Ajo kishte mbetur si një shenjë – si një pikë loti… iku dhe u tretë në moshën 79 vjeçare….!/
Nga Avenir SINA – New York/
TIRANE : Javën e kaluar në shtëpinë e saj – në Tiranë, rrethuar nga fëmijët, nipat dhe mbesat, bashkëshortit të saj Llanë Damzi, njeriu me të cilin ajo ndau dashurinë e rinisë së saj, pjestojë jetën e saj me të mirat e vështërsitë e saj – u nda nga jeta njëra nga pinjollet e shtëpisë së madhe të Sinës së Dibrës – Mihane Sina Damzi. E cila, kishte mbetur si një shenjë – ose një pikë loti – që iku dhe u tretë në moshën 79 vjeçare. Mihana, ishte bijë fisnike e familjeve të mëdha dibrane, mbesa e Kaloshëve të zëshëm të Dibrës, e bija e Beqir Sinës, një nga patriotët dhe anti-komunistët e njohur në Dibër. Ajo duke trashëguar atë trashgmnin e prindërve të saj – babait Beqirit dhe nënës së saj Kafile Kaloshes, u bë nga vetë jeta e saj, plot trazira,simbol i virtyteve dhe sakrificave të shtresës së të përndjekurve nga regjimi komunist, në Shqipëri.
Në moshën 14 vjeç “Sulltanesha” e Sinajve, e bukur dhe gjatë, martohet me djaloshin e Damzëve të Luzinës, edhe ky biri i një familje e njohur në këtë zonë, Damzi, është fisë me tradita të vyera patriotike, familje fisnike dhe luftëtare për komb, familje e madhe me miq shumë në Dibër.
Mihane Beqir Sina, ka lindur më 20 Tetor 1935 në katundin Rreth-Kale, prefektuara e Muhurrit në Kullën e Rushit Sinës, në familjen e famshme të komandatit, ish luftëtarit, trimit dhe patriotit shqiptarë, i cili luftojë kundra shkajut me çetën e dalluar të dibranëve në Luftën e Shkodrës – kundra hordhive serbo – malazezëve.
Mihana, ishte fëmija i shtatë nga 9 fëmijët të prindërve Beqir dhe Kafile Sinës ( nga këta tani vetëm një ka mbetur gjallë, dhe ai është Hashim Sina – që jeton në moshë në Staten Island – SHBA prej 50 vjetëve. Ajo ishte vajza më e madhe, ish oficerit ushtarak me gradën Togerr – Komandantit të Xhandarmërisë dhe Nën Prefektit, të Mbretit Zog. Si në Dibër të Madhe, Lushnje, Rroskovec, Delvinë dhe Elbasan, figurë historike e përmasave kombëtare, për të cilin gjithë populli i Dibrës, ushqen respekt e nderim të njëjtë, ashtu si edhe në ato vende ku ai shërbeu gjatë kohës ë Mbretit Zog, si N/prefekt dhe Komnadant Xhandarmërie.
Mihana, ishte e martuar me Llanë Damzin, një pinjollët e Sefë Damzit, ose e njohur në ato anë si Shtëpia e Damzit, në Luzni. Ajo ishte nënë e gjashtë fëmijëve, djemëve Haxhiut, Rexhepit, dhe Kaloshit dhe tri vajzave, Habibes , Bardhës dhe Flutrës.
Fati ia solli që qysh në moshën 8 vjeçare, kur ajo akoma po rritej , si nje gonxhe e bukur , së bashku me motrën e saj të ndjerë Remën, këtë motër, që ajo e donte si shpirtin e saj – fillon kalvari i madh i vuajtjeve dhe i tmerreve të pafund . E gjithë familja mes një terrori, ku nuk u kursyen as fëmijët e këtyre familjeve të mëdha , patriotike dhe intelektuale, ajo me Sojniken në ballë, si i thërrsnin në interrnim asaj, internohet fillimisht në Berat.
Një vit pas kësaj zemrat e dy motrave dhe 7 vëllezërve, hidhen në mes të “katër rrugve” zemrat e tyre të vogla do të shprisheshin – do të mbuloheshin “me gjak”, me shumë dhimbje dhe shumë hidhërim – nga ato që kapluan mbarë familjen Sina, mbasi në mal në përpjekje me forcat e ndjekjes – vritet nga forcat e sigurimit, Batalionit famëkeq Hakmarrja – i pari i shtëpisë, Beqir Sina në moshën 42 vjeç.
Më pasë – mbas prishjes me Jugosllavinë e Titos, për fëmijët e Beqir Sinës, nisi internimimi dhe burgu dhe ndëshkimi për shkak të aktivitetit të prindërve, i urdhëruar dhe ekzekutuar nga komunistët, pas ardhjes në pushtet të “çlirimtarëve” komunistë me yllin moskovit në ballë.
Arsyeja dihet: – babai i Mihanes ishte shpallur Armik i Popullit nga Partia dhe mentorët e tyre serbo sllavë. Si pasojë do të dënohej e gjithë familja Sina, dhe mbarë fisi, për të mos thënë e gjithë Dibra. Si ishin dënuar edhe fëmijët, pleqtë dhe krejt anëtarët e parisë së Dibrës dhe gjithë Shqipërisë. Të gjitha familjet patriote dhe fisnike – familjet e mëdha dhe të dëgjuara, pushkatohen, burgosen e internohen qysh në muajt e parë të vitit 1945, fillimisht në Berat dhe pastaj në Porto Palermo, Tepelenë, Delvinë, Këneta e Maliqit, Radostin, Zvernec, Fabrika e Tullave, e tjer.
Këtu do të humbte jetën Selman Sina ( në Berat) edhe Sojnikja – Kafile Kaloshja do të vdiste në interrnim në Savër Lushnje, dhe disa prej pjesëtarëve të familjes Sina dhe Kaloshi.
Në këtë kohë, meqense i biri i Beqir Sinës, Ferit Sina ( ish studenti i Normales së Elbasanit ) ishte caktuar komisar politik, i çetës së Dibrës, dhe kishte luftuar deri në Nish, së bashku me forcat partizane, Kaloshët dhe Ndreun – u bëhet një “lëshim” nga qeveria e atëhershme, një pjesë e familjes sëbashku me Mihanën dhe me të motrën Remen – lirohen nga internimi dhe i dërgojnë në vendlindjen e tyre , në Rreth Kale. Në mes kushtesh tragjike, e të një mjerimi të tejskajshëm si në ato të filmave….
Kështuqë, ata të ngelur në mes “katër rrugëve” si i thonë nga Dibra, ku nuk kishin një strehë për të futur kokën , pasi shtëpia – u ishte djegur, gjendet për ta një kasolle e nënës së Ramadan Sinës, si i thërrisnin asaj në fshat.
Shkrimtari i njohur Klajd Kapinova, studiues dhe njohës i mirë i historisë së Shqipërisë e ka përshkruar jetën për këtë familje, në një shkrim të tij rreth familjes Sina, se :”Duke shfrytëzuar mjetet rrethanore dhe teknikën e ndërtimit asokohe, ata e rrethuan me qepa (një lloj materiali i përdorur gjerësisht asokohe) e veshën me thupra dhe më pas e suvatuan me baltë e harasan.
Kjo ishte gjendja e mjeruar asokohe e Dibrës dhe në tërësi e Shqipërisë, thotë Kapinova, shkrimtari me renome , duke folur për atë që askohe familja Sina po përpiqej të luftonte mjerimin dhe prapambetjen, që u thellua me ardhjen në pushtet të proletarëve pa fe, atdhe e ide. Tashmë varfëria ekstreme u ul këmbkryq ne familjet shqiptare në qytet e katund…thekson ai
Duke shtuar se :”Por nga ana e tjetër, gjesti bujar, për t’iu gjendur në nevoj kësaj familje fisnike nuk mungoi, sepse të gjithë i donin dhe respektonin Sinajt…”
Aty, pra në këto kushte të mjerueshme, ata kaluan një pjesë të jetës së tyre, mes këtyre njerëzve fisnik e bujar, dhe kalvari i vuajtjeve vazhdoi .
Por shpejt, ëndërra e adolishentes errësohet dhe vendin e saj dhe dikur shtëpinë e saj – e zë mjerimi dhe vuajtjet e njëpasnjëshme, që nuk kanë të sosur në familjen Sina, për shumë dekada, gjatë kohës së sundimit të kuqalashëve me hu, litar dhe mashtrim propagandist të Tiranës së kuqe prej 1944-1990.
Ky ishte pra fati i keq i kësaj bije, nëne dhe motre, gjyshe së fundi, që në hapat e para të jetës, regjimi komunistë do të tregohej shumë i pamëshirshëm. Pa ndonjë shkak tjetër, por veçse ishte e bija e Beqir Sinës, dhe motra e 5 vëllezërve të arratisur si kundërshtar të përbetuar të regjimit të Enver Hoxhës, atë në çdo pjesë të jetës do t’a ndiqte hija e keqe e sigurimit të shtetit -dhe damka “E bija e Armikut të Popullit”.
Megjithëse, emri i saj, dhe i motrës së saj të ndjer Remes, ndonëse ishte kudo në këto fshatara mishërim i dimensionit më të thellë të qenies njerëzore – dashurisë, bujarisë dhe humorit- rezultoi në fakt në një zhgënjim të pa merituar për këta njerëz, në një dënim.
Jeta e e dy motrave fisnike, që nga fëmijëria, e tyre engjëllore, deri sa kaluan edhe në amshim, ishte praktikisht një dënim i pafundëm – duke parë me sytë e tyre edhe si fëmijë, vetëm pushkatime, interrnime, pranga e tela me gjemba( vëllai i tyre Musa vuajti në burg 28 vjetë).
Kalvari i vuajtjeve nisi me shkak ardhjen në pushtet, të komunistëve, dhe ngaqë Rushiti, Beqiri, njihej si luftëtar i përbetuar i serbo – malazezëve, dhe të kuqve, sllavo komunistëve, Feiriti dhe vëllai i tij Rushit Sina, me djemtë e Kaloshëve dhe Ndreut, u pushkatuan në brugun e tmerrshëm të Kalasë së Shkupit, dhe trupat thuhet ua hodhën në Vardar.
Ata thuhet se u pushkatuan nga sigurimi i shtetit që vepronte edhe në tokat shqiptare nën ish Jogosllavi, në bashkëpunim me UDB Jugosllave në kalanë e Shkupit. Në korrik të vitit 1957 , arratisen në Jugosllavi, dhe më pasë emigrojnë në SHBA, vëllezërit Rasim, Hashim dhe Besim Sina. Dhe në këtë kohë nënën e tyre Kafile Sinën e burgosin dhe më pas e internojnë në Savër të Lushnjes…
Megjithatë, Mihana arrin të mbijetojë për të dëshmuar vitalitetin dhe forcën e genit fisnik të familjes e fisit të saj, pas shumë stërmundimesh mes sakrificash të panumërta e privimesh që tashmë njihen nga të gjithë, ajo rritë me ndershmëri dhe djersë e ballit gjashtë fëmijë, tre djemët ; Haxhiun, Rexhepin, dhe Kaloshin dhe tri vajzat, Habiben , Bardhën dhe Flutrën..
Vitet e fundit të jetës Mihana, i kaloi mes gëzmit dhe lumturisë së ardhjes së lirisë dhe demokracisë, sa në Peshkopi, Tiranë – , mes shumë nipash e mbesash, si një nënë e dhembshur dhe shpirtmadhe, duke u lënë si trashëgim mësimet e hidhura të jetës nën diktaturën komuniste, dashurinë shëmbullore, bujarinë dhe humorin e saj. Ajo kishte mbetur si një shenjë – ose një pikë loti – që iku dhe u tretë në moshën 79 vjeçare.
Raimonda Moisiu says
Ne kete cast te dhimbshem per ju koleg i nderuar Beqir Sina-une e familja ime ju jemi prane ndajme dhimbjen e lotet bashke. Zoti ju dhente force e kurajo ta perballoni dhimbjen qe le pas ikja e te dashurit te familjes, u prehte ne PAQE! I Qofte dheu i Lehte! Te rroni e ta kujtoni! Prane jush me dhimbje, respekt e dashur Raimonda MOISIU & Familja HARTFORD CT USA
Besnik R.Bardhi says
I nderuar miku im Beqir, pranoni ngushllimet me te sinqerta me rastin e vdekjes se halles juaj te dashur. U prehte ne paqe!
Dr.Besnik R.Bardhi me familje nga Gjakova.