Nga Agim Toro/
Sekretar i Pergjithshem i Shoqates/
Ne daten 9 maj 2016 ne disa media u botua lajmi se nje delegacion i nivelit te larte i kryesuar nga ministrat Ahmetaj dhe Manjani shkoi ne Strasbourg dhe takuan Presidentin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), Guido Raimondi, ku kerkuan as me shume e as me pak qe GJEDNJ te nderprese vendim-marrjen per ceshtjet qe pronaret shqiptare kane ankimuar ne ate gjykate.
Lindin këto pyetje dhe kemi këto përgjigje:
– Pse pronaret shqiptare i jane drejtuar Strasbourgut?
Sepse politika shqiptare që ka drejtuar Shqiperine keto 25 vjet vetem ka genjyer pronaret, sepse gjykatat shqiptare nuk zbatojne Karten Europeiane te Lirive dhe te Drejtave te Njeriut, por jane te korruptuara dhe zbatojne vetem porosite e politikes. Lidhja e ngushte politike – sistem i drejtesise eshte baze e kesaj situate dhe politikanet jane te qete se nuk ka kush t’i dënojë.
– Cfare ka vendosur GJEDNJ?
Ne te gjitha rastet ne favor te pronareve duke e detytruar Shtetin te paguaje per pronat qe nuk i kthen fizikisht.
– Cfare i thane ministrat z. Guido Raimondi?
Se ligji i ri e zgjidh problemin.
-A i zgjidh ligji i ri kerkesat e pronarëve per pronat qe per 25 vjet klasa politike shqiptare i trajtoi sipas interesave klanore ?
Jo.
– Po qe se me ligjin e ri zgjidhjet jane ne perputhje me vendim-marrjet e GJEDNJ atehere pse kerkohet pezullimi i vendim-marrjeve nga ajo e nderuara Gjykate ?
Sepse GJEDNJ nuk gjykon si Qeveria Shqipatare, por konform Konventës që Qeveria Shqiptare megjithse e ka nënshkruar e shkel brutalisht atë dhe ligji i ri per trajtimin e pronave shkel të drejtat e pronarëve që ata i kanë të garantuara nga neni 181 i Kushtetutës.
– Cili eshte qendrimi i Gjykates se Strasbourgut?
GJEDNJ ne disa vendime e saj, e thekson se pagesa per pronat qe nuk kthehen duhet bere me cmimi e tregut sot dhe sipas zerit kadastral sot.
– Ku eshte ndryshimi?
Tek çmimi arbitrar dhe disa qindra here më i ulet
– Pse shkuan ministrat ne Strasburg?
Te ndalojne vendim-marrjen
– Mos mendon Qeveria se mund te urdheroje GJEDNJ siç urdheron Gjykaten Kushtetuese Shqiptare e cila sipas urdherit te Qeverise nuk pranoi kerkesen e pezullimit te ligjit deri ne marrjen e vendimit perfundimtar ?
Une personalisht nuk mund ta mendoj qe nje Qeveri, e kujdo shteti, te ndikoje ne nje gjykate nderkombetare sic eshte GJEDNJ qe ajo mos gjykoje ceshtje te ankuara nga shtetasit europiane.
– A ka kerkuar here te tjera Qeveria pezullimin e vendim-marrjes nga GJEDNJ dhe cili ka qene vendimi i saj?
Ne mars 2014 Kryeministri i Shqiperise deklaroi ne Kuvend se u arrit nje sukses i jashtezakonshem sepse u pranua nga Keshilli i Europes qe mos merreshin vendime nga GJEDNJ. Por ne korrik 2014 GEDNJ e hodhi poshte kerkesen e Qeverise Shqiptare. Prandaj besoj se edhe kerkesa e re do te kete te njejtin fat si një çështje e gjykuar.
-Pse Qeveria nuk zbatoi vendimin pilot Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqiperisë?
Sepse nuk kishte asnje vullnet per te zghidhur problemin e pronave, por nisej vetem nga interesa politike dhe ekonomike të klaneve drejtuese, që bien ndesh me te drejten e pronesise dhe nenin 181 të Kushtetutës dhe Qeveria sajoi nje zgjidhje alla shqiptarce.
-Po Presidenti i GJEDNJ a do jetë dakort me Qeverine?
Nuk eshte e mundur qe Presidenti i GJEDNJ te pranoje qe nje shtet, te shkeli te drejtat e njeriut dhe Gjykata qe ai drejton te mos i gjykoje ato.
-A mendon Qeveria se Presidenti i Gjykates mund t’i imponohet trupes gjykuese te GJEDNJ?
Qeveria mendon se ashtu si ju imponohet gjykatave shqiptare dhe i tremb ato me “reformë”, mund te funksionojë edhe me GJEDNJ, por kjo eshte e pamundur te ndodhe.
– Nga kush eshte mare vendimi pilot kunder Shqiperise?
Nga Dhoma e Larte e GJEDNJ dhe eshte vendim gjykate qe nuk mund te ndryshoje. Por Qeveria mendon se nje vendim pilot mund te anullohet sepse kete koncept ka per drejtesine.Ku eshte reforma ne drejtesi kuri kerkohet te ndalohet vendim-marrja ne GJEDNJ, qe eshte ngritur per te dhene drejtesi. Ky eshte nje grusht qe i jepet reformes ne drejtesi, pasi shuplaken e pare ja dhe Ministri i Drejtesise qe ushtroi presion per vendim-marrjen e Gjykates Kushtetuese dhe meqenese Gjykata Kushtetuese zbatoi kerkesën e Qeverise mendoi qe te njejtin presion t’ja beje edhe Strasbourgut !!Vajmedet cfare konceptesh kane per drejtesine dhe cfare reforme do miratojnë e jo me te zbatojne.
– Mos kerkojne te bejne reforme ne drejtesi edhe ne Strasburg?
Per te qeshur e per te qare.
-Pse ky qendrim i Qeverise, ligji i ri si vleresohet nga ju?
Ligji i ri luan me konceptin kompensim dhe nderhyn ne vendim-marrjet e deritanishte që i rivlereson sipas deshires dhe vullnetit per te ulur ne maksimum pagesat. Kjo eshte plotesisht ne kundershtim me GJEDNJ.
-Po premtimi se do vendosen para te mjaftueshme per kete qellim?
Eshte genjeshtra e radhes. Trumbetohet me te madhe se jane vene ne dispozicion 24 miljon dollare. Nuk eshte e vertete, jane parate e vena ne vitet 2014 dhe 2015 qe nuk u shperndane. Gjithashtu te dallojmë sa para jane per pronaret dhe sa para jane per pagesen e pronareve qe shpronesohen per efekt legalizimi. Autoritetet po paraqesin ne opinion sikur po paguajne, por asgje nuk ka per te ndodhur. E gjithe kjo behet se pas nje viti, do vijnë zgjedhjet dhe ky vit do jete plot me genjeshtra e mashtrime, por asgje nuk do te behet. Asnje vendim per ato 11000 dosjet qe flene nuk do te meret. Do te jete e vetmja Qeveri qe gjate kater vjeteve ne qeverisje nuk do te mare asnje venim per pronaret që kanë hapur dosjet dhe presin vendimin.
– Por ku kane shkuar pronat trashëguara te shtetasve që u konfiskuan nga diktatura komuniste?
U ndane dhe vazhdojne te ndahen me ligjin famekeq 7501 i vleresuar nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare si ligj per interes publik
- U pervetesuan nga ndertimet pa leje, fillimisht u pranuan ndertimet deri ne vitin 2006, pastaj deri ne vitin 2009 e tashte deri ne vitin 2014, edhe ky ligji i legalizimeve p[r çudi u vleresua si interes publik
- U pervetesuan me dokumenta te fallcifikuara e me makinacione nga me te ndryshme korruptive nga oligarkia politike, dhe deputetët e papërgjegjshëm.
- U privatizuan ku deshen e si deshen, por vetem ne interes te pronareve jo.
- U pervetesuan nga korrupsioni politik dhe ekonomik.
– Si do të shkojë e drejta e pronës dhe zbatimi i nenit 181 të kushtetutës ?
Kete pergjigje e pergjegjesi e ka sistemi i drejtesise ne Shqiperi e ne vecanti Gjykata Kushtetuese qe shume ralle ka gjykuar ne favor te pronareve por ne pjesen dermuese te gjykimeve ka vendosur kunder tyre e ne favor te politikes. Te shohim tashti çfare vendimi do japin per ligjin e ri te pronave, megjithese fryma u duk që ne mosmirtatimin e kërkesës per pezullimin e ligjit.
Qeveria nuk do ta preke statukuone dhe kerkon qe me pronat tona te beje tregëti, duke i shitur me ankande per njerezit e vet apo per miqte e shoket.
Ne qoftese kerkohet reforme ne drejtesi perse duhet kjo reforme qe drejtimi i pushtetit gjyqsor apo i prokurorise te kaloje sa ne nje dore ne nje tjeter?
Nuk mund te kete reforme ne drejtesi ne qoftese nuk ndryshojne ligjet p[r pronat në atë pjesë qe ato shkelin te drejtat e njeriut, dhe paralelisht të veprohet me gjyqtaret e prokuroret e korruptuar. Pë këte duhet qe nga drejtuesit e politikës të hiqet dore nga porosite e Ramiz Alise qe porosiste: te sekuestruarve dhe te shpronesuarve, do tu japim nga nje leter ne dore, t’u njihet prona, por asnjehere nuk do tua japim, ne forma te ndryshme do t’i ngaterrojme me njeri tjetrin, te kalojne ne Gjykate ku do te zbatohet rrotacioni, nga gjykata e shkalles se pare ne te dyten e per difekte teknike kthim per rigjykim ne shkallen e pare. ………Pasuria e tera na perket ne se ne e beme……………..
– Cfare vendimesh do marrin Gjykatat Shqiptare per çështjen e pronave: sipas ligjeve antiprone qe miraton Kuvendi me porosi te Qeverisë apo sipas vendim-marrjes se GJEDNJ? Te shohim, pas miratimit te reformes cfare do te ndodhë.Qevria me qendrimin e vet per pronat pronesoi veten me pronat tona dhe i dha vetes te drejte t’i shese, t’i falë, te premtoje me nje euro, t’i shpronesoje pronaret ne favor te miqve te vet qe do investojne etj.etj. Pra qeveria tha: nuk ka rendësi çfarë thotë Kushtetuta rendësi ka çfarë na intereson ne që të sigurojme pushtet dhe pasuri .
Reforma në drejtësi rrezikon të deshtojë sepse ligjet në fuqi, por edhe ato qe miratohen nuk jane ne respekt te te drejtave te njeriut por kunder tyre.
Misioni i dy ministrave ne Strasbourg eshte mashtrim. Reklama që ju be ketij takimi eshte pjese e arrogances dhe kokefortesise se Qeverise per te mos pare realityetin ne sy. Pjesë e këtij aktiviteti është dhe Agjensia e Trajtimit te Pronave. Ky institucin që ka ndyshuar disa emra nuk kane analizuar vendimet e fundit te Strasbourgut të dhena pas miratimit te ligjit 133/2015, sepse drejtohen nga mentaliteti se ashtu siç manipulojnë gjykatat shqiptare do ta mashtrojnë edhe GJEDNJ . Të gjithë e dijnë se GJEDNJ nuk eshte dhe nuk mund të bëhet gjykatë shqiptare.
Agim Toro
Sekretar i Pergjithshem i Shoqates
Jakov from Israel says
Pse lodheni kot me kete gjykim .Atje ku drejton PS (lexo PPSH dhe zvaraniket e tyre )nuk mund te kete drejtesi ,por vetem korrupsion politik ,mashtrim i perditeshem ,vjedhje me te njeqind menyrat ,transport drogash ne te gjithe Europen etj etj .Shikoni lajmin e djeshem se sa droge u kap ne Itali –dhe kjo eshte hera e 501 qe kapet ku KAPUA –Baroni i groges qe drejtonte grupin prej 13 vetesh -ishte shqiptar .Mendoni se ai vepron i vetem dhe pa mbeshtetjen e qeveritareve qe pervehtesojne miljona prej koncesioneve qe u bejne drog meneve ?Eshte nonsence ta mendosh nje gje te tille .Ky i ashtuquajtur shtet shqiptar ,ka denigruar ne nje tatepjete pa kthesa deri ne gremine .Pjeses dermuese te qytetareve te palidhur me politiken ,ju jane vjedhur e stervjedhur pronat duke ja u rregjistruar te tjereve qe nuk jane fare pronare te tyre ,por pjestare te klanit hajdut qeverises .Kete pune e ka marre dreqi sepse ligjin e ben me i forti ne Shqiperi –vet zot ,vet shkop .I gjati mafioz po korr grure edhe Janar e jo vetem kur ka sezonin .Ky ishte dhe eshte e mbetet komunizmi i mallkuar qe ka kapur Shqiperine me kembet e oktapodit pas shkembit e nuk e leshon .Ajo qe shpeton Shqiperine nga kjo piovre eshte THIKA qe tja pres kembet atij apo atyre .Kur koka nuk punon per se mbari –gjithe trupi dhemb e ulurin .