Opinion nga Harry Bajraktari/ Nju Jork/
Ajo që mua më nxiti t’ i shkruaj këta pak rreshta ka të bëjë me një fakt tjetër se si dhe në ç’ mënyrë reagun disa shqiptarët rreth këtyre ngjarjeve: Në Shqipëri, në Prishtinë, në Prizren, në Preshevë, në Shkup dhe në ndonjë qytet tjetër në trojet tona u dëgjuan shprehje dhe zëra të habitshëm: “Jemi bashkë me vëllezërit turq dhe të gatshëm të luftojmë për Turqinë “, si dhe thirrje të ngjashme me përmbajtje vëllezërore në mbrojtje të saj.
Nga historia dihet se shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan dhe një popull shumë i veçantë, i cili s’ ka asnjë vëlla në këtë planet, asnjë prejardhje të përbashkët me ndonjë popull tjetër, pos që ka fqinjësi me shtetet që e rrethojnë dhe marrëdhënie miqësore, ekonomike e diplomatike me shumë vende të botës, e në këtë kontekst edhe me Turqinë. Ne nuk jemi vëllezër as me turq as me grekë as me tjerët dhe këto thirrje nga disa zëra, tash këto ditë, me rastin e ngjarjeve në Turqi, por edhe më herët, janë për të ardhur keq, të dëmshme në aspektin e identitetit kombëtar, të pakuptimta në aspektin logjik dhe absurde në kontekstin interpretues. Një pushtues në të kaluarën, të jetë edhe jopushtues nuk mund të jetë vëllezër me ne ngase nuk kemi prejardhje dhe trung të njëjtë. Vëllezëria përcaktohet në bazë të kombit e jo siç pretendojnë disa klerikë shqiptarë të infektuar nga radikalizmi islamik. Shqiptarët u përkasin tri besimeve me të cilët jemi vëllezër mes veti si shqiptarë myslimanë , si shqiptarë katolikë dhe si shqiptarë ortodokës dhe këtu përfundon vëllazeria e jonë. Nuk shkon përtej për asnjë milimetër.
Ne nuk mund të luftojmë as për turq, as për grekë dhe as për fqinjët tanë të cilët gjatë historisë na sollën aq shumë vuajtje dhe zaptim të territoreve tona. Me kushtetutën e Shqipërisë dhe të Kosovës në çfardo rrethana që mund të ndodhën këto dy shtete, kemi detyrim me forcë të mbrojmë atdheun dhe popullin tonë, jo siç thonë pretenduesit e “vëllezërve turq”. Ne duhet të punojmë shumë më shumë që t’ i përparojmë shtetet tona, Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe territoret tjera shqiptare. Kjo është kauza jonë, e jo e atyre që i thërrasin vëllezër ata të cilët s’ i kemi e as që kanë të bëjnë me kombin tonë.
E dimë të gjithë se sa është dëmtuar imazhin ynë në botë nga radikalizmi islamik i disa klerikëve tanë dhe ky radikalizëm çoi grupe e individë të luftojnë në Siri e Irak për shtetin islamik-terrorist( ISIS). Një gjë e humbur dhe e pakuptimtë për kombin tonë dhe për logjikën e njeriut të shëndoshë.
Çështja e shqiptarëve në Turqi dhe shpërngulja e tyre atje, është pasojë i një historie të dhunës dhe terrorit serb nga Lidhja e Prizrenit e këndej.
Post scriptum: Këtu nuk është fjala për minoritetin turk që jeton në Kosovë dhe Maqedoni.
*Autori është bisnesmen dhe veprimtar i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria në New York.
Jakov from Israel says
Jam shume dakord me parashkruesin e nderuar .Lidhja e Shqiperise me Turqine trumbetohet vetem nga ata qe nuk e njohin mire historine ,se qenkemi vellezer e dengla te tilla plot .Mos haroni se ai ishte shteti qe na pushtoi per gati pese shekuj -ishte shteti qe mbolli ne Shqiperi faren e keqe te islamit e cila deri edhe pas vdekjes se Gjergjit ,ishte nje shtet totalisht kristjan .Ata mbollen radikalizmin kudo qe pushtuan ,islamizmin me forcen e shpatave te shtremberta te tyre ,lane nje prapambetje te theksuar ekonomike se bashku me veset e tyre ku injoranca dominoi per nje kohe te gjete .Ne ishim per fat te keq shteti i fundit qe u shkeputem nga “Vellezerit turq “edhe per faj te percarjes qe ata mbollen ne Shqiperi .Them se ka akoma sot ne disa qytete si Elbasani apo Kavaja qe kane akoma mbeturina anadollake te trasheguara qe andej si -perdorimi i shume fjaleve shqip –zakone ne gatime te perditeshme prej te cilave nuk mund te shkeputen akoma .Sot edhe politika shqiptare eshte e prirur drejt nje “vellazerimi per hire te dollareve ” te derguara apo investimeve turke ne Shqiperi .Duhen hedhur syte nga vendet me te perparuara europiane e jo te priren drejt politikave te interesit nga vende arabe ,qe edhe pse kane ndertuar e zhvilluar vendin ne pamje per shkak te naftes nga u burojne fitimet ,ata jane akoma ne bisht te progresit boteror ,jane rrenja e islamizmit dhe terrorizmit qe po terrorizon boten per shume vite me rradhe .Pse sot ne bote terrori drejtohet vetem prej botes Islame ?Pse nuk ka prova qe ky terror te behte akuze per nje fe tjeter ,ciladoqofte ?Myslymanizmi i sotem na paraqitet me lekuren e deles ,por brenda te ciles fshihet ujku qe kerkon te gllaberoje e terrorizoje boten progresiste .Kush eshte shkaku ?Injoranca pjell radikalizmin duke pasur ne koke ide absurde per pushtimin e botes ,nje iluzion qe asnje fuqi apo perandori e fuqishme ,nuk mundi ta coje deri ne fund ,por erdhi gradualisht duke degraduar por duke lene pas nje vize te zeze ne historine boterore e duke fituar urrejtjen e te gjitheve .Nuk ka asnje force ne bote e nuk do te kete ,

qe te vendos hegjemonine boterore .Kush do le te hyje ne polemike me mua per kete pike qe diskutova .faleminderit