Dega e Vatrës në Queens-NY, ka hapur një zyrë pranë klinikës të dr. Skënder Murtezanit, e cila do të mbajë lidhje me komunitetin/
Të enjten me 19 Shtator u mblodh kryesia e degës së Vatrës në Queens, New York, nën drejtimin e kryetarit të saj dr. Skënder Murtezani. Me shpenzimet e Dr. Murtezanit u hap zyra pranë Klinikës mjeksore të tij, e cila do të funksionojë rregullisht gjatw javws. Pesë orë në javë aty do të ketë edhe një sekretare e cila do të mbajë kontaktet me anëtarësinë e Vatrës dhe komunitetin në tërësi, duke synuar shumimin e antarësisë aktuale dhe spjegimin e programit Kombëtar të Vatrës 101 vjecare.
Sekretarja, Saimja, është prezantuar para kryesisë dhe ia ka nisur nga puna.Të premten nisën telefonatat për shqiptarët e kësaj zone duke prezantuar historinë dhe programin Kombëtar të Vatrës dhe duke i ftuar ata që bëhen pjesë e Vatrës me moton: “Partia për vatranët, është Kombi Shqiptar!” Po ashtu do t’u telefonohet bizneseve shqiptare për t’i njohur me synimet e degës së Vatrës në Queens. Po ashtu do të vendosen lidhje me shoqatat e tjera që funksionojnë në këtë zonë.
Gjatë takimit u diskutuan probelemet e ditës dhe ato të së ardhmes për trajtimin e cështjes Kombëtare nga Vatra.