Franklin ZDRULI, Thanas L. GJIKA/
Fotot A. MURRAJ/
Shqiptaro Amerikanet e qytetit Worcester (Uster) MA, me 26 e 27 shtator festuan 100-vjetorin e krijimit te kishes “FJETJA E SHE MARISE”. Ne mbremjen e dates 26 ne ambjentet e bukura te Saint George Orthodoks Cathedral, 30 Anna Street u dha darka madheshtore. Kjo ceremoni u krye nen drejtimin dhe kujdesin e z. Gary P. Peters. Mbasi u kenduan hymnet kombetare te Amerikes dhe te Shqiperise, u dha lutja dhe fjala e hapjes prej The Most Rev. NIKON Kryepeshkopi i Bostonit i New Englandit dhe i Archdioqezes se Kishave Shqiptare Orthodokse te Amerikes. Ishin te pranishem me shume se 300 besimtare, shume klerike te kishave orthodokse simotra, Mr. Joseph M. Petty Mayor i qytetit, Michael Gregory bashke kryetar i keshillit te Archdioqezes Shqiptare, Very Rev. Arthur Liolin Kancalar i Archdioqezes Shqiptare, Fr. Timothy Lowe, prifti i kishes jubilare, Hiresia e Tij John Abdalah Peshkop i Dioqezes Antiokase te Worcester-it. Mbas ngrenies se darkes dhe lutjes mbyllese qe dha Peshkopi NIOKON, grupi muzikor ALBA dha nje koncert te pasur me kengetaret Edi Duro dhe Fitore Mamaqi (Levonja). Festa u mbyll te nesermen ne mengjes me nje meshe ceremoniale ku moren pjese shume prifterinjve te kishave simotra orthodokse.
Kisha “Fjetja e Shen Marise” e pati bashkuar dhe vijon ta mbaje te bashkuar komunitetin shqiptar te ketij qyteti duke i dhene keshtu mundesi per veprimtari te ndryshme ne sherbim te diaspores dhe te kombit. Kjo jete nje shekullore perben nje faqe nderi per historine e emigracionit tone ne ShBA dhe nje ure lidhese me atdheun meme e mbare kombin shqiptar.
Sot, Worcesteri eshte qyteti i dyte per nga madhesia ne gjithe New England-in, pas Bostonit. Ai ka luajtur nje rol shume te madh ne zhvillimin ekonomik te shtetit Massacusets dhe te mbare ShBA-ve. Qe ne fillim ai u projektua si qytet industrial metropolitan. Kujtojme ketu fabrikat e shumta, ato te armeve e ushqimore, etj. Industrializimi e shnderroi qytetin ne nje kompleks uzinash e fabrikash, por edhe ne nje qytet ku bukuria natyrore ta ben me te lehte jeten dhe pushimin. Ketu gjen gjelberim, pyje, perrenj, liqene. Ne Worcester gjendet parku i pare i krijuar me fonde private te dhuruar shtetit qe mban emrin ELM PARK. Sot Worcester eshte zhnderuar ne nje qytet studentor dhe cilesohet si qyteti i pare ne Amerike per numrin e kolegjeve qe ka ne vetvete. Permendim ketu disa nga me te shquarit si ASSUMPTION COLLEGE, WPI, CLARK University dhe HOLLY CROSS, qe renditen ne nivelet e larta si ne shkalle kombetare dhe ate nderkombetare.
Worcesterit po i ndryshon qendra nga viti ne vit, duke marre pamje gjithnje e me te bukur me dyqanet e shumellojshme, restorantet e guzhinave nga gjithe bota, si dhe ndertesa muzesh, ndertesa e teatrit Hanover, ku ekspozohen arritje te artit amerikan e boteror, si dhe salla famoze “Mechanic Hall”, e cila eshte endra dhe krenaria e cdo muzikanti dhe orkestre pasi eshte e vecante per akustiken e saj te larte . Nuk duhet harruar muzeu i artit i cili gjithashtu ka nje njohje boterore per ekspozimin e shume veprave origjinale me vlere. Me pak fjale ky eshte Worcesteri, te cilit shqiptaret i thane “shtepia jone” qe para vitit 1900, kur erdhen emigrantet e pare dhe sidomos pas krijimit te kishes. Jo rastesisht ne vorrezat e ketij qyteti u varros shqiptari i pare, djaloshi Kristaq Dishnica, te cilin nuk pranoi ta varroste kisha greke e asaj kohe, dhe Noli u detyrua te vishte roben prifterore per te mos i lene shqiptaret orthodokse te nenshtruar ndaj synimeve shoviniste asimiluese te prifterinjve greke.
Ne keto vite ne kete qytet numerohen gati 20 000 Shqiptaro-Amerikane, gati nje e dhjeta e popullsise se qytetit. Kur filluan te vinin shqiptaret e pare ketu ne fund te shek. XIX dhe ne fillim te shek. XX, shume pak prej tyre regjistroheshin shqiptare, shumica regjistroheshin si qytetare otomane, ose qytetare greke. Ne Massachustetts, emigranti i pare qe njihet i regjistruar si Shqiptar quhej Kole Kristofori nga fshati Katund i Korces. Ai mberriti ne ShBA ne vitin 1884 dhe jetoi disa vjet ne Worcester e me tej u shperngul ne Boston MA, ku u dorezua me vone prift. Ne vitin 1884 ne zyrat e emigracionit ne State Island u regjistrua si shqiptar edhe nje emigrant tjeter me mbiemrin Konduli, djalosh nga qyteti i Korces, i cili u vendos se pari ne New York, por shume shpejt shkoi ne Alaske ku punoi shume vjet e me tej u kthye ne atdhe. Numeri i emigranteve qe regjistroheshin si shqiptare filloi te rritet mbasi u dorezua prifti i pere shqiptar At Noli dhe sidomos mbas shpalljes se Shqiperise shtet i paverur me 1912.
Askush nuk e harron kontributin dhe perkushtimin e Fortlumturise se tij Fan Stilian Noli ne ngritjen dhe drejtimin e Kishes Orthodokse Shqiptare ne ShBA, por jo kushdo sot i njeh vlerat dhe kontributin e perkrahesve dhe atdhetareve qe e zgjodhen Nolin per udheheqes dhe e ndihmuan ne cdo hap. Shumica e tyre ishin prej kolonive shqiptare ne perendim te Bostonit si Southbridge, Worcester, Natick, Frammingam, Clinton, etj. Deri ne kete kohe shume shqiptare kontribuan ne ngritjen e disa kishave te tjera qe i perkisnin nje komuniteti etnik te perzier me shqiptare, greke, siriane, armene, ruse, e besimtare te tjere orthodokse. Keshtu u ngrit kisha “Shen Kostandini dhe Helena” ne Webster MA nga Polenaket e Korces , apo “Shen Spiridhoni” ne Worcester, te cilen e ndertuan shqiptare te erdhur prej Greqise Veriore ne kufi me Shqiperine. Duke qene se keta emigrante, shteti grek nga ishin nisur dhe komuniteti grek i ketij qyteti qe i priti, i quante greke per shkak se ishin banore te Greqise dhe orthodokse per nga besimi, u deturuan qe te mbeteshin miq me besimtaret greke, fakt qe ndikoi ne greqizimin e plote te femijeve te tyre.
Per shkak te besimit orthodoks dhe te njohjes se greqishtes qe kishin mesuar neper shkolla greke te Shqiperise, e quajten veten greke edhe mjaft shqiptare qe erdhen nga zonat e Shqiperise se Jugut. Edhe sot disa shqiptare qe e filluan jeten e emigracionit se pari ne Greqi, ku mesuan greqishten dhe shijuan per te paren here jeten e lire, kur vijne ne USA, behen anetare ne kishen greke te “Shen Spridhonit”, me qe ajo eshte me prane shtepive ku ata jetojne dhe ku mesha mbahet greqisht, gjuhe qe ata nuk duan ta humbasin.
Per t’u permendur eshte fakti se kisha e pare shqiptare orthodokse e ndertuar me ndihma financiare dhe pune vullnetare prej emigranteve shqiptare eshte kisha e “Shen Kollit” (Saint Nicola) ndertuar me 1912 ne Southbridge MA. Kurse kisha shqiptare orthodokse e qytetit Worcester MA kushtuar Hyjlindeses Mari, me emrin “Fjetja e Shen Marise” (Saint Mary Assumption) u organizua se pari me 1911 si nje grup i lidhur me kishen e Shen Gjergjit, kurse si kishe me vete u organizua ne vitin 1915. Ne vitet 1911-1917 sherbimet fetare kryheshin ne salla qe merreshin me qira, kurse ne vitin 1918 u ble nje godine kishe gjermane ne 63 WELLINGTON STREET, te cilen e pajisi me ikona Rev. At Naum Cere. Ne 3 tetor 1982 filloi sherbimi fetar ne kishen e re qe kemi sot, e cila u ndertua me ndihmat financiare te Shqiptaro-Amerikaneve ne adresen 535 SALISBURY STREET. Midis donatoreve te kesaj periudhe nuk mund te leme pa permendur bujarin Anthony Athanas, pronarin e restorantit PIER FOUR te Bostonit. Kjo kishe u zgjerua e u zbukurua ne vitet 2000-2010. Mbas shtesave dhe plotesimit te ambjenteve te brendshme me piktura te realizuara prej piktorit te talentuar Dhimiter Chika, kisha jone eshte nder kishat shqiptare me te bukura ne mbare Ameriken. Kjo kishe bashke me Katedralen e “Shen Gjergjit” Boston MA, “Shen Kollit” ne Southbridge, ate te “Ungjillezimit” ne Natick dhe kishat e tjera orthodokse shqiptare ne shtetet New York, Michigan, Ilinois, etj jane anetare te denja te Peshkopates Amerikane Orthodokse.
Gjate ketij shekullit te pare te sherbimit fetar te kishes “Fjetja e Shen Marise” kujtojme me respekt dhe perulesi prifterinjte e pare qe sherbyen ketu si At Stath Melani, Rev. Pandi Sinitza, Arch. Thimi Theodhos, Rev. Naum Cere, te cilet u shquan krahas forcimit te besimit edhe per brumosjen e besimtareve me atdhedashuri dhe mesimin e gjuhes shqipe. Mesimin e gjuhes shqipe me femijet e lindur ne emigracion e vijoi atdhetari Peter Kolonja mbasi At Stathi shkoi ne Permet me 1917 per te vijuar punen ne sherbim te kishes e te atdheut, ku dhe u vra ne dhjetor te atij viti prej disa forcave shoviniste greke. Gjate ketij shekulli ne kete kishe kane sherbyer shume klerike, midis te cileve sherbeu me gjate Very Rev. Spiro Page. Sot sherben Very Rev. Father Timothy Lowe.
Gjate dhjetevecareve ne vazhdim shqiptaret jo vetem u ingranuan ne shoqerine amerikane duke u bere anetare te denje te saj por ata identitetin e tyre se bashku me besimin si pjese e pandare e trashegimise identitare e ruajten si nje amanet prej te pareve. Ne bisedat me te moshuarit sot ata tregojne me nostalgji se kur ngrinin dolline e pare ne festat per nder te dites se pavaresise urimi fillonte me fjalet: “Dhe mot ne Shqiperi”.
Ishin pikerisht ndjenjat atdhetare e fetare qe i kane shtyre shqiptaret e Worcesterit per te mbajtur gjithmone flamurin e shqiptarizmes e te ndershmerise ne rrugen e tyre te rritjes , te integrimit dhe te rruajtjes se identitetit shqiptar ne diaspore dhe me gjere. Ne kete udhetim shekullor do te duhej kohe te shfletonim gjithe te shkuaren aq me teper ta analizonim ate por disa pika te rendesishme eshte e domosdoshme t’i njohim.
Shqiptaret e Worcesterit e kane manifestuar gjithnje hapur e me kurajo ndjenjen e liridashjes dhe ruajtjen e identitetit kombetar me cdo cmim . Ishin pikerisht keta shqiptare qe mbeshteten dhe financuan Ismail Qemalin ne fund te Luftes se Pare Boterore per perfaqesimin e Shqiperise ne oborret e Fuqive te Medha ku luftoi kunder coptimit te metejshem te Shqiperise. Ishin perseri bijte e ketij komuniteti qe perkrahen organizaten “Shqiperia e Lire” dhe vizionin e pare demokratik te shpalosur nga Kostandin Cekrezi per nje Shqiperi te lire dhe zgjedhje demokratike me ndihmen e SHBA-ve mbas Luftes se Dyte Boterore. Po keta shqiptaro-amerikane te Worcesterit derguan qindra mijera dollare ne Shqiperi per te ndihmuar familjet e tyre gjate kohes se monizmit. Kohe, kur populli yne neperkembej prej sunduesve te pashpirt qe mashtronin duke propaganduar nje te ardhme te lumtur, per te fshehur te tashmen e mjerueshme ku zvarritej populli cdo dite. Keta Shqiptaro-Amerikane nuk u dekurajuan nga realiteti i nje shteti mosmirenjohes dhe per gati 50 vjet u munduan te vijonin ruajtjen e shqiptarise, ne ngjashmeri me komunitetin shqiptar te Italise se Jugut, qe perjetoi izolimin nga mema per me shume se pese shekuj.
Komuniteti shqiptar i Worcester-it e di mire se besimi dhe shpresa ne Jezu Krishtin eshte rruga me e sigurt per te care erresiren dhe izolimin drejt nje bashkimi te qendrueshem. Edukimi i femijeve ne shkollen e se dieles (Sunday School) ne ambentet e kishes eshte nje pune e mire per formimin e ndergjegjes se te rinjve me ndjenja fetare. Ndergjegja e te tille njerezve, si te themi paiset me ate llamben qe ndizet ne trurin e tyre sa here ata ndodhen para kryerjes se nje hapi te gabuar ne jete, llampe e cila me driten e saj jep alarmin qe te mos kryhet nje vjedhje, nje genjeshter, ose nje krim. Per nje llampe te tille kemi nevoje te gjithe, prandaj shume prinder te rinj shqiptare i sjellin femijet e tyre ne kishe cdo te djele dhe jo vetem per t’i pagezuar ose kurorezuar. Lum ata prinder qe e kane kuptuar se ardhja ne kishe bashke me femijet nuk eshte humbje kohe, por perfitim i madh moral, eshte nje kapital i rendesishem per jeten e cdo njeriu. Ne kete drejtim shquhen shqiptaro-amerikanet e lindur ketu, te cilet ndjekin rrugen e prinderve te tyre, kane ardhur dhe vijne regullisht ne kishe, kane ndihmuar e ndihmojne kishen financiarisht me dore te hapur duke dhuruar shuma te konsiderueshme. Ne shqiptaro-amerikanet e ardhur rishtas duhet t’i kemi per shembull te tillet besimtare dhe te ecim ne rrugen e tyre.
Ne kete 100-vjetor vlen te permendim disa prej besimtareve e veprimtareve te shquar te kishes sone me familjet e tyre. Le te permendim zoterinjte Gregory Steffon, Bill Jons (Vasil Kamenica), Dr. George M. Laska, Norman C. Simon, Dr. Theodor S. Thamel, te cilet kene fituar bashke me disa anetare te tjere titullin e larte “Kalores i Shen Gjergjit”. Ne ceremonine e 100-vjetorit u shpall dhe kaloresi i pesembedhjete, z. Louis Pero, i cili eshte shquar gjithnje per pune te devotshme ne sherbim te kishes sone e sidomos ne hartimin e historikut te shkurter te kesaj kishe. Po ashtu vlen te permendim se mjaft besimtare e besimtare te tjere jane vleresuar me tituj e nderime te tjera per sherbimin e vijueshem model ne kete kishe si zonjat Mariolla Spiro, Paticia Morris, Elsie Vangjel, Sofia Pojani, etj. Me punen e tyre keta veprimtare bashke me anetaret e bordit te kishes kane bere qe komuniteti shqiptar i Worcesterit te jete krahu i djathte i komunitetit te Bostonit dhe zemra e shqiptarizmit ne Massachusetts. Te panumert jane emrat e anetareve te kesaj kishe qe kane sherbyer here si kryetare te Keshillit Laik, here si kengetare te korit te kishes, antare dhe drejtues te shoqerive te ndryshem si “Djemte e Shen Marise”, “Bijat e Shen Marise, shoqerive teatrale e muzikore, grupeve sportive, etj, etj, emrat dhe shume foto te te cileve jane riprodhuar ne broshuren e bukur qe u botua me rastin e ketij 100-vjetori.
Komuniteti shqiptar prane kishes se Shen Marise ne Worcester ka luajtur rol te rendesishem ndermjet te tjerash ne ngritjen e qendres se pare rehabilituese per te moshuarit, nga besimtaret orthodokse “Holy Trinity” . Ngritjen e qendres se kujdesit per femijet e moshes parashkollore ne ambjentet e kishes “Fjetja e Shen Marise”. Ndertimin e godines se pare per strehimin e te moshuarve me emrin “Illyrian Gardens”, ndertimin e programeve te ndryshme per femije dhe te rinj shqiptare, si dhe organizma te ndryshme. Disa prej tyre jane “Kori i kishes” (The Church Choir) krijuar me 1917, “Bijat e Shen Marise” (Daughters of Saint Mary’s) krijuar me 1951, “Te rinjte e Shen Marise” (Saint Mary’s Youth Group) krijuar me 1968, “Bijte e Shen Marise” (Sons of Saint Mary’s) krijuar me 1972 dhe shume shoqeri e grupe te ndryshme teatrale, sportive, muzikore, etj., si dhe organizaten AANO etj.
Aktiviteti shoqeror dhe besimtar i ketyre organizmave ka qene i larmishem qe prej fillimit te tyre e deri ne ditet tona duke perfshire mesimin e kengeve dhe valleve shqiptare, mesimin e gjuhes shqipe, organizimin e mbremjeve festive per festa te ndryshme, sidomos te 28 Nentorit, dhenie shfaqjesh, si dhe dhenie ndihmash ne komunitet dhe me gjere per te riardhurit, dhenie bursash e ndihmash vjetore per studentet Shqiptaro-Amerikane, si dhe dhenie ndihmash per shkolla dhe organizma bamirese per te realizuar projektet e tyre.
Pas vitit 1991 komuniteti shqiptar i Worcester-it u gjend ne nje realitet shokues, sepse duke u hapur Shqiperia, shqiptaret filluan procesin zinzhir per te terhequr njeri tjetrin ne mergim. Kisha e Shen Marise u be pike referimi per shume e shume shqiptare te riardhur. Duhet te kujtojme se nepermjet dedikimit te anetareve te saj ne bashkepunim me organizaten NEARO u dergun fillimisht ne Shqiperi dhe me pas ne Kosove mijera e mijera pako me ushqime dhe veshje te ndryshme. Gjate luftes se Kosoves e me pas nepermjet fushates fondmbledhese qe Kisha jone mori persiper u grumbulluan dhe u shperndane rreth 300 000 dollare ne forme ndihme monetare per refugjatet kosovare te shperngulur nga trevat e tyre.
Sot qendra komunitare per ndihme sociale per emigrantet “Friendly House” eshte fakti me i gjalle qe te riperterin kujtesen. Kjo qender u krijua per t’u ardhur ne ndihme emigranteve shqiptare qe per vite me radhe nuk pushoi dhe sot vijon veprimtarine e saj ne ndihme te emigranteve te rinj.
Veprimtaria e ketij komuniteti kompletohet dhe me programin e ores shqiptare qe trasmetohet live cdo te shtune nga ora 8:00 – 10:00 ne mengjes. Ky radioprogram eshte programi me i vjeter i vazhdueshem ne shqip ne mbare Ameriken, themeluar ne vitet 30-te te shek. XX. Sot mbahet prej ciftit Andrea e Rebeka Tanace. Krahas ketij radioprogrami ka disa vjet qe transmetohet prej z. Arben Kamberi dy here ne jave emisioni televiziv ne gjuhen shqipe ne kanali 13. Pjese e rendesishme e veprimterive kulturore eshte dhe grupi “Vallet Tona”, i cili vijon te pergatite valltare te rinj cdo vit per me se 10 vjet nen koreografine e zotit Dhimiter Demiri.
Komuniteti shqiptar i Worcesterit ka nje liste te gjate veteranesh qe kane marre pjese ne Luften e Pare dhe te Dyte Boterore, ne Luften e Korese, te ate te Vjetnamit, etj, madje ka dhe deshmoret e vet ne keto luftra. Keto jave komuniteti yne festoi 100-vjetorin e veteranit te L. II B., z. Vangjo Naum, i cili ka ardhur ketu me 1936 nga Drenova e Korces dhe mori pjese dhe ne daken festive, ku u duartrokit si anetari me jetegjate i komunitetit.
Vlen te permendim se ky komunitet i ka dhuruar disa vjet me pare qytetit tone Majoren e pare shqiptare ne mbare Ameriken, zonjen Kostandina Lukes, e cila vijon t’i sherbeje komunitetit si keshilltare ne bashki. Ne festimet e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise ish Majorja dhe komuniteti i Worcesterit kishin nderin te pershendetnin nga prane Ambasadorin shqiptar te SHBA Mr. Gilbert Galanxhi tre here brenda nje viti.
Ne kete 100-vjetor te kishes sone ky komunitet i dhuron shtetit Massacusets Mbretereshen e Bukurise Miss Massacussets 2015, zonjushen Polikseni Manxhari si nje fakt se vajzat shqiptare nuk jane vetem te zgjuara e nikoqire, por edhe te bukura. Ne kete 100-vjetor komuniteti prane kishes “Fjetja e Shen Marise” i dhuroi qytetit Worcester veprimtarine me te madhe dhe me te bukur shoqerore e familjare, Festivalin Shqiptar . Ky eveniment zhvillohet cdo dy vjet per 33 vjet me radhe ne oborrin e kishes nga anetaret e komunitetit . Kete vit ne kete ngjarje moren pjese me shume se 13 000 vizitore te cilet erdhen jo vetem nga qyteti dhe qytezat rrotull, por edhe nga shtete te ndryshme te Amerikes e Kanadase. Ky festival kete vit iu dedikua 100-vjetorit te themelimit te kishes. Eshte per te theksuar se ne kete festival na nderuan me pjesemarrjen e tyre dhe me urimet personalitete te pushtetit vendor te qytetit, midis te cileve permendim keshilltaret dhe Majorin Joe Petty, kongresmanin Mr. Jim Mcgovern, senatoren locale Harriet Chandler si dhe zevendes guvernatoren e Massacusets Mrs. Karen Polito, sherifin e Worcester County me origjine shqiptare, Mr. Lou Evangjelidhis.
Mirepo nuk mund te leme pa permendur faktin qe per ngjarje te rendesishme si fetivali i sivjetem dhe kremtimi i 100-vjetorit te kishes “Fjetja e Shen Marise”, ngjarje me vlera mbarekombetare, nuk u derguan asnje person nga ambasada jone ne USA, dhe asnje urim nga zyrtare perkatese te atdheut. Nje indiference dhe heshtje e tille prej atdheut meme deshmon per mosnjohje dhe mosmirenjohje. Qeveria shqiptare duhet ta marre me seriozisht lidhjen me diasporen, pjesemarrjen ne festa te ndryshme te saj, dergimin e teksteve mesimore te gjuhes shqipe, te historise, te letersise dhe te hartave te ndryshme te atdheut e te mbare trojeve shqiptare. Nese qeveria shqiptare ndihmon seriozisht diasporen ne plan kulturor e shkollor, neser mund te dalin prej saj personalitete te shquar te artit, letersise, shkences, biznesit, etj, si dikur Marin Becikemi (alias Marin Barleti), Leonik Tomeu, etj prej diaspores shqiptare te Italise se Veriut; Jeronim de Rada, Gavril Dara, Zef Skiroi me shoke prej diaspores se Italise se Jugut; Merko Bocari, Anastas Kullurioti e A. Kupitori prej diaspores se Greqise; Fan Noli prej diaspores se Thrakes Lindore etj. Sa me shume kohe kalon aq me shume ky mosinteresim i qeverive te atdheut ndikon ne dobesimin dhe tretjen e diaspores shqiptare ne bote. Duhet pasur parasysh se ne diasporen e re shqiptare po shkollohen studente shqiptare nga me te miret e Amerikes dhe te Europes, po lindin biznesmene, te cilet neser mund te kthehen ne nje burim energjish e pasurish te pazevendesueshme per atdheun…(FOTOT- i gjeni ne Facebook)