Nga Flora Nikolla/
Është ngazëllim kur mbyll siparin e një aktiviteti dhe kur ti sheh se ke dhënë gëzim dhe konkretësi mbi idetë e përcaktuara qartazi në një udhë të gjatë dhe ku qëllimet janë tashmë të bashkuara, konkrete si në vijimësi ashtu edhe në ardhmëri.Praktika inteligjente e këtij shekull, pragmatizimi, ndoshta ta kufizion kohën e sistemin e jetës tënde, por hera herës të kujton në qetësi se, ti e ke rritur një ide, e ke përcuar tek të tjerë, e ke ndërtuar e ke parë duke e jetuar dhe ke qëmëtuar veten paskësaj kur çdo gjë ka mbaruar me një emër fisnik, të madh e të përgjegjshëm mbi vete që quhet Albanian Excellence .Kështu po më ndodh edhe tani, kur në një natë marsi me erë të ngrohtë pranvere, jam ulur në vëndin tim të prefruar në shtëpinë time në Tiranë, të shkruaj këto rreshta …Për çfarë ? Kam gëzim të shkruaj mbi një ide që më lindi në Nju Jork në vitin 2016… e të tregoj ku ndodhet kjo ide në këtë natë marsi të vitit 2023 … Cila ishte ideja që të lindi atëhere? Të tregoja për zonjat e suksesit shqiptar … Cila ishte pikënisja ? Motra ime ….një mjeke e realizuar me një karierrë brilante në Nju Jork, por edhe miket shqiptare të motrës time, me një jetë dinjitoze, të barabartë ndoshta edhe me amerikanin më të mirë …! Si jetonin, punonin, luftonin këto vajza shqiptare për të ndërtuar jetën familjare, profesionale, njerëzore…, suksesin e tyre në një nga pikat më të rëndësishmë të planetit?Kështu u shkrua libri “Zonjat shqiptare në Nju Jork” së bashku me Kozeta Zylon , për t’u konkretizuar bukur në një mbrëmje Gala shtatori, ku zonja nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi ,u ngjitën në skenën e Simphoni Space në Manhattan me regji e skena nga Andis Gjoni.Zonjat shqiptare në Nju Jork , hapi siparin e kësaj udhe të gjatë më pikënisje këtë ide që u mbështet fort nga një Memorandum të nënshkruar në firmë të parë, nga Kreu i shtetit shqiptar të asaj kohe Shkëlqesia e tij, zoti Bujar Nishani . Memorandumi quhej , “Të qënët grua në shekullin e XXI” .Nga detyrat e këtij memorandumi pikënisi sërish hartimi dhe nënshkrimi në Nju Jork në vitin 2018, i Peticionit për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë në vitin 1999, më pas Albanian Excellence do të themelonte çmimin, “Zonjë që bën Shqipërinë”, çmimi, “Zonjë që bën Shqiptarinë”, shoqëruar edhe me botimin e dy librave përkatës ku mbi bazë të një pyetësori, zonjat tregonin pikat kyçe se si e kishin realizuar suksesin .Idea për të treguar për zonjat e suksesit shqiptar vijonte bukur … Dhe kështu në këtë kudër të kësaj ideje, zonjat e suksesit shqiptar tregonin jetën e tyre, në intervista të shkruara, në dalje televizive, në mbrëmje Gala, plot jetë , me tinguj… me zanore të zëshme e të pazëshme, me vullnet , zell , ambicie, e me plot dashuri për jetën , zhvillimin , ecjen përpara të fënijëve të tyre, të punës dhe të qëllimeve të tyre veshur me erën e mirë të të qënit grua… Jetët paralele e të shumëllojshme të zonjave shqiptare , bashkoheshin në një pikë të përbashkët, të qënët shqiptare dinjiteti, të qënët të barabrata mes të barabartëve kudo që ishin , ku jetonin dhe ku punonin,“121 Jetë suksesi në 121 foto “, do të ishte një tjetër rrëfim i bukur i zonjave të suksesit shqiptar kudo janë . Shekulli i XXI në memorandumin e Nju Jorkut tashti do të ishte në 121 foto … Një rrugëtim që nisi në kopshtin presidencial me mikpritjen e presidentit të Republikës së asaj kohe, Shkëlqesia e tij, zoti Ilir Meta, e që do të vijonte të përshfaqej në Pogradec, Patos, Strugë, Uqin, Prishtinë, Preshevë, mision i vërtetë vlerash pa shumë komente e fjalë që teprojnë …Po pse 100 dhe 21? Sepse Albanian Excellence e nisi jetën në mbushjen e 100 të viteve të jetës së shtetit shqiptar … simbolikë e goditur tani që kujtoj duke shkruar këto rreshta idenë e bukur të tregimit të jetës së gruas së suksesit .Idea, ky përfaqësim mendor që lind , mbi bazën e arsyes apo të imagjinatës , mendoj se qëllon e godet fort kur vijëson e rimbushet me ide të reja , forcohet e pasurohet, rritet më tej … piqet për të qënë sukses … Si arrihet ? Me shumë mund , në mënyrë shumë sistematike, konseguente … , herë me vlerësim monetar dhe here jo … Por në këtë natë me erë pranvere, di të them se misioni që te jep ideja është kaq hapsinor e pa kufinj sa ti sa më shumë e ndjek aq më shumë hapsirë e jetë të hapet para teje… (qesh) as të lëshon dhe as e lëshon…!!! Ja kështu është edhe tregimi i bukur për zonjat e suksesit shqiptar nën siglen domëthenëse Albanian Excellence vijoi bukur me “Suksesi i zonjave shqitare dje dhe sot-sfidat e së ardhmes”, një takim i nivelit të lartë të zonjave të suksesit shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare. Qershia mbi tortë e këtij takimi ishte një sallon që ju kushtua zonjave të sukssesit shqiptar ga Londra. Tri ditët e këtij takimi , ishin ditë të mbushura me emocion rrëfimi njerëzor të zonjave… Muzikë, arte, mjekësi, biznes, sistem bankar, media, estetikë, biznes, politikë, konceptuar në sallone, ishin fokusi i këtij takimi me të paktën 100 zonja nga e gjithë hapësira mbarëshqiptare dhe jo vetëm. Tematika e mirëpërcaktuar e kësaj konference i ngrinte këto zonja padiskutim në një rang akademik, por hapsira e shpirtit të tyre, qëmësia së bashku, i bëri të vërteta në zë e në shpirt.Jo rrallë herë gjatë konferencës, referati e tema e tyre e shkruar, qëndronin fluide mbi tavolinë e loti i tyre njerëzor pa dashje e njomte këtë fletë të menduar e të shkruar në ditët frenetike që jetojnë. Ishin të vërteta ne jetën e tyre profesionale dhe njerëzore,në tregimin e tyre të suksesit tregonin pa droje se nuk kishte qënë e lehtë qoftë edhe nga dhuna verbale e seksit të kundërt. Krijimi i aleancës së zonjave të suksesit shqiptar , ishte një nga konkluzionet e kësaj konference. Çfarë është kjo Aleancë ?Së pari një zë më shumë në jetën Planetit tonë, një zë që do të flasë më dinjitet për cdo dukuri e fenomen që ndodh e që do një qasje , së dyti krijimi i një data base i zonjave të suksesit shqiptar kudo janë , një potencial i fuqishëm njerëzor e profesional në vijimësinë idesë që më lindi në Nju Jork , frymëzuar nga njeriu im më i dashur e që më bën gjithnjë krenare kudo jam .Por ajo që më jep ngazëllim në këtë ndarje dite, është gëzimi që pashë në sytë e të gjitha zonjave të suksesit shqiptar, dëshira për të qënë mike pavarësisht se ku jetojnë …Një dëshirë pa kushte për të qënë së bashku në këtë rrugëtim të Albanian Excellence .Unë them se kjo është arritja më e madhe e idesë që më lindi në Nju Jork pë të treguar për zonjat e suksesit shqiptar : Të qënët gjithnjë së bashku nën siglen e kuptimtë të Albanian Excellence … , të qënët së bashku,pa mllefe e mëri, por me shumë dashuri e mirësi sepse së bashku jemi më të forta !!!