REZERVOJENI 1 QERSHORIN- MBREMJE GALA E VATRES ME KOMUNITETIN-JO VETEM ATE TE NJU JORK-ut- E PARA E KETIJ LLOJI…./
Rezervojeni Datën 1 Qershor 2018, Ora 6.00 pm. Do të jetë një manifestim i shkëlqyer i komunitetit dhe i artistëve të diasporës në nderim të Ditëlindjes së 106-të të Federatës Panshqiptare të Amerikës, Organizatës më të vjetër të shqiptarëve në Botë. Kanë Konfirmuar pjesmarrjen shumë nga Organizatat e Komunitetit shqiptar dhe personalitete të njohur. Bashkohuni me ne!
Do të përjetoni një Mbrëmja Gala të veçantë të konceptuar me shije artistike nga artistët:
ALBËRIE HADËRGJONAJ, MIRA KONCI, GËZIM NIKA, FREDERIK NDOCI, RIAD YMERI, VALBONA PERAJ… dhe të tjerë emra do të shfaqen në ditët që vijnë.
Do t’ju argetojne valltaret e Rozafatit dhe Grupi i valleve FRESKIA-Ana e Malit….
Mbrëmja Gala organizohet në një nga vendet me romantike të Bronksit: Marina del Rey, që ndodhet në adresën:
1 Marina Dr, Throgs Neck, NY 10465.
Tel: Phone: (718) 931-6500
ÇMIMI I HYRJES $100.00
Për Menynë dhe pijet është interesuar Komisioni Organizator.
Ju mund të telefoni për rezervimet që tani: Marjan Cubi 914-316- 0045, Besim Malota 203-455-7167, Anton Raja 646-594-4747, Pashko Camaj 516-902-0588.
DREJTUESE TE MBREMJES: AIDA GASHI & ARLINDA BALIDEMAJ
JU MUND T’i SIGURONI BILETAT EDHE ONLINE….https://www.eventbrite.com