
URIM NGA KOSOVA: GAZETA DIELLI PËRVJETOR ME TRE NJËSHA – NUMRI 1 I GAZETARISË SHQIPTARE NË BOTË/
Gazeta DIELLI, Organ i Federates Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA
Diell drite e ngrohtësie i Vatres Shqiptare në Amerikë të pashuar më shumë se një shekull dhe gjithmonë, Shumë urime për 111 vjetorin!
Përvjetor simbolik, me tre njësha-111- VJET
Numri një i gazetarisë shqiptare – më e hershmja gazetë shqipe në botë
E njoha nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar
Jam i nderuar që gjatë shumë viteve merrte e botonte shkrime të miat nga media shqiptare
E në Ditën e Lirisë së Kosovës – në 12 Qershor 2015 nisa t’i shkruajë si korrespondent në Kosovë dhe do i shkruajë…
Me shumë respekt e vlerësim
Për gazetën DIELLI të themeluar nga personalitetet e shquara të kombit Fan Noli e Faik Konica
Për të gjithë shqiptarët në Amerikë që aq shumë kontribuan për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjitha trojet tjera etnike…
E që vazhdojnë me mbështetjen e madhe
Lidhjen
Afrinë e dashurinë e përjetëshme
Falënderime e mirënjohje të përgjithëmonëshme
Uroj Kryetarin e VATRËS Elmi Berisha
Kryesinë
Këshillin
Dhe të gjithë VATRANËT
Shqiptarët në Amerikë…
Urime… Si edhe në 110 vjetor, në këtë kartolinë urimi në foto Agim Rexhaj, atëherë Nënkryetar e tani President Nderi i VATRËS, organi i saj Gazeta DIELLI dhe korrespondenti në Prishtinë në qendër të kryeqytetit të Kosovës shtet që pas dy ditësh feston 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.
Urime dhe falënderime e vlerësime Editorit të DIELLIT, Dalip Greca dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e lexuesëve të gazetës sonë.
Urojmë nga Kosova që në 2020-tën ka edhe festën e 21 vjetorit të Lirisë – të hyrjes në Qershorin 1999 të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me shumë respekt,
Behlul Jashari
Gazetar-korrespondent i Gazetës DIELLI, i akredituar në Kosovë
Prishtinë, 15 Shkurt 2020