Shqiptarët në mbar botën festojnë Nëntorin e flamurit të Skenderbeut që nga turqishtja do të thotë Aleksandrit, të cilit lufta për liri, iu imponua nga hordhitë e osmanëve pushtues por edhe nga Venediku. Thirrje së cilës ai dhe kombi i vet iu përgjigj me lavdi, siç do të bënte stërgjyshi i tij Aleksandri i Madh.
Bota njeh dy Aleksandër, Aleksandri i Madh i Maqedonisë, me gjyshër dhe nënë ilire, dhe me babain e tij Filipin bir i një nëne ilire. Kjo konfirmohet nga disa autorë, për gjithashtu për këtë Sir William Woodthorpe Tarn i Akademisë Britanike në veprën mbi Aleksandrin, të titulluar: W. W. Tarn, Alexander the Great, Beacon Press, Boston, 1966. Në faqen I të librit shkruan: “Edhe pse për të dy prindërit e tij pretendohet për trashëgemi Greke, ai kishte nga babai (Filipi II) dhe e ëma e tij (Olimpia) gjak Ilir, Shqiptar.”
Ndërkohë që vende të ndryshme ngrenë flamujt the mbushin bibliotekat me vëllime për ta përvetsuar Aleksandrin e Madh si pinjoll të tyre, shqiptarët akoma nuk e kanë përqafuar nipin dhe stërgjyshin e tyre ashtu siç atij i takon, në Besën shqiptare.
Aleksandri i Madh fliste dhe lexonte ilirisht. Historiani Jacob Abbott, në veprën e tij “Alexander the Great,” përmend se Aristoteli i dhuroi Aleksandrit vëllime të Iliadës dhe Odisesë. Që ishin të shkruara në gjuhën amtare – të nënës – së Aleksandrit, pasi Aleksandri nuk e kuptonte greqishten.
Gjuha e nënës së Aleksandrit ishte ilirisht. Aleksandri i mbajati me vete këto shkrime gjatë të gjitha fushatave të tij, sipas Abbot kto kopje të dhuruara nga Aristoteli ishin zbukuruar me ornamente artistike, por edhe Aleksandri i dedikoi atyre një arkë të veçantë për ti ruajtur dhe adhuruar, sepse historitë e Iliadës dhe Odisesë ishin frymzim për të.
Ndërkohë, Aleksandri tjetër, ose Skënderbeu, pamvarësisht kontestimeve, njihet gjërësisht në linjën ilir – arbër – shqiptar.
Dy helmetat me brirë të Amonit dhe Amalteas u mbajtën nga burra të lindur jo larg njëri-tjetrit gjeografikisht, duke folur të njëjtën gjuhë amtare – gjuhë të nënës – dhe duke ndarë të njëjtat zakone dhe tradita kulturore, por me një diferencë kohore prej shtatëmbëdhjetë shekujsh. Megjithatë, bota i njohu të dy me të njëjtin emër: Aleksandër.
Në analet e historisë ushtarake, shkëlqimi dhe udhëheqja e këtyre dy figurave qëndrojnë si të paprecedenta. E megjithatë vend prehjet e tyre janë akoma një mister, për të hershmin Aleksandrin e Madh edhe pse e pa deklaruar zyrtarisht, ndoshta edhe mund të dihet vendodhja, por që publiku e njeh me një emer tjetër – Tutankhamun, që përkthehet si “Mishërimi i gjallë i Amonit” titull të cilin Aleksandri e mbante për së gjalli. Pra Aleksandri quhej Tutankhamun. Kjo Eshtë një tezë intriguese, e lëvruar nga studiuesit, përgjigjen përfundimtare të së cilës do ta zbardhte krahasimi AND-së ndërmjet mumjes së varrit KV62 (e dyshuar të jetë mumja e Aleksandrit të Madh) dhe Filipit II të Maqedonisë (359 – 336 P.e.s). Për ti bërë gjërat edhe më interesante Daily Mail, në artikullin mbi zbulimin e varrit të Filipit II të datës 13 Maj, 2015 shkruan, ligjëratë të drejtë “Ndërsa hulumtimi është deri tani më bindësi që varri i përket Filipit II, testet e ADN-së nuk mund të përdoren, që do të thotë se askush nuk mund të jetë plotësisht i sigurt se kujt i përkasin eshtrat.” Skënderbeu, po ashu ishte legjendë e gjallë gjatë kohës së tij, ai mbajti titullin “Athleta Christi”, Kampion i Krishtit, u quajt kështu nga disa Papë, duke përfshirë Papën Kalisti III, Papën Piu II, Papën Pali II dhe Papën Nikolla V. Mendohet të jetë varrosur në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë. Por, edhe këtu ekziston një teori që eshtrat e Skënderbeut mund të jenë zhvendosur fshehurazi për t’i mbrojtur nga osmanët. Disa studiues dhe historianë spekulojnë se trupi i tij mund të jetë varrosur në një vend më pak të dukshëm për të parandaluar që të binte në duart e osmanëve pas vdekjes së tij. Kjo teori ushqehet nga fakti se vendvarrimi i tij i saktë ka mbetur disi një mister gjatë shekujve. Ndoshta vendprehjen e tij vazhdon ta ruaj historia.
Megjithëse të ndarë me shekuj në kohë këto dy gjeni ushtarak i bashkon gjaku ilir, dhe aftësia e tyre e jashtëzakonshme për të udhëhequr forcat ushtarake drejt fitores, kundër ushtrive më të mëdha. Napoleon Bonaparti pat thënë, “Fushatat e Aleksandrit janë shkolla më e mirë për gjeneralët. Ato tregojnë rëndësinë e lëvizjes së shpejtë dhe elementin e befasisë.” Në fakt, kjo vërejtje për “…rëndësinë e lëvizjes së shpejtë dhe elementin e befasisë…” ngjason saktësisht me strategjitë e përdorura nga Skënderbeu.
Skënderbeu shpesh përmendet për metodat e tij të tipit guerril, por triumfet e tij në betejat në terren të hapur dëshmojnë një dimension tjetër të zgjuarsisë së tij strategjike, të krahasueshme me atë të Aleksandrit të Madh.
Do duheshin studime më të zgjeruara, sepse fushatat e tij nën perandorinë osmane sigurisht nuk ishin luftë guerrile. Por, nuk mund të themi se mungon evidenca e saktë historike që shpalos gjenialitetin unikal të Skenderbeut në betejat në fusha të hapura. Përkundrazi, ajo është e dokumentuar mirë, si në rastet në vinjim.
I
Citohet se nxehti ishte i padurueshëm atë fund Qershor (dt. 29) të vitit 1444 kur Skënderbeu udhëhoqi shqiptarët në kanionin e Torviollit. Plani ishte i thjeshtë por vdekjeprurës. Osmanët e ndoqën, të pavetëdijshëm. Kur gracka u shtrua, ulëritjet dhe vaji i osmanëve, nga tmerri i betejës, jehonin nëpër anët e kanionit. Cdo gjë mbaroi shpejt. Burrat e Skënderbeut lëviznin me saktësi preçize, si ushtarët e Aleksandrit në Issus. Fitorja ishte e shqiptarëve. Në Issus në vitin 333 p.e.s., Aleksandri u përball me mbretin persian Darius III. , si në rastin e Skenderbeut, megjithëse me një ushtri numerikisht më të vogël, gjenialiteti taktik i Aleksandrit dhe përdorimi i terrenit i siguruan atij një fitore deçizive, duke treguar aftësinë e tij për të kthyer të pamundurën, në triumf. Fitorja e Skënderbeut në Torvioll ishte po aq e rëndësishme, duke mposhtur një forcë shumë më të madhe në numër. Historiani Marin Barleti, në biografinë e tij për Skënderbeun, lavdëron këtë fitore si një dëshmi e zgjuarsisë së pashoq dhe trimërisë së Skënderbeut. Kjo është në një linjë me mendimin e Jakob Philipp Fallmerayer, i cili e përshkruan Skënderbeun si “mjeshtri më i përsosur, më fatbardhë dhe më i madh i artit të luftës i të gjitha kohërave.”
II
Një vit më vonë, në 1445, gjenialiteti i Skënderbeut shkëlqeu sërish në Betejën e Drinit. Me vetëm 3,500 burra, ai u përball me një forcë osmane tre herë më të madhe. Sulmet e shqiptarëve ishin mjeshtrore dhe vendimtare, duke ndjellur tmerr dhe konfuzion tek armiku, dhe duke e mposhtur atë përfundimisht. Taktikat e Skënderbeut pasqyronin ato të Aleksandrit në Granikus. Në vitin 334 p.e.s., në Betejën e Granikus, përdorimi strategjik i kalimeve të lumit dhe sulmet e tij të guximshme të kalorësisë shkatërruan forcat persiane, megjithëse numerikisht më të mëdha. Arbërori gjithashtu përdori terrenin dhe befasinë në avantazhin e tij, duke arritur një fitore të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, Fan Noli thekson cilësitë personale të Skënderbeut, si karizma e tij, qëndrueshmëria dhe përkushtimi i palëkundur për popullin e tij, veti këto të cilat frymëzonin besnikëri dhe ishin vendimtare për suksesin e tij në betejë.
III
Në vitin 1448, Skënderbeu u lëshua me 6,000 burra kundër 15,000 osmanëve në Betejën e Oranikut. Megjithëse numerikisht më të shumtë, osmanët u shkatërruan krejtësisht nga strategjitë e tij dhe kundërsulmet e shpejta të forcave shqiptare. Saktësia dhe koherenca ishin çelësi. Fitorja ishte totale. Kjo betejë reflektonte saktë strategjinë e Aleksandrit në Gaugamela, i cili po ashtu mposhti një forcë shumë më të madhe në numër. Në Gaugamela në vitin 331 p.e.s., Aleksandri u përball me një ushtri të madhe persiane nën komandën e Darit. Ku, përmes përdorimit efektiv të manovrave anësore dhe shfrytëzimit të boshllëqeve në linjat e armikut, ai siguroi një fitore monumentale, duke ndryshuar përgjithmonë ekuilibrin e fuqisë në botën e lashtë. Triumfi i Skënderbeut në Oranik tregon po të njëjtën zgjuarsi strategjike, duke përdorur saktësinë taktike në kushtet e disavantazhit të thellë numerik. Historiani Aurel Plasari vëren se aftësia e Skënderbeut për të komanduar forcat e tij me një finesë të tillë të lartë në betejat në terren të hapur tregon zotësinë e tij të shkëlqyer në funksion të strategjisë ushtarake.
IV
Beteja e Albulenës, e njohur edhe si Beteja e Ujëbardhës, në vitin 1457 shënoi eterizimin e Skënderbeut, dhe ngren edhe sot pyetjen: a ishte ai me të vërtet gjak i Zeusit legjendar? Një nga fitoret më epike të historisë botërore të luftës. Me 7,000 deri në 8,000 burra, ai u përball me një ushtri osmane që e tejkalonte numrin ushtrisë shqiptare me të paktën gjashtë për një, ushtria osmane përbëhej nga rreth 50,000 deri në 80,000 trupa të ndryshme. Dhe më 2 Shtator, arbrorët nisën sulmin kundra osmanëve. Fitorja ishte absolute, me humbje minimale për shqiptarët, dhe një disfatë katastrofike për osmanët. Ishte një strategji madhështore, e ngjashme me taktikat e Aleksandrit në Tyr dhe Gaugamela. Gjatë Rrethimit të Tyrës në vitin 332 p.e.s., Aleksandri demonstroi këmbëngulje të jashtëzakonshme dhe gjenialitet duke ndërtuar një rrugë për të arritur mbrojtjet e frikshme të qytetit ishull, duke rezultuar në një fitore të rëndësishme pas një rrethimi shtatë-mujor. Taktikat e Skënderbeut në Albulenë reflektojnë një aftësi të ngjashme për nga niveli i inovacionit dhe përshtatshmërisë.
Shkëlqimi i Skënderbeut në betejat në terren të hapur përjetëson gjenialitetin e tij ushtarak përtej nocionit të luftës së tipit guerril. Ndërsa, aftësia e tij për të mposhtur forcat osmane të cilat gjithnjë kishin epërsi numerike, luajti një rol vendimtar në sukseset e shqiptarëve, dhe formësuan historinë e Evropës së shekullit të XV.
Zgjuarsia dhe udhëheqja vizionare e Skënderbeut jo vetëm që u siguruan fitore të lavdishme arbrorëve, por përfaqsojnë edhe gjenialitetin unik të kombit shqiptar si testament i artit të luftës.
Sot, ne shqiptarët, trashëgojmë po këtë flamur, i cili u valvit lart, i pathyeshëm në beteja të lavdishme.
Për këtë trashëgemi nuk na pyeti kush, ajo na u la.
Por, ne e nderojmë çdo Nëntor, duke çmuar lirinë, kujtuar çmimin e saj, dhe përpjekjet shekullore.
E kemi në zemër, dhe të skalitur në trashëgemin tonë shpirtërore.
Jua shpalosim fëmijëve, dhe i mbulojmë kuq e zi.
U mësojmë shqip, gjuhën e zogut, gjuhën amtare të dy Aleksandërve.
Që e ardhmja e tyre të jetë e lirë, dhe e lumtur, si shqiptar.
Bij të shqipes, dy krenare.
Marsel Fregjaj