Të dashur bashkombas të besimit Islam Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Fitër Bajramin. Kjo ditë e shenjtë është festa e pranverës në shpirtin e çdo njeriu që ka agjëruar. Çdo besimtar sot përulet para krijuesit të tejetlartë në shenjë falenderimi për kalimin me sukses të një muaji sakrifice e përshpirtshmërie ndaj Zotit tonë fuqiplotë.Uroj ta kaloni bukur dhe gëzuar me familjen, të dashurit dhe miqtë tuaj.Me rastin e kësaj feste të madhe ju uroj me shpirt të gjithëve që të jeni solidarë, paqësorë dhe të jemi udhërrëfyes i fjalës së Zotit. Sot më shumë se kurrë duhet të mendojmë për të sëmurët, të varfërit, të braktisurit dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen tonë.Kjo festë e madhe le të na afrojë sa më shumë me Zotin dhe njëri-tjetrin.I bekuar qoftë gjithmonë ai që lartëson emrin e Zotit.Begati, bekime dhe lumturi në familjet tuaja.
Me respekt e gëzim
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA