
-Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Amerikan, Jeffrey Hovenier, është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë/
PRISHTINË, 7 Prill 2022-Gazeta DIELLI/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt Ambasadorin Amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier.
Njoftimi i dërguar nga Presidenca thekson se, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.
Presidentja Osmani diskutoi me Ambasadorin Hovenier realizimin e projekteve zhvillimore në fushën e energjetikës në Kosovë me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.
Me tej, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier biseduan edhe për axhendën e takimeve ndërkombëtare të Presidentes në vende të ndryshme të botës.