Edhe sivjet, Festa e Pavarsise u kremtua nga Vatra ne Jacksonville, Florida/
Nga Gjergj LACUKU/
Festa e Pavarsise mbetet gjithemone festa ma madheshtore e nji populli. Pavarsia asht kunora e arte e qe reflekton e rrezaton rrugetimin e gjate te nji kombi apo populli në udhen e shekeujve. Padyshim , per ne Shqiptaret e Diaspores kjo feste ka nji kuptim te veçante sepse jo vetem qe na ban te ndjehemi krenar por na bashkon te gjitheve duke kriju në vetvete nji Shqipni te vogel, nji pjese te Atdheut , kudo qe jemi.
Tashme organizimi i aktivitetit te festes se Pavarsise nga dega e Federates VATRA ne Jacksonville, Florida, po kthehet në nji tradite falë perkushtimit qe Vatra ka marre persiper per vazhdimesine e ruajtjes dhe kultivimit te vlerave tona. Edhe ky pervjetor s’ kishte si te ishte ndryshe. Mrembja e bukur festive , u parapri prej nji aktiviteti futbollistik, “Kupa Pavarsia,” qe u organizua per here te parë nen kujdesin e Vatres. Në ketë aktivitet moren pjese ekipe te moshave te ndryshme dhe kompleksi sportiv në Jacksonville , Florida , u kthye ne nje ambjent shqiponjash, me flamurin Kuq e Zi qe valevitej perkrah flamurit ma madheshtor në Botë, atë te Amerikes , simbolit te lirise e demokracise. Muzika Shqiptare kumbonte bukur në hapsine , tingujt e se ciles jehonin kandshem në qiellin ma te bukur te Botes, në Floriden plot diell, tek luheshin ndeshjet e Kupes se Pavarsise.
Në kete turnament , kishte ardhe edhe nji ekip futbolli nga Komuniteti Shqiptar i Tampes e Clearwater, ku ishte prezent edhe ish-futbollisti i Kombetares Shqiptare, z. Daniel Xhafaj,te cilit ju dorezua edhe Kupa nga z.Adriatik Spahiut, per moshat mbi 40 vjeç dhe kupen per moshat kompetitive e fitoj “Eagles ” i Jacksonville. Per mbarevajtjen e ketij aktiviteti kontribuan “Vatra”, dhe shume biznese te tjere . Në veçanti duhet falenderu ILIR Abeshi , i cili asht shume i perkushtuem per promovimin e futbollit te moshat e reja ne komunitetin tonë.Gjithashtu, na nderoj me prezencen e tij edhe ish-futbollisti i Kombetares tonë, z.Daniel Xhafaj.Veprimtaria futbollistike ja la vendin mbramje se bukur festive te 104-vjetorit te Pavarsise , ku salla madheshtore e Hotel “Marriott ” fliste, kendonte e kercente Shqip. Grupit muzikor i paraprinte kangetarja e mirenjohun e Poni, e cila na kujtoj edhe je here se kudo qe te jemi, duhet te flasim shqip se jemi Shqiptar. Në te njejten kohë, ishin te pranishem edhe kangetaret Franc Palaj prej Shkodret , zonja Suela Mero, me banim në Kanada , kangetarja e kangeve iluminuese te Naimit,dhe organistet Meti Shemshedini e Serafin Daka dhe në klarinete, i mirenjohuri , Fadil Hyskaj.
Kryetari i Vatra Jacksonville, z.Adriatik Spahiu, Permetari qe ecen ne gjurmet e Rilindasve te medhenj Frasheri, pershendeti te pranishmit duke i falenderue per pjesemarrjen por duke theksue randesine e bashkimit te te gjithe Shqiptarve në sherbim te çashtjes kombetare. Diaspora Shqiptare asht pasqyra ma e mire e Kombit tonë. Politikanet tane kane te mesojne shume prej nesh dhe sikur ato te ken te pakten 1% te vullnetit e te dashnise qe ka Diaspora per Kombin e vet, Shqipnija dhe Shqiptaret e te gjitha trevave do ishim shume ma mire, ma krenar e ma dinjitoze per te u rreshtu me popujt e tjere te qytetnuem te Europes.
Falenderojme sponsoret kryesore si Shoqata “Vatra” Jacksonville , “Village Bread Co.” me pronar Vinçens Jubani, “Albtrans ” me pronar Andi Opari, “Eagle Rock II Apartments,”me pronar Ndoc Pepa, “Alpha Special T’s” me pronar Palok Dushi dhe First Coast Enterprises.