Kryetari i VATRES në Boston, z. Mentor Maksutaj, vizitoi sot dy kryekishat ortodokse shqiptare në Boston, për të përcjellë urimet e VATRES me rastin e Krishtlindjeve.
Z. Maksutaj, gjatë vizitës në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit, u takua me Hirësinë e Tij, peshkopin Nikodhim Preston, i cili drejton Kishën Autoqefale Shqiptare, të njohur ndryshe mes shqiptarëve si Kisha e Fan S. Nolit. Gjatë takimit, z. Maksutaj përcolli urimet më të mira për besimtarët e kësaj kishe dhe për vetë peshkopin Nikodhim, i cili falënderoi kryetarin e VATRES për vizitën.
Më pas, z. Maksutaj vizitoi edhe Kishën Ortodokse Shqiptare “Shën Trinia” në Boston, ku u takua me peshkopin e Filomilisë dhe të Dioqezës Ortodokse Shqiptare të Amerikave, Hirësinë e Tij, peshkopin Theofan Koja. Gjatë vizitës, kreu i VATRES së Bostonit z. Maksutaj uroi besimtarët dhe peshkopin Theofan, për shumë mot krishtlindjet e qofshin këto ditë feste të gëzueshme për të gjithë besimtarët!
Gëzuar Krishtlindjet!