Departamenti amerikan i Shtetit paraqiti dje disa imazhe të dhëna nga Kievi që tregojnë, sipas tij, se separatistët e armatosur në lindje të Ukrainës janë në fakt ushtarakë ose oficerë të shërbimit informativ rus.
“Disa nga këto imazhe janë dhënë nga Ukraina, disa të tjera janë marrë nga media ndërkombëtare ose nga Twitter”, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki.
“Disa prej tyre tregojnë persona dhe shenja të një lidhjeje mes Rusisë dhe një pjese të grupeve të armatosura në lindje të Ukrainës”, sipas asaj.
Në një seri fotosh që Kievi ka dërguar për Uashingtonin nëpërmjet Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) tregohet një foto të kryer në Gjeorgji në vitin 2008, të një ushtari me mjekër të gjatë të kuqe, që mban simbolin e një njësie ushtarake të forcave speciale ruse.
Gjejmë po të njëjtin person, me mjekrrën pak më të bardhë, në një fotot të marrë gjatë marrjes së një komisariati të qytetit të Kramatorsk nga separatistët. “I njëjti person është vërrejtur edhe në Slaviansk më 14 prill 2014″, thuhet në legjendën e një fototje të tretë që tregon një burr me rroba ushtarake që po pi cigare.
Një seri tjetër fotografishë, disa prej të cilave janë marrë në Krime, dhe disa të tjera që janë marrë ditët e fundit në lindje të Ukrainës, paraqet po të njëjtin person.
Një seri e tretë fotosh të dhëna nga Kievi tregojnë fotot e disa familjeve të anëtarëve të një njësie të paraqitur si një grup sabotatorësh të pavarur nga Direktorati i Informacionit të trupave të armatosura ruse.
Si në Krime ashtu edhe në lindje të Ukrainës, SHBA-ja akuzon prej disa javësh Rusinë se është e lidhur me të mistershmit “njerëz jeshil”, pseudonim i dhënë për separatistët e armatosur për rrobat ushtarake që mbajnë veshur por pa simbole që mundësojnë identifikimin./
Shenim: Kjo foto i është derguar OSBE-së nga qeveria Ukrainase me qëllim që të tregohet lidhja mes Rusise dhe separatistëve të armatosur
Elton says
Po mire kjo qe thoni ju. Po si e mori Rusia Krimene pas asnje kundershtim nga Ukrahina. A po shkon Rusia ne tokat e saja para vitit 1920 kur ish BS i kohes se Lenin_Stalimnit ia mori e i ndau si deshti gjeorgiani Stalin!? Po mire asnje pushke nuk shkrehu “nacionalizmi” i mpire ukrahinas. Ata do ta marrin edhe Ukrahinen Lindoore pa lufte dhe bile me deshiren edhe te vete amerikaneve, qe ia dhuruan Rusise Krimene. Obama thote se nuk do ta mbeshtet me arme Ukrahinen por vetem me fjale boshe deklarata. Haaaaa Humor po bejne si ukrahinasit, BE dhe Amerika. Duke mos luftuar per Ukrahinen Rusia i mati pulcin frikacakeve europiane qe vetem flasin si grate e keqija dhe amerikaneve te Obames qe e ka ulur ne dy gjunj politiken nderkombetare amerikane, sa qe shume amerikane thone me mire te rrij larg amerika se sa te bej humor dhe tallje me ukrahinen administrata e Obames.