-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e projektit “Ura”: Vizioni ynё ёshtё tё formёsojmё njё shoqёri tё drejtё e tё barabartё/
-I ngarkuari me punё i Ambasadёs sё Shteteve tё Bashkuara të Amerikës nё Kosovё, Nicholas J. Giacobbe: Zhvillimi i arsimit gjithmonë ka qenë prioritet për misionin e SHBA-së në Kosovë/
PRISHTINË, 8 Tetor 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ “Vizioni ynё ёshtё tё formёsojmё njё shoqёri tё drejtё e tё barabartё, tё tillё qё promovon krijimin e mundёsive tё barabarta pёr tё gjithё qytetarёt e saj pa dallim etnie, religjioni apo kulture”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e projektit “Ura” (“Bridge”), një iniciativë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qendrës së Trajnimeve të RIT Kosovë.
“Diversiteti qё ne kemi nё Kosovё ёshtё vlerё e shtuar, prandaj kohezioni social dhe integrimi duhet tё jenё shënjues tё progresit tonё shoqёror e ekonomik”, tha kryeministri Kurti.
Ai theksoi rёndёsinё e arsimit dhe aktiviteteve multikulturore, qё i edukojnё fёmijёt e tё rinjtё qё tё bёhen pjesёmarrёs aktivё e kontribues efektivё pёr njё shoqёri demokratike.
“Qeveria e Kosovёs e sheh arsimin si platformё shumë të rëndësishme, me tё cilёn fuqizohen individёt dhe shoqёria jonë, me tё cilёn krijohen potenciale qё individёt tё shndёrrohen nё agjentё të ndryshimit dhe tё bёhen kultivuesit kryesorë tё transformimit social,” tha mё tej kryeministri Kurti.
Krijimi i urave qё ndihmojnё kёtё komunikim të perceptimeve tona shoqërore, u vlerësua nga kryeministri si një mundësi më shumë pёr pranim tё tjetrit dhe promovim demokratik të kulturave të ndryshme.
Bazuar në suksesin e dëshmuar të programeve të mëparshme të Ambasadës Amerikane në Kosovë, qё vazhdon tё jetё partner strategjik nё zhvillimin social e ekonomik tё Kosovёs, kryeministri Kurti shprehu besimin se “Ura” do të shërbejë njëmend si urë lidhëse mes të rinjve kosovarë, të cilët kanë etni të ndryshme dhe vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës.
I ngarkuari me punё i Ambasadёs sё Shteteve tё Bashkuara të Amerikës nё Kosovё, Nicholas J. Giacobbe, në fjalën e tij tha:
Kam kënaqësinë që jam këtu për fillimin zyrtar të programit URA.
Ambasada e SHBA-së e ka paramenduar këtë program si mënyrë për përdorimin e gjuhës angleze si gjuhë të përbashkët, duke nxitur komunikimin ndëretnik dhe thellimin e lidhjeve ndërmjet të rinjve kosovarë. E kuptojmë se kontakti mes të rinjve, etnive, ka qenë më i vogël dhe që mungesa e gjuhës së përbashkët shpesh i ndan njerëzit, duke i izoluar nga njëri-tjetri dhe nga mundësia për tu bërë agjentë të ndryshimit në komunitetet e tyre. Ne duam që ta tejkalojmë këtë ndarje – t’i lidhim njerëzit dhe të forcojmë marrëdhëniet e tyre, t’i japin mundësi më të madhe të ardhmes së tyre duke ndërtuar komunitete të mësimit. Për këtë arsye këtë program e kemi emëruar URA. Jam i sigurt se programi URA do t’ju ndihmojë të arrini këtë – do t’ju ndihmojë të ndërtoni lidhje të forta ndërmjet të rinjve kosovarë me prejardhje të ndryshme – dhe jam i lumtur që mund të raportoj se ky program është bërë shumë më shumë se aq përmes partneritetit tonë me Institutin Teknologjik të Roçesterit.
ITR e ka përcaktuar programin “Ura” jo vetëm si program për mësimin e gjuhës angleze dhe mënyrë për të inkurajuar shtimin e kontaktit ndërmjet pjesëtarëve të shoqërisë së pasur shumë-kulturore të Kosovës, por edhe si platformë për studentë për t’i fituar shkathtësitë e domosdoshme për të ndjekur edukim të nivelit universitar. Ky program shkon përtej fitimit të shkathtësive të gjuhës angleze dhe të menduarit kritik, që janë të domosdoshme për edukim universitar dhe përqendrohet në inovacione për mësimin e matematikës, teknologjisë dhe në veglat kryesore për ndërmarrësi, lidership dhe aktivizëm qytetar.
Përforcimi i këtyre shkathtësive do t’ju ndihmojë studentëve të programit “Ura” për të konkurruar në mundësitë profesionale dhe edukative në Kosovë dhe jashtë.
Ne, në ambasadën e SHBA-së besojmë – dhe e di se edhe ju pajtoheni – se arsimimi është themeli i demokracisë dhe është jetik për rritjen e ekonomisë. Zhvillimi i arsimit gjithmonë ka qenë prioritet për misionin e SHBA-së në Kosovë. Jemi të bindur se studentët që marrin pjesë në këtë program do të kenë mundësi më të mira për të arritur qëllimet e tyre dhe rrjedhimisht do të jenë më të përgatitur për të kontribuar në përparimin e ardhshëm të ekonomisë, qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit për Kosovën.Duke punuar në gjashtë komuna, Graçanicë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe Shtërpce, programi “Ura” do të jetë kontribuues i shkëlqyeshëm për zhvillimin e gjeneratës së re të udhëheqësve të ardhshëm të Kosovës, duke ndërtuar identitet të përbashkët për kosovarët dhe duke inkurajuar ndjenjë më të fortë në mesin e të rinjve me prejardhje të ndryshme që Kosova vërtet është shtëpia e tyre.