Duke shfeltuar librin e parë me poezi të të resë shkodrane Freskida Plepi, botuar nga Kompania botuese “Helena Kadare”/
”TRE PIKESH” I SË RESË FRESKIDA PLEPI NA VJEN SI NJË DHURATË PËR LEXUESIN/
”Si n`pafundësi tu u mundu me kuptu fillimin/
E tue mos pasë mundsi imagjinatet për fundin…”/
autorja/
Shkruan:Sokol Demaku/
Të lexosh autor të rinj të moshës së autorës Freskida Plepi sot është diçka e cila të plotëson atë çka njeriu edhe tek autor të rryer nuk do ta gjejë dhe nuk do ketë mundësi ta përjetoj.
Është kënaqësi të lexosh vargje të një autore të re e cila ka mbushur tetëmbdhjetë pranvera e me vargun e saj të pjekur të jep ndjenjen e një poetje e cila veq ka arritur zenitin e saj në thurjen dhe renditjen e vargut me aq guxim dhe ndjenjë.
Poetët janë ata të cilët çdo herë i paraprijnë jetës dhe ndjejnë gjëratë tër cilat shfaqen dhe përshfaqen në natyrë dhe në univers, ngjarje apo më mirë të themi fenomene të cilat kanë një këndveshtrim tjetër në jetën e përditshme. Edhe poetja jonë për të cilën po flasim këtu kundron çdo gjë në jetë, në natyrë, në univers por edhe në vet njeriun,. Në vet kohën dhe se fundmi edhe në vet vetën. Është një inovatore e fjalës së shkruar e cila shef dhe zbulon të metat e individit por edhe të kolektivit në tërsi dhe thotë kështu në vargun e saj:
”Errsin, asht kur don me ken
Errsin, asht për të verbërin edhe për at që s`don me pa
Errsin, asht për të dekmin por dhe për atë që jetën s`e d0n
Errsin ka gjithkush, i pasun a i vorfën kjoftë!
Errsina asht e dhimbshme, errsina t`kallxon shpirtin
Errsina t`shemb trimnin anipse pahiri!
Lum aj që mundet errsinën me kthye n`dritë!”
Në kuadër të vargut të saj sa të psurë me metafora por edhe me ndjenja të sinqeritetit të jetës që jetojmë ne sot, autorja edhe pse e re vëren dhe ndjen atë e cila sot është nguliturë në shpirtin dhe jetën e njeriut, e që kjo bënë apel përmes vargut të saj errsira dhe e keqja të zhduken nga jetët tona, nga shpirtërat tanë kur thotë:
Ngule, ngule atë shaptë jete
Ngule thellë që të mos shkulet.
Ngule e më thuaj shpresën
Ngule e ma zhfuk yryshin veç keq me ba!
Ngule e ma fshij ambëlsinë,
Ngule e ma rrxo mirësinë
Por, mos ma cëno dashnin e t`mrekullueshmes NANË!
Kur errësira bëhet pjesë e jetës, kur ajo është e dendurë në shpirtin e njeriut, kur zhurma të paralizon e të shurdhon e asgjë nuk degjon, por edhe gjërat e liga vëhen në ne funskion të jetës atëhere edhe pabesitë dhe thashethemet tundin themelet e jetës dhe njollosin çdo gjë pozitive ajo thotë:
Eh, po shkoj apo jam verbuar
Mos gjë po e capo jam paralizuar,
Ah po, e di jam duke folur, por s`më
Dëgjojnë veshët e shurdhër të botës,
Të botës dashakeqëse mbuluar pabesisht,
Njollosur nga frika.
Jam lodhur duke folur me botën që dëgjon kur ka nevojë
E shurdhohet kur nuk e prek leverdisja.
Sot në ditët bashkëkohore jeta është bërë e padurueshme per njeriun e rendomt, për njeriun punëtor, Ku njeiru nuk është njeri, ku njeriu ka humbur shpirtin, ai tani është një monstër. Argëtimi është bërë frikë, kjo është një karakteristikë e vargut e që çdo gjë është skeleteizuar dhe paraqet diçka që nuk përkon me njeriun e këtë do kuptojmë kur poetja thotë:
Ulur dimnit afër shporetit kupton diçka,
Kupton se hija e tij s`nxen,
E hija e tija asht pra, prej tij del.
Njashtu asht dhe nieri, hija e tij nuk ka shpirt.
E sot bota asht mbush n`hije, n`hije të pabesis,
T`pa burrnis, n`hije t`pasinqerta
Pra kjo është se kur zgjohesh je i rrethuar nga hije të kobshme, nga skelete te themi disonaurësh apo me demona të shemtuar e që nuk njeh as veten tuaj. E mendoj se mjaft fuqishëm, ky varg na ben që të ngrisim zërin dhe të bertasim me terë fuqin në zhdukjen e tyre.
Por kurajo është një virtyt shumë i rëndësishëm në jetë dhe se mendoj se poetja edhe pse në moshë e re e gjenë veten në vargun e saj dhe njeriut i jepë kurajo për të vazhdua jetën kur thotë:
Rrafshoje me fines në majën më lartësuese të botës
Lartësoje egërsisht atje ku ngjyrat shkrihen n`perfeskion
Zbuloje pafundësisht sepse fundi nuk ka fund
Shko atje ku shpejtësia vrapon ngadal
Jetës jepi jetë deri ne sekondin e fundit.
Kam mësuar se njerzitë harrojnë shpeshëherë se çfarë u thua, se çfarë bisedo me ta dhe se çfarë të mire njeriu ka bërë për ta. Por njeriu me ndjenjen e ti mban në vete misterin e lig, atë mister që i duhet forcë, i duhet kreativitet ta zhdukë, ta fundosë mu në terrin e natës kur ai është aktiv dhe mundohet të fus frikën tek njeriu.
Tu thur natën ç`jerren yjet tu bërtit
Don edhe errsina me t`kaplu
Hana ashtu si gjys t`thrret men dej
N`prehen t`vet.
Misteri i nats t`ban m`u ndie keq.
Sa do që t`mundohesh frika e nats
Ka me t´pushtu,
Forcën e saj s`mundet kush me e m`posht
Po0r, o njeri mendo se ka me dal edhe dita
Lene friken t`jetojn larg n`fole t`vet.
Qe të jesh vetëvetja do të thotë të jesh ndryshe nga të tjerët, por secili nga ne është ndryshe dhe është vetëm një në jetë. Por nga njëherë njeriu ndihet si një gladiator dhe gjendet në një duel të pafundm, përball intrigave, përballë panjerëzive, përball të egerve të cilëve truri fare nuk u punon, ai është jashta funksioni dhe njeriu vjen në dilemë dhe dyshon dhe thotë në vete vërtetë janë njerëz apo shtiren si të tillë, e poetja në vargunbe saj thotë:
E ça asht truni?
Ça asht?
Asht thjesht i cop rrudh
Rrudh që n`disa njerz asht pa dredha
Asht e drejt.
N`figurativitet thuehet që ka njerz pa tru,
Njerz pa rrudha.
Po në mos paçin tru njerzt kan me pas zemër.
T`i drejton zemra edhe rrudhat e trunit…
Sa e perçudme është gjendja e njeriut me gryksin e tij sepse ai më këtë do çdo gjë në jetë dhe me këtë ai zhbenë dhe zhdukë çdo gjë nga fdaqja e dheut dhe autorja edhe pse e re, edhe pse ende në moshë jo madhore e ndjen këtë dhe benë apel tek njeriu dhe e pyet ate:
Po pse o njeri pse
Pse tenton t`prishësh qetsin n`bot
Pse mundohesh me lëndu veten dhe
Ata që t`rrethojn
Pse t`mirën e rrafshon me ligsin tande
E ni tendenc me u ba dikush zgjedh
Rrugën që t`hyn n`balt.
Por edhe pse e re në moshë, edhe pse ende në fillim të jetës së saj me vargun, ajo ndjen një ndjenjë optimizmi dhe ndjen si në ëndërr se do vi ajo kohë, do vi ai moment që i ligu do bie nga lartësia që ka dhe se edhe atyre që e mbeshteten dhe e ndihmuan në këtë ka me ju dhumbsurë. Është sa e fuqishme kjo ndjenj e njet ë reje e cila sa ka marrë hapat e parë në vargëtim dhe se e ndjen këtë nbë shpirtine saj rinor se do vij dita dhe koha e te kuptohet ligësia e njeiut nga njeriu kur thotë:
Ka me ardh dita kur kem e ra prej fronit
E aq shum ka me t`dhimt
Ke me u pendua aq fort për gjanat që
Kujtove që t`jepshin vler:
Ndoshta s`ka me t`met ma kush me t`mbeshtet
Ndoshta ma mire do ishte me kuptu
Para se me t`përball e vona…
Pas këtij optimizmi të poetës së re Freskida Plepi na vjen lutja e saj në vargun përplotë dhëmbje për njeriun që ai të lirohet nga të ligat që kanë rrembye shpirtine tij, që ai të largoj frikën nga shpirti i tij, të ikë nga ky dhe se edhe tokës i është zenë gryka dhe fryma nga prania e tij me të gjithë të këqiat dhe të ligat që i ka sjelle në te kur ajo thotë:
O njeri, ço o njeri
E prej vedit heke tutën
O njeri, ço o njeri
E nxjerre at që ke prej shpirtit
Ço o njeri ço
Edhe toka t`marrin frym prej
Prandis tande
Ço fuqishëm o njeri
E damart le ta ndezin gjakun
Një përmbledhje poetike e të resë shkodrane Freskida Plepi, që besoj se ja vlen të lexohet dhe analizohet në detalje sepse ka vlera njerëzore ne vargune saj. Ka vlera të cilat sot nuk janë në vet nejriun e që njeriu ka nevojë për to sot. Poezit janë në stil të veqnatë shkruara dhe men je dialekt të veçant çka e bënë edhe më interesant leximin.