Ne fotografi: Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku/
Nga Frank Shkreli/
Ishte një kohë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pothuaj pesë vjetë më pare, që fjala ”ushtri” as të mos përmendej si pjesë e shtetformimit dhe sigurimit të shtetit më të ri në Evropë. Thuhej se Kosova nuk ka nevojë për ushtri, sepse ishte organizata e Atlantikut Verior (NATO) ajo që do të kishte përgjegjësinë për ruajtjen e paqës dhe të sigurisë në Kosovë. Por punët po piqen dal ngadalë. Kosova së shpejti do të festojë 5-vjetorin e pavarësisë së saj. Në arenën diplomatike është njohur nga pothuaj 100-vende të botës, përfshirë edhe shtetet më të rëndësishme të Përendimit, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, megjithëse kundërshtohet pavarësia e saj nga Serbia fqinje dhe miqët e saj shekullorë, Rusia, Greqia, Kina e tjerë. Kosova si shtet i ri e i pavarur, synon që të bëhet pjesë jo vetëm e Bashkimit Evropian por edhe anëtare e organizatës ushtarake përendimore, NATO. Por, për tu bërë anëtare e NATO-s, Kosova ka nevojë për ngritjen e një ushtrie profesionale, pasi nuk ka ndonjë vend anëtar të NATO-s pa ushtri.
Kohët e fundit po flitet dhe po shkruhet se viti 2013 do të jetë viti i bërjes së një ushtrie profesionale të Kosovës. Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), Agim Çeku tha të Mërkurën për Zërin e Amerikës se krijimi i ushtrisë së rregullt të Kosovës, ”është një proces i cili tashmë ka filluar me studimin e kapaciteteve që i duhen Kosovës për tu përballur me kërcënimet dhe rreziqet, duke shtuar se një ndër institucionet që mundëson një jetë normale dhe funksionale të shtetit të Kosovës, është ushtria.
Edhe gazeta e ushtrisë amerikane Stars and Strajps (”Stars and Stripes”, në një artikull nga Prishtina, të botuar javën e fundit të Dhjetorit që kaloi, i bashkohet zërave të këtij debati duke thënë se Kosova synon krijimin e një force ushtarake, si dhe të bëhet anëtare e NATO-s. Siç dihet në Kosovë, NATO ka rreth 5600 ushtarë të NATO-s, ndërkohë që nja 800 prej tyre janë amerikanë. NATO, përveç rolit të saj për ruajtjen e paqës dhe sigurisë në Kosovë, ka ndihmuar gjithashtu në krijimin dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, e cila konsiderohet si thelbi i një ushtrie të ardhëshme për atë vend. Gazeta Stars and Strajps thotë se megjithëse ambasada amerikane në Prishtinë nuk komentoi në lidhje me përpjekjet e Kosovës për krijimin e një ushtrie të rregullt, ajo citon shefin e Zyrës së ambasadës amerikane për Bashkpunimin në Fushën e Mbrojtjes, Kolonelin Ray Wojçik të ketë thënë se ”Ne mendojmë se është një rast shumë i mirë për ta, që të shqyrtojnë seriozisht se në ç’drejtim duhet të shkojnë”.
Megjithëse udhëheqsit e Kosovës shpresojnë për antarësimin e tyre në NATO, gazeta e ushtrisë amerikane thotë se nuk është e qartë se si do të reagonin vendet e ndryshme anëtare të NATOs ndaj ngritjes së ushtrisë së Kosovës, pasi ka kundërshtime madje edhe për statusin që gëzon tani FSK-ja. Por artikulli citon këshilltarin politiko-ushtarak të ambasdës amerikane Majkël Kreidler se këjo është një situatë “ku ne përpiqemi të zgjërojmë konsensusin dhe ta çojmë atë në një drejtim pozitiv.’’ Por, shton zyrtari amerikan, “arritja e një konsensusi në Bruksel është shumë e vështirë’’.
Dihet se Amerika mbetet përkrahsja kryesore e Kosovës në shumë fushë, përfshirë edhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si edhe forma të tjera ndihmash për nevojat e sajë, sipas ambasadës amerikane në Prishtinë. Gazeta Stars & Strajps citon Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneralin Kadri Kastrati, i cili i thotë gazetës së ushtrisë amerikane se ”Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik dhe i tillë do të mbeten përgjithmonë”. Ai vazhdoi duke thënë se, ”Çdo gjë që jemi duke bërë, e bëjmë në bashkrendim me atasheun ushtarak amerikan në Prishtinë si dhe me kolegët tanë që punojnë në Grupin Këshillues të Natos ose në Zyrën e Bashkpunimit në fushën e Mbrojtjes.” Sipas gazetës amerikane, roli i ushtrisë amerikane do të jetë kyç në fazën e ardhëshme të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pasi parashikohet që në Qershor të këtij viti të ri-shqyrtohet ligji që mbulon veprimtarinë e kësaj force. Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ish-Kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha se në këtë proces të ri-shqyrtimit të rolit të FSK-së dhe të ngritjes së ushtrisë së Kosovës, ai është në konsultime dhe beson se do të ketë mbështetjen dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe, duke shtuar për gazetën Stars & Strajps se, ”Unë nuk do të formulojë asnjë rekomandim i cili nuk bashkrendohet dhe që të mos pranohet nga Shtetet e Bashkuara”.
Sikurë donte të qetësonte jo vetëm partnerët strategjikë të Kosovës, por edhe rajonin, se ngritja e ushtrisë së Kosovës nuk do të përbëjë asnjë rrezik as kërcënim për asnjë vend të rajonit, Ministri Çeku tha për Zërin e Amerikës të Mërkurën, se ushtria e ardhëshme e Kosovës do të jetë, ”Një forcë për të mirën e vendit, për të mirën e rajonit dhe jo një forcë që dikush duhet ta ketë frikë ose që paraqet kërcënim për dike — por do të jetë një forcë që reflekton siguri për të gjithë.”
Ka ardhur koha që Kosova të ketë ushtrinë e vet. Ngritja e ushtrisë së Kosovës do të përmirësojë qendrueshmërinë e paqës në vend si edhe në rajon dhe si anëtare, eventualisht e NATO-s, Kosova dhe ushtria e saj do të kontribojnë jo vetëm për paqën në Evropë, por edhe në botë duke marrë pjesë në misjone paqëruajtëse të NATO-s në zona me konflikte, anë e mbanë botës.
Një këngë e këngëtares së njohur dhe shumë popullore nga Kosova, Adelina Ismaili, e ka titullin ”Ushtrinë time do ta bëjë”, kushtuar luftës në Kosovë dhe ish-Presdentit Ibrahim Rugova. Le të jetë ky vit, viti kur profecia e titullit të këngës së Adelinës të bëhet realitet, që Kosova t’a bëjë, më në fund, ushtrinë e vet, ashtuqë të bëhet anëtare – aty ku e ka vendin e saj — tek organizmat përëndimore ushtarake dhe ekonomike, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, me të gjitha të drejtat, privilegjet dhe përgjegjësitë si çdo vend tjetër anëtar i këtyre aleancave.
blend says
eflekton siguri për të gjithë.”
Ka ardhur koha që Kosova të ketë ushtrinë e vet. Ngritja e ushtrisë së Kosovës do të përmirësojë qendrueshmërinë e paqës në vend si edhe në rajon dhe si anëtare, eventualisht e NATO-s, Kosova dhe ushtria e saj do të kontribojnë jo vetëm për paqën në Evropë, por edhe në botë duke marrë pjesë në misjone paqëruajtëse të NATO-s në zona me konflikte, anë e mbanë botës.
Një këngë e këngëtares së njohur dhe shumë popullore nga Kosova, Adelina Ismaili, e ka titullin ”Ushtrinë time do ta bëjë”, kushtuar luftës në Kosovë dhe ish-Presdentit Ibrahim Rugova. Le të jetë ky vit, viti kur profecia e titullit të këngës së Adelinës të bëhet realitet, që Kosova t’a bëjë, më në fund, ushtrinë e vet, ashtuqë të bëhet anëtare – aty ku e ka vendin e saj — tek organizmat përëndimore ushtarake dhe ekonomike, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, me të gjitha të drejtat, privilegjet dhe përgjegjësitë si çdo vend tjetër anëtar i këtyre aleancave.
blend says
Jam shpirti kosovar
Kah dera vjen butsia e trokitjeve të mikut
rrahja e krahve të zogjve lajmtarë
kangt e zgjimit , shtojzovallet e andrrave
e hungrimat e qenve per pesë paré…
kah dera e zemres Kosoves i lshoj za:
O, shko drejtë diellit hej martire e vjeter
lerma kurmin e nxehtë, në rreke gjakut
le ta skuqin dejve amanetin tim në leter…
kah mbasshpina vjen dhe hasmi sydjegtë
bash si zezonë e reve permbi Sharr
nse mi shkrumon djepat si kingja të pjekun
prap shpirtin jo s’mund t’ma vras’ as deri n’varr.
Se un jam si ai lisi i vjeter n’shteg t’oborrit
E s’jam veç nji Adem a nan Terezë
Jam shpirti kosovar që i prij kombit
Jam pishtar që digjem per bashkim, se kam shpresë…
Ajkuna vajton Omerin
Shtator heshtjeje
Kam ndalur
Mbi bjehsket e KOSOVES …
Mbi qerpikët e gjatë
Hëna
Ka mbetur si krah pëllumbi
Ngatërruar nëpër degë…
Poshtë degëve lëvizëse
Bie shi…
Me retë e zeza
Ka mbështjellë flokët e bukura,
me një copë qiell
Ajkuna
Fshin lotët e derdhur për Omerin
Vetëtimat
Ka varur në qafë
Me yjet si gurë të çmuar.
Dhimbja
Malet ka mbuluar tej e ndanë
E sinqertë si dëbora
E ftohtë si bryma…