Protesta organizohet ditën e Hënë, ora 11.00 AM, para Ambasadës Franceze, në adresën: 4101 Reservoir Rd, Washington, DC 20007 /
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, Dr. Gjon Buçaj, njofton vatranët dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, se të Hënën me 9 Janar 2017, do të organizohet një protestë paqsore në Washngton, prandaj janë të lutur që kushdo që ka mundësi të marrë pjesë, të udhëtojë drejt Washingtonit. Sa më shumë pjesmarrës, aq më shumë efekt ka protesta. Arrestimi i Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, Ish Kryeministrit të Kosovës, ish Komandantit të UCK-së, që e ka provuar dy herë pafajësinë e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për akuza të pabaza të Serbisë, është arbitrar dhe përbën precedent ndërshtetëror, diplomatik. Vatra gjykon se Serbia po përpiqet që të errësojë imazhin e Kosovës dhe ish luftëtarëve të saj të Lirisë dhe tenton që të barazojë xhelatin (Serbinë) me viktimën (Kosovën). Qeveria franceze në mënyrë arbitrare e ndaloi Ramush Haradinajn me një urdhër absurd të Serbisë. Edhe pse Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ajo e trajtoi Haradinajn jo si qytetar të një shteti të pavarur. Ky është një veprim arbitrar, dhe përbën provokim për Pavarësinë e Kosovës, një veprim që haptazi minon dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësinë e Brukselit. Franca i ka shkelë të gjitha të drejtat e një qytetari të pafajshëm, qytetari të një shteti të pavarur, i pafajshëm me vendime të Drejtësisë ndërkombëtare, duke zbatuar fletë-arreste të dalë kohe të Beogradit. Është kjo arsyeja që Vatra e ka vendosur ta bëjë Protestën para Ambasadës Franceze dhe jo para ndonjë Ambasade tjetër.
Protesta organizohet ditën e Hënë, ora 11.00 AM, para Ambasadës Franceze, në adresën: 4101 Reservoir Rd
Washington, DC 20007
VATRA E KA NXJERRË LEJEN E PROTESTËS TEK AUTORITET E WASHINGTONIT.
BASHKËATDHETARË, KUJTONI PROTESTAT E ZHVILLUARA NDER VITE NGA SHQIPTARËT E AMERIKËS PËR LIRINË E KOSOVËS DHE KONTRIBUONI QË EDHE KJO E SË HËNËS TË NA DALË ME SUKSES! SHPENZOJENI NJË DITË PËR KOMANDANTIN DHE LUFTËTARIN E LIRISË, PËR KOSOVËN DHE DINJITETIN E SAJ, PËR PAVARËSINË E RREZIKUAR.
Jakov says
Meqenese e dini mire se arrestimi eshte bere me urdher ,apo kerkese te Serbise ,bejeni protesten para ambasades serbe –jeni qe jeni atje ,ne washington .Kjo do te jete nje dopio -shuplake kunder te dy shteteve –Urdheruesit dhe zbatuesit .Se paku keshtu mendoje dhe besoje se kam te drejte .
Zef Balaj says
Z.Jakov ne ket rast nuk jemi dakort me ate c’ka juve thoni. Pershembull; ta zeme “nese nji person paguan me vra X -in.” Ligji a duhet me shkue mbase paguesit dhe me e lanune te lire DORESIN ?