, 

                      Rritur me përshesh baruti,

                      Të kishte shku fjala dhe palla,

                       Lisi i tyre je te supi.

                      Të këndon Labëria, 

                      Siç këndonte për Gjon Lekën

                      Të këndonte historia,

                      Kur për nënën të japin jetën.

                      Po ku i rri valles së rëndë,

                      O Mehmet Pashë Tetovari, 

                       Nëna prapë të do në këmbë,

                          Tundu dhe, çohu nga varri

Qatip Mara 

Nju Jork  25 nëntor 2020

Filed Under: Featured Tagged With: Mehmet Pashe derralla, ministri i Pare, Qatip Mara

NË GJIMNAZIN “FRANG BARDHI” MITROVICË

August 28, 2020 by dgreca

GJIMNAZISTET E “ISMAIL QEMALIT” NË GJIMNAZIN “FRANG BARDHI”  MITROVICË –

C:\Users\HP\Downloads\79363630_2465566443755225_3110323175829798912_n.jpg

Maturante të gjimnazit “Frang Bardhi & maturante të gjimnazit “Ismail Qemali “

Ishte planifikuar  binjakzimi  i gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë me gjimnazin shqiptar “Frang Bardhi” në Mitrovicë.  Një grup maturantësh e mësuesish të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë në ditët e bukura  të  muajit Maj 2005 u nisën drejt Mitrovicës për të marrë pjesë në 50-vjetorin e  maturës së parë të gimnazit “Frang Bardhi” Mitrovicë..Autobuzi me maturantë e  mësues ecte me shpejtësi dhe kënga shqiptare nuk pushoi  gjatë gjithë rrugës. Në atë kohë nuk ishte ndërtuar Rruga e Kombit  dhe kalohej nga Mali Zi.  Nëpër luginën e ashpër të Alpeve të Malit të Zi, me kanionet e thella e tepër të thepisura, përshkruar nga tunele të shumta jehonin zërat e maturantve Ismailas, të shoqëruara nga emocione gëzimi që për herë të parë do të preknin tokën e dashur  shqiptare të Kosovës,të Dardanisë së lashtë Ilire..

     Në Mitrovicë mbërritëm me shumë vonesë pas mesnate duke u gdhirë dita e 10 e majit 2005, sepse shoferi nuk kaloi nga rruga e Pejës, por u orientua gabim nga tabela Mitrovicë me shigjetë drejt Serbisë dhe dogana serbe nuk na lejoji se duheshin viza. U kthyem përsëri duke kaluar nga qyteti Pejës.Atë natë Mitrovica nuk bëri gjumë.Ne mbritëm   rreth orës 6 duke u gdhirë  Mësues dhe maturantë  të gjimnazit “Frang Bardhi” kishin dalë duke pritur gjithë natën  jashtë   për të na uruar mirëserardhjen dhe strehuar në shtëpitë e tyre.  Na pritën me ngrohtësinë  e vëllzërve të përmalluar. Megjithëse ishte errësirë  e plotë dhe nuk dalloheshin fytyrat tona, dielli i zemrave shqiptare e ndriçojë gjithë mjedisin e Mitrovicës.

      Në orën 9.oo fillonte aktiviteti artistiko- sportiv në pallatin e sportit. 

 -“Do të bëni mirë të qetësoheni e të shplodheni pak”- na thotë profesori fizikës  Aziz Hasani  që së bashku me drejtorin e shkollës Fazlli Harizi ishin të prekupuar për lodhjen që na kishte sjellë udhëtimi i gjatë.  Por ne  nuk kishim lodhje dhe as gjumë.  Të gjithë shkuam në pallatin e sportit. Mijëra spektatorë të të gjitha moshave brohorisnin. Filluan ndeshjet sportive, këngët dhe recitimet. Në çdo cep të stadiumit na shoqëronin me dashuri vëllazrore, kush e kush më parë të përshëndetej e të bënim fotografi së bashku. 

   Në podium u ngjita  unë, për të përshendetur dhe mes brohoritjeve entuziaste thashë : 

“Gjimnazi “Ismail Qemali” Tiranë ju përshëndet !  

Brohoritjet gjithë gëzim të të pranishmve vazhduan gjatë. Dhe kur unë iu thashë – Jam mësues historie nga Vlora, ata  kur dëgjuan fjalën VLORA nuk pushuan nga ovacionet.,  më  dukej sikur duarttrokitjet e tyre sikur  nxirrnin flakë.  

      I emocionuar recitova :

     “ – Ah ! Kosovë, e kaluara nuk të la këngët e tua t’i këndoje.! T’i Kosovë, me fushat pa mbarim e me grurë e kalli plot , me livadhet drufrutore, me minierat e hapura qiellore e margaritare , u bëre objekt i botës ziliqare.. 

Por e tashmja më thotë: – Ti Kosovë sot po i këndon shumë mirë këngët e tua , sepse  ju nxënës e qytetarë të Mitrovicës, dhe  gjithë nxënësit  e shqiptarët e  Kosovës  keni fituar Lirinë dhe   jeni të gjithë në zemrën e atdheut mëmë!.

Në orën 12-oo bëhej takimi i brezit të parë të maturantëve në   Komunën e Mitrovicës. Në zyrën e kryetarit të komunës, brezi i parë i maturantëve ishin ulur në pritje për takimin e 50- të . Kryetari i komunës, me shumë respekt e thjeshtësi  tha : 

“ – E kam për nder dhe jam shumë i emocionuar që jam para jush, mësuesit e mi të nderuar, që jeni brezi i parë i maturës 1954-1955″. 

       Biseda u zhvillua me shumë humor, një komunikim tepër i mrekullueshëm. Bëhet apeli i ish-maturantëve të parë. Mungon Ajet Morina ! Nderohet kujtimi i maturantit të parë që ishte pushkatuar në 1999 nga forcat serbe. Të pranishmit dëgjuan me interes fjalën e ish-maturantit të parë Murat Bejta, profesor i gjuhes frënge në universitetin e Sorbonës Francë. 

Moment emocionues  ishte  kur përshendeti drejtoresha e gjimnazit “Ismail Qemali”  :

 – Ju përshendes si vëllezër , si motra , e  si nënë, jam shumë e gëzuar që ndodhem mes popullit shqiptar të Mitrovicës. Jemi gjithmonë me zemër pranë jush. Kemi besim në rrugën e konsolidimit të institucioneve në Kosovë. Ju jeni të mençur, të zgjuar, zgjidhjet e kujdesshme tuajat do ta integrojnë në mënyrë të sigurt Kosovën në rrugën e integrimit Europian “.. 

D:\Foto Kujtime me zile\10649688_348899385278751_3890155228185097180_n.jpg

                Me intektualët  e gjimnazit “Frang Bardhi” Mitrovicë

     Prej këtij takimi të paharruar, u larguam për të marrë pjesë në koncertin që do të bëhej në pallatin e kulturës “Rexhep Mitrovica” buzë lumit Ibro. Kur u afruam afër urës,  forcat ushtarake franceze  nuk na lejonin  të  shkonim tek pallati “Rexhep Mitrovica”, sepse ato ditë kishte pasur acarime konfliktesh etnike me Mitrovicën Veriore.  Në këto çaste  ne u indinjuam dhe të revoltuar mërmëritëm zemërimin tonë nëpër dhëmbë, por situatën e zgjidhi Prof. i Universitetit të Sorbonës, i cili  sapo iu drejtua në gjuhën e tyre, ata na lejuan.Salla ishte mbushur me breza maturantësh në vite. Koncerti u hap me himnin Kombëtar të Shqipërisë. 

Gjithë salla  pothuaj  pushoi frymëmarrjen duke respektuar zërin e fuqishëm të Atdheut.

       Nxënësit e shkollave Mitrovicë dhe gjimnazi “Ismail Qemali” Tiranë dhanë numura të zgjedhur artistik.Por ajo që la më shumë mbresa ishte poezia e maturantes mitrovicare që drithëroi sallën. Për 10 minuta ajo recitoi vargje që s’do t’i harrojmë kurrë. 

Emocioni ishte në ajër. Era e LIRISË  mbulonte Mitrovicën 

“  – Duam sa më shpejt të përfundoj rruga Durrës- Kukës-Morinë, që ne shqiptarët e Kosovës të vijmë për cdo të shtunë në tokën mëmë, më tha tërë mall Aziz Hasani, dhe si me shaka vazhdon, ne po plakemi, duhet t’i njohim fëmijët tanë me Shqiperinë mëmë, t’i miqësojmë ,  pse jo, edhe të martohen që lidhjet tona të forcohen më shumë.Natën e 11 majit e kaluam nëpër shtëpitë e Mitrovicës.   Bisedat nuk mbaronin.  

     Dëshira ishte e madhe për të mësuar nga njëri-tjetri. Në mëngjesi i datës 12 maj hymë me emocione në  oborrin e gjimnazit  “Frang Bardhi”  që nuk do të harrohet kurrë., sepse  qindar   nxënës na rrethonin tërë dashuri e respekt. Kur u futën në mjediset e brendshm të gjimnazit , mësuam disa informacione e shënime karakteristike për gjimnazin e Motrovicës. Emri i shkollës  fillimisht ishte “progjimnazi shtetëror shqiptar 1946-1951, më vonë gjimnazi shtetëror 1951-1955 , dhe  gjimnazi i përzier 1955-1959.  Në vitin 1981 gjimnazi ishte vendosur në shënjestër nga regjimi serb. Dhuna dhe terrori shtetëror serb kulmoi në mars 1999,  ku u vranë profesorët Murat e Enver Halili, Latif Berisha, Rifat Mziu,  dhe nxënësit   Naim Tahiri e Bajram Musa.  U plagosën dhjetra nxënës, u burgosën qindra të tjerë.

    Një takim me shumë ngohtësi u bë në sallën e mësuesve, ku dejtoresha e shkollës “Ismail Qemali”  i dhuron diçka simbolike drejtorit të gjimnazit “F.Bardhi.” .

Ishin çaste gëzimi që nuk përshkruhen me saktësi. Pas fotografive të çastit na u bë përcjellja për t’u larguar. Rreth autobusit tonë u grumbulluan qindra- nxënës , që me buzëqeshjet e tyre na thoshnin : 

 “- Ejani përësëri ! 

Dhe ne, me urimin më të mirë, duke i përshendetur me dashuri ju thoshnim  : 

– Mirë se të vini në Tiranë.! 

Dhe sapo mbritëm në Tiranë, një telefonatë më ndërpreu mendimet..

 “- Alo … jam Aziz Hasani nga Mitrovica, si mbritët në Tiranë ?.

Të gjithë shprehëm falnderimin që nuk harrohet kurrë , duke i ftuar dhe ata të vijnë sa më shpejt në Tiranë.

     Dhe nuk vonoi ardhja  në Tiranë e maturantëve e mësuesve të gjimnazit “Frang Bardhi”. Në oborrin e gjimnazit “Ismail Qemali “  u pritën me shumë dashuri atdhetare vëllezërit  shqiptar të Mitrovicës.Në sytë e të gjithë të pranishme rrezatohej dashuri dhe lotë gëzimi. Në mjediset e brendshme të gjimnazit “Ismail Qemali”  kishte shumë gjallëri.Edhe muret na dukeshin sikur buzëqeshnin për takimet që po bënin maturantët  e gjimnazit “Frang Bardhi”  me maturantët ismailas.Pas veprimtarive emocionuese në gjimnazin”Ismail Qemali” ,vizituam së bashku Muzeun Kombëtar dhe Pallatin e Kongreseve. Midis maturantve u fiksuan shumë foto me buzëqeshjet e tyre të bukura. Maturantët e gjimnazit “Frang Bardhi” në këto takime shumëfishuan lidhjet shpirtërore të gjakut të përbashkët Arbënor.

Qatip Mara

Nju Jork 19.08.2020

Filed Under: Histori Tagged With: Gjimnazi-Frang Bardhi, Ismail Qemali, Qatip Mara

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Përjetë mirënjohës Presidentit historik Doktor Ibrahim Rugova
  • STAMBOUL (1913) / APELI I EQREM BEJ VLORËS, HAIREDIN DIBRËS DHE AHMET DAKLIT NDAJ KOMBEVE TË QYTETËRUARA PËR TË SHPËTUAR SHQIPTARËT NGA SERBËT DHE GREKËT
  • 88-VJETORI I LINDJES SË ETNOLOGUT TË SHQUAR DHE PROFESORIT MARK TIRTA
  • Pozita shoqërore politike e shqiptarëve dhe organizimi i tyre kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856
  • ISMAIL QEMALI DHE ISA BOLETINI
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Përkujtojmë 114-vjetorin e çeljes të së parës shkolle kombëtare pedagogjike në Shqipëri
  • SHKOLLA SHQIPE “ABC ALBANIAN COMMUNITY SCHOOL”, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE TË ANGLISË
  • KËPUCËT E KOHËS…
  • “Ikona madhështore e popullit shqiptar, Isa Boletini”
  • “Merrmëni” e shkrimtarit, poetit, gazetarit dhe kritikut letrar të njohur shqiptaro-amerikan, vjen e përkthyer në gjuhën angleze…
  • NDIKIMI I VENDIMEVE TË KONFERENCËS SË AMBASADORËVE NË PROCESIN E NDËRTIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • FAIK KONICA, SHKRIMTARIT GUILLAUME APOLLINAIRE : “KAM VETËM KËTË GJË TË PËRBASHKËT ME STENDALIN…” (LETRA ORIGJINALE E 20 NËNTORIT 1904)
  • “Lübecker Volksbote”: SHQIPËRIA
  • PORTRETI I HARRUAR I YMER ELSHANIT, APO PAQJA TRAGJIKE E TIJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT