VATRA FESTEN E FLAMURIT DO TA KREMTOJE ME FREDERIK NDOCIN DHE ARTISTË TË FTUAR NGA VENDLINDJA/ Kolazh fotosh nga festimet Vatres te Festes se 28 Nentorit 2015/
Për më shumë se një shekull Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” krahas veprimtarive të tjera Kombëtare është identifikuar edhe me Festën e Flamurit Kombëtar. Organizimet e Vatrës e kanë kaluar shekullin dhe do të vazhdojën edhe në ardhmen. Madje tashmë kanë nisur që ta organizojnë këtë ditë historike edhe degët e Vatrës në shtetet e ndryshme të Amerikës duke i prirë komunitetit si në Florida në qytetet Tampa-Clearwater, Jacksonville, Orlando, në Toronto etj.
Edhe për këtë vit Vatra dhe degët e saj do ta kremtojë Festën e Flamurit duke e cuar më tej traditën e trashëguar.
Argëtimin muzikor për Festën e Flamurit që do të organizohet në Nju Jork nga Vatra dhe organizatat e tjera që e kanë mbështetë atë cdo vit, e ka marrë përsipër artisti i mirënjohur Frederik Ndoci, i cili ka ndërtuar një program të pasur muzikor, duke patur në grupin e tij edhe artistë të ftuar ngë vendlindja.
Vatra do ta organizojë festimin e Festës së Flamurit me 27 Nëntor 2016, duke nisë nga ora 6 e mbrëmjes në East WoodManor. Bashkojuni Vatrës!
Hollësi do të përcjellim në ditët në vijim.
Si individ por edhe si Nenkryetar i Vatres,e ftoj gjithe komunitetin shqiptar te NY (femije, te rinj, e deri tek te moshuarit), qe t’i bashkangjiten Vatres me 27 Nentor 2016, ne festimin e dites me te rendesishme te historise se Kombit Shqiptar, Diten e Pavarsise. Do te degjojme fare pak fjalime, por shume argetim me muzike live, me kengetar shume te mirenjohur, ushqim te bollshem e te shijeshem, e mbi te gjitha do te takohemi me bashkatdhetare ne kete dite te madhe feste per cdo shqiptar. Vatra ( si zakonisht e ndoshta me mire) ju mireprert te gjitheve me shume mirenjohje e respekt.