-Një kontribut të veçantë për mbarvajtjen e këtij manifestimi të Federatës Vatra, dhanë familjet e Dr. Gjon Buçaj (që kishin ardhë në protestë të përfaqësuar nga tre breza) dhe Rrustem Gecaj (anetar i Keshillit te Vatres), që kishin udhëtuar në masë nga Nju Jorku, me djemtë, kushërinjtë, dhe të afërm të tij/
*VATRA DOREZOI PETICIONIN NE AMBASADEN FRANCEZE PER LIRIMIN E HARADINAJ/
-Autoritetet e Ambasadës Francezë pranuan Peticionin e Vatrës, ku kërkohej lirimi i menjëhershëm i ish Kryeministrit të Kosovës, ish Komandantit të UÇK-së, z. Ramush Haradinaj./
Washington, 9 Janar 2017- Edhe pse temperaturat ishin shumë të ulta të Hënën e 9 Janarit në Washington, rrugët me ngrica dhe borë, Vatra e realizoi protestën e paralajmëruar para ambasadës Franceze.
Vatranët, një pjesë e të cilëve udhëtuan nga Nju Jorku,e përballuan të ftohtin dhe për më shumë se dy orë qëndruan para ambasadës Franceze duke hedhur parulla në kor për lirimin e Ramush Haradinaj dhe duke mbajtur fjalime në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Shqiptarët protestuan duke mbajtur në duar flamuj shqiptarë, amerikanë dhe atë të Kosovës, si dhe pankarta, ku shkruhej: Ne protestojmë për arrestimin e paligshëm të heroit tone Kombëtar, Ramush Haradinaj është hero, Lirojeni heroin tone, Ramush Haradinaj ëshë luftëtar i lirisë, jo kriminel, Lejeni atë të lirë, France, unë të dua, liroje heroin tone etj….
Pjesmarrësit në tubim ishin nga të gjitha moshat, që nga fëmijët që i mbanin prindërit në krah, të rinjë e të moshuar. Një kontribut të veçantë për mbarvajtjen e këtij manifestimi të Federatës Vatra, dhanë familjet e Dr. Gjon Buçaj (që kishin ardhë në protestë të përfaqësuar nga tre breza) dhe Rrustem Gecaj, që kishin udhëtuar në masë nga Nju Jorku, me djemtë, kushërinjtë, dhe te aferm të tij. Që nga Nju Jorku udhëtuan edhe dy nënkryetarët e Vatrës, Agim Rexhaj, Asllan Bushati (me të bijën Ela), Zef Balaj, Idriz Lamaj, Marjan Cubi me bashkëshorten Dila dhe editori i Diellit, ndërkohë që dhe dega e Vatrës në Washington dha kontributin e saj.
Me protestën u solidarizuan degët e Vatrës në Tampa, Michigan dhe degët e tjera.
Dr. Gjon Buçaj, Kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, përmes fjalimit të tij para protestuesëve, e quajti të paligjshëm arrestimin e Heroit të luftës për liri, Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare, ish Kryeministrit Ramush Haradinaj. Arrestimi nga autoritetet franceze, sqaroi ai, është i paligjshëm sepse bazohet mbi një fletë-arresti të paligjshme, lëshuar nga Serbia 12 vite të shkuara. Haradinaj jo një herë, por dy herë, e ka shkarkuar veten nga akuzat në Gjykatën Ndërkomëbtare të Tribunalit të Hagës. Qëllimi i Serbisë, tha dr. Buçaj, është që të destabilizojë Kosovën, të rrezikojë paqen në shtetin e brishtë, të njollosë imazhin e Kosovës duke njollosur heronjët e saj. Për kryetarin Buçaj, ashtu si për të gjithë shqiptarët, Ramush Haradinaj, nuk është kriminel siç përpiqet ta trajtojë Serbia, por është hero kombëtar. Lufta e tij ishte në një vijë me NATO-n, ku bën pjesë edhe Franca, si kontributore e Lirisë së Kosovës, për çlirimin nga regjimi kriminel i Serbisë, për t’i dhënë fund represionit dhe gjenocidit. Akuzat e Serbisë bëhen për të diskretituar luftën për liri të Kosovës, për të diskretuar luftën për liri të një populli të masakruar e viktimizuar nga regjimi kriminel i Serbisë. Ramush Haradinaj ka udhëheqë popullin e vet të viktimizuar, mbi të cilin u ushtrua gjenocid, tha dr. Buçaj.
Arrestimi në Francë, si akt na dhemb dyfish sepse na ka ardhë nga një shtet mik, që ka ndihmuar në çlirimin e Kosovës, tha dr. Buçaj. Ky tubim, sqaroi ai pjesmarrësit, organizohet për të protestuar për arrestimin e padrejtë të Haradinajt dhe së dyti për të dorëzuar peticionin për lirimin e tij në ambasadë dhe ajo ta përcjellë tek shteti i saj.
Më pas e kanë marrë fjalën edhe oratorë të tjerë: Nënkryetarët e Vatrës Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, ish gazetari i Zerit të Amerikës Shaqir Salihu, Zef Balaj, i cili tha se kjo protestë ka dhe mbështetjen e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Avni Gecaj iu drejtua protestusve në gjuhën angleze, Dr. Hasan Ademaj, Marjan Cubi, Kryetarja e degës së Vatrës në Washington Merita B McCormack, po ashtu përshëndeti protestuesit në gjuhën angleze, editori i Diellit Dalip Greca, të cilët njëzëshëm kanë shprehur protestën për arrestimin e padrejtë të heroit të luftës së Koosovës, komandantit Ramush Haradinaj, dhe kanë denocuar politikën destabilizuese të Serbisë, e cila ende nuk ka kërkuar ndjesë për krimet e ushtruara në Kosovë, dhe me akuza fallso përpiqet të njollosë luftën dhe heronjtë e një populli të viktimizuar, me qëllimin e vetëm: Të destabilizojë Kosovën dhe të njollosë luftën për liri dhe heronjtë e saj.
Oratorët janë duartrokitur dhe mbështetur me thirrje për lirimin e Ramush Haradinajt, duke e cilësuar atë “heroi ynë”.
Në fund të protestës, autoritetet franceze kanë pranuar Peticionin nga protestusit të dorëzuar nga Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj. Në peticion shprehet protesta e komunitetit shqiptaro-amerikan për arrestimin e z. Ramush Haradinaj dhe këkresa për lirimin e menjëhershëm të tij. Në peticionin e shkruar në gjuhën angleze, denocohej fakti se arrestimi i 4 janarit 2017 i Ramush Haradinaj, është bazuar në një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Urdhëri i arrestit i Serbisë akuzon zotin Haradinaj për krime lufte të kryera gjatë luftës së përgjakshme të viteve 1998-99 në Kosovë, të imponuar nga regjimi kriminal i Beogradit, që ka ushtruar mbi popullatën shqiptare një gjenocidi brutal dhe spastrimi etnik;
Makina e fuqishme ushtarake e regjimit të Millosheviçit ka ushtruar gjenocid e spastrim etnik, ka kryer vrasje në masë, pa dallim, fëmijë, të rinj dhe të moshuar, ka vrarë e përdhunuar gra, ka vrarë të pafajshëm, duke mos kursyer as kafshët shtëpiake, ka djegë shtëpitë, ka shkatërruar fshatra dhe qytete të tërë.
Popullsia e Kosovës, shkruhej në peticion, u ngrit për të mbrojtur veten nga asgjësimit, të rinj dhe të rritur morën armët dhe u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ashtu si Haradinaj me vëllezërit e tij dhe burra të tjerë të familjes, ndërsa qindra mijëra qytetarë të Kosovës janë zhvendosur dhe kaluan kufijtë në Shqipëri dhe Maqedoni;
– Aleanca e NATO-s, me Francën, si një partner themelues, ndërhyri për të ndaluar gjenocidin dhe pastrimin etnik,- të njëjtën gjë bëri dhe zoti Haradinaj, i cili luftoi së bashku me popullin e tij të viktimizuar;
– Gjenocidi u ndalua dhe spastrimi etnik u përmbys, Kosova u çlirua dhe u shpall një shtet i pavarur, që është njohur menjëherë nga aleatët më të rëndësishme perëndimore, përfshirë edhe Francën.
Më pas peticionin radhiste vështirësitë me të cilat u përball dhe po vazhdon të përballet Kosova në periudhën e pasluftës, për rindërtimin e vendit të shkatërruar e për të mjekuar plagët e luftës, që i shkaktoi Serbia, e cila vazhdon të bëjë përpjekje për destabilizimin e shtetit të Kosovës.Ajo po vazhdon të hedhë kripë në plagët e hapura të Kosovës. Edhe qindra urdhërat e arrestit me akuza të rreme ndaj qytetarëve dhe udhëheqësve politikë të Kosovës, me qëllimin për ta paraqitur popullsinë e Kosovës si agresore, për të diskredituar luftën e tyre dhe për të destabilizuar jetën e Kosovës.
Në peticion jepen fakte rreth përballjes së Ramush Hardinaj me drejtësinë: Më 4 mars të vitit 2005, zoti Haradinaj, i cili ishte kryeministër në atë kohë, ishte akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, mbi bazën e të njëjtit urdhër të vitit 2004, që ishte shkaku i tij arrestimi i kohëve të fundit;
– Më 8 mars të vitit 2005, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit dhe vullnetarisht, u dorëzua në gjykatën në fjalë, me dinjitetin e një luftëtari të lirisë dhe ndërgjegje të pastër të një njeriu të pafajshëm, ndërsa udhëheqësit kriminalë serbë ishin fshehur nën maska, si Mlladiç, Karaxhiç dhe kompani, duke u përpjekur që t’i shpëtonin drejtësisë;
– Tribunali Ndërkombëtar e ka pastruar z. Haradinaj jo një herë, por dy herë, duke qenë të thirrur për herë të dytë nga e njëjta gjykatë, për shkak të provave gjoja të reja “serbe”.
– Ky arrestim i fundit i zotit Haradinaj, shkruhet në peticion, kundërshton vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar dhe nuk duhet të kishte ndodhur, pasi, vetëm e bën më të vështirë vazhdimin e negociatave për dialog në mes të Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin dhe e përkeqëson atmosferën politike, që në vazhdimësi është helmuar nga provokimet e Serbisë.
– Z. Haradinaj është një hero i luftës së drejtë, ai është duke u persekutuar nga qeveria serbe për arsye politike…
Në peticion shkruhej se arsyeja përse jemi sot këtu ne Shqiptaro-Amerikanët, të udhëhequr nga Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, është që të protestojmë kundër arrestimit të zotit Haradinaj dhe për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm;
– Sot, shkruhet në Peticion, në të njëjtën orë, po ndodh një tjetër protestë e komunitetit shqiptaro-amerikan para Misionit të Përhershëm të Serbisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, për të protestuar kundër provokimeve të vazhdueshme serbe, për të mbajtur aktiv urdhrër arrestin kundër Z. Haradinaj dhe shumë të tjerëve për destabilizimin e vendit.
Jakov says
Jam dakord ne parim me tegjithe ato qe ju thoni –por cthote organi i akuzes kunder tij konkretisht -Ne se ka luftuar kunder ushtrise serbe qe e filloi kete genocid –deri ketu nuk ka asgje per tu shqetesuar sepse ne lufte vriten njerez–ushtare –por aka ketu veprime te dhuneshme kunder popullsise civile serbe ? Dua qe ta dije kete konkretisht perse flet organi i akuzes ? A mund ta shkruani kete zyrtarisht apo nuk dini gje te sakte ? Te presim si do te zhvillohen ngjarjet –do te kete gjyq per akuzat qe ngrihen ?U befte me e mira .Mendimi im per te ardhmen –Kosova si shtet nuk duhet te kete asnje lloje lidhje me Serbine dhe perkrahesit e saje perfshi Ramen qe flirton fshehurazi me serbet apo ruset qe perkrahin hapur Serbine ortodokse ku i lidh feja –por jo ne dem te te tjereve .Feja behet antipatike kur ben veprimtari nden rrogoz kunder nje shteti apo populli tjeter .Ti vem pikat mire mbi I” dhe te mos lejojme ekuivoke –me armikun duhet vene kufiri tek thana dhe nje vije e percaktuar mire demarkacioni pa shkelje parimesh demokratike ne dem te interesave te vendit Te gjithe ata qe bejne te kunderten ,qofte dhe qeveria shqiptare ,te shpallen te padesherueshem per Kosoven .Me duket sene kete pike ka shume per tu diskutuar .