OPINION NGA SAIMIR DASHI/ NEW YORK/
Perpjekjet e gjithashme ne gjithe trojet Shqiptare po ngrene hije paniku ne Ballkan .
Ka ardhur koha qe en shqiptaret te zgjohemi nag letargjia dhe te punojme te gjithe bashke per ngritjen e vetedijes kombetare dhe te luftojme per bashkim kombetar permes rritjes ekonomike, morale , kulturore e sportive, ne cdo vend te botes, kudo ku qe jetojme e punojme. Duhet te shtyjme ne nje nivel me te larte vetedijen Kombëtare e te kuptojme qe na jane mohuar te drejtat tona minimale per te jetuar te gjitha bashke. Po si?
Ka ardhur momenti , qe si Komb te ndertohet nje strategji kombetare qe t’i paraprije bashkimit Kombetar. Kjo platforme te jetesohet kudo ku jetojne shqiptaret, ne Shqiperi , ne Kosove, tek shqiptaret e Malit te Zi , Maqedonise e Camerise , Lugines se Presheves, Turqise te punojne se bashku ne cdo menyre per te rimekembur moralin tone ekonomine tone. Duhet krijuar nje bashkepunim funksional per te fituar ato qe na jane mohuar. Bashkepunimin e minon percarja Kombetare. Qe bashkepunimi te jete funksional duhet te rritet vetedija Kombetare si kundervenie e percarjes Kombetare.
Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, prej 103 vitesh vepron Federata Panshqiptare e Amerikes”VATRA”. E krijuar 7 muaj para se te shpallej Shteti i Pavarur Shqiptar, Vatra ka marre persiper qe te kryej rolin e shtetit te munguar Shqiptar, ne momente kritike te vendit. Endrra e cdo shqiptari eshte te arrije sukses kudo qe te jete ne një qellim te perbashket te krijojme shqipërine etnike e te mohuar prej padrejtesive te kahershme. Kjo enderr mund te behet realitet vetem nepermjet nje bashkepunimin serioz e te vullnetshem te gjitha faktore shqiptare kudo ne bote . Nuk Ka qellim me te madh ne kete jete te krijojme nje mentalitet tjeter se vetem nepermjet bashkepunimit midis nesh ne te gjitha aspektet , ku te gjithe te japim kontribut maksimal qe cdo bashkatdhetar te ndihmohet qe te hapen opurtunitete nga vete komuniteti yne ne radhe te pâre mendoj se kjo fryme e ide pozitive do te arrije sukses per te bere te mundur zhvillimin e bashkimin tone me shpejt se c’mendohet.Bashkepunimi i deritanishem eshte me shume per spektakel folklorik se sa bashepunim funksiona. Ka organizata e shoqata formale, qe ekzistojne vetem ne lista kolektive dhe nuk kane asnje ndikim ne komunitet. Per cfare duhen keto dhe cfare efekti kane? Ka kaq shume per te punuar e permiresuar punen ne kete drejtim, duke filluar qe nga Vatra e te gjitha shoqatat Shqiptare ketu en Amerike dhe kudo ne bote. Nese te gjithe punojme me nje qellim te caktuar nuk ka asnje gje qe ta ndale forcen tone . I bej thirrje te gjitha shoqatave, veprimatreve, akademikeve artisteve profesionisteve te gjithe profesioneve te organizohen jo formalisht, por t’i sherbejne ceshtjes sone Kombetare. Qellimi yne te jete rrija e emrit dinjitetit tone e krijimi i kushteve per te pasur ndikim tek ceshtja Kombetare dhe per te organizuar veprimtari ne dobi te ceshtjes Kombetare. Veprimtaria jone eshte e mira qe t’i sherbeje edhe dergimit te investimeve ne vendlindje. Ne duhet te fokusohemi tek perparesite ekonomike ne Shqiperi e Kosove , krahu i lire i punes , nje Turizem i mrekullueshem, ku Shqiperia eshte akoma nje perle e pazbuluar. Shqiperia ka nje rini shume aktive qe mendoj se potencialet e saj jane akoma te paperdorura ne kapacitet te plote ose jane zhvilluar vetem ne menyre individuale.
Mendoj qe nese faktori Shqiptar punon se bashku ne mund te ecim shume me shpejt se koha . Kam mendimin se veprimtarite bashkrenduse duhen pare e shfrytezuar edhe ne perfitime pergjithe secilin. Nese ne te gjithe ndihmojme njeri tjetrin me informacione, krijojme rrjete reale bashkepunimi, nese bejme biznes se bashku, atehere shume shpejt edhe ne Shqiperi e Kosove nuk do kete nevoje per te ikur por do jete e nevojshme kthimi yne .
Nje grupim rinor eshte duke u organizuar rreth Federates VATRA dhe ne kemi aspirata per t’i sherbyer ceshtjes tone kombetare sepse kete mundesi na e jep trashegimia historike e VATRES. Vatra eshte e hapur qe te krijoje hapesira bashkepunimi dhe gjitheperfshirese ne komunitet dhe t’i prije ceshtjes kombetare sepse kete te drejte ia jep veprimtaria e saj per me shume se nje shekull. Ajo do krijoje takime me te shpeshta me komunitetin ne NY e do te shohim mundesine e rritjes se bashkepunimit ne nivel praktik . Jo vetem en Nju Jork, ku eshte epiqendra e organizatave, por Vatra i ka mudnesite ta shtrije bashkepunimin edhe ne shtete te tjera, perfshire edhe Kanadane. Veprimtarite e festes se 103 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, ne shume shtete treguan perparesite e Vatres ne komunitet.
Bashkepunimi ne komunitet duhet te synoje edhe ne perfitime praktike. Kjo dikton bashkepunim te kualifikuar, por edhe krijimin e nje baze qe t’i sherbeje se ardhmes. Si psh krijimin e nje database me Shqipare qe kane nevoje per punesim ne profesione te ndryshme e ku te gjithe anetaret e vatres qe punojne ne institucione apo biznese te ndryshme te shkembejne informacione e te marrin ne pune profesioniste shqiptar, apo tu krijohen mundesi per intervista , projekte , intershipe apo mundesi per te krijuar biznese te ndryshme . Qellimi i Vatres, pervec veprimtarive per ceshtjen Kombetare, ruajtjen e traditave Kombetare, mendoj se duhet te jete edhe ekonomik e moral per te nxitur bashkepunimin midis nesh e per te ndihmuar njeri tjetrin pa asnje dallim.
Nese punohet shume ne kete drejtim e ne menyre konsistente atehere vizioni e endrra e Fan Nolit e Faik Konices do behet realitet shume shpejt e Federata Vatra do te kthehet ne nje promotor i bashkimit Kombetar, bashkimit ekonomik e moral i te gjithe trevave shqiptare dhe do t’i paraprije endrres sone per bashkim real dhe folklorik Kombetar. Gjithcka mund te arrihet vetem kur te rritet vetedija kombetare qe te synoje bashkimin kombetar.