Në këtë ditë të Jubileut të 110 vjetorit uroj Gazetën DIELLI i bëftë 1000 dhe shumë të tjera!
E njoha nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar. Në Ditën e Lirisë së Kosovës, në 12 Qershor 2015 nisa t’i shkruajë si korrespondent në Kosovë, ndërkohë që edhe viteve më parë merrte e botonte shkrime të miat nga media shqiptare.
E në këtë Ditëlindje i shkruajë edhe: Shumë urime edhe për shumë suksese. Dhe, do i shkruajë…
Me shumë respekt e vlerësim për gazetën më të herëshme shqiptare, të themeluar nga personalitetet e shquara të kombit Fan Noli e Faik Konica, organ i Federatës Mbarë-Shqiptare të Amerikës VATRA, për të gjithë shqiptarët në SHBA që aq shumë kontribuan për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet tjera etnike, e që vazhdojnë me mbështetjen e madhe, lidhjen, afrinë e dashurinë e përjetëshme.
Falënderime e mirënjohje të përgjithëmonëshme.
Uroj Kryetarin e VATRËS Dritan Mishto, Kryesinë, Këshillin dhe të gjithë VATRANËT.
Urime… Në këtë kartolinë urimi në foto Agim Rexhaj, Nënkryetar i VATRËS, organi i saj Gazeta DIELLI dhe korrespondenti në Prishtinë në qendër të kryeqytetit të Kosovës shtet që pas dy ditësh feston 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.
Urime dhe falënderime e vlerësime Editorit të DIELLIT, Dalip Greca dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e lexuesëve të gazetës sonë.
Urojmë nga Kosova që në 2019-tën ka edhe festën e Jubileut të 20 vjetorit të Lirisë – të hyrjes në Qershorin 1999 të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me shumë respekt,
Behlul Jashari
Gazetar-korrespondent i Gazetës DIELLI, i akredituar në Kosovë