VATRA NË KOHËN E KORONAVIRUSIT- FLET KRYETARI I DEGËS SË VATRËS NË TORONTO TONY SYFAJ
Në vijim të bashkëbisedimit të gazetës Dielli me kryetarët e degëve sot po sjellim bisedën që zhvilluam me kryetarin e degës së Vatrës në Toronto të Kandasë, z. Tony SUFAJ.
Dega e Vatrës në Toronto është krijuar pesë vite më parë, në korrik të vitit 2015.
Qendra e saj është në Mississauga, Toronto. Dikur, veçanërisht në vitet 70’-86, Vatra e Kanadsë ishte shumë e fuqishme. Kishte degë në Torontonto dhe Montreal. Madje dega e Torontos kishte edhe shkollën shqipe. Ibrahim Kulla, biznesmen i njohur në Kanada, pjesë e degës së Torontos, në vitet ’80 ishte nënkryetar i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA. Fatkeqsisht pasardhësit e Kullave në Toronto nuk janë anëtërsuar në Vatër megjithë përpjekjet që bëri i ndjeri Sami Kulla, një nga ish vatranët aktivë të degës së Torontos. Ai pat treguar editorit se kishte bërë disa telefonata për ti rikthyer në Vatër Kullat e rinj, por nuk pati rezultat.
Po sot, si është gejndja e degës që është rikrijuar pesë vite të shkuara? Si po e kalojnë vatranët e kësaj dege pandeminë? Ndiqeni bashkëbisedimin me Tony Sufaj, kryetar i degës:
DIELLI: Përshëndetje Tony! Si është gjendja shëndetsore juaja dhe e familjes në këtë kohë Pandemie? A ka njeri nga rrethi juaj familjar e miqësor të prekur nga COVID-19?
TONY SUFAJ: – Jemi të gjithë mirë. Nuk kemi të prekur nga koronavirusi. As këtu ku jetoj unë me familjen as në vendlindje apo në Europë.
DIELLI: Si është situata e Pandemisë në Kanada dhe veçanërisht në Toronto, ku jetoni ju?
TONY SUFAJ: Në Toronto situata e Pandemisë nuk ka qenë dhe aq e keqe, jo shumë e rënduar, si në disa vende të tjera të botës. Me sa e kam ndjekur, deri tani Kanadaja ka rreth 86 mijë të infektuar nga COVID -19, ka 6 mijë e 566 të vdekur, janë shëruar 44 mijë e 898 pacientë mbartës të koronavirusit. Për momentin Kanadaja ka rreth 34 mijë e 533 pacientë të infektuar aktivë me COVID-19, në përqindje kjo kap shifrën diçka më shumë se 1 përqind të popullsisë 37 milionshe. Edhe këtu po i kushtohet rëndësi testimeve të popullsisë. Deri tani janë testuar mbi 1 milion e 500 mijë persona.
Në Toronto- Ontario që është provinca jonë, janë raportuar deri tani rreth 25 mijë të infektuar nga COVID-19, nga kjo shifër 19 mijë raportuar të shëruar,ndërsa numri i jetëve të humbura kap shifrën 1 mijë e 980 të vdekur. Fatkeqsisht edhe komuniteti ynë nuk ka shpëtuar pa viktima. Luc Junçaj, anëtar i Misonit Katolik Shqiptar,me origjinë nga Tuzi, i Malësisë, nuk mundi ta përballonte betejën me Coronavirusin. Ai humbi jetën në moshën 65 vjeçare.
DIELLI: Po nga vatranët dhe familjet e tyre a kishit të prekur nga infeksioni i koronavirusit?
TONY SUFAJ- Fatmirsisht nuk kemi asnjë rast të vetëm që të jetë prekur nga COVID-19.
DIELLI: Si e kaloi fazën e vështirë të Pandemisë Kanadaja. A u morën në Toronto masa strikte kufizuse?
TONY SUFAJ: Po, edhe Kanadaj aplikoi masa shëtrnguse. Ajo I mbylli kufinjtë që me 15 mars 2020. U mbyllën Baret, restaurantet, institucionet artistike, sallat e koncerteve, pallatet dhe sallat e sportit, gati të gjithë vendgrumbullimet që rrezikonin infeksionin masiv.
Sistemi shëndetsor i Kanadasë dha prova se është funksional dhe qeveria ka investuar me kohë. Ai e përballoi shkëlqyshëm ngarkesën e pacientëve të infektuar. Spitalet dhe qendrat e shërbimit të shëndetit kapërcyen me sukses kulmin e krizës dhe tash çdo gjë duket se është në kontroll të plotë. Tregusi më pozitiv është numri minimal i vdkejeve në të gjithë Kanadanë, me 6 mijë e 566 viktima, me një popullsi prej 37 milion 709 mijë e 91.
DIELLI: Në periudhën 3 mujore të izolimit, a ka keni gjetur ju forma organizimi për të ruajtur kontaktet me vatranët, me familjet e tyre, për t’u informuar se si po e kalonin ata rrezikun e infektimit nga koronavirusi? A kishin të infektuar, a kishin të shtruar në spital familjet vatrane etj?
TONY SUFAJ: Mënyra e komunikimit ka qenë përmes telefonatave sepse nuk mund t’i kontaktonim fizikisht. Kemi dërguar e marrë email-e, kemi komunikuar me rrjetet sociale etj.
DIELLI: Si është gjendja e anëtrësisë në degën tuaj. A e keni ruajtë anëtarësinë e kohës së Kuvendit, ka të larguar apo keni shtuar anëtar të rnj?
TONY SUFAJ: Gjendja e anëtarësisë në degën tonë është e stabilzuar. Deri tani nuk kemi asnjë të larguar. Janë anëtarësuar tre anëtar të rinj pas Kuvendit të Detroitit të 19 janarit, ndërkohë që është rritë rrethi i simpatizuesëve dhe mbështetësve të Vatrës. Presim të hiqen fare masat shtërnguse dhe të fillojë jeta normale për të rifilluar veprimtaritë e degës dhe shtimin e anëtarëve të rinj.
DIELLI: Si pa dalin nga izolimi bizneset shqiptare në Toronto?
TONY SUFAJ: Mendoj se faza më e vështirë ka kaluar.Govermenti ka vënë në dispozicion disa paketa për individët, familjet, bizneset, dhe po bën gjithçka të mundur që i gjithë biznesi të kthehet në normalitet dhe familjet ta kalojnë sa më lehtë. Shpresojmë që hapja të bëhet e mundur në fillim të Qershorit!
DIELLI: Faleminderit për bisedën i nderuar Tony! Ishte kënaqësi që përcollëm informacione nga Toronto e Kanadaja.
TONY SUFAJ: Kënaqësia ishte imja. Ju përgëzoj për punën e shkëlqyer, veçanërisht gjatë pandemisë, kur na keni informuar pandërprerje. Dielli nuk ka qenë në karntinë.I uroj Diellit të Vatrës ndriçim të përjetshëm!
Bisedoi: Dalip greca