Kur DIELLI pushoi për pak kohë nga lodhja e rrugës së gjatë tek mbushte një shekull Jetë, Kujtim Qafa, dhuroi $1,200.00. Sot, në fushatën e 110 vjetorit të Diellit, edhe pse kalon caste të vështira shëndetsore, ai nuk u nda nga dhuruesit e tjerë.
Sot, arriti në VATËR dhurata e vatranit Kujtim Qafa me banim në Detroit. Ai dhuroi për Gazetën”DIELLI” $200.00 duke iu shtuar listës së dhuruesëve bujarë të kësaj fushate kushtuar 110 vjetorit të DIELLIT, për ta vitalizuar gazetën në shekullin e dytë të jetës së saj dhe për të përballuar shpenzimet e festimeve.
Nuk është e para herë që Kujtim Qafa, një nga shtyllat e VATRËS në shtetin e Michiganit, shpreh bujarinë me dhurimet e tij. Natyrisht Kujtimi nuk është i pasur, por ka shpirtin e pasur.
Kur gazeta e Vatrës”DIELLI” po jepte shenja lodhjeje dhe për më shumë se dy vjet e gjysëm nuk u botua( Shtator 2006-Shtator 2009) Kujtimi ishte i pari që iu përgjigj fushatës që hapi Kryetari i atëhershëm i Vatrës i ndjeri Agim Karagjozi, dhe editori i sotshëm, që sapo e kishte marrë DIELLIN, Kujtim Qafa ishte ndër të parët që dhuroi $1,200.00.Pat nga ata që premtuan, por harruan të dhuronin, Kujtimi e mbajti fjalën.
Fjalët janë të pakta për t’i shprehur mirënjohjen e VATRËS dhe Gazetës së Saj “DIELLI”, por duke marrë hua nja fjalë nga fjalori i Vatranëve të fillimshekullit të shkuar, Kujtim QAFA meriton Përhirimet e Vatrës.
Faleminderit i nderuar Atdhetar!